VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 12:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha
E Djelë, 06.21.2009, 08:10am (GMT+1)

Arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë në këto katër vjet kanë bërë që dhe vetë socialistët të kthehen djathtas për t`iu bashkuar projektit europian të PD-së, "Shqipëria po Ndryshon". Dhjetëramijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, i cili përcolli nga pika më jugore e vendit mesazhin e fitores së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ndonëse arritjet e kësaj qeverie që ndryshoi rrënjësisht Shqipërinë, mohohen nga kryetari i PS, Edi Rama, e kundërta ndodh me bazën socialiste, e cila ka vendosur të mos ndjekë verbërisht politikën e mashtrimit të kryetarit. Mbrëmjen e dy ditëve më parë, një socialist, emigrant që sapo ishte kthyer në Shqipëri, ka përshëndetur kryeministrin Berisha, duke e përgëzuar për reformat e ndërmarra, të cilat, siç u shpreh ai, e kanë bërë Shqipërinë të duket si të gjitha vendet e tjera europiane. "Mbrëmë një socialist, një qytetar më përqafon dhe më thotë: 'Unë jam socialist, por unë erdha nga rruga e bregut, m'u duk vetja sikur isha jashtë shtetit", u shpreh kryeministri, duke iu referuar këtij takimi.

Duke i përshëndetur përzemërsisht banorët e Sarandës, kreu i qeverisë ka bërë një pasqyrë të të gjitha hapave që janë ndërmarrë në katër vitet që shkuan. Ndërsa ka vlerësuar si arritje të paparashikuara anëtarësimin e vendit në NATO, aplikimin e vendit për statusin e kandidatit në BE, lartësimin e vendit në krye të Europës për rritjen ekonomike, kryeministri Berisha ka konfirmuar se të tjera sfida akoma edhe më të mëdha e presin Shqipërinë në katër vitet që vijnë. Në mënyrë të veçantë, kryeministri u ndal tek prioriteti i qeverisë për infrastrukturën, duke e vënë theksin tek një sërë investimesh të rëndësishme, që qeveria ka investuar dhe po investon në rrethin e Sarandës. "Gjatë ditës, unë vizitova rrugën Konispol-Sarandë, prej 7 kilometrash, një nga akset më moderne europiane që ka përfunduar. Sapo kthehem nga vizita ku inspektova punimet e autostradës Delvinë-Kardhiq", u shpreh kryeministri, duke siguruar qytetarët e Sarandës se edhe kjo rrugë pritet të përfundojë shumë shpejt.

 

Boshti i Jugut do të shkurtojë distancën Sarandë-Tiranë me 100 km

 

Kryeministri Berisha vlerësoi dje se projekti madhor i qeverisë për katër vitet e ardhshme, ndërtimi i Boshtit të Jugut, do të shkurtojë ndjeshëm distancat midis Sarandës dhe Tiranës me 100 km. Kryeministri vlerësoi se, qeveria në katër vjet do të investojë për të lartësuar të gjitha potencialet mahnitëse të qytetit të Sarandës. Duke iu referuar arritjes së madhe kombëtare të realizuar gjatë katër viteve, kreu i ekzekutivit tha se në katër vite qeveria shndërroi ëndrrën më jetike të shqiptarëve, anëtarësimin në NATO, në realitet. Ai vlerësoi se, NATO e shndërroi Sarandën dhe Shqipërinë në një vend shumë herë më të preferuar për Europën dhe mbarë botën. Duke shpalosur programin e PD-së për katër vitet në vazhdim, kryeministri theksoi se qeveria në projektin e saj për qytetin e Sarandës synon të ngrejë kushtet dhe standardet më të larta, ashtu si në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. "Shqipëria në NATO, shndërrimi në realitet i ëndrrës atlantiste tuajën dhe të mbarë shqiptarëve e bën Sarandën shumë herë më të preferuar për Europën dhe mbarë botën e lirë. Qeveria ime është e vendosur të krijojë në këtë qytet të gjitha kushtet që ekzistojnë në vendet e zhvilluara europiane", tha kryeministri. Ai shprehu garancinë se, qeveria do të mbështesë fuqimisht çdo projekt që Bashkia e Sarandës do të paraqesë për zhvillimin e qytetit. Në këtë kontekst, kryeministri renditi disa nga projektet për qytetin e Sarandës, ku veçoi përpunimin e ujërave të zeza, furnizimin 24 orë me ujë, zgjerimin e portit, aeroportin për të cilin ka përfunduar tërësisht projekti etj. Kryeministri e cilësoi Sarandën si qytetin me potenciale të jashtëzakonshme turistike, duke theksuar se Saranda europiane është pikërisht Saranda turistike. Më tej, ai garantoi të gjithë fermerët e Sarandës se qeveria do t'i mbështesë ata me të gjitha projektet për të nxitur prodhimin e tyre, do të financojë çdo rrënjë ulliri, çdo rrënjë agrumeje dhe të gjithë sipërfaqet e mbjella. Gjithashtu, kryeministri garantoi se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve, rritje me të cilat Shqipëria do të parakalojë qytetarët e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 

Më 28 qershor edhe socialistët do të mbështesin projektin e PD për Shqipërinë europiane

 

