VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda
E Shtunë, 08.29.2009, 08:51am (GMT+1)

 

 

Arben Malaj, kandidat për kreun e Partisë Socialiste, duke folur mbrëmë për Zërin e Amerikës, tha se ai dhe Rama ndahen për qëndrimet që do të mbajnë në lidhje me njohjen e procesit zgjedhor.

Malaj tha se zgjedhjet ishin me probleme, por nuk duhet fshehur fakti që ata janë në opozitë.

"Besoj që pas humbjes për të dytën herë radhazi ne gjendemi në opozitë. Pajtohemi që zgjedhjet ishin një shans i humbur, por nuk e fshehim faktin që jemi në opozitë", - tha Malaj. Ai tha gjithashtu se do të kërkohet që opozita të bëhet brenda institucioneve. Malaj tha se është e lehtë që të radikalizohet situata, por kjo nuk duhet bërë. Ai shtoi se, në rast se kjo qeveri punon kundër interesave të integrimit të vendit, atëherë duhen kërkuar zgjedhje të parakohshme.

"Ne pajtohemi që zgjedhjet ishin një shans i humbur, por, nga ana tjetër, kemi bërë të qartë që ne duhet ta bëjmë opozitën tonë në institucionet e vendit tonë. Vetëm nëse këto zgjedhje pengojnë integrimin e vendit, duhen kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kemi marrë mbështetje që do e bëjmë opozitën brenda institucioneve", - tha Malaj.

Duke folur për paketën e ndryshimeve statutore, Malaj tha se fakti që po pengohet shqyrtimi dhe miratimi i saj, është një lajm i keq për PS.

Duke bërë paralelizëm, Malaj tha se ajo Kryesi që nuk pranoi që të diskutohej paketa me ndryshimet në statut, ka pranuar brenda pak minutash që të miratohen ndryshimet kushtetuese.

"Është e vërtetë që statuti është Kushtetuta e kësaj force, por krizat janë momenti kur testohet aftësia për të bërë kompromise. Por qëndrimi kategorik kundër i një pjese të Kryesisë është i paargumentueshëm, për shkak se kjo Kryesi për pak minuta ndryshoi Kushtetutën e shqiptarëve. Ky nuk është një mesazh i mirë", - tha Malaj.

Ai tha se nuk do të angazhohet për çarje brenda PS, por paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet dhe kjo do të dëmtojë kohezionin e brendshëm të PS dhe performancën e saj.

Në përfundim Malaj tha se, nëse do të deformohej gara për kreun, atëherë pasojat do të ishin shumë të rënda.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Blushi: Kam 3000 delegatë (08.29.2009)
Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë (08.28.2009)
Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman (08.27.2009)
Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse? (08.27.2009)
Çështje të brendshme në politikën e jashtme (08.26.2009)
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]