VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 01:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Analistët kosovarë vlerësojnë të dëmshme tensionet midis AAK dhe PDK
E Hënë, 06.22.2009, 10:07am (GMT+1)

 

 

 

 

Ndërsa java që po lëmë pas ka shënuar një ashpërsim të fjalorit politik mes PDK-së dhe AAK-së, disa nga analistët kosovarë e vlerësojnë të panevojshme këtë ngritje tensioni në prag të zgjedhjeve. Të tjerët ndërkaq vlerësojnë se tensionimi nuk po bëhet për interesa të publikut, por për çrregullim raportesh rreth interesave ekonomike të partive.

 

Akuza dhe kundërakuza janë këmbyer gjatë javës që lamë pas, në mes të partisë në pushtet PDK dhe asaj në opozitë AAK. Për analistin Rrahman Paçarizi, është normale që të ngritët tensioni para zgjedhjeve, por ky lloj ashpërsimi i diskursit politik ka degjeneruar deri në fyerje personale që, sipas tij, do të ketë efekte negative te votuesit, "sepse do të dëshmojnë se këta persona nuk janë mjaft të përgjegjshëm lidhur me fjalën e tyre publike".

Ndërsa Avni Zogiani, nga organizata "ÇOHU" thotë se këtë debat e ka nxitur rrezikimi i interesave ekonomike e jo çështje që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve. Sipas tij deri tash ka pasur një qetësi politike pikërisht për faktin se ka pasur një ndarje interesash mes partive, pavarësisht se a kanë qenë në pushtet apo opozitë. Për Zogianin ngritja e tensionit politik nuk paraqet problem të madh, nëse debatohet për probleme të përditshme të qytetarit të Kosovës.

"Më mirë të ngritën tensionet sesa të mos flitet fare. Deri sot publiku i Kosovës ka paguar heshtjen e partive politike, ka paguar komfortin e partive politike për të pasur këtë heshtje", thotë Zogiani.

Ndërsa Rrahman Paçarizi, thotë se liderët e partive duhet t'i disiplinojnë zyrtarët partiak që mos të bien në nivele të ofendimeve.

"Është shumë emergjente që partitë politike definitivisht të mos merren me çështje të këtilla por të ofrojnë programe zgjedhore, natyrisht të nxjerrin në pah edhe të metat e partive të tjera, por të jenë në raport me nivelin e zgjedhjeve që mbahet", thotë Paçarizi.

Nga ana tjetër, për zhvillimet mes PDK-së dhe AAK-së, kanë reaguar edhe përfaqësues të partive të tjera politike duke i konsideruar të pafavorshme për qytetarët e Kosovës. RTK

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqipëri: 15 për qind e kandidatëve nuk i plotësojnë standardet (06.22.2009)
Dhjetëra mijëra qytetarë të Sarandës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha (06.21.2009)
Financial Times: Nominimi i Barrosos i ka tmerruar socialistët (06.20.2009)
Partitë e Kosovës në kërkim të socialdemokracisë (06.20.2009)
Kryeministri kërkoi një kontratë të re me gjirokastritët për arritjen e standardeve europiane (06.20.2009)
Kanë vazhduar edhe sot polemikat në mes AAK dhe PDK (06.19.2009)
Kryeministri apel demokratëve dhe socialistëve të bashkohen me projektin e Shqipërisë Europiane (06.18.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë për menaxhim joligjor të buxhetit të Kosovës (06.17.2009)
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit (06.17.2009)
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]