Kreu i qeverisë ftoi dje socialistët dhe mbarë qytetarët shqiptarë të bashkohen në 28 qershor për të votuar projektin më të mirë për familjet e tyre, fëmijët e tyre, projektin e Shqipërisë europiane. "Një thirrje vëllazërore për të gjithë ju, në 28 qershor të bashkohemi së bashku me projektin tonë europian. Të bahskohemi për një vend të së ardhmes, me infrastrukturën më moderne që meriton, të bashkohemi sepse brenda vitit të parë të mandatit të dytë garantojmë lëvizjen e lirë në mbarë Europën, të bashkohemi së bashku për të ndërtuar në Sarandë shërbimet dhe sistemin arsimor më modern, të bashkohemi për të rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë", tha kryeministri, duke shtuar se më datën 28 qershor mbarë qytetarët shqiptarë duhet të bashkohen për projektet madhore të kësaj qeverie, për furnizimin me ujë 24 orë, për të mbështetur fermerët e prodhimin vendas. "Iu garantojmë se katër vitet që vijnë janë vitet e veprave të mëdha ujitëse në Sarandë dhe në mbarë Shqipërinë. Ftoj socialistët, për të gjithë qytetarët e Sarandës dhe mbarë Shqipërisë, ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë të bashkohemi në projektin tonë të madh, të Shqipërisë europiane", tha kryeministri. Edhe njëherë ai theksoi se, qeveria bashkë me qytetarët shqiptarë me mundin, djersën, përkushtimin ia doli të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, ta çojë Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike në Europë, të dyfishojë rrogat dhe pensionet, të dyfishojë turistët. Kryeministri shprehu bindjen se qeveria bashkë me qytetarët shqiptarë i ka të gjitha potencialet që Shqipëria të shndërrohet në një Shqipëri europiane, duke bërë kështu që projekti i së ardhmes të bëhet realitet.

 

Kryeministri kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Delvinës për projektin e Shqipërisë europiane

Shqipëria turistike, numri i vizitorëve në mandatin e dytë do të dyfishohet

 

Delvina, ka qenë ndalesa e radhës e turit elektoral të kryeministrit Berisha, i cili pasditen e djeshme prezantoi për banorët e kësaj zone objektivat e qeverisë për katër vitet që vijnë, duke veçuar prioritet për turizmin. Duke u bërë thirrje qytetarëve të Delvinës dhe të mbarë Shqipërisë për të votuar më 28 qershor, kryeministri ftoi qytetarët të punojnë bashkë me qeverinë për të dyfishuar numrin e turistëve të huaj në 5.7 milion. "Do të votoni për Delvinën dhe Shqipërinë turististike. Në vitin 2008, Shqipëria priti 2.7 milion vizitorë, kundrejt vetëm 300 mijë që priti në vitin 2004. Le të punojmë ne për të pritur 5.7 milion, që do të jenë në 4-vjeçarin që vjen. Ndaj iu ftoj më 28 qershor të votoni 10-ën. 10-ta jeni ju, janë fëmijët tuaj, është Delvina europiane, është Shqipëria europiane, është horizonti që do të kapim së bashku, është Partia Demokratike, është Europa blu, që mezi pret Shqipërinë blu. Edhe një herë, më 28 qershor të gjithë në votime", u shpreh kryeministri. Më tej, ai bëri një përmbledhje të arritjeve të qeverisë për katër vitet që shkuan, duke vënë në dukje anëtarësimin në NATO, vënien e Shqipërisë në krye të rritjes ekonomike në Europë, renditjen e Shqipërisë të dytën në botë për klimën e biznesit, renditjen e Shqipërisë si më të mirën në rajon për luftën kundër korrupsionit. Më tej, ai vlerësoi arritjet e qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se qeveria në katër vite modernizoi shkollat, ndërtoi dhe rindërtoi më shumë se gjysmën e shkollave të të gjithë vendit, shtriu internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë, ndërtoi mbi 720 ujësjellësa dhe rreth 6 mijë kilometra rrugë, autostrada, rrugë rurale, rrugë të qyteteve, të fshatrave të vendit. Më tej, ai shprehu kënaqësinë e tij se në qytetin e Delvinës tuaj janë asfaltuar 14 hektarë sheshe të këtij qyteti, në komunat e bashkitë janë sistemuar dhe asfaltuar 13 qendra arsimore dhe kulturore, 7 qendra shëndetësore. Në këtë kuadër, ai theksoi se qeveria ka financuar projektet e fermerëve të Delvinës.

 

Delvina, një nga qendrat më të fuqishme turistike të vendit

 

Duke e cilësuar Delvinën si një nga qendrat më të fuqishme turistike të vendit, kryeministri Berisha vuri në dukje projektet infrastrukturore të qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone. "Delvina po shndërrohet në një nga qendrat e fuqishme të vendit. Rruga e re që lidh Delvinën me Kardhiqin, do iu afrojë gjithashtu me 100 kilometra me Tiranën. Unë kam ardhur këtu t'ju bëj thirrje që të vazhdojmë së bashku ndryshimin e madh. Unë kërkoj besimin e të gjithë atyre, të cilët anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e konsiderojnë ndryshim të madh dhe dyfshimin e rrogave dhe të pensioneve e konsiderojnë ndryshim të madh, infrastrukturën e re në Shqipëri e konsiderojnë ndryshim të madh. Jam sot këtu për t'ju bërë thirrje: Le të bashkohemi në projektin tonë të ri, në projektin e Delvinës europiane, e Shqipërisë europiane! Në këtë projekt ne synojmë që bashkërisht, në çdo territor të Shqipërisë, që të kemi kushte të njëjta me qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, pra të kemi rrugë të standardeve europiane", tha kryeministri. Më tej, ai garantoi se në katër vitet që vijnë, çdo rrugë dhe rrugicë e këtij qyteti, të gjitha rrugët e komunave të këtij rrethi, të gjitha fshatrat e këtij rrethi, do të kenë rrugë të asfaltuara. Ashtu si realizimi i premtimit për furnizim me energji elektrike pa ndërprerje, kryeministri garantoi se në 4 vjet qeveria do të lërë pas të gjitha ndërprerjet e ujit, duke garantuar ujë 24 orë në çdo familje shqiptare. "Delvinjotë europianë, shqiptarë europianë do të thotë që ju të paguheni me rroga dhe pensione europiane. Po vij këtu për t'u zotuar se në krye të 4 viteve, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve do të jenë më të larta se të 6 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Delvinjotë dhe shqiptarë europianë do të thotë që ju të udhëtoni në rrugë të standardeve europiane. Ne po ndërtojmë në Shqipëri rrjetin rrugor më të ri dhe më modern në Europë. Po ndërtojmë të gjitha akset e shkurtra, të cilat mund të kushtojnë, por ato kushtojnë shumë më pak se koha juaj e çmuar", vijoi më tej kryeministri.

