E Martë, 05.07.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës
E Djelë, 08.30.2009, 06:38pm
Partia Demokratike komenton zhvillimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, si te censuar dhe pa standarde. Xhaferri: Edi Rama nuk po rizgjidhet por po grabit postin e kryetarit të PS-së.

Partia Demokratike komenton zhvillimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste dhe akuzon kryetarin në detyrë Edi Rama se po kërkon të mbajë me forcë postin e kryetarit.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri në një prononcim për gazetarët nga selia blu renditi 4 elementet të cilat sipas tij vërtetojnë disfatën e Edi Ramës.

“Dje u mbajt Kongresi i të 40-tave të disfatës elektorale të Edi Ramës.”- tha Xhaferri i cili kishte shkruar me shkrim në një tabelë 4 elementet që vërtetojnë “difatën”.

“Censura është i vetmi standard që ka instaluar Rama në PS. Të gjithë pamë sesi mercenarët e Edi Ramës kërcënuan kundërshtarët politikë dhe gazetarët.”

Sipas Xhaferrit në Kongres nuk kishte asnjë alternativë dhe se votimi nuk kishte standarde.
Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS
E Djelë, 08.30.2009, 05:58pm
“Gazeta Shqiptare” në një artikull të sotëm shkruan çka ndodhi brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS, që u zhvillua gjatë gjithë ditës së djeshme. Përplasjet mes palëve kundërshtare, Rama e Ruçi bojkotojnë fjalimin e Blushit. Kastriot Islami "sherr" me Shpëtim Gjikën, fishkëllehet nga delegatët pro Ramës.

Punimet me dyer të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste janë karakterizuar nga një luftë e fortë nervash mes palëve kundërshtare.

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se siparin e përplasjeve mes palëve duket se e ka çelur Edi Rama, i cili ka dalë nga salla e Kongresit në momentin që ka marrë fjalën zëri më kritik ndaj tij brenda partisë, Ben Blushi. Në momentin që ky i fundit jepte para delegatëve argumentet pse kreu në detyrë i selisë rozë ishte përgjegjës për humbjen e PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit, Rama është çuar nga karrigia duke "bojkotuar" publikisht Blushin.
Fjala e plotë: Edi Rama: U mundëm por nuk humbëm
E Djelë, 08.30.2009, 11:56am

Tiranë, 30 Gusht NOA – Më poshtë vijon fjala e plotë që Edi Rama, kryetar në detyrë, mbajti në Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë Socialiste:

Miqtë e mi,

Këtë ditë do ta kishim dashur ndryshe. Do të na kishte pëlqyer që sot të mblidheshim për të festuar fitoren, kënduar dhe filluar rrugën e re të ndryshimit rrënjësor të politikës së re në qeverisje. Shqipërisë i duhej ndryshimi i fletës së historisë. Shqiptarët e shqiptaret u derdhën si asnjëherë në sheshet tona të betejës elektorale. Dhe na votuan, masivisht, duke na rikthyer forcë të parë politike në vend.

Por nuk mjaftoi.

Historia u përsërit, tamam ashti siç i trembeshin shumë ndër ju, shumë ndër njerëzit e këtij vendi, anembanë Shqipërisë. Të cilët vijimësisht na thoshin të gjithëve , “ Votat tona janë për ju, po Berisha do t’i vjedhë ! …”

E vërtetë e hidhur.

Sali Berisha i grabiti votat e nevojshme për të ricikluar, zvarrë-zvarrë dhe në fund fare vetëm e vetëm falë bashkëpunimit me Ilir Metën pushtetin e tij të korruptuar e korruptues.

BBC. Qeveria kosovare në qendër të kritikave
E Djelë, 08.30.2009, 09:09am
Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë kanë drejtuar kritika të ashpra kundrejt qeverisë së vendit në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Në deklararime të ndara, përfaqësues të tre prej partive më të mëdha opozitare, "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës", "Lidhja Demokratike e Dardanisë" dhe "ORA", kanë dënuar mënyrën e deritanishme të qeverisjes së vendit.

Reagimi i vonuar i qeverisë mbi nënshkrimin e protokollit EULEX –Serbi ka qenë një nga kritikat e adresuara për qeverinë nga përfaqësues të partisë në opozitë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Ata kanë thënë se asnjë veprim i EULEX-it, apo faktori tjetër nuk do të pranohet nëse cënon integritetin e vendit dhe janë shprehur kundër nisjes së cfarëdo nisme për diskutime përmes një fizionomie të re për pjesën veriore të Mitrovicës.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjithashtu ka reaguar ndaj liderëve institucionalë për mosveprim dhe pasivitet.

Incidentet brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të PS
E Djelë, 08.30.2009, 09:04am
 â€œGazeta Shqiptare” në një artikull të sotëm shkruan çka ndodhi brenda dyerve të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS, që u zhvillua gjatë gjithë ditës së djeshme. Përplasjet mes palëve kundërshtare, Rama e Ruçi bojkotojnë fjalimin e Blushit. Kastriot Islami "sherr" me Shpëtim Gjikën, fishkëllehet nga delegatët pro Ramës.

