VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY PDtë DHE GABIMI ME TË TRETËNNga ERJON TASE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

DY PDtë DHE GABIMI ME TË TRETËN

Nga ERJON TASE


E Hënë, 03.19.2012, 09:35am (GMT+1)

 

Edi Rama ka daravitur më në fund tymnajën e ngritur javët e fundit, rreth qëndrimit që do të mbajë opozita ndaj dy lëvizjeve të reja politike të presidentit Topi dhe Kreshnik Spahiut. Në editorialin e fundit për "tri PD-të humbëse", lideri i opozitës nuk kishte dashur të linte asnjë ekuivok për grigjën e majtë: Të trija janë parti të djathta dhe socialistët nuk duhet të votonin për asnjërën prej tyre. Në fakt, më tepër se një analizë e mirëfilltë rreth vlerave dhe moralit të dy partive të reja, mesazhi i radhës i Ramës ka dashur të jetë i qartë, për të evituar ndonjë simpati që mund të krijohet ndaj këtyre lëvizjeve të reja. Ashtu siç është më e logjikshme, interesi i socialistëve është ai i fuqizimit të këtyre lëvizjeve, të krijuara nga liderë të ardhur nga një traditë militimi në Partinë Demokratike. Kjo, me shpresën se ato mund të tërheqin votat e shtresave që tradicionalisht kanë votuar për të djathtën, dhe si rrjedhojë, një përçarje e tillë do të rriste përqindjet e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Por nëse në rastin e partisë së Bamir Topit, një formulë e tillë duket e drejtë, nuk ka shumë gjasa që të thuhet me bindje e njëjta gjë edhe për lëvizjen Kuqezi. A mund të cilësohet aleanca nacionaliste e Kreshnik Spahiut një PD e re, vetëm për shkak të së kaluarës së liderit të saj? Le të ndalemi pak tek argumentet e editorialit të Ramës për një etiketim të tillë.
Në shkrimin e fundit, Rama nënvizon figurën e djathtë të presidentit kur thekson se: Bamir Topi nuk ka qenë asnjëherë pranë PS-së, përkundrazi, ka heshtur përpara padrejtësive zgjedhore apo flijimeve të urisë. Nëpërmjet këtij etiketimi si "armik" të opozitës të presidentit aktual, sigurisht që qëndron qëllimi për të rritur figurën e z.Topi në sytë e përkrahësve të së djathtës. Njëkohësisht, mesazhi krijon edhe largësinë e duhur të elektoratit të majtë ndaj kësaj partie të re. Argumentimi se ish-nënkryetari i PD-së, sado vota që të mbledhë, do t'i tërheqë nga të pakënaqurit e mazhorancës, është i logjikshëm. Duke i shtuar edhe faktin që Topi për vetë prejardhjen e tij është shfaqur si një përfaqësues i shtresës së ish-pronarëve dhe të persekutuarve, kjo i jep kësaj partie të re shumë mundësi për të korrur vota nga hambari i së djathtës.
Por, a ka të njëjtën staturë politike Kreshnik Spahiu? Argumenti që sjell Rama, është fakti i një miqësie të hershme të Spahiut me Azem Hajdarin dhe militimi i tij i hershëm në radhët e Partisë Demokratike. Një e kaluar, që ka pak gjasa që të godasë në shenjë zemrat e demokratëve apo të djathtëve të tjerë. Akoma më i vështirë bëhet ky etiketim për Aleancën Kuqezi po të shtjellojmë përtej liderit të saj, platformën nacionaliste dhe mesazhet mbipartiake që po përcjell kjo lëvizje.