 

Delvinë-Kardhiq, nyjë lidhëse midis Portit të Vlorës dhe veriut të Greqisë

 

Kryeministri garantoi dje qytetarët e Delvinës se qeveria do të përshpejtojë të gjitha ritmet e punës dhe së shpejti do të përfundohet e kurohet e gjithë trajektorja Delvinë-Kardhiq, sikundër po rindërtohet rruga Delvinë-Qafë Muzinë. Kryeministri garantoi se, qeveria do të ndërtojë rrugë të reja, rrugët më të shkurtra, duke theksuar se asnjëherë nuk do të braktisen rrugët e vjetra. "Para se të vija këtu, u takova me presidentin e kompanisë që po ndërton rrugën Delvinë-Kardhiq. I thashë atij se kjo rrugë është nevralgjike për Delvinën dhe mbarë Shqipërinë. Eshtë nevralgjike, sepse është segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i Boshtit të Jugut, se afron Sarandën dhe Delvinën me mbi 100 kilometra me Tiranën. Eshtë nevralgjike sepse lidh portin e Vlorës nëpërmjet rrugës Levan-Tepelenë dhe Sarandë-Konispol me veriun e Greqisë, me Igumenicën. Kjo rrugë është nevralgjike edhe për faktin se është segmenti më fundor në unazën e Shqipërisë, e cila fillon në Tropojë-Kukës-Peshkopi-Shupenzë-Librazhd-Kolonjë-Leskovik-Përmet-Ura e Leklit-Kardhiq-Delvinë. Atje ku do të jenë qytetarët shqiptarë ne do të çojmë rrugët. Kjo është për Delvinën europiane, për Shqipërinë europiane. Delvinjotë europianë dhe qytetarë europianë do të thotë fermerë që do të mbështeten fuqimisht nga shteti", u shpreh kryeministri ndërsa shpalosi pikat kryesore për katër vitet e ardhshme në mbështetje të fermerëve. Fillimisht, kryeministri garantoi se qeveria do të financojë çdo projekt të fermerëve për mbjelljen e ullirit, si dhe për blegtorinë, për rritjen e prodhimit. Gjithashtu, kryeministri theksoi se qeveria do të subvencionojë produktet si dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë. Më tej, ai theksoi se një tjetër prioritet në mbështetje të fermerëve do të jetë edhe barazimi i pensioneve të tyre me ato të qytetit. "Katër vitet që vijnë do të jenë vitet me moton 'Shqipëria nën ujë'. Iu siguroj ju fermerë të Delvinës dhe të mbarë Shqipërisë se do të ndërtojmë dhe rindërtojmë vepra më të mëdha për vaditjen, do të vendosim tokat tuaja plotësisht nën ujë", vijoi më tej kryeministri. Në vijim, kryeministri bëri një thirrje vëllazërore për të gjithë qytetarët e Delvinës dhe njëkohësisht për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre që t'i bashkohen projektit të qeverisë për Shqipërinë europiane. Kryeministri vlerësoi se ky është projekti më i shkëlqyer për të gjithë, është projekti më i mirë për çdo shqiptar, për të gjitha familjet e tyre. "Ju që do të votoni projektin e Shqipërisë europiane, pavarësisht nga bindjet tuaja politike, do të votoni para së gjithash për lëvizjen e lirë brenda vitit të parë të mandatit të dytë; do të votoni për asfaltimin e të gjitha rrugëve, për ujësjellësat e kanalizimet, e të gjitha fshatrave të Delvinës dhe të gjithë Shqipërisë; do të votoni për një rrjet rrugor më modernin në rajon; do të votoni për rrogat dhe pensionet tuaja më të larta se ato të 6 vendeve të Bashkimit Europian", vijoi më tej kryeministri.

 

Kryeministri vijon turin e takimeve në komunat e Gjirokastrës ku inauguroi disa vepra publike

Berisha: Hapim dhjetëramijëra vende të reja pune për kthimin e emigrantëve

 