Punimet me dyer të mbyllura të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste janë karakterizuar nga një luftë e fortë nervash mes palëve kundërshtare.
Kongresi jo në rend të ditës ndryshimet statutore
E Shtunë, 08.29.2009, 02:28pm

Blushi: U rrëzua një standard

Vetëm 31 vota, nga 1500 delegatë të Kongresit të Jashtëzakonshëm socialist kanë qenë pro futjes në rend dite të paketës së ndryshimeve statutore. Reagon Ben Blushi: Votimi u bë në një sallë mbytëse e pa kamera. Ruci: "Fatin e drejtimit të PS-së e ka në dorë vetëm anëtarësia". Dokumentar filmik 25 minutësh për faktimin e manipulimit të zgjedhjeve. “Rrëzuam një standard që kemi prezantuar vetë dhe kemi thënë se PS është e hapur demokratike dhe mirëpret ata që duan ta reformojnë. Humbja e zgjedhjeve nuk është e PS-së , por e Edi Ramës. Rama ka humbur zgjedhjet dhe duhet të dalë para delegatëve e të kërkojë falje.” Deklaroi Blushi i cili shtoi se në kongres do të mbante fjalën si delegat dhe jo si kandidat për postin e kreut të PS-së

Rama: Jam në garë për të vazhduar betejën me trinomin Berisha-Meta-Rama
E Shtunë, 08.29.2009, 08:59am

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, thyen heshtjen e gjatë në një moment kulmor në karrierën e tij politike, kur vetëm një ditë e ndan nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë që pritet ta ngarkojë ose jo me përgjegjësi direkte pas renditjes së PS sërish në opozite në zgjedhjet e 28 qershorit. Përkundrejt gjithë zërave publike ose jo, brenda apo jashtë partisë, që kërkojnë mos-rikandidimin e tij për kryetar të PS, Rama thotë në një intervistë për Top Channel se deri tani ka preferuar të dëgjojë. “Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS për 4 vitet e ardhshme”, - shprehet Rama. Më tej ai thekson se do jenë anëtarët e Kongresit të PS ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit.

Dade mbështet kandidimin e Ramës
E Shtunë, 08.29.2009, 08:55am

Anëtarja e kryesisë së PS-së, Arta Dade, thotë në një intervistë për BBC-në se shkaktari kryesor për humbjen e zgjedhjeve nga PS-ja nuk është zoti Rama.  Zonja Dade thotë se vëmedia e opinionit duhej të përqëndrohej tek "zgjedhjet e deformuara" dhe jo vetëm në zhvillimet në PS. Me zonjën Dade bisedoi Fatos Ahmati i BBC-së:

Arta Dade: Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së mblidhet në një moment shumë të rëndësishëm dhe delikat për jetën e PS-së. Është një kongres që vjen pas zgjedhjeve parlamentare të cilat në këndëvështrimin e PS-së konsiderohen me një vullnet të deformuar të votuesit dhe është për këtë arsye që kongresit do t’i paraqitet një material i cili u është vënë në dispozicion të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre që kanë vëzhguar zgjedhjet dhe dihet që do të merret në konsideratë edhe qëndrimi i PS-së si forcë serioze e cila me shumë pak diferencë është renditur e dyta në këto zgjedhje. Në fakt si forcë politike PS është e para, për këtë arsye jo vetëm ne, por edhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë mendojnë që këto zgjedhje nuk patën fitues, pra PS është forcë e parë në këto zgjedhje, por e ka të pamundur të krijojë qeverinë.

Malaj: Nëse deformohet gara për kreun, pasojat do jenë shumë të rënda
E Shtunë, 08.29.2009, 08:51am
Arben Malaj, kandidat për kreun e Partisë Socialiste, duke folur mbrëmë për Zërin e Amerikës, tha se ai dhe Rama ndahen për qëndrimet që do të mbajnë në lidhje me njohjen e procesit zgjedhor.

Malaj tha se zgjedhjet ishin me probleme, por nuk duhet fshehur fakti që ata janë në opozitë.

“Besoj që pas humbjes për të dytën herë radhazi ne gjendemi në opozitë. Pajtohemi që zgjedhjet ishin një shans i humbur, por nuk e fshehim faktin që jemi në opozitë”, - tha Malaj. Ai tha gjithashtu se do të kërkohet që opozita të bëhet brenda institucioneve. Malaj tha se është e lehtë që të radikalizohet situata, por kjo nuk duhet bërë. Ai shtoi se, në rast se kjo qeveri punon kundër interesave të integrimit të vendit, atëherë duhen kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Blushi: Kam 3000 delegatë
E Shtunë, 08.29.2009, 08:48am
“Në radhë të parë nuk kam vendosur të flas për hir të kritikës, por për hir të ndërgjegjes. Unë hyj tek ata njerëz që besojnë se e vërteta duhet të njihet siç është”.

Një ditë përpara Kongresit të Jashtëzakonshëm, Ben Blushi, zëri kryesor që bën përgjegjës Edi Ramën për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, tregon për Top Channel se ku nis ndarja e tij me kryetarin e partisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ndahem me ata njerëz që duan të gjejnë alibi për humbjen e zgjedhjeve dhe hyj tek ata që mendojnë se defektet duhen kërkuar te PS, dobësia e programit, anemia e koalicioneve dhe gabimet personale të Edi Ramës”, - thekson Blushi, sipas të cilit, gabimet e bëra nga Rama nuk duhet të jenë përgjegjësi e të gjithë PS.

  » Nesër Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë
  » Vilson Mirdita dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti gjerman
  » Zhvlerësimi i Lekut shqiptar - Pse?
  » Çështje të brendshme në politikën e jashtme
  » Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste
  » Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë
  » PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme
  » Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur
  » Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator
  » Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]