Si një forcë që synon ngritjen e vlerave kombëtare, nuk është e thënë që Aleanca Kuqezi të simpatizohet vetëm nga elektorati i djathtë. Askush prej ndjekësve entuziastë të aktiviteteve të Spahiut, nuk është frymëzuar deri më sot nga tonet antiberishiane, më tepër sesa nga flamuri dhe këngët patriotike. Si rrjedhojë, kuqezinjtë mund të jenë një PD e tretë, po aq sa një PS e dytë. Po të mendojmë edhe faktin që tonet kundër Berishës po artikulohen gjithnjë e më të forta nga kjo forcë pas hetimit të Spahiut nga deputetët e PD-së, kjo lëvizje rrezikon që të mbledhë më tepër vota të majta në 2013-ën, duke shkaktuar në këtë mënyrë, të njëjtin efekt përçarës që opozita synon të mbjellë në kampin e kundërt.
Ajo që duhet të kuptohet nga lidershipi socialist është fakti që një lëvizje nacionaliste, si ajo Kuqezi, mund të gjejë terren dhe sigurisht edhe vota në zgjedhjet e ardhshme, tek një shtresë e shoqërisë që është e zhgënjyer nga binomi aktual politik. Mesazhet dhe këngët patriotike, mund të jenë një magnet i duhur për të nxitur ata të rinj që nuk kanë votuar më parë, për shkak të zhgënjimit nga partitë kryesore, por njëkohësisht edhe atë shtresë të elektoratit, i cili nuk është militant apo përfitues direkt i punësimit dhe i të mirave materiale nga ardhja në pushtet e njërës apo tjetrës forcë. Sipas sondazheve parazgjedhore në Shqipëri, militantët e të dyja krahëve mbeten besnikë për të votuar në të njëjtën llogore nga njëra zgjedhje në tjetrën. Dhe pak a shumë, kjo dalldi politike është ndarë vitet e fundit në përpjesëtim të drejtë. Pjesa që mundëson diferencën mes të dyja krahëve, dhe që synohet më tepër nga fushatat elektorale, është pikërisht ajo përqindje e vogël votuesish të lëkundur për votën e tyre. Në sondazhet parazgjedhore të vitit 2011-të, rreth 10 për qind e të anketuarve përgjigjeshin se do të vendosnin në ditët e fundit se për cilin prej kandidatëve apo partive do të votonin. Dhe shumë prej tyre, të zhgënjyer nga balta e politikës, në shumicën e rasteve edhe mund të mos kenë votuar. Të mendojmë për një moment, se kjo pjesë gri, e lëkundur, do të tërhiqej nga refrenet patriotike të kuqezinjve më tepër se nga premtimi i radhës i një partie. Pikërisht, kjo mund të jetë edhe forca reale elektorale e lëvizjes së Spahiut, përkundër votave të rrjedhura nga e djathta, për shkak të miqësisë së vjetër me Azem Hajdarin. Për të gjitha këto arsye, do të ishte mirë, që Rama të synonte fuqizimin e së djathtës së re të Topit, por të përpiqej njëkohësisht, në drejtim të një aleance të mundshme zgjedhore me kuqezinjtë e Spahiut. Votat e të rinjve dhe elektoratit gri, që mund të tërheqë lëvizja e re nacionaliste, mund të jenë më të vlefshme për rritjen e përqindjes së opozitës në vitin 2013-të, sesa ëndrra për një PD të tretë përçarëse.

ERJON TASE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEMPERATURË E LARTË NË LINDJEN E MESME!Nga Doc. Dr. VASIL KURETA (03.19.2012)
NE DHE GREKËTNga BEN ANTONI (03.19.2012)
BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës (03.19.2012)
CEREMONI LAMTUMIRE PËR VULFIN, PËR FAT TË MIRËNga PETER STÃœZLE (03.19.2012)
LLOJI YNË I SË VËRTETËSNga IAN BURUMA (Project-Syndicate) (03.11.2012)
"MËKATI" I BERISHËS ËSHTË UDHA E KOMBITNga REXHEP SHAHU  (03.10.2012)
MURAT BASHA: NË VITIN 1990 E GJETA MBRETIN NË MËRGIM (03.10.2012)
HASAN LUÇI: KUR FUTA NË RRJETIN E SIGURIMIT ROJËN PERSONALE TË LEKA ZOGUT (Intervista e plotë) (03.10.2012)
LIGJI I DOSJEVE, BERISHA: TOPI REFUZOI TA FIRMOSTE (03.06.2012)
GREVA E MINTATORËVE 1989, NJË LEKSION HISTORIKNga AZEM VLLASI (03.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]