VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTRIBALIZIMI I PARTISË SOCIALISTENga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

SHTRIBALIZIMI I PARTISË SOCIALISTE

Nga REXHEP SHAHU


E Mërkurë, 03.28.2012, 05:12pm (GMT+1)

(Mbase lexuesi nuk do të shohëvetëm pikën e zezë në fletën e bardhë...)

(fragment nga libri ne proces i Rexhep Shahut, Apologji per Udhen e Kombit)

Për mua, gegët dhe toskët, duke perifrazue Ndre Mjedën janë, "...Molla t'këputunanji dege /Dy qershia lidhë n'një rrfanë...", dhe, duke perifrazue Skender Zogajn,dy dialektet e gjuhës shqipe janë "...dritat e dy syve në ballin e kombitshqiptar".

 

Është shtribalizuar Partia Socialiste e Shqipërisë, ka ikë, ka dalë apo ka shpëtuarnga "tribuja" toske, thotë Mustafa Nano në gjysmën e dytë të shkrimittë tij "Toskë?Gegë? Asht mir me ken shqyptar".

"Tanimë kjo situatëtribale nuk ekziston më. Nuk di nëse shtribalizimi i Partisë Socialiste ka qenënjë zhvillim i kërkuar, por duket që ajo nuk është më një parti me frymëzimtoske. Në establishment-in drejtues të saj duket se kartat janë nakatosurthellë. Tanimë, gegët në krye të PS-së nuk janë më siç kanë qenë, d.m.th ose tënumërueshëm me kokrra, ose gegë të promovuar e të graduar prej "meritës" sejanë gegë; përkundrazi, janë të shumtë në numër e janë promovuar e graduar përvlerat që bartin e zotësitë që kanë. Rrjedhimisht, askush nuk i sheh më sigegë", shkruan M. Nano, i cili e merr si të kryer, të përfunduar, të mbaruar"shtribalizimin e Partisë Socialiste" dhe nuk matet që të paktën ta marrë siproces që ka nisë, si fenomen që ka pësuar ndryshime pozitive e përmirësime nëraport me përfaqësimin e gegëve në strukturat e larta të PS nga zero përfaqësimdikur në pak përfaqësim që mbase do të rritet.

Nuk besoj se e shqetëson, përkundrazi,besoj e gëzon nisja e shtribalizimit të PS, Mustafain, por pse ngutet ta shpallësi gjë që ka ndodhur, që ka përfunduar si fenomen.

Nuk është më parti e Zonëssë Parë Operative, nuk është parti e familjeve të ish byroistëve të PPSH, ekrushqive të tyre, e nipërve, stërnipërve, mbesave, stërmbesave, dhëndurëve edhëndurëve të dhëndurëve të tyre, por ka dalë nga ai mallkim, sipas tij, dhe kapërfshi gegët në forumet e saj, bile, bile, edhe gratë gege si "...një grua si Ledi Shamku që qëndron rehat-rehat nëkokën e PS-së".

Rrenë safi. Ledi Shamku është një grua e zonja gege,jo profesore e PS, dhe nuk "qëndron rehat-rehat" në kokë të PS. Nejse. Një rrenëmë shumë. Rrenë nga ato që i janë bërë bezdi edhe Ramës, dashuria e madhe ndajtë cilit ndodh që të kthehet në urrejtje të madhe, si edhe urrejtja e madhe ka ndodhëqë është kthyer në dashuri të madhe. E kemi provue të paktën këto 20 vjet nëpolitikën shqiptare dashuri-urrejtjen e urrejtje-dashurinë. Poi shohim këto spektakle dashuri-urrejtje a anasjelltas përditë në shtyp...

* * *

Në Tiranë, po të pyesëshrastësisht, njerëz krejt të zakonshëm, e tu thuash, a je gegë apo toskë,shumica do të të thonë, gegu...!?, jo jo, duhet të jem tosku...

Termat "gegë" apo "toskë",përveçse në rastet e "luftës" për pushtet në pak zyra në Tiranë, që janë përdorësi terma fyes në raste të ndryshme, në popull kurrë nuk janë përdorë si termafyes. Askush asnjëherë nuk është skuqë për këtë gjë sepse askush nuk i kakonsiderue fjalë turpi, veç atyre që kanë synue me i futë në konflikt gegët metoskët.

* * *

Kjo, që banori i hershëm iTiranës, (jo i ardhur), të mos e dijë që është gegë dhe që t'i duket se ështëtoskë, ka arsyet dhe shpjegimet e veta. Sepse "lufta" gegë toskë është bërëkëtu në Tiranë për llokmën e pushtetit. Pasi pushteti është parë si burim imadh të ardhurash, burim pasurimi, privilegjesh.

Pushteti komunist erdhi mevjedhje dhe vjedhjen e instaloi në pushtet, në sistem si mënyrë jetese e stildrejtimi. Që kur vodhi floririn e shtetit dhe floririn e të pasurve nëShqipëri, ndërkohë që akuzonin mbretin Zog dhe e akuzojnë ende për grabitjefloriri, duke ia "shitë" vjedhjen e floririt atij. Le të mos e pranojnë kurrë,por e vërteta është e vërtetë : mbi tremijë ton flori është vjedhë nga arka eshtetit shqiptar kur erdhën komunistët me Enverin në pushtet, pa llogaritë sesa flori e sa pasuri u është marrë nga komunistët të pasurve shqiptarë. Dhe pallogaritë bizhutë, por vetëm kallepe floriri.

* * *

Kjo mendësi, që pushtetarinuk ndjehet shërbyes i qytetarit, por që pushteti është biznes, është minierë për pasurim, kavazhduar që me instalimin e pushtetit komunist dhe ende vazhdon sot e gjithëditën. Kjo është mënyrë të sjelluri, mënyrë jetese. Ndaj lufta për post, përkarrige, është ndër më të ashprat në vendin tonë. Luftë që është e vështirë tëfitohet nga shoqëria e mundur pasi vetë shoqëria me amullinë e saj, e pushtuarnga thashethemnaja e pak të vërtetave e shumë gënjeshtrave, sikur e kalegjitimuar përfitimin e padrejtë të pushtetarit e të nëpunësit në të gjitharangjet e nivelet kur ka një gjë në dorë, kur ka një vulë në dorë, apo firmosnjë dokument, qoftë edhe për t'i dhënë ndihmën ekonomike një fukarai, ndihmë qëi takon plotësisht.