Kryeministri Berisha garantoi dje nga Qarku i Gjirokastrës se qeveria do të ngrejë në Shqipëri infrastrukturën e nevojshme të hapjes së vendeve të reja të punës për kthimin e emigrantëve shqiptarë në vend. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se katër vitet e ardhshme qeveria synon që me investime të shumta që do të bëjë në infrastrukturë, në furnizimin me ujë, në investimet në sistemin e vaditjes, në klimën e shkëlqyer të biznesit, një pjesë e mirë e djemve dhe vajzave dhe të mbarë Shqipërisë, që janë nisur në emigracion, të rikthehen. "Një pjesë e tyre nuk kthehen, por vijnë shpesh e na vizitojnë, por ata të cilët dëshirojnë të kthehen, të mund të gjejnë vende pune dhe kushte për të ndërtuar jetën e tyre aty ku kanë lindur. Në këto katër vite, ne hapim rreth 160 mijë vende të reja pune. Deri tani janë 104 hidrocentrale, ndër të cilët edhe Suha, për të cilat kanë përfunduar kontratat për ndërtimin e tyre", tha kryeministri. Ai theksoi se, një projekt i rëndësishëm i qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës do të jetë edhe investimi që qeveria do të bëjë në Vjosë, duke hedhur në treg së shpejti ndërtimin e tetë hidrocentraleve. "Por kantieri më i madh pas këtyre do të jetë Vjosa, që është tërësisht e gatshme për ta hedhur në treg, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve. Në 28 qershor, iu bëj thirrje të ftoni të gjithë fëmijët tuaj në Greqi që të vijnë në Shqipëri për të dhënë votën e tyre, për Shqipërinë europiane", vijoi më tej kryeministri. Në vijim, ai vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të tij me të gjithë qeveritarët vendorë, sepse si kudo, edhe këtu, qeveria i ka rritur disa herë investimet, krahasuar me vitet e mëparshme. Me zotin Spiro Ksera, tha kryeministri, kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer, sepse ai ka qenë një avokat i vërtetë i juaji. "Thirrja ime është që ju të bëni një krahasim; ju keni pasur deputet Vangjel Tavon dhe keni pasur prefekt Spiro Kserën. Krahasoni se cila ka qenë periudha në të cilën qeveria është kujdesur më shumë për infrastrukturën tuaj, për ujësjellësit, kanalizimet, pensionet e gjithçka tjetër. Bëjeni vetë zgjedhjen. Jam i bindur se ju do të votoni për Spiro Kserën, sepse Vangjel Tavo, më shumë se interesat e Golës, nuk ka parë interesa të tjera. Ju këtë e keni vetë parasysh. Sërish ai do të shkojë tek interesat e Golës", tha kryeministri, ndërsa bëri thirrje që votat e këtyre banorëve të mos shkojnë për "Golën", por për kandidatin e Partisë Demokratike, Spiro Kserën. Gjithashtu, tha kryeministri, edhe zoti Kosta Barka është një nga njerëzit më të mrekullueshëm, një nga zyrtarët më të mirë që unë kam njohur gjatë jetës sime, një njeri me moral shumë të lartë, me sens njerëzor shumë të fuqishëm dhe zyrtar shumë i përgjegjshëm. "Unë e zëvendësova atë në kabinet me një kërkesë ultimative të Vangjel Dules dhe me një ndjenjë keqardhjeje. Më erdhi jashtëzakonisht mirë që ai u bashkua me ekipin tim dhe e kam mirëpritur këtë me shumë kënaqësi, pasi ai është një njeri shumë i çmuar, me virtyte morale, me aftësi, me dinjitet dhe integritet shumë të lartë. Ndaj dhe votat që do të jepni edhe për Kostën, i jepni për zotin Ksera dhe Partinë Demokratike", vijoi më tej kryeministri.

 

 Zhvillimi i turizmit në Ksamil, nga 0 investime në tetë vjet të PS, qeveria 3.2 mld lekë

Qeveria e PD, zgjidhje përfundimtare problemeve të pronësisë në Ksamil

 

Qeverisja e djathtë mbetet e angazhuar që t'i japë zgjidhje përfundimtare problemeve të pronësisë në zonën e Ksamilit dhe jo vetëm, por në mbarë vendin. Kryeministri theksoi dje se, në mandatin e dytë qeveria do të bëjë ligjin dhe do të zbatojë me rigorozitet detyrimet e saj. "Ka mbetur problemi i ish-punonjësve të Fermës këtu. Unë e çova ligjin në Parlament, por ju e patë edhe vetë se 2-3 deputetë 'e drodhën' fjalën. Por ata nuk do të mund ta bëjnë më. Unë i siguroj edhe ata se ne do ta bëjmë ligjin. Unë i qëndroj plotësisht dekretit që kam bërë dikur dhe jam një njeri që nuk tërhiqem nga detyrimet e mia", tha kryeministri, i cili inauguroi dje një tjetër vepër të rëndësishme publike, shëtitoren e re në Ksamil, një investim ky rreth 1 milion euro. Në vlerësimin e tij për këtë investim kreu i ekzekutivit siguroi angazhimin serioz të qeverisë për zhvillimin e kësaj zone dhe shfrytëzimin sa më racional të potencialeve turistike të saj, duke përmendur këtu ndërtimin e një infrastrukture moderne, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, mbështetjen e fermerëve të zonës, subvencionimin për projektin e mbjelljes së çdo rrënje ulliri, etj. "Dua të uroj të gjithë qytetarët e Ksamilit, të kësaj perle turistike, për shëtitoren e re, një investim prej rreth 1 milion euro. Ujësjellësi i Ksamilit është një investim tjetër prej 4 milion euro", tha kryeministri, ndërsa theksoi se investimet në tërësi në Ksamil, nga 0 lekë që kanë qenë në 8 vjet të qeverisjes së mëparshme, këtë vit janë 3.2 miliard lekë, në rrugë, kanalizime dhe sistemime të tjera. Më tej, kryeministri theksoi se problemet e Ksamilit janë probleme shumë të rëndësishme për të gjithë vendin. Duke theksuar se shumë shpejt Ksamili do të bëhet bashki, kryeministri tha se kjo zonë ka një potencial të madh turistik, ka një vijë bregdetare pronë publike të Bashkisë, e cila do të shfrytëzohet në mënyrën më racionale, në interesin e banorëve të Ksamilit dhe të pushuesve, do të ketë të gjithë infrastrukturën moderne, do të asfaltohet çdo skaj i territorit të bashkisë, do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Më tej, kryeministri siguroi qytetarët e Ksamilit se qeveria do të subvencionojë pa kufizim, çdo rrënjë ulli që ata do të mbjellin.

