VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Blushi e Malaj kërkojnë pranimin e humbjes

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 12:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Blushi e Malaj kërkojnë pranimin e humbjes

E Hënë, 07.20.2009, 08:19am (GMT+1)

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi ndaj eksponentëve brenda selisë rozë që kërkojnë prej tij të pranojë humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të hapë rrugën në garën për kryetarin e ri të partisë. "Ben Blushi dhe Arben Malaj nxitohen me deklaratat e tyre", - ka qenë përgjigjja e Ramës ndaj dy figurave kryesore të PS-së, duke argumentuar se në 28 qershor, partia që ai drejton mori numrin më të madh të votave se çdo parti tjetër. Rama tha gjithashtu se, ai i ka të qarta detyrimet dhe radhët e punës, në të cilat sipas tij veç pozicionit për të mos lejuar grabitjen e mandateve të PS-së nga Berisha, nuk ka asgjë tjetër. "Unë jam kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta detyrimet dhe radhët e punës time. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut, për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor, të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep ligji zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më lejohet", - është shprehur Rama. Dy ditë më parë, anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi theu heshtjen dhe vendosi të flasë hapur. "Rama duhet të pranojë humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët", - u shpreh ai në një prononcim për mediat. Për herë të parë, ai pranoi se nuk mund të fajësohen komisionerët socialistë për humbjen, por mungesa e programit, që PS-ja nuk e kishte në këto zgjedhje. Blushi shtoi se tanimë nuk flitet për karrierën e secilit, por për fatin e opozitës, e cila duhet të priret nga e vërteta dhe jo mohimi i saj. Gjithashtu, edhe anëtari i kryesisë socialiste, Arben Malaj vendosi dy ditë më parë të shpallë kandidaturën e tij për kreun e PS-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai u shpreh se Rama do dijë të lejojë nisjen e një procesi zgjedhor mes alternativave pas lënies së mandatit të tij.
 
Partia Socialiste, jo vetëm nuk tërhiqet nga kërkesa për rinumërim votash në Tiranë, Berat dhe Shkodër, por paralajmëron maxhorancën e djathtë se nuk do t'i ofrojë bashkëpunim në Parlamentin e ri me mandate të grabitura. Duke e cilësuar Ilir Metën, "nusen" e Berishës që u shit për interesa personale, kryesocialisti Rama tha se koalicioni PD-LSI nuk do të ketë jetë të gjatë. Rama i kërkoi kundërshtarit të tij politik, të mos flasë si kryeministër me një mandat të ri, duke përsëritur se zgjedhjet e 28 qershorit janë jo vetëm jashtë standardeve, por edhe alarm për demokracinë.
Shefi i socialisteve tha se nuk do të ndalet deri në zbardhjen e krimit elektoral, siç u shpreh ai, të 28 qershorit dhe iu përgjigj ashpër kryeministrit Berisha, i cili një ditë më parë i kërkoi bashkëpunim për reformat në vend. "PS-ja siguron Berishën se, nëse nuk do të lejojë hapjen e kutive, do të zgjedhë rrugën për të qëndruar shumë shkurt në karrige. Sali Berisha duhet ta harrojë bashkëpunimin e mundshëm me PS-në nëse qëndron në atë karrige me mandate të grabitura përmes uzurpimi të KQZ-së. PS-ja do të jetë pengesë për të dhe nusen e tij të re, që i solli 83 mijë vota të majta si prikë. Koalicioni PD-LSI është më i turpshmi dhe më imorali në histori", - tha Rama.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rama nuk i njeh zgjedhjet (07.06.2009)
Qeveria e re të punojë për të gjithë shqiptarët (07.05.2009)
Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes (07.03.2009)
BE vë re përmirësim në zgjedhje (06.30.2009)
Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm (06.29.2009)
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane (06.28.2009)
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)
Ka votuar kryeministri Berisha (06.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]