VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 02:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet
E Hënë, 06.22.2009, 07:31am (GMT+1)

 

 

15 përqind e kandidatëve për deputetë që janë paraqitur nga subjektet politike për zgjedhjet e 28 qershorit nuk i plotësojnë standardet. Ky është një konkluzion që ka bërë publik sot në Tiranë, Koalicioni për një Parlament të Denjë, ku është angazhuar dhe ish-presidenti i republikës Alfred Moisiu.  

Një grup shoqatash joqeveritare prej më shumë se një muaji kanë hetuar mbi listat e kandidatëve për deputetë të partive kryesore të spektrit të djathtë dhe të majtë. Përfaqësues të koalicionit kanë shqyrtuar disa nga kriteret që duhet të plotësojnë ata që pritet të jenë përfaqësues të popullit pas zgjedhjeve të 28 qershorit: mbi nivelin edukativ të kandidatëve, përvojën e tyre politike e publike, raste të precedentëve penale, të përfshirjes së afera korruptive etj.  

 

Pas hetimit që i është bërë listës së Partisë Demokratike janë konstatuar pesë kandidatë që nuk i plotësojnë standartet. Po kaq janë dhe nga lista prej 140 kandidatësh e partisë opozitare PS. Kandidatë me probleme janë vërejtur nga aktivistët e këtij koalicioni edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane, në Grupimin G99 etj.

Nisma e shoqatave joqeveritare në Shqipëri është aplikuar më parë në Rumani dhe pjesërisht në Kosovë. Synimi i aktivistëve të Koalicionit për një Parlament të Denjë është nxitja e klasës politike që të mbajë larg parlamentit njerëz që nuk plotësojnë kushtet për përfaqësim të popullit. Si një faktor që rrit efektin dhe rolin e institucionit më të rëndësishëm ku përgatiten e miratohen ligjet për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit (06.17.2009)
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]