VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Blushi: Kam 3000 delegatë

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Blushi: Kam 3000 delegatë
E Shtunë, 08.29.2009, 08:48am (GMT+1)

"Në radhë të parë nuk kam vendosur të flas për hir të kritikës, por për hir të ndërgjegjes. Unë hyj tek ata njerëz që besojnë se e vërteta duhet të njihet siç është".

Një ditë përpara Kongresit të Jashtëzakonshëm, Ben Blushi, zëri kryesor që bën përgjegjës Edi Ramën për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, tregon për Top Channel se ku nis ndarja e tij me kryetarin e partisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. "Ndahem me ata njerëz që duan të gjejnë alibi për humbjen e zgjedhjeve dhe hyj tek ata që mendojnë se defektet duhen kërkuar te PS, dobësia e programit, anemia e koalicioneve dhe gabimet personale të Edi Ramës", - thekson Blushi, sipas të cilit, gabimet e bëra nga Rama nuk duhet të jenë përgjegjësi e të gjithë PS.

Arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit do të jenë të shtunën pika e parë e rendit të ditës në kongres. Por Ben Blushi ka pikëpamjen e tij për mënyrën sesi duhet të analizohen faktet. "Do ishte naive dhe shumë e rëndë që në Kongres të bëhet një gjyq politik për ata që mendojnë ndryshe. Ky Kongres duhet të faktojë se për cilat arsye janë vjedhur votat dhe cilët janë ata që mes nesh janë shitur. Nëse kongresi nuk merret me këtë gjë, nuk do jemi bindës", - shton Blushi.

Megjithëse është i vetëdijshëm se numrat në Partinë Socialiste sot nuk i ka në favor, Ben Blushi në Kongres do të tentojë që të kalojë vetëm me votim të fshehtë dhe thotë se ka me vete rreth 300 delegatë nga degë të ndryshme të vendit. Por edhe nëse nuk ia del, Blushi e ka të qartë pozicionin e tij brenda Partisë Socialiste.

"Nuk ka arsye të ketë çarje. Çarjet brenda partive ndodhin, kur rregullat nuk zbatohen. Kam ekspozuar me 300 delegatë një paketë, që mund të gjenerojë një mirëkuptim brenda PS. Edi Rama nuk ka një projekt për ta çuar PS në fitore. Projekti i tij dështoi më 28 qershor. Do vazhdoj të jem kundër për standardet e dyfishta. Rama nuk ka më një projekt, sepse projekti i tij u votua ne 28 qershor, ditë në të cilën nuk fituam", - shprehet deputeti socialist.

Në intervistën e tij për Top Channel, një ditë para Kongresit, Ben Blushi nuk fsheh edhe zhgënjimin personal prej sjelljeve politike të Edi Ramës. "Premtoi bashkim, nuk ndodhi, premtoi programin, nuk ndodhi, premtoi dorëheqjen në rast humbjeje, nuk ndodhi, premtoi reformim, nuk ndodhi. PS po kthehet në të shkuarën e saj. Ka shumë njerëz që sot janë të trishtuar. Edi Rama ka një detyrim, nuk duhet të pengojë PS të mundë Sali Berishën. Edi Rama është kthyer në pengesë për rrugën tonë për t'u kthyer në pushtet", - vijon Blushi.

Sipas tij, shmangia e konflikteve dhe disa arsye të tjera e detyruan të mos kandidojë për postin e kryetarit të partisë, duke bërë edhe dallimin mes tij dhe Edi Ramës. "Për sa kohë këto gjëra po mohohen, rikandidimi nuk ka shumë sens. Kam konstatuar se disa degë rrethesh kanë kaluar në konflikt për shkakun tim. Dua ta evitoj këtë, sepse unë jap një arsye për t'u bashkuar shumë shpejt", - nënvizon Blushi në intervistën dhënë për Top Channel.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]