* * *

Nëse derisa erdhënkomunistët në pushtet nga lufta që bënë vetëm për pushtet, pushteti ishte ibalancuar dhe askujt nuk i vinte turp pse ishte gegë apo toskë, askush nukkishte konsekuenca pse ishte toskë apo gegë, që në marshimin e parë të EnverHoxhës me partizanë në Tiranë, u shpalos urrejtja e pushtetit të ri kundërgegëve... Urrejtje që do të vazhdonte pasi për komunizmin do të ishte kali më isigurtë për të qëndruar ata në pushtet duke vënë kundër njëri tjetrit toskëtdhe gegët njëlloj shqiptarë.

* * *

Aq e ashpër ishte luftakundër gegëve sa shpesh disa prej tyre i përkuli, i bëri ta fshehin identitetine tyre, ta fshehin gjuhën e tyre, të kenë frikë të identifikohen me veten etyre edhe pse gegët ishin vendasnë Tiranë. Kujtoj se një studjues apo udhëtar i huaj, shkruan se në vitin 1914,kishte gjetë në Tiranë vetëm një toskë, pasi Tirana atëhere ishte fshat...

Ndërkohë mbreti Zog, përta bërë Tiranën tamam kryeqytet të shqiptarëve, u mundësoi të gjithë atyre qëkishin mundësi të vinin në Tiranë, të gjithë atyre që ishin të kamur, ardhje tëdinjitetshme.

Kush donte të ndërtonte shtëpiapo vilë, nëse e ndërtonte brenda dy vitesh, truallin e ndërtimit e kishtefalas. Një farë legalizimi apo jo! Si legalizimi që nisi dhe po bën Berisha. Pastajkush të donte, mund të blinte truall në Tiranë dhe të ndërtonte në bazë tëgjithë rregullave urbanistike.

Në ato vite hynë në Tiranëshumë shqiptarë të pasur dhe mbreti Zog filloi të balanconte raportet gegë etoskë në kryeqytet.

Mbreti Zog filloi taurbanizonte Tiranën dhe futi konceptet më të avancuara perendimore tëurbanizimit. Tiranën ai e mendonte qytet të madh dhe nuk ishte si komunistët qënuk lejonin as Tiranën të bëhej qytet i madh, siç nuk lejonin asnjë qytet të bëheji madh në Shqipëri.

Thjeshtë ishte frika eEnverit dhe regjimit diktatorial nga përqëndrimet e mëdha të popullsisë.

Nuk qëndron mendimi i përhapurqëllimshëm se komunistët sollën urbanizim në Tiranë. Komunistët e mbyllën Tiranëndhe krijuan idenë se në Tiranë jeton ajka e shoqërisë ndërsa jashtë saj llumi ishoqërisë.

Kjo bëri që të fyhejpopullsia qytetare e kulturuar dhe kultivuar në qytetet historike e me traditëtë shqiptarëve. U fyen banorët e Gjirokastrës, Korçës, Beratit, Shkodrës, Vlorës,Prizrenit, Gjakovës, Durrësit, qytetarë me tradita të hershme dhe me kulturë tëkonsoliduar qytetare.

Komunistët këto zona iquajtën periferi të pazhvilluara dhe Tiranën e "shitën" për ajkë qytetarie,pasi sollën aty gjithë ato banorë që ata mendonin se ishin të tyret, nga zonate tyre dhe investuan për to, nga familjet e tyre, farefisnitë, krushqitë, nipër,mbesa, dhëndurë, kumbarë, tezakë, etj, i shkolluan dhe i punësuan nëadministratën e lartë.

Ende sot e gjithë ditënrrefehen histori që në një zyrë në një ministri punonin dy djem tezesh dheaskush nuk e dinte, kurse farefis në një ministri ishin mbi 30 përqind e nëpunësve.

Ende fshatarë të një zonevazhdojnë ta quajnë një ministri në Tiranë si "ministria jonë" dhe e kanë sitoponim pasi mbi 50 përqind e të punësuarve në atë ministri ishin të një zone tëngushtë. Aq irrituese dhe fyese ishte ndenja e diferencimit që bëri komunizmi nëzona të ndryshme toske të vendit, sa populli atje qësëndiste në këngë "Labërimoj lanete / të gjithë në zyra sekrete...". Sot mjaft pensionistë të asaj zone ithonë njëri tjetrit, takohemi "te ministria jonë...".

U mbush Tirana në këtëmënyrë me toskë të përzgjedhur vetëm nga ato zona që donin byroistët, dheshumicës së toskëve shqiptarë iu mbetej nami si të lidhur me partinë si mish ethua, por në fakt edhe toskët hanin drurin dhe kalbeshin burgjeve të diktaturës.

Gegëve jo tiranas dhe toskëveqë nuk i pëlqente apo nuk i donte diktatori dhe grupi i tij i ngushtë, iundalua ardhja në Tiranë. Siç ishte privilegj të banoje në Tiranë e të punojeaty, ishte dënim i rëndë të të largonin nga Tirana.

Mbreti Zog ftoi, nxiti,stimuloi dhe lejoi toskët të vinin me banim në Tiranë dhe erdhën shumë prejtyre e u bënë qytetarë që sollën dhe rrezatuan qytetari, diktatura lejoi shumëpak gegë, që s'ishin tiranas, të hynin në Tiranë dhe u mundësoi vetëm disazonave toske hyrjen në Tiranë, duke shpronësuar dhunshëm pronarët e vilaveqofshin gegë apo toskë. Dhe u detyruan pronarët e vilave të jetonin bodrumevedhe oficerët e diktaturës dhe sigurimsat të jetonin në vila...

Pastaj pas konsolidimit tëpushtetit komunist, u izolua dhe ndalua Tirana dhe gjithë qytetet e vendit përtë ardhurit nga fshati. Pashaportizimi në Tiranë ishte lluks mbi lluks.

Rrallë lejoheshin edhetoskët më komunistë të vinin në Tiranë me punë e banim, ndërsa për gegët nuk bëhejfjalë.

Gegët në Tiranë filluan tëndjehen si në vend të huaj me ardhjen e komunistëve në pushtet.

* * *

U përul deri në atëshkallë individi gegë saqë dikujt i vinte turp të fliste të folmen e tij pasinuk i pëlqente partisë, nuk i pëlqente komandantit në ushtri a në zbor,drejtorit apo brigadierit në ndërmarrje, mësuesit në shkollë, që kur Enverifilloi të mos fliste më gjuhën e gegëve apo gjuhën zyrtare të shtetit shqiptar,gjuhë me të cilën ai foli e shkroi deri në vitet '50, sipas librave dhedokumenteve të kohës.

Gega filloi të mosmendonte si gegë por si toskë. Kjo është katastrofa që pati fillue me ndodhë nëvitet e diktaturës. Dhe sot pasojat shihen. Duke luftuar kundër gegëve për derinë zhbërje të identitetit të tyre, iu bë dëm kolosal vendit. Tejkalimi i masëskthehet në të kundërtën.

