-Me predikimin dhe urdhnin e hoxhallarve ne jemi varros pa emen dhe shpejt edhe
na asht harrue emni. Edhe në këto ditet tona janë të pakt ata që dinë se ku apo
cili asht varri i gjyshve e farë e fisit. "Edukata" islame ka ba të
veten dhe per të paret tanë nuk dim se ku i kan eshtnat-
Meqense trojet tona ishin të pasuna me xehe, me burime uji , me toka të mira
pjellore e me bjeshkët perpolt me kullosa, me malet të pyllzueme me të gjitha
llojet e drujve, normal se edhe u lakmuen per tu pushtue nga popuj e pushtues
të ndryshem. Pushtuesit gadi gjithmonë ishin barbar, vandal e shkatrrimtarë.
Ata shfrytzonin e eksploatonin gjithçka që kishte vlerë në trojet arbnore dhe
iknin, por pushtuesit që kishin vendos mos me ik, por me shkatrrue gjithçka
arbnore jo vetem se shfrytzonin pamëshirshem pasunitë e tokes tonë, por ata
ndryshonin edhe emnat e toponimeve e mikrotoponimeve të emnueme ma parë nëper
shekuj nga vendasit pellazg, ilir e arbën dardan. Në këte veprim ma së shumti u
shquen pushtuesit pesë shekullor turq dhe ata serbosllav. Pra edhe Nengurra ashtu si të gjitha trojet e
vendbanimet tona ka psue sakatime e shkatrrime. Shumë emertime të pastra
arbnore janë hjek dhunshem nga perdorimi dhe tashma me kohen u harruen e shumë
të tjera u vun nga pushtuesit e kolonet gjithmonë tue i pershtat me të folmet
dhe nevojat e kuptimit të pushtuesve e kolonistve. Pra e tan kjo nuk asht ba
rastësishtë, por ka pas qellimet e caktueme sepse me këtë mënyrë asht ba lufta
per asgjesimin e qenjes autoktone burimore shqiptare në ato troje.
Kjo poshtërsi asht ba shumëhere në aleancë mes pushtuesve tanë, pra ata kanë
perkrah njeni tjetrin dhe metodat e tyne kan qenë aq perfide e mashtruese sa
njeriu i urtë e naiv shqiptarë jo gjithmonë i ka kuptue ato, zakonisht nga
pamundësia per ta kuptue lojen asht ba pre e mashtrimeve , manipulimeve dhe
trillimeve të ndryshme që kan ba pushtuesit. Janë perdor format e dhunes per ti
zhdukë gjurmet pellazgo ilire në këto troje, format vandale e shkatrrimtare,
janë perdor format e friksimit dhe këtu kan qenë mjeshter shumica e klerikve
shqipfolsa musliman të cilet kan marr paga të dyfishta, nji nga populli (
xhemati ) dhe nji nga shteti. Në fundshekullin e 19. në trojet arbnore kan
vërshue hoxhallar të ndryshem per të cilet baballaret tanë kan thanë se as që
kan qenë shqiptarë, asht flit se kan qenë të derguem nga Rusia cariste
gjithandej në trojet ilire në Gadishullin Ilirik me qellim që me propaganden e
tyne fetare islame permes frikes me denimin e Zotit ( allahut ) ta zhdukin
autoktoninë arbnore të Gadishullit dhe trojeve të arbnit. Zakonisht këta
hoxhallar kan qenë analfabet, ata kan mesue disa dua ( lutje ) permendësh nga
arabishtja kuranore dhe pastaj jan fut në popull per ta ba punen e detyrat e
dhana nga ruset e serbet që historikisht ishin e edhe jan anmiqet tanë të
perjetshem.
Para se me dal te spjegimi i disa toponimeve dhe mikrotoponimeve të Nengurrës
((Lubozhdës ) do ceku disa nga metodat asimiluese dhe të zhdukjes së shqiptarve
që kanë perdor hoxhallaret.
Këta hoxhallar panderpre kan thanë se njeriu i besimit katolik per me u ba
shqiptarë duhet ma parë me u ba serb (shka). Se asht e ndalueme ( haram ) nga
Zoti ( allahu ) me ba perkujdesjen per varreza, me shkrue emna në guret e
varrezave. Krejt kjo me qellimin e zhdukjes sa ma të shpejt të gjurmëve të
shqiptarve dhe kjo ta ketë efektin në nji të ardhme poqese shtrohet pyetja se a
ka pas shqiptarë në këto hapsina të bahen gerrmime në varreza dhe aty mos të
gjindet asnji gjurmë që do deshmonte se aty ka pas shqiptarë. Ndërsa zabitet e
çaushet turq varrezat e veta i kan rregullue me gur të koka e të kambët ku asht
shkrue me shkronjat arabe e turke të vjetra se varri i kujt asht, poashtu
serbet e popujt sllav të tjerë kan vendos gur me kryqa dhe kan gravue edhe
emnat e të vdekunve. Me predikimin dhe urdhnin e hoxhallarve neve jemi varros
pa emen dhe shpejt edhe na asht harrue emni. Edhe këto ditet tona janë të pakt
ata që din se ku apo cili asht varri i gjyshve e farë e fisit. "Edukata"
islame ka ba të veten dhe per të paret tan nuk dim se ku i kan eshtnat.