 

Ndërtimi i një parku industrial në Gjirokastër, projekt i qeverisë

 

Në mandatin e dytë të saj qeveria do të ndërmarrë projekte serioze me qëllim zhvillimin e biznesit në Qarkun e Gjirokastrës. Në këtë kontekst, kryeministri bëri të ditur dje se qeveria do të përcaktojë një zonë të lirë në këtë qark për të ndërtuar një park industrial, i cili do të ketë efekte pozitive si në zhvillimin e bizneseve, infrastrukturës, ashtu edhe në rritjen e punësimit. "Në Gjirokastër do të përcaktojmë një zonë të lirë për ndërtimin e një parku industrial. Në fshatrat tuaja dhe në qytet ka një gjallërim të ndjeshëm të biznesit, prandaj ne do të krijojmë një park industrial, njësoj si në qytetet e tjera, ku do të ketë lehtësi infrastrukturore dhe lehtësi të tjera për suksesin e biznesit tuaj", tha kryeministri. Më tej, ai vlerësoi se qeveria në katër vite i dha prioritet rritjes së pensioneve të të gjithë fermerëve shqiptarë. Kryeministri tha se hapi tjetër i qeverisë në mbështetje të fermerëve do të jetë barazimi i pensioneve të tyre me ato të qytetit. "Në dyfishuam pensionet tuaja dhe të të gjithë fermerëve shqiptarë. Hapi tjetër është barazimi i tyre me qytetin dhe ne do t'i rrisim ato, me qëllimin që këto pensione të parakalojnë ato të 6 vendeve anëtare të BE. Nuk mund të them se do të parakalojmë vendet më të zhvilluara të BE-së, por do të parakalojmë 6 vendet ish-komuniste, që kanë qenë shumë më të zhvilluar sesa Shqipëria", tha kryeministri.

 

Kryeministri inauguron ujësjellësin e fshatit Vrisera në Dropullin e Sipërm

 

Në vijim të vizitës së tij në jug të vendit kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e ujësjellësit të fshatit Vriceras, në Dropullin e Sipërm. Duke u përshëndetur me banorë e qytetarë të kësaj zone kreu i ekzekutivit shqiptar shprehu garancinë e tij se në katër vitet që vijnë qeveria do të investojë për rehabilitimin tërësor të kësaj zone. Kryeministri garantoi furnizim me ujë 24 orë pa ndërprerje jo vetëm për familjet qytetare, por edhe për tokat e tyre. "Iu shpreh kënaqësinë time për inaugurimin e ujësjellësit. Së dyti, dua t'ju garantoj se, në katër vitet që vijnë, do të investojmë në këtë zonë për të asfaltuar të gjitha rrugët e saj, ku me sa shihet vetëm një ka mbetur, rruga e Koshovicës. Ne do të investojmë në furnizimin 24 orë me ujë në çdo familje dhe në çdo fshat të zonës suaj, por edhe të gjithë Shqipërisë. Projekti ynë, në katër vitet që vijnë, ka si qëllim më kryesor furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë të qytetarëve dhe vendosjen e tokave tuaja nën ujë. Ndaj iu garantoj se do të bëjmë përpjekjet më madhore që çdo pëllëmbë tokë e juaja të vaditet. Ky është një objektiv shumë madhor i qeverisë sime. Do të ndërmarrim ndërtimin e veprave të mëdha ujitëse në të katër anët e vendit, por edhe në këtë zonë, e cila ka një fushë shumë të mirë. Ne jemi të vendosur që gjatë katër viteve të vendosim tërësisht tokat nën ujë", tha kryeministri.

 

Katër vitet e ardhshme qeveria kompleton infrastrukturën rrugore

 

Kryeministri Berisha u njoh dje nga afër me vënien në shfrytëzim për mjetet të 7.5 kilometrave të segmentit të parë të rrugës Qafë Bot-Sarandë, nga fshati Shkallë deri në pikën doganore Qafë Bot. Ndërkohë që investimi për ndërtimin e rrugës Qafë Bot-Sarandë kap vlerën 29 milion euro dhe financohet 80 përqind nga qeveria greke, përmes një granti dhe 20 përqind nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, rruga ka një gjatësi 40.5 kilometra dhe afati i përfundimit të punimeve është verë 2010, kjo rrugë do të ketë gjithë elementet e një rruge të standardeve europiane dhe është gjithashtu një aks shumë i rëndësishëm, që nxit shkëmbimet dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin e kësaj zone me pikën kufitare të Qafë Botës. Gjatë inspektimit të ecurisë së punimeve mbi këtë rrugë kreu i ekzekutivit u takua me drejtuesit e kompanisë ndërtuese dhe stafin teknik të saj, të cilët i përgëzoi për punën e bërë deri tani. Kryeministri shprehu kënaqësinë për cilësinë tepër të lartë të punimeve dhe ritmet e shpejta të tyre. Me këtë rast, kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën bujare të qeverisë greke dhe taksapaguesve grekë. Kryeministri u ndal në projektet rrugore të ndërmarra në këtë zonë, duke përmendur këtu ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ndërtimin e rrugës Tepelenë-Levan, zgjerimin e rrugës Delvinë-Sarandë, etj. "Qeveria është tërësisht e përkushtuar për rindërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Para disa ditësh, inaugurova fillimin e punimeve për autostradën Shkodër-Podgoricë, ndërkohë që ne do të realizojmë ndërtimin me katër korsi të rrugës nga Shkodra në Vlorë. Qëllimi ynë është që të kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit", u garantoi kryeministri të pranishmëve.

