VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Majko: Nuk zgjidhim gjë duke i thënë Ramës "ik"

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 04:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Majko: Nuk zgjidhim gjë duke i thënë Ramës "ik"
E Djelë, 07.26.2009, 09:12am (GMT+1)

 


Anëtari i kryesisë së PS-së, ish-kryeministri Pandeli Majko justifikon në një intervistë për "˜BBC'-në, mospranimin ende të humbjes nga koalicioni i udhëhequr nga PS-ja.

Zoti Majko, cili është mendimi juaj për këtë proces?
Një histori e vjetër, e cila pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin, mbetet e njëjta. Kjo situatë tregon që kemi ende një sistem politik i cili nuk ka prodhuar zgjedhje të cilat brenda 24 orëve të japin fituesin apo humbësin, të cilat në një farë mënyre e lodhin qytetarin e Shqipërisë. Disa ditë më parë kishim përfaqësuesin e qeverisë i cili thoshte se maxhoranca ka fituar 71 vota, dhe tani këto vota hap pas hapi janë duke marrë numërimin mbrapsht. U fitua mandati i 9-të në Fier nga PS-ja dhe sigurisht, pritet hapja e kutive në Tiranë, Shkodër dhe në Berat.

A ka pasur prononcime deri tani se si duhet të veprojë lidershipi i PS-së?
Mendoj që kriza në politikën shqiptare nuk zgjidhet me atë se si do të zbatohet statuti i PS-së. Historia që po diskutohet sot ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve, me mos pasjen e një rezultati zgjedhor dhe me kërkesën e faktorit ndërkombëtar, e cila dje u ripërsërit për të pasur një qeveri legjitime në Shqipëri. Kjo pastaj mund të sjellë një histori në vazhdim, nga e cila nuk do të shkëputet as debati i brendshëm, të cilin unë e konsideroj normal brenda radhëve të PS-së.

Zoti Majko, cili është qëndrimi juaj, i humbi koalicioni i prirë nga PS-ja këto zgjedhje?
Mendoj se zgjedhjet që erdhën në Shqipëri - këtë e kam thënë edhe më përpara datës 28 qershor - do të ishin një referendum për vazhdimin ose jo të qeverisjes nga zoti Berisha. Këtë referendum e humbi zoti Berisha me diferencë të madhe votash, duke pasur parasysh dy dallimet e politikave zyrtare të koalicioneve të majta dhe të djathtës në krahun tjetër. Tanimë bëhet për një histori koalicioni mes zotit Berisha dhe zotit Meta, por mendoj se kjo ndërlidhet me histori rrethanash rastësore, sesa histori me shpallje humbësish apo fituesish. Gjithsesi, jemi ende herët për të dhënë rezultat përfundimtar, duhet pritur rezultati nga Kolegji Zgjedhor. Është e përsëritur historia, për fat të keq, që rezultati merret vesh nga Gjykata.

Edhe sipas rezultatit të parë që vjen nga KQZ-ja, koalicioni i prirë nga zoti Berisha është para koalicionit të prirë nga Partia Socialiste...?
Kjo është një histori për t'u parë në vazhdim. Nuk dëshiroj të bëj atë që dredhon nga përgjigja e një pyetje direkte. Mendoj se tanimë koalicioni i deklaruar mes zotit Berisha dhe zotit Meta i jep atyre një lloj matematike votash, e mjaftueshme për të diskutuar një histori qeverisjeje, është për t'u parë në vazhdim. Mesa duket, Partia Socialiste do të jetë në opozitë, duke pasur parasysh koalicionin rastësor të LSI-së me zotin Berisha. Mendoj që gjërat duhen parë kështu, pres në vazhdim, siç ndodhi me kutitë e Fierit, të kemi një histori tjetër politike, për sa i përket situatës në Shkodër, në Berat dhe Tiranë.