* * *

Një njeri nga anët e mia,pas dy vitesh shërbim ushtarak shkon në shtëpi dhe i thotë nënës së tij, "mama,më tiganis dy koqe ve". Nëna e gjorë nuk kupton dhe i thotë të shoqit të saj,sikur nuk është në rregull djali more burrë. "Përzhitja di voe pule", moj grue,i thotë i shoqi...

* * *

"Toskë e gegë nuk merren vesht shoq meshoq... Në mes tyre mbretëron një antipati e trashëgueme gjysh-stërgjyshi, e cilashkakton shpeshherë zënie e grindje...", - ka thënë më shumë se sa një shekull egjysmë më parë dr. Johan Georg von Hahn, një vëzhgues i shkëlqyer i botës shqiptare.Ka sa të duash dhe të tjerë para, e sidomos pas Von Hahn-it, që e kanë vënë redhe e kanë theksuar këtë gjë. Pati nga ata, që edhe ngjarjet e vitit 1997 ipërkufizuan si një ndeshje mes gegësh e toskësh", thotë Mustafa Nano nëshkrimin e tij me titull "Toskë? Gegë? Asht mir me ken shqyptar".

* * *

Toskë dhe gegë janë marrë vesh aq shumëe aq mirë shoq me shoq, dhe vetëm falë kësaj marrëveshje është sot kombi qëkemi, është gjallë, i pashuar, i pazhbërë dhe kjo është arsyeja që nuk u vjenshpesh mirë armiqve të këtij kombi.

Po të perifrazoja Ndre Mjedën, gegë etoskë janë, molla të këputuna një dege, dy qershia lidhë n'një rrfanë...

M. Nano kërkon dallime dhe natyrisht dotë gjejë dallime. Unë kërkoj të përbashkëta e bashkime dhe natyrisht që shohnjë trung të madh lisi kombin shqiptar, me dy degë të mëdha gegë e toskë.

Siç do të thoshte shkrimtari SkenderZogaj, dy dialektet e shqipes janë dy dritat e syve në ballin e kombitshqiptar.

Dallimet, që janë vetëm bashkuese mesgegëve e toskëve, disa duan ti bëjnë hendeqe ndarëse, hone të thella tëfrikshme, si ndarjet apo diferencat mes dy kombeve pa të përbashkëta. Vurja nëspikamë e dallimeve është sponsorizuar nga armiqtë e kombit shqiptar. Sot, kurkombi po fillon të funksionojë si një i tërë, grupe të ndryshme fetare, elementëtë caktuar nga radhët e klerit, quajnë mëkat lidhjet e martesat mes gegëve etoskëve. Edhe lidhjet apo martesat e hershme që nuk kanë munguar kurrë mes toskëvee gegëve, edhe lidhjet apo martesat e sotme.

* * *

Jo pak trishtim ndjej kur dëgjoj tëflitet me nota përbuzëse për toskë e gegë. Në kafe ku jam klient i shpeshtë, nëtavolinën ngjitur, një burrë i vjetër me kapele republike në kokë, i thoshtebashkëbiseduesit një ditë : "...i kemi përkëdhelur ca si tepër neve këta malokët...".

Me termin "malokë" identifikohen gegët.Malokëve të jugut nuk guxon askush t'u thotë "malokë". Se atyre nuk u ka thënë ashtuEnveri... Ky është problemi në fakt.

E vështroja fshehurazi atë xhajë aty nëkafe. Natyrisht me inat e dhimbje përzier bashkë. Dhe më kujtohej plaka e rrallëtoske, në fshatin tim, "gjinokastritja" prej Libohove, Farija, nëna e Lijes, emartuar në kohën e Zogut me një bashkëfshatar timin, grua zonjë që e nderontegjithë krahina dhe e përmendnin si shembull për mirë gjithmonë në fshat.

Më kujtohen gjithë ato shokë, miq efarefis të mitë që kanë gratë prej Korçe, Vlore,Gjirokastre, Përmeti...

Më kujtohet mësuesja legjendë në Kukës,kolonjarja Persefoni Musa, nëna e Genc Musës, e martuar atje në vitet 1940, ecila mbetet shembull në mendjet e qindra nxënësve e prindërve kuksianë.

Kurrë s'më ka mësuar kush për ndasi gegëe toskë në familje, në shoqëri. Unë jam nxënës mësuesish gjirokastritë.

Me shokët e mi toskë kurrë nuk jam ndjerëi diferencuar. As nuk kam parë përbuzje e shpërfillje nga ata e as nuk kamshfaqë vetë kurrë ndonjë gjë të tillë ndaj tyre.

Kurrë s'më ka shkuar në mend të mburremapo turpërohem që jam gegë, kurrë nuk di të kem ndjerë shpinën e ftohtë në jetëntime nga toskët. Kurrë s'kam parë përbuzje ndaj meje në sytë e asnjë prej shokëvetë mi toskë.

Kurrë s'më janë dukë vende të huaja,s'jam ndjerë në vend të huaj në asnjë qytet apo fshat të Toskërisë apo Shqipërisësë poshtme.

Por ja që dalin ca Mustafarëra që i hanmiza që kanë nën kësulë dhe u kruhet koka prej zhugës.

* * *

I përzien me toskë e gegë ngjarjet e 1997,Mustafai, ngjarje që historia një ditë do t'i zbardhë sepse nuk do të jetëgjithmonë historia e shqiptarëve nën kthetrat e historianëve komunistë dheshërbëtorëve të familjeve të nomenklaturës së lartë të diktaturës, dhedrejtësia nuk do të jetë gjithmonë në dorë të ish jusristëve të nomenklaturës etë bijve të tyre. Duhet vetëm t'ia kujtojmë Mustafait për përsëritje, sengjarjet e 1997 nuk ishin "ndeshje mes gegësh e toskësh", por mes shqiptarëvedhe atyre që dolën nga burgjet greke që i shprazi Asfalia, që u dha una zjarrinë duar, i dëndi në para dhe i turri me djegë Shqipërinë. Natyrisht patipërpjekje që të viheshin toskët kundër gegëve, por toskët si shqiptarë aq sagegët e përbuzën një synim të tillë.