 

Punësimi, rritja e pagave e pensioneve dhe ulja e taksave janë disa nga politikat për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve

Pikat e forta të suksesit të Berishës që po e çojnë drejt mandatit të ri qeverisës

 

Shqipëria etiketohet si vendi surprizë në ekonominë botërore me demokraci të maturuar dhe liri tregu, kjo tregon maturi në përmbushjen e politikave ekonomike në mandatin e parë qeverisës nga Partia Demokratike. Në katër vjet, qeverisja e djathtë ndoqi politikën e uljes së taksave dhe krijimin e shkallëve tatimore më të ulëta. Duke qenë se numri i madh dhe niveli i tatimeve dhe taksave së bashku në vitin 2005, ishte me një zbatim të deformuar dhe korruptiv të tyre është shndërruar në një faktor mjaft negativ dhe barrierë e lartë në zhvillimin ekonomik të vendit, qeveria reduktoi numrin e taksave, duke ulur progresivisht shkallët tatimore. Më tej, qeveria rishikoi të gjithë sistemin tatimor, duke synuar një taksim sa më uniform mes pasurisë, të ardhurave dhe konsumit si tre shtyllat bazë të taksimit modern. Gjithashtu, ekzekutivi nën drejtimin e Sali Berishës mundësoi uljen e tatimit mbi fitimin e shoqërive në 20%. Me synim nxitjen e punësimit, ky tatim u ul edhe më tej, respektivisht me 20% për fitimin e riinvestuar, për subjektet që rrisin punësimin, si dhe për eksportuesit. Gjithashtu, u aplikua përjashtimi nga tatim fitimi për një periudhë 1 deri në 3 vjet për bizneset e reja, me kusht që të rritej punësimi. Gjithashtu, u njoh një nivel prej 10% shpenzim i zbritshëm për teknologjinë e re, përveç amortizimit të vitit korrent, si dhe u përdorën shkallë më të përshtatshme amortizimi për efekt të llogaritjeve të kostove të zbritshme. Raporti i Bankës Botërore "Doing Bussiness" klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë në botë për reformat në ekonomi dhe lirinë fiskale. Në 2008, Shqipëria rezulton si vendi me taksat më të ulta në Evropë.

 

Reforma e sistemit tatimor solli thjeshtimin e sistemit tatimor nga 23 taksa kombëtare në 6 taksa. Lehtësirat e biznesit ishin pikat më të forta të qeverisë ku janë ulur një sërë taksash.

Taksa e biznesit të vogël është ulur 50%

Taksa e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin është ulur 31%

Taksa mbi të ardhurat personale është ulur 130%

Taksa mbi fitimin është ulur 150%

Taksa doganore është ulur me 6 herë krahasuar me 2005

Të ardhurat tatimore u rritën me 146 miliard lekë

Të ardhurat doganore u rritën me 310 miliard lekë

Nga TVSH u mblodhën 116 miliard lekë më shumë

Të ardhurat e akcizës u rritën me 52 miliard lekë

I

nfrastruktura në 4 vite

 

Janë investimet më të mëdha në historinë e vendit. Vetëm në vitin 2008 janë investuar në infrastrukturë 1.2 miliard dollarë, apo 96 miliard lekë, 8 herë më shumë se në vitin 2004 që ka qenë viti më i mirë në qeverisjen e Partisë Socialiste. Janë ndërtuar dhe rindërtuar 5900 km rrugë. Po përfundon së ndërtuari kryevepra e inxhinierisë, korridori i shqiptarëve autostrada Durrës-Kukës-Morinë, si dhe segmenti më i vështirë i saj që është Rrëshen-Kalimash, 60 km i gjatë, 5.7 km tunel, si dhe 29 ura, njëra prej të cilave arrin lartësinë e 80 metrave. Janë investuar 104 miliard lekë për zhvillimin e qendrueshëm rural të fshatit. Janë ndërtuar e rindërtuar mbi 700 ujësjellës e kanalizime, 1012 shkolla të reja, si dhe1600 km rrugë rurale.

 

Lufta kundër korrupsionit u bazua në:

1-Reformat për parandalimin e tij

2-Ndëshkimin ligjor të shfaqjes së tij

 

U krijua One Stop Shop

Koha e regjistrimit të biznesit u shkurtua nga 42 ditë në 30-60 minuta.

Kostoja e regjistrimit të biznesit nga 300 mijë lekë u ul në më pak se 1 euro.

Shqipëria uli koston e biznesit, e cila përveç kohës së zgjatur, me tarifat zyrtare, materialin, detyrimin e kapitalit, taksën e regjistrimit në bashki, arrinte në 350 mijë lekë, ndër më të lartat në botë. Sot me reformat e ndërmarra, të gjitha këto shpenzime janë reduktuar në 1 euro.

Nga shkurtimi me 2% të PBB të shpenzimeve të qeverisë, në vitet 2006-2008 u kursyen mbi 30 miliard lekë.

 

Prokurimet on line

Nga ndalimi i prokurimeve direkte në 2006-2008 u kursyen mbi 36 miliard lekë. Kjo është periudha e rritjes së transparencës në prokurimet publike dhe përhapjes me shpejtësi të prokurimeve elektronike.

 

U krijua Task Forca Rregullatore

U bë kështu e mundur heqja e 2/3-ve të lejeve dhe licencave ekzistuese. Ishin 187, sot kanë mbetur 64.

Që nga viti 2005 janë kryer 460 procedime penale për korrupsion.

Janë arrestuar me qindra zyrtarë të të gjitha niveleve.

Që nga viti 2005 janë goditur 322 grupe kriminale me 883 anëtarë të arrestuar. Që nga viti 2005 janë zbardhur mbi 300 ngjarje të vjetra si vrasje, rrëmbime, përdhunime etj. Zbulueshmëria e tyre është 8-fishuar.

Janë shkatërruar 102 grupe kriminale dhe janë arrestuar 539 trafikantë të lëndëve narkotike. Që nga vititi 2005 tani ka 5 herë më pak sipërfaqe të kultivuara.