Zoti Majko, e keni të vështirë ta shikoni ish-kryeministrin shqiptar, zotin Meta, si përfaqësues i së majtës

në një koalicion qeverisës me të djathtën?
Padyshim, por mendoj se kemi të bëjmë me politikanë profesionistë, dhe jo me fëmijë. Mendoj se nëse mund të kishim një dyshim parësor të përgjigjes që dha zoti Meta në konferencën e shtypit, dy orë pasi ishte bërë thirrja po me konferencë shtypi nga ana e zotit Berisha, mendoj se vendimi i marrë nga institucionet drejtuese të LSI-së, në një mënyrë apo tjetër e shmangi, në mënyrë objektive, që kemi të bëjmë me një vendim shumë të personalizuar. Kemi të bëjmë me një vendim i cili ka pasur debatet e veta nga LSI-ja, të paktën atë që kam lexuar në shtyp, por kemi të bëjmë më vendimin e një partie për të hyrë në koalicion me një parti tjetër, gjëra te cilat, në një mënyrë apo tjetër, duhet t'i pranojmë ashtu siç janë.
Kjo lidhet me një varg rrethanash rastësore, të cilat në një mënyrë apo tjetër çuan LSI-në në koalicion me zotin Berisha. Sigurisht, dëshiroj të nënvizoj fjalën, "rrethanat rastësore", sepse mendoj që janë rrethanat rastësore ato që e çuan një parti të majtë në koalicion me zotin Berisha, është vendimi i një partie, janë vendimet e politikanëve profesionistë. Dëshiroj të them që secili merr përsipër kostot dhe fitimet nga një ndërmarrje e tillë kaq e pazakontë sa ishte kjo. Mendoj që zoti Meta nuk do ta kishte parë as në ëndrrën e tij më të keqe, pra koalicionin me Sali Berishën, për ta mbajtur atë kryeministër.

Dhe, karshi kësaj mund të dëgjohet se qëndrimi i partisë suaj dhe lidershipit tuaj nuk ka qenë shumë i drejtë ndaj LSI-së dhe zotit Meta?
Të jemi të sinqertë, ne u përgatitëm për skenarin më të keq, dhe duke u përgatitur për skenarin më të keq të një bashkëpunimi të mundshëm të LSI-së me PD-në, në fakt ndihmuam për realizimin e këtij skenari. Pra, sot kemi një bashkëpunim legal të PD-së me LSI-në për të mbajtur Sali Berishën në zyrën e kryeministrit.

Zoti Majko, sipas mendimit tuaj, a do të ndryshojë diçka në mënyrën e të bërit opozitë në katër vitet e ardhshme në Partinë Socialiste?
Mendoj se ka shumë gjëra për të diskutuar aktualisht në Shqipëri dhe jam partizan i faktit që korrigjimi është më i mirë se operacioni. Ka një debat që do të vlerësojë situatën e krijuar në Shqipëri, por unë jam optimist, jo thjesht për të qenë i tillë, mendoj se kemi një histori për të ndryshuar para nesh, një histori e cila duhet të zhvlerësojë një histori politike parullash, pas së cilës fshihet një boshllëk i madh intelektual, prapa gjuhës së ashpër ku fshihet një vakum i përgjithshëm, që fsheh druajtjen dhe mungesën e çdo ndjenje drejtimi. Jam në pritje, si çdo socialist, me ankth dhe mendoj që në çdo rast kjo që ka ndodhur duhet parë si një përmbledhje e rrethanave rastësore dhe jo si një dështim i madh. E ritheksoj, nuk kemi të bëjmë me një dështim të Partisë Socialiste, kemi të bëjmë me varg rrethanash rastësore të cilat thjesht vonuan, ose po vonojnë konkluzionin për të cilin ne kemi vite që po punojmë. Ajo që unë shoh në vazhdim, është që duke korrigjuar vetveten, ne kemi mundësi që në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të rikuperojmë të gjithë këtë histori të çuditshme të zhvilluar pas 28 qershorit. Dhe, nuk besoj se kjo zgjidhet thjesht duke i thënë Edi Ramës largohu nga zyra, apo duke nxitur një histori, e cila në thelb do të nxiste një demotivim në radhët e socialistëve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Blushi e Malaj kërkojnë pranimin e humbjes (07.20.2009)
Rama nuk i njeh zgjedhjet (07.06.2009)
Qeveria e re të punojë për të gjithë shqiptarët (07.05.2009)
Sot numerohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes (07.03.2009)
BE vë re përmirësim në zgjedhje (06.30.2009)
Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm (06.29.2009)
Berisha dhe Rama thonë se fitoi Shqipëria evropiane (06.28.2009)
Ecuria e politikës në Shqipëri prej dhjetorit 1990 (06.28.2009)
Ka votuar Presidenti Topi (06.28.2009)
Ka votuar Rama (06.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]