* * *

Toskët e dinë se janë thirrjet e tëparëve që dëgjohen, e dinë se janë varret e të pushkatuarve dhe të masakruarveprej hordhive greke që na bashkojnë, janë varret e të pushkatuarve e tëmasakruarve prej komunizmit që na bashkojnë. Anise u ngritën tre gishtat epërçarjes në Vlorë, ani se shkuan dhe dolën nëpër podiume tufa spiunësh tëshëmtuar që sot na ulen edhe në ballë të oxhakut në kuvende e nëpër studio tëndryshme menddhënëse. Por qytetaria vlonjate e din tashmë mirë se bërlloku i kalburi kombit mori flakë pasi zjarrin ia vuri armata e ish sigurimsave të diktaturësdhe Asfalia greke. Edhe toskët e dinë mirë tashmë, po aq sa gegët, një kanun tëlashtë shqiptar kemi, se kur e vret veten me gishtin tënd të madh, nuk ke kujtia kërkon gjakun.

* * *

Nuk gjej unë sot askënd, asnjë shqiptarapo ndonjë jo shqiptar që flet shqip që t'i ketë fyer më shumë dhe më rëndëshqiptarët se sa Mustafa Nano duke i quajtë "tribu". "Tribu" gege e "tribu"toske. Tribuja e atij apo e këtij. Kaq dije sa kam, ani pse kam pak, di seshqiptarët nuk janë në fazë tribuje, fazë parazhvillimore, fazë jetese nënatyrë, në breg lumi, fazë të mbulimit të hallateve me gjethe fiku, por le tëthemi se së paku kemi mijëra vjet që nuk jemi në këtë fazë. Edhe ilirëve nuk u shkonpër shtat termi "tribu", do të fyheshin rëndë nga Mustafai, sepse kishin qytetërim,kishin qytete, kështjella, universitete, biblioteka... Shqiptarët sot nuk janënomadë, as indianë të qëmotshëm. Përveçse për t'i fyer dhe urryer, në asnjë kontekst tjetër kundërshqiptarëve nuk mund të përdoret termi"tribu" as për gegët e as për toskët.

Si popull, vërtetë kemi humbur beteja,kemi humbë njerëz e teritore, por kemi jetuar me norma, kode, ligje, doke,zakone që na kanë mbajtë gjallë. Jemi popull kullash prej guri. Monumente tëtjera shekullore janë rrafshuar prej pushtuesve.

I pari i tribusë mund të mbarsë gjithëgratë, sa herë të dojë, mund të lerë apo të mbjellë fëmijë nga të dojë e ku tëshkojë. Nuk besoj kurrë se në "tribunë" e Mustafa Nanos ka ndodhë kjo gjë, ndajshpifja e tij është e pështirë. Duke dashtë me u bë si Faik Konica, është bërëkarikaturë e shëmtuar e tij.

* * *

Teksa flet për diferencat mes gegëve etoskëve, me një guxim që ia lakmoj, por edhe me drithje zëri, që ia ndjej, sjellvëzhgimet e të tjerëve që janë përpjekë gjithmonë që t'i paraqesin toskët dhegegët si dy kombe të ndryshme, nën udhëheqjen shpirtërore të ish kryeministritserb Vlladan Gjeorgjeviç si kalorës i antishqiptarizmës, në të cilin thirrensot shumë mentarë që flasin shqip, duke ia shumëfishuar tezat antishqiptare, pae përmendur dhe cituar, pasi thëniet e tij i kanë bërë të tyret edhe nga ligësiaedhe nga padija edhe nga naiviteti : "Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsatoskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnëpropagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pasfisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janëprozaikë; gegët janë dionisiakë, toskët apoloniakë (në konceptin nitzsche-an tëtermave); gegët janë të zgjuar, d.m.th finokë e dinakë, toskët janë të mençur,d.m.th pragmatistë e të korruptueshëm; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brendafisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët duan ta këqyrinbukurinë, toskët duan ta shijojnë atë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnënjerzillëkun; gegët i duan gratë për t'i nderuar e për t'u nderuar prej tyre,toskët i duan gratë për t'i kënaqur e për t'u kënaqur prej tyre; gegët jetojnëpër një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskëtjanë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njerishohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civile;gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile;gegët parapëlqejnë vetëgjyqësinë e ngritur mbi kode morale, toskët parapëlqejnëtë jenë nën hyqmin e një organi suprem amoral, siç është shteti; gegët shohinme dyshim modernitetin, toskët shohin me dyshim traditën; gegët janë tradicionalistë,konservatorë, deri edhe reaksionarë, toskët janë progresistë, liberalë, deridhe revolucionarë; gegët janë zogollianë, toskët janë fannolianë; me gegët mundtë ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e sëdrejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë".

 

 

M. Nano thotë për këto përcaktime të mësipërmese "Një numri diferencash midis tyre koha nuk ka mundur t'u bëjë gjë tjetër,veçse t'i kalcifikojë. Këto diferenca pra, të vëna re e të theksuara nga qindravizitorë, vëzhgues, gjeografë, gjuhëtarë, historianë, spiunë, studiues,diplomatë, konsuj, gazetarë, sociologë, pushtues, ushtarakë, misionarë,antropologë, klerikë, akademikë, publicistë, të huaj e shqiptarë, të Gegërisë etë Toskërisë, ekzistojnë që ç'ke me të edhe sot e kësaj dite...".

Gjithë ky numërim vetish e cilësisht qëbën Mustafai, të cilat "ekzistojnë që ç'ke me të edhe sot e kësaj dite...", thotëqë duhet "shumëzuar me një koeficient të konsiderueshëm gabimi".

Unë nuk po i shumëzoj fare me asnjë lloj"koeficent të konsiderueshëm gabimi", le ta shumëzojë lexuesi, po të dojë. Ajanë të vërteta apo janë "spekulime" që i duhen për misionin e tij Mustafait,ta gjykojë lexuesi ynë.

Mustafai thotë se "edhe sikur ta marrimpër të vërtetë spekulimin e fundit, puna është se gegët nuk e dinë që janë tëdjathtë e toskët nuk e dinë që janë të majtë, dhe me këtë dua të them sepërthyerja konkrete që ka marrë spekulimi në fjalë në realitetin politikshqiptar lidhet me faktorë të tjerë. Dhe këtu nuk jemi më në lëmin e spekulimeve;përkundrazi, jemi përballë, si të thuash, zhvillimeve materiale".

* * *

Mustafai, pas endjes nga Kina, ngulplorin, më saktë gërvisht me plor se ai s'e ngul dot atë, aty ku i ështëcaktuar, ose aty ku e mendon se bëhet i vyer për ustain apo ustallarët e tij tëcilët duan që politika në Shqipëri të jetë e përçarë. Mustafai vijongërvishtjen në djerrinë : "Partia Socialiste nuk u mjaftua me origjinën e vetprej Partisë së Punës, e cila ishte toskë "par excellence" (s'ka gjë se nëndiktaturën e ndërtuar prej saj vuajtën toskët, po aq sa dhe gegët), por vijoita mbante qasjen tribale edhe për shumë vite të tjera. Një numër qeverish tëmajta janë përkufizuar jo pa të drejtë si qeveri të Zonës së Parë Operative".