 

Lufta kundër krimit të organizuar

Menjëherë pas ardhjes në pushtet qeveria e Partisë Demokratike mobilizoi të gjitha njësitë e specializuara në një luftë me zero tolerancë kundër krimit duke shkatërruar qindra organizata kriminale dhe duke vënë para drejtësisë mbi 1 mijë drejtues e anëtarë të tyre. Kjo u perceptua nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri në vitin 2005 shikonin me shqetësim treguesit e kriminalitetit në Shqipëri, si një sinjal i qartë i Berishës për realizimin e reformave. Arritjet e menjëhershme në këtë drejtim ishin vendimtare për hapjen e dritës jeshile nga ana e BE-së për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Shqipërinë vetëm pak muaj pas ardhjes së qeverisë së PD-së në pushtet. Kjo vendosmëri e qeverisë e pasuar më vonë nga reforma të tjera të thella e të gjithanshme, i hapën rrugën vendit për anëtarësimin e plotë në NATO dhe përmbylljen e ratifikimit të MSA-së brenda një kohe rekord krahasuar me vendet e tjera që kanë kalaur nëpër të njëjtin proces.

Integrimi Euro-Atlantik

Antarësimi në Nato dhe BE janë objektivat madhore të qeverisë. Në këtë rrugëtim të vështirë Shqipëria do të përballej me sfida aspak të lehta. Por pas 100 ditëshit të parë të qeverisë do të merreshin vlerësimet e para nga Brukseli.

Reformat e ndërrmara në dhjetë muaj qeverisje e bindën Europën të nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 12 qershor 2006.

Në vitin 2007 u negociua dhe u nënshkrua Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave (përfshirë edhe me Danimarkën, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën). Ajo është në zbatim që prej 1 janarit 2008.

Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO në 3 prill 2008 dhe anëtarësimi zyrtar më 4 prill, 2009, ishte realizimi i një ëndrre për shqiptarët.

Më 1 prill 2009 hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Ngritja e strukturave të reja si Këshilli i Stabilizim-Asociimit e Komiteti i STA-s, shënojnë një fazë tjetër drejt integrimit europian.

Gjithashtu, më 28 prill 2009 Shqipëria paraqiti kërkesën për statusin e vendit kandidat, hap i cili dëshmon edhe njëherë se ky proces është një proces i pandalshëm për Shqipërinë dhe se qeveria shqiptare është e vendosur për të respektuar angazhimin e saj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në katër vitet e ardhshme qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga kryeministri Berisha do të fokusohet në lëvizjen e lirë, hapjen e 160 mijë vendeve të reja pune, infrastruktura dhe energjia, pagat dhe pensionet, fshati, shëndetësia dhe arsimi. Boshti i Jugut do të jetë projekti numër një i qeverisë gjatë mandatit të ardhshëm.

1. Lëvizja e lirë

Partia Demokratike premton heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian brenda vitit të parë të mandatit të dytë. Shqipëria ka plotësuar tre nga katër kushtet e BE-së dhe mbetet për t'u plotësuar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

2. Punësimi

Brenda katër viteve të ardhshme PD premton të punësojë 160 mijë qytetarë, nga 80 mijë që u punësuan në vitet 2005-2008. Fushat, të cilat do të prodhojnë më shumë vende të reja pune, do të jenë industria, bujqësia dhe ndërtimi. Më konkretisht:

" Gjashtë parqe industriale që do të ndërtohen, do të punësojnë dhjetëra mijëra qytetarë.

" Janë gati për t'u ndërtuar 320 hidrocentrale të reja.

" Biznesi i vogël do të ketë një zhvillim të madh.

" Do të bëhen privatizimet që të fuqizojmë biznesin e madh.

" Do të privatizohen të gjithë sektorët strategjikë.

" Shqipëria do të ketë revolucionin industrial më të fuqishëm dhe më të shpejtë.

" Shqipëria do të bëhet një nga vendet më të zhvilluara industriale, duke respektuar standardet më maksimale të mjedisit.

3. Infrastruktura dhe energjia

Deri në vitin e fundit të mandatit tjetër do të përfundojnë së ndërtuari ose së rikonstruktuari të gjitha akset kombëtare. Gjithashtu, brenda vitit 2013 do të asfaltohen të gjitha rrugët e komunave drejt akseve kombëtare dhe të gjitha rrugët e fshatrave drejt qendrave të komunave. Çdo cep i vendit do të lidhet me Tiranën për jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Brenda 2 viteve përfundon lidhja energjetike me Kosovën.

4. Pagat dhe pensionet

Do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. Nuk do të ketë pension në vend nën 100 dollarë.

5. Fshati

Rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat. Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të rritet granti për fshatin. Do të investohet në sistemin e ujitjes. Ultësira bregdetare dhe kodrat do të jenë pjesë e projektit të ullirit.

6. Shëndetësia dhe arsimi

Shëndetësia do të jetë prioritet i mandatit të dytë të Partisë Demokratike. Do të rriten investimet në arsim.

 

 

Kudo nëpër rrugët e qyteteve mund të të zënë veshët tingujt e kolonës zanore të fushatës elektorale të PD

 