TOPONIMI LUBOZHDË
Kam vra mendjen me vite pse fshati ku kam lind quhet Lubozhdë?! Kah e ka
origjinën ky toponim? Cili asht spjegimi i këti emni? Dhe kam ardh në perfundim
se ky toponim ka kuptimin e vendit të banuem POSHT LUGJEVE. Pra fshati në tan
hapsinen e vetë shtrihet posht lugjeve të shumta që fillojnë që nga largësitë e
bjeshkve të nalta të Polanës e deri në vet rrafshin ku njeriu i parë vendosi ta
ban kasollen dhe ta fillojë jeten. Pra fjala POSHT LUGJEVE, ka marr formen
praktike të të folmes shqipe LUG POSHT dhe me ardhjen e pushtuesve sllav ky
togfjalësh u ba i pershtatshem per të folmen serbosllave dhe u ba LUBOZHDË.
Meqense te populli serb ka emen mashkulli që quhet Lubo apo Lubomir gjithmonë
asht mendue se ky emen i sotshem Lubozhdë asht se aty paska pas fillue jeten
serbi Luba apo Lubomiri. Dhe kjo asht besue me vite edhe nga vetë shqiptaret
analfabet e të pa arsimuem të fshatit. Mirpo se këtu ka pas vendbanim dhe jetë
të njerzve shumë shekuj para se me andrrue popujt sllav të vendosen në
Gadishullin Ilirik dëshmon Kroni i fshatit i cili asht në oborrin e nji
faltorje që ma vonë arkeologet kan pohue se asht Kishë katolike shqiptare.
Themelet e asaj Kishe kan qen aty të dukshem deri në fillim të viteve 1960-ta.
Pas kësaj kohe me urdhnin nga Beogradi serbi kolonist Vuqa Stevan Zhivkoviq dhe
tjetri Miliq Jovan Ristiq filluen me i nxjerr guret nga themelet e Kishes dhe
ata lejuen e besa edhe urdhnuen që këte ta bajnë edhe shqiptarët dhe ja arriten
që ta zhdukin edhe gjurmen e fundit të asaj Kishe shqiptare katolike aty.
Mendoj se ajo kishë ka qen katolike e jo ortodokse per faktin se në fshat
serbet dhe malazezet që të gjithë që jetuen aty në dy shekujt e fundit ; shek.
19 e 20 jan kolonist të ardhun nga Serbia e Mali i Zi andaj ajo kishë nuk ka
mujt të jet ortodokse apo poravosllave perderisa ajo asht e vjeter mbi 1000 e
ma shumë vite dhe aty nuk ka pas serb as sllav të tjerë deri në fund shek. 19
dhe pergjat shek. 20. Ndersa në fshat ka pas gjithmonë shqiptarë të besimit
katolik të cilet padyshim se edhe kan ndertue Kishen per nevojat e veta.
Pra ky do ishte nji skjarim i shkurt se toponimi Lubozhdë nuk ka asesi mundësi
të jet sllav sikurse asht mendue dhe ende mendojnë disa njerëz dhe kan marr
hapin me i ndrrue emnin dhe i thonë NENGURRA, emen ky poashtu shqip dhe me
domethanje sepse fshati shtrihet rranx bjeshkve nga të cilat rrjedhin me qindra
kroje e gurra.
MIKROTOPONIMI POLLAQER
Dhe se në këte vendbanim ka pas jetë njerzish nga lashtësitë parahistorike
deshmonë mikrotoponimi POLLAQER. Iliret kasollat e veta per vendbanim të
ndertueme nga thuprat e holla dhe balta, e të mbulueme me bosa dheu me bar i
kan quejt POLLAQE. Në Lubozhdë asht nji hapsinë e madhe disa qindra hektarë që
shtrihet drejt ner gryken e prronit të Dragiqit ( Dragës ) dhe aty ka pas
kasolla të vjetra që janë quejt Pollaqe. Nji mikrotoponim i tillë egziston edhe
në fshatin komshi Cerrcë dhe edhe ky lokalitet shtrihet poashtu nen gryken e
prronit të Golakut. Pra se ka pas kasolla dheu apo po llaqe aty edhe sot e
kësaj dite ka dëshmi sepse kur në fillim të viteve 1970 kjo hapsinë u fut nene
kanalin per ujitje që vjen nga lumi i Istogut këtu u vendosen edhe shumë
familje ku ndertuen shtëpijat e veta, dhe gjatë mihjeve per themelet e
shtëpijave aty jan gjet shenja, gjurmë të nji vendbanimi parahistorik. Kam pa
me syt e mi derisa baba im Mustafë Hajdin Hasanaj së bashku me Ali Sadri Osaj
mihnin themelet per shtëpinë tonë që e ndertuem aty në vitin 1971-1972 dhe ata
zbuluen copa të keramikës, copa të kalanicave të argjiles, copa të drunit të
karbonizuem, si dhe