* * *

Dhe vijon Mustafai me përshkrimin e tijtë situates, të na bindë se "Tanimë kjo situatë tribale nuk ekziston më" tek "tribuja"e PS : "Nuk di nëse shtribalizimi i Partisë Socialiste ka qenë një zhvillim ikërkuar, por duket që ajo nuk është më një parti me frymëzim toske. Nëestablishment-in drejtues të saj duket se kartat janë nakatosur thellë. Tanimë,gegët në krye të PS-së nuk janë më siç kanë qenë, d.m.th ose të numërueshëm mekokrra, ose gegë të promovuar e të graduar prej "meritës" se janë gegë;përkundrazi, janë të shumtë në numër e janë promovuar e graduar për vlerat qëbartin e zotësitë që kanë. Rrjedhimisht, askush nuk i sheh më si gegë. Përveçkësaj, në kokën e PS-së qëndron rehat-rehat edhe një grua si Ledi Shamku, njënga betejat publike e intelektuale të së cilës është ngritur mbi kokëçarjen përriafirmimin kulturor të gegëve. Si një revanche ndaj toskëve? Si një përpjekjepër të ruajtur me pahir ca përpjesëtime të stisura tribale brenda etnisë akombit? Dua të besoj se Shamku e sheh riafirmimin kulturor të gegëve si një riafirmimkulturor kombëtar. Jo të gjithë e shohin kështu, megjithatë". (Tribuja e modernëvesi Mustafai e ka të nakatosur gjuhën tonë me fjalë shqip, frengjisht e anglisht, që të na e shesëne gomarin për kalë...).

* * *

Nuk e di a e ka me të vërtetë këtë që thotëMustafai apo bën shaka si shakaxhi i madh (i përparimit...), që është. Domethënësituate tribale në PS nuk ekzistoka më. Vini re pra, nuk ka më situatë tribalenë PS. Nuk është më PS vetëm e tribusë së Mustafait...

Cilët gegë na qenkan në krye të PS o laTafë?! Në cilën "kokë të PS" qëndroka "rehat rehat... beteja publike eintelektuale" Ledi Shamku?!! Që qenka "ngritur mbi kokëçarjen për riafirmiminkulturor të gegëve"?!!

Riafirmimi i gegëve qënka thjeshtë njëkokëçarje!? Asgjë më shumë? Jo nevojë e domosdoshmëri?

* * *

Duke e marrë në konsideratë për përdorimvetëm për këtë shkrim, vetëm njëpërdorimsh, termin "tribu", gege a toske, falëlehtësisë së informacionit, internetit a kibernetikës (që e ka aq qejf la Tafë),unë po ia sjell lexuesit listën me emrat e kryesisë së re, më të fundit të PSdhe të Sekretariatit të saj. Por edhe të PD. Që lexuesi, që nuk i ka sytë nëlesh, të mos dëgjojë as rrenat e Mustafait e as të miat. Sqaroj sërish, duke ukërkuar ndjesë shqiptarëve se termin "tribu" unë e përdor vetëm në funksion tëMustafait dhe të asnjë lexuesi tjetër sepse kurrë s'mund të jetë term i denjë përshqiptarët.

* * *

Ja kryesia e PS : Edi Rama, Kryetar me origjinë ngaDurrësi; Arben Isaraj nga Vlora; Arben Malaj - nga Vlora, Arta Dade nga Lushnja; BenBlushi nga Korça; Besnik Baraj nga Tepelena; Ditmir Bushati nga Shkodra;Erion Braçe nga Berati; Eglantina Gjermendi nga Lushnja; Gramoz Ruçi nga Tepelena;Lindita Nikolla nga Mirdita; Mimi Kodheli nga Dukagjini; Namik Dokle ngaKukësi; Pandeli Majko nga Gjirokastra; Saimir Tahiri nga Vlora; ShkëlqimCani nga Dibra; Valentina Leskaj nga Tepelena; Vangjush Dako nga Durrësi.

Raporti toskë gegë është 11 toskë dhe 6 gegë, ose 65 përqindtoskë me 35 përqind gegë. Natyrisht, raport shumë i përmirësuar me ç'ka qenë mëparë.

Ndërsa Sekretariati Ekzekutiv i PS është si vijon :Blendi Klosi sekretar Organizativ, nga Mallakastra; Damian Gjiknuri Sekretarpër çeshtjet zgjedhore, nga Vlora; Ilir Beqja Sekretar për programin, ngaShkodra; Bashkim Fino Sekretar për pushtetin vendor, nga Gjirokastra; ArbenAhmetaj Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, nga Vlora; ArmandoSubashi Sekretar për emigracionin dhe rininë, nga Tirana; Ndre Legisi Sekretar për koalicionin, nga Mirdita; Fatmir Xhafaj Sekretar përkoordinimin, nga Pogradeci. 5 toskë e 3 gegë është raporti toskë gegë nëkupolën e PS ose 63 përqind toskë dhe 37 përqind gegë.

Unë pyes, por edhe lexuesi, ku janë gegët e shumtë, nëkëto lista të mësipërme? Gegët që thotë ai, Mustafai? Që nuk janë tënumurueshëm me kokrra? Që askush nuk i shihka më si gegë, gegët në kryesinë ePS??!!

Me gjithë nderimin e thellë për Ledia Shamkun, përshkakun se ajo shkruan, është grua e penës, artiste e fjalës dhe ndjehem në njëtren shkruesish me të, ajo nuk përfaqëson dot gegët. Dhe është fyerjemustafajane ajo që ai i bën Ledia Shamkut. Ajo e din, para Mustafait se ajo nukka nevojë të riafirmojë gjënë e afirmuar, nuk ka nevojë të lyejë me bojëlavdinë e gegëve, të burrave të mëdhenj të kulturës kombëtare, që janë tëpafund dhe një listë të vogël të tyre e ka dhënë "shkrimtari me mbiemrinKelmendi" në letrën që i drejton Kristo Frashërit. Çorbë të prishur t'i japëtjetër kujt lala Tafë, nuk është për Ledia Shamkun ajo që servir ai, siç iaservir urrejtjen e tij kundër gegëve edhe Edi Ramës dhe përpiqet ta ushqejë metë. Me këtë ushqim urrejtje që i ka sërvirur ai, Edi Rama nuk fitoi. Kësaj ithonë me u ushqye me urrjetjen që i rrjedh si jargë variantit toskë të Lek Plepit...i cili e ka këshilluar Edi Ramën që të zgjedhë gratë e gegëve për poste e joburrat. Në pritje të ndonjë shtëpie tjetër, apo të ndonjë studioje, sishpërblim për këshillat kundër gegëve...