"Shqipëria po Ndryshon" kthehet në hitin muzikor të verës 2009

Fillimi i verës ndihet kudo nëpër rrugët e qyteteve bregdetare ku kanë zbritur pushuesit e parë, të cilët po shijojnë kohën e mrekullueshme. Ndonëse qershori ka shënuar fillimin e fushatës elektorale, kënga hit e kësaj fushate "Shqipëria po Ndryshon" ka pushtuar pab-et më të njohura në zonat më të frekuentuera jo vetëm në kryeqytet. Kudo nëpër rrugët e qyteteve mund të të zënë veshët tingujt e kolonës zanore të fushatës elektorale të PD-së "Shqipëria po Ndryshon", e cila dëgjohet jo vetëm nga kasetofonët e makinave më luksoze të kryeqytetit, por edhe si një sinjal në zilet e celularëve. Tingujt e këngës "Shqipëria po Ndryshon" kanë pushtuar baret, pub-et, restorantet, baret e plazheve, të cilat e kanë kthyer këtë këngë në hitin e tyre. Partia Demokratike publikoi më 1 qershor këngën simbol të fushatës elektorale me titullin "Shqipëria po Ndryshon" dhe prej atij momenti ajo, jo vetëm për tingujt e ëmbël për veshin, por edhe për mesazhin që përçon filloi të renditej në krye të preferencave muzikore të shumicës së shqiptarëve. Kënga fillimisht u konceptua nga publiku i gjerë thjesht si një këngë fushate, por shumë shpejt ajo u kthye në hitin e verës 2009. Kjo këngë ka mbledhur zërat më të mirë të skenës mbarëshqiptare si grupi "Elita 5", Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako. "Modern Talking", një nga grupet më të njohura ishte kolona zanore e fitores në zgjedhjet e 2005-ës. Tashmë, nën tingujt e këngës "We can win the race" dhe "Shqipëria po Ndryshon" fushata e Partisë Demokratike ka marrë notat e një spektakli. Në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Himarës në mënyrë inkoshiente e gjen veten duke kënduar, mjafton të dëgjosh vargjet e para të hitit të verës "është një thirrje që na zgjon, është një dorë që na drejton, Shqipëria po Ndryshon". Kënga tashmë ka marrë përmasa përtej qëllimit për të cilit u orkestrua, pasi muzika moderne e kombinuar me tinguj që të sjellin ndjenjën e bashkimit, ka bërë që kënga të këndohet dhe të ndihet dhe nga qytetarë me bindje të majta apo të atyre që nuk kanë ndonjë lidhje me partitë. Publikimi i këtij hiti ka zbehur të gjitha këngët "new entry" të verës 2009, e cila ngjan me një stinë që po ndryshon.

 

Mbi 200 mijë disqe të hitit të verës të shpërndarë në të gjithë vendin

 

Po pse kjo këngë hit është bërë e dashur për të gjithë, duke sjellë "xhelozinë" e të gjithë këngëtarëve? Pothuajse 200 mijë disqe janë të shpërndara në mbarë Shqipërinë, të cilat e kanë kthyer në kolonën zanore hitin e këngëtarëve më në zë shqiptarë. Emigrantët e kanë më shumë për zemër këngën më të dëgjuar në këto momente, "Shqipëria po Ndryshon". Altin Sibri, një emigrant nga Anglia, shprehet se kënga ka motive çmallëse, të cilat të ngjallin njëfarë krenarie për vendin tënd. Këngët patriotike, që nuk harrohen sado që të vjetërohen, kanë motiv bashkimin, motiv ky që është mishëruar më së miri tek kjo këngë. Jehonë të madhe kënga "Shqipëria po Ndryshon" ka pasur në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoni, ku për shkak të tekstit dhe emrave të njohur që e këndojnë, ka pushtuar çdo pab. Në lokalet e natës njerëzit që kujdesen për muzikën pohojnë se në fillim kur kërkonin këtë këngë nuk e vinim, sepse mendonim se mos ishte ndonjë fanatik partie. Pastaj kënga ka pasur një paragjykim. Kërkesat e shumta kanë detyruar shumë lokale ta kenë hitin e tyre "Shqipëria po Ndryshon". Përmasat e kësaj kënge u kapën menjëherë nga kompanitë që bëjnë zilet e telefonave celularë, që përgjithësisht dominohen nga hitet e momentit. "Shqipëria po Ndryshon" ka qenë kënga më e kërkuar për zile telefoni, dy javë pas daljes së saj. Atmosfera elektorale nën ritmet e muzikës e ka kthyer në festë të vërtetë muajin më të nxehtë elektoral. Të gjithë këndojnë " Shqipëria po Ndryshon", pavarësisht se merren me fushatën elektorale apo jo. Të gjithë këndojnë "Shqipëria po Ndryshon", pavarësisht vendndodhjes së tyre. Udhëtarët e autobusëve janë dëgjuesit më të rregullt të kësaj kënge hit, e cila ka pushtuar zemrat e të gjithëve pa dallime partiake. Ndonëse linjat e autobusave urbanë në Tiranë kontrollohen nga Bashkia e Tiranës, kërkesën e udhëtarëve për të dëgjuar këngën e kthyer hit tashmë, nuk mund ta pengojë askush. Përmasat e kësaj kënge kanë marrë dhenë dhe tek shqiptarët e Maqedonisë, të cilët e kanë kthyer në këngën më të kërkuar të momentit "Shqipëria po Ndryshon". Përmasat e kësaj kënge i kanë ndjerë dhe kandidatët e PS-së, të cilët janë përcjellë nga pronarët e një lokali në Strugë me kolonën zanore të fushatës së Partisë Demokratike "Shqipëria po Ndryshon", e cila është kthyer në një hit muzikor jo vetëm brenda vendit, por edhe në Maqedoni dhe Kosovë ku jetojnë shqiptarë.

 

 

Shqipëria po Ndryshon

1.

Është një thirrje që na zgjon

Është një dorë që na drejton

Është një ritëm që na kërkon:

Shqipëria po Ndryshon!

Rruga jonë s'ka kthim

preke botën i lirë

me ne të gjithë fitojnë

jehona le të vazhdojë

1-2-3- ooooeeeooo

2.

Një motiv që frymëzon

Fëmijë e të rritur afron

Dashuri nga shpirti që buron

Për një Shqipëri që po ndryshon

Ref . Të gjithë bashkë

Është një rrugë që na bashkon

Është një ëndërr që na fton

Është e ardhmja që premton

Është një komb që sot beson

Shqipëria po Ndryshon!RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit (06.17.2009)
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor (06.16.2009)
Agim Çeku: Malazezët e Kosovës të njihen si komunitet më vete (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]