VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT

E Hënë, 04.15.2013, 09:24am (GMT+1)


Dikur ka qenë kooperativë për bujqësi dhe blegtori, por vitet e fundit aty është vendosur më shumë industria e shumëllojshme.

Nga një zonë dikur tërësisht bujqësore, komuna e Xhafzotaj është shndërruar vetvetiu në një zonë plotësisht industriale. Aty janë vendosur kompani shqiptare, italiane dhe gjemane për prodhim këpucësh, veshjesh dhe vezësh, kompani transporti, si edhe firma në përpunimin e kromit, e hekurit, përpunimin e drurit, të cilat shumicën e punëtorëve i ka nga zona përreth.

 

Komuna është rrethuar nga autostrada dhe rrugë që kryqëzohen nga të gjithë drejtimet e vendit, ndërsa aty pranë është edhe ujëmbledhësi i famshëm i Fushëkuqes. Kjo infrastrukturë bën që të ndërtohen vazhdimisht biznese të reja.

 

Në këtë zonë nuk mungojnë kurrë energjia elektrike, uji i pijshëm dhe ekziston një sistem rrugor modern. Zona industriale në Xhafzotaj është krijuar me nismën e vetë bizneseve, por ato kanë gjetur mbështetjen dhe lehtësira maksimale nga komuna e Xhafzotaj, me sheshe dhe leje ndërtimi.

 

Agim Hoxha, kryetar i komunës, thotë se në zyrat e tij janë mbledhur disa dhjetëra kërkesa të reja për të hapur biznese në territorin e komunës. Ai ka rënë dakord me firmat investuese që në këmbim të lehtësirave administrative për të hapur një biznes, punonjësit ato t'i marrin nga banorët e zonës.

 

Komuna e Xhafzotaj ka një sipërfaqe 2mijë 400 hektarësh prej 18 mijë banorë në 8 fshatra. Dikur ka qenë kooperativë tipike e stilit komunist për bujqësi dhe blegtori, por vitet e fundit aty është vendosur më shumë industria e shumëllojshme. Me taksat që paguajnë bizneset, ndërtohen rrugët, pastrimi dhe në tërësi jeta e komunës.

 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)
JO MË TEPËR, EDHE NËSE BEOGRADI NA E NJEH SOT PAVARËSINËNga ADRIATIK KELMENDI (04.13.2013)
ALBINOT MALOKU - 'DEBATI' I JEREMIQIT ËSHTË CIRKUS (04.12.2013)
VLLAZNIA LAVIRJA E RADHËS NË DUART E POLITIKËSKoment nga REDAN BUSHATI (04.12.2013)
MASKARALLEKU… SI TRASHËGIM?Nga SELIM M. NËNGURRA (04.11.2013)
RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…Nga MURAT GECAJ (04.10.2013)
NDARJA E HASITNga ZEQIR LUSHAJ (04.09.2013)
DISA NJOHURI PËR DEPUTETIN E AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPANga ARBEN LLALLA, historian i pavarur (04.08.2013)
DITA E FONDACIONIT PLAVË-GUCI, QË FRYMON SHQIP E VEPRIMTARON SHQIPTARISHTNga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2013)
TrajtesëSHQIPTARI ME TRADITË SHTETFORMUESENga CENË PUSHKOLLI (04.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]