* * *

Të kuptohemi e të merremi vesh. Kjo gjë, kjo pasqyrë edhenuk është asgjë, s'ka ndonjë domethënie kushedi çfarë, pasi popullsia po përqëndrohetnë rajonin Tiranë-Durrës dhe toskët në Tiranë nuk po shihen më si toskë dhe poprezantohen si tiranas apo durrsakë dhe thjeshtë duke qenë të ardhur nga zonatmë të thella malore të jugut të vendit "shajnë" malokët e ardhur nga zonat ethella e jo të thella të veriut. Ndarjet toskë gegë, tanimë janë bërë ndarjemalokë jo malokë, por vetëm kundër malokëve të veriut, pasi në jug nuk kamalokë, sipas artikuluesve e përçuesve të kësaj ndjenje urrejtje. Kushtet dherrethanat kanë qenë favorizuese që t'i duket malok kuksiani përmetarit,ersekarit, kolonjarit, gramshiotit, himariotit, tepelenasit, korçarit apopogradecarit që ka jetuar në Tiranë. Por kur sot kuksiani vjen për dy orë nëTiranë, kryen punë dhe kthehet për drekë në Kukës po për dy orë, duket epabesueshme për atë gramshiotin tiranas që i thotë malok kuksianit.

* * *

Nuk ka ndodhë asnjë katastrofë. PS ende është në traditëne saj, në udhën e saj të natyrshme për të. Kjo tregon se ende PS nuk ështëparti ekuilibri. PS ende është në udhën e saj historike, ndonëse ndryshimet janëtë ndjeshme. Që në krijim PKSH i ka urryer gegët, i ka mohuar, i ka vrarë,pushkatuar, zhdukur. Sot, më e pakta, nuk i don. Të kuptohem drejt. Nuk ka vrarëdhe pushkatuar vetëm gegë PKSH apo PPSH. Ka vrarë e pushkatuar, ka zhdukur pagjurmë, pa nam e nishan, mijëra e mijëra toskë, mbase më shumë se sa gegë, tëcilët nuk e kanë gjetë veten e tyre në atë parti bandë të një grupifamiljesh, dhe të cilët kanë qenë nacionalistë shqiptarë e jo internacionalistë,të cilët kanë qenë me Ballin Kombëtar, të cilët kanë qenë shqiptarë dhe s'e kanëdashtë komunizmin.

PS, po nuk u shpërnda njëherë si parti komplet, siç kashkruar Edi Rama në librin "Refleksione",po nuk u tha, udha e mbarë dhe faleminderit, kasketave e ish sigurimsave, ishkuadrove të vjetër përdhunues e të përdhunuar njëherësh, po nuk u krijua siparti e re, ajo do të jetë gjithmonë jo miqësore me gegët, e për pasojë as meKosovën dhe shumicën e shqiptarëve. Për njëmijë e një konjuktura ajo vjen nëpushtet se alternohet pushteti në demokraci, por nuk shkon dot deri në thellësitë zemrave të shqiptarëve. Përveç atyre shqiptarëve që lidhen domosdoshmërishtme pushtetin e beneficet e tij dhe që gjejnë lidhje farefisnie e gjaku mepushtetarët, pasi ne jemi vend i vogël dhe me shumë lidhje e njohje.

* * *

Pra Mustafai thotë se është shtribalizue PS, ka dalë ngakufinjtë e "tribusë" toske. Nëse ai e matë me kohën e Enverit, këtu kapjesërisht të drejtë. Por gegët nuk përfaqësohen, qoftë edhe në atë përfaqësim qëkanë, me gratë e tyre, sado të afta, të zonja e me dinjitet të jenë ato. Kaedhe burra mes gegëve, burra socialistë, nga ata me "rr" e jo me "r", që do tahijeshonin me të vërtetë PS. Dhe PS nuk do të kërkonte vetëm 30 përqind tëvotave të gegëve po të ishte parti e ekuilibruar, por do të kërkonte më shumëse do të ishte parti e gjithë shqiptarëve.

* * *

Po në Partinë Demokratike si është gjendjae përfaqësimit. Pyet Mustafai : "Po në krahuntjetër? Herë pas here më është bërë rriqër ideja, se Sali Berishës duhet t'injihet të paktën një meritë, e njëjta meritë që sapo i njoha Ledi Shamkut. Herëpas here pra, kam qenë i sigurt se ai ia ka dalë mbanë, që me praninë e tij tëgjatë në politikën shqiptare, t'i japë një mundësi afirmimi kulturor tribusë sëvet. Dua të them se nuk mund të mohohet që rishfaqja imponuese e gegëve nëskenën nacionale, gjë që ka qenë e nevojshme pas një periudhe mbi dyzetvjeçaretë sundimit kulturor të tribusë së toskëve, ka ardhur edhe si efekt i pranisësë tij të bujshme në skenën politike".

* * *

Këtë gjë, pikërisht këtë gjë nuk ia falSali Berishës la Tafë dhe frymëzuesit e tij. Nuk ia falin as ata të cilëve ubëhët shpesh këshilltar Mustafai.

"Sali Berisha pra,ka luajtur për vite me radhë një rol pozitiv në funksion të riafirmimit tëtribusë së gegëve, i parë ky i fundit si një projekt me frymëzim kombëtar. Nëperiudhën 1992-1997, kur socialistët, ca nga halli e ca nga qejfi, nuk e çoninnëpër mendje një rritje të dozës së gegnizimit të partisë së tyre (leadership-isaj ishte një nga më tribalët në historinë politike të shqiptarëve), Berisha,në stilin zogollian, bënte një ndërthurje fantastike të tribuve në ndarjen eposteve e të përgjegjësive. Kjo ndërthurje bëhej, ç'është e vërteta, mbi kurriztë meritokracisë, por nuk është se tribalizimi i establishmentit drejtues tëPS-së përligjej me kritere meritokratike. Absolutisht jo! Në atë mot, Berisha(në këtë drejtim) nuk kishte imazhin e një gegu. E nuk kishte pse ta kish. Në atë mot, amá!".

* * *

Po sot? Sot nuk i pëlqen Mustafaitstruktura e ekipit drejtues të PD dhe të qeverisë së saj. Sepse ka zënë vend nëgjysmën e saj edhe elementi gegë në kryesi të PD. Por jo në qeveri. Mustafaibën petulla me ujë. Ja lista që nuk është secret :

Sali Berisha Kryetar, nga Tropoja; Adriana Gjoni, - nga Elbasani, Aldo Bumçi nga Shkodra,Arben Qirjako nga Vlora, Arta Sakja nga Kavaja, Astrit Patozi nga Kavaja; Bujar Nishani ngaGjirokastra, Edi Paloka nga Shkodra, Edmond Spaho nga Korça, Eduart Halimi nga Vlora, Fatos Beja nga Vlora, Flamur Noka nga Kukësi, Genc Ruli nga Gjirokastra,Ilir Rusmajli nga Elbasani, Jemin Gjana nga Kukësi, Jozefina Topalli - ngaShkodra, Keltis Kruja nga Tirana, Lajla Pernaska nga Tirana, Lulzim Basha nga Tirana, Majlinda Bregu nga Tirana, Mesila Doda nga Dibra, Myqrem Tafaj nga Dibra, Rajmonda Bulku nga Gjirokastra, Ridvan Bode nga Korça, SokolOlldashi nga Berati.

Na del raporti 16me 9 ose 64 përqind gegë dhe 36 përqind toskë.

Po në sekretariatin e saj? Ja ta shohim :

Ridvan Bode - Sekretar iPërgjithshëm, nga Korça; Astrit Patozi Nënkryetar, nga Kavaja; Jozefina Topalli Nënkryetare,nga Shkodra; IlirRusmali - Sekretar për Çështjet Ligjore, nga Elbasani; Ferdinand Poni - Sekretar për Pushtetin Lokal, nga Berati; Ilir Bano - Sekretar i BurimeveNjerëzore, nga Lushnja; Flamur Noka- Sekretar Organizativ, nga Kukësi; Gent Strazimiri - Sekretarpër Partneritet, nga Dibra; Edmond Spaho - Sekretar për Ekonominë, nga Korça.

Ja pra edhe përqindja e përfaqësimitedhe në kupolën e PD : 5 gegë e 4 toskë ose 55 përqind gegë e 45 përqind toskë.

Pa hyrë më tej e më thellë për tëpublikuar listat e anëtarëve të Byrosë Politike të kohës së komunizmit apolistat e ministrave të qeverive që ka krijuar në vitet e saj PKSH-ja, PPSH-ja,ku gegët apo veriorët ishin jashtë tyre dhe pa përfaqësim, kush dyshon, le taverifikojë vetë, pa publikuar as listat e emrave të ministrave të qeverive qëka krijuar gjatë drejtimit të saj PSSH, njerzit mund t'i verifikojnë vetë, popublikoj vetëm listën e ministrave të qeverisë aktuale të fillimvitit 2012

Sali Berisha Kryeministër, ngaTropoja; Edmond Haxhinasto, Zv/Kryeministër dheMinistër i Jashtëm, nga Berati; Majlinda Bregu, Ministre Integrimi, nga Tirana; Bujar Nishani, Ministër i Brendshëm, ngaGjirokastra; Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes, nga Vlora; Ridvan Bode, Ministëri Financave, nga Korça; Eduard Halimi,Ministër Drejtësie, nga Vlora; SokolOlldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, nga Berati; Myqerem Tafaj,Ministër Arsimi, nga Dibra; Petrit Vasili, Ministër Shëndetësie, nga Himara;Spiro Ksera, Ministër i Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ngaGjirokastra; Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes sëKonsumatorit, nga Gjirokastra; Aldo Bumçi, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisëdhe Sporteve, nga Shkodra; Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, Pyjeve dheAdministrimit të Ujrave, nga Fieri; Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dheTeknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, nga Gjirokastra; Nasip Naço,Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, nga Berati;

12 ministra janë nga jugu, toskë,4 janë gegë, nga veriu bashkë me Kryeministrin. Ose 75 përqind e ministrave janëtoskë e 25 përqind janë gegë.

* * *

M. Nano, por dhe të tjerë, përhir të së vërtetës, kanë "guxuar dhe i kanë trajtuar" këto tema e këto gjëra tëgegëve dhe të toskëve. Mustafai thotë se "Këto janë gjëra, të cilat druhemi përt'i trajtuar. Është fjala për patologjira, që ashtu si ca pacientë të trembur,nuk duam t'i ekzaminojmë, nga frika se na dalin sëmundje të këqija. Dheharrojmë se ta fshehësh sëmundjen, nuk është se e largon atë. Ajo mbetet aty,duke rrezikuar të zhvillohet. Ndërsa ekzaminimi i saj na bën të njohim burimine na shtrëngon të gjejmë kurën. Burimi janë identitetet e forta tribale, tëcilat janë parë shpeshherë jo si komplementare, por si kompetitive, gjë qëqëndron në themel të prapambetjes sonë plateale (të gjithë e dimë tanimë, qënjë nga arsyet themelore të prapambetjes historike të shqiptarëve lidhet mekohezionin e dobët kombëtar, rrjedhimisht me ndërgjegjen e dobët kombëtare, qëka ardhur prej antagonizmit mes tribuve). Ndërsa kura është e thjeshtë:identitetet tribale duhen lejuar e duhen nxitur të harlisen e të këndellen sit'ua ketë ënda (asgjë e keqe nuk vjen prej tyre, përkundrazi), por përpara tyreduhet nxitur e mbrojtur identiteti ynë kombëtar. Është bukur të jesh gegë apotoskë, por "asht po aq mirë me ken shqyptar", sidomos në politikë".

* * *

Mustafai, megjithëse ma bën lesh arapime fjalë të tilla si "identitetet e forta tribale; komplementare; kompetitive;plateale; kohezionin...", etj etj, fjalë që unë nuk i marr vesh, për fatin tim tëkeq, mbetet i falenderuar që guxon e plugon në këtë livadh, por len brazda tëmbuluara aty ku don, aty ku i delfortë. Pra plugon me hile.

* * *

Pasi e derdh gjithë vnerin e tij kundërSali Berishës, kundër "tribusë" së tij, kundër "tribuve gege e toskë", dhe lenvetëm bishtin pa ua ngjitë shqiptarëve, atë bishtin me u mbajtë me të në majëtë pemës si në atë përrallën përmetare, i sulet një shkrimtari që ia ka luajtëtepelekun e kresë Mustafait, dhe në shkrimin e tij, mjaft i tronditur, por qëpërpiqet të rrijë në fronin e Zeusit, ai vijon : "Një gegë krenar me mbiemrinKelmendi, shkrimtar, në përpjekje për ta marrë në mbrojtje në një diatribë tësajën me historianin e njohur Kristo Frashëri, i lejonte vetes të shfryhej njatri javë më parë në gazetën "Tema" në mënyrë shumë tribale (ai përmendte dhelumin e Shkumbinit si kufi, e linte të kuptohej se të gjithë toskët mund tëdegdisen poshtë atij kufiri). Por nëse shihet si një riafirmim kulturorkombëtar, asaj e të tjerëve do t'u bëhen krah edhe toskë putativë si puna ime".

* * *

Lexuesi ta dijë që "një gegë krenar membiemrin Kelmendi" është shkrimtari Shpëtim Kelmendi, dhe nuk i ka hijeMustafait ta fyejë një shkrimtar me atë shpërfillje e ta nxjerrë veten e tijMustafai aq lart, sa lista e emrave apo figurave e personaliteteve që ai konsideron,është Karl Marksi e më lart, Lenini e Stalini nuk llogariten për të se i dukentë vegjël e të parëndësishëm, dhe emra të tillë si Shpëtim Kelmendi, ai i futnë turmën e anonimëve të pafund dhe Mustafai ia përmend thjeshte mbiemrin sinjë gjë fare pa peshë e rëndësi, sikur shkrimtari Shpëtim Kelmendi të ishte njëaskush ndër ne.

 

 

* * *

Shpëtim Kelmendi thotë, në shkrimin e tij"Standarti" si unitet kombëtar ose stilizimi i përçarjes kombëtare", si njëreagim ndaj shkrimit të Kristo Frashërit me titull "Ledi Shamku dhe Formula ePagëzimit", se "Formula e Pagëzimit për të cilën i vërsulesh si i ndërkryerzonjës Shamku, ka lindur dhe është shqiptuar në gegni nga gegët Pal Engjëlli(edhe për mendimin tim Pal Ejlli, sepse në gegni kështu shqiptohet) është poashtu gegë. Edhe Fjalori i Arnold Fon Harfit është plot me fjalë gege, sepseështë mbledhur në gegni, Gjon Buzuku është gegë, Pjetër Bogdani është gegë,Frang Bardhi është gegë, At Gjergj Fishta, që vuri gurë ciklopikë në themelet eidentitetit tonë kombëtar është gegë, Ndre Mjeda, poeti ma i shkëlqyer ishekullit XX është gegë, Ernest Koliqi, prozatori i parë modern është gegë,Millosh Gjergj Nikolla, poeti i parë i revoltës qytetare është gegë, AtShtjefën Gjeçovi që mblodhi Kanunin e Maleve të Veriut dhe u flijua përShqipërinë është gegë, At Bernardin Palaj që mblodhi Ciklin monumental tëKreshnikëve është gegë, At Donat Kurti që mblodhi Visaret e Kombit është gegë,helenistët dhe latinistët më të mëdhenj shqiptarë janë gegë...".

* * *

Kjo nuk është se shqetëson të tjerët. Porkjo që thotë ai shkrimtari "gegë krenar membiemrin Kelmendi" shqetëson Mustafain të cilit i bën bishti hije.

Mustafai dhe të gjithë duket kanë harruar sederi para pak kohësh të gjithë flisnin dhe shkruanin gegnisht. Edhe Enveri nefillime shkruante e fliste gegnisht. Shih veprën e parë të Enver Hoxhës dhedokumentet e fillimit të shtetit komunist.

* * *

Mustafa Nano meket për një çastdhe pastaj mbushet mllef e delprej strofulle kur lexon Shpëtim Kelmendin që i thotë Kristo Frashërit se "këtunë Tiranë fshatari jugor e konsideron malok fshatarin gegë... Duke u ndjerë ipërjashtuar gjuhësisht, fshatari gegë ndjehet i përjashtuar edhe nga e drejta eqytetarisë, ndjehet jabanxhi në Tiranë. Një gegë që ndjehet jabanxhi në Tiranë!Ky është kulmi! Me që jemi te përjashtimi, te përçarja dhe ndarja krahinore,fshatari i Veriut ka plotësisht të drejtë t'i thotë fshatarit të Jugut:Shkumbinin e ke kapërcyer ti, mik i dashtun, jo unë, ndaj kthehu andej nga keardhur! Por kjo do të thoshte luftë, apo jo? Mos është lufta ajo që duam? Mosështë përçarja. Jo, kurrën e kurrës".

* * *

Si përfundim, do të ishte mbase enevojshme t'ia kujtojmë Mustafa Nanos se fyerje të tillë duke i quajtë "tribu"shqiptarët, nuk ka bërë askush nga shqiptarët. Të paktën, për aq sa unë di, nukka bërë askush nga shqiptarët deri sot. La Tafë është kampion.

Dhe të rrijë esëll ose në delir,si të dojë, por PS nuk është shtribalizue ende, nuk është bërë ende parti egjithë shqiptarëve, është ende parti në shumicë e toskëve dhe PD nuk ështëparti e gegëve, nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është as sot. Është parti eekuilibruar por ushtrimin e pushtetit në shumicë dërmuese ua ka lënë toskëvegjithë këto vite. Nëse nuk bindet se nuk don të bindet, është thjeshtë punë etij se është ngarkuar të mos bindet. Por edhe pse nuk rron gjatë vetë njeriu,shkrimet i rrojnë. Nuk është mirë që edhe në dekadat që vijnë ta gjejnëlexuesit e nesërm M. Nanon si urrejtjembjellës mes shqiptarëve. Nëse ia ka heqëgrazhdin a koritën një njeri, nuk duhet të urrejë shumicën e shqiptarëve dhenuk duhet të injektojë urrejtje tek drejtuesit e radhës, sepse u bën dëm shumëshqiptarëve, i bën dëm kombit shqiptar, i bën dëm politikës, duke e nxjerrë ngaudha apo vija kombëtare.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËTA JANË "ARMIQTË E INTERNETIT" (03.26.2012)
BANKA BOTËRORE: JA SI DO TË VEPROHET PËR PRONAT NË VAZHDIMNga LORENC RABETA (03.26.2012)
PROGRAMI BËRTHAMOR PËR KORENË E VERIUT LIDHET ME IDENTITETIN E VENDIT (03.26.2012)
DATAT HISTORIKE SI PROBLEME DIPLOMATIKENga SHABAN MURATI (03.24.2012)
JU LUTEM, NJË SHQIPËRI DHE NJË AMBASADË PËR UIDHERSIN Nga REXHEP SHAHU (03.23.2012)
TOPI: BERISHA KOMUNIST, ËSHTË BËRË SI LEJ FENINga ADI KRASTA (03.19.2012)
DY PDtë DHE GABIMI ME TË TRETËNNga ERJON TASE (03.19.2012)
TEMPERATURË E LARTË NË LINDJEN E MESME!Nga Doc. Dr. VASIL KURETA (03.19.2012)
NE DHE GREKËTNga BEN ANTONI (03.19.2012)
BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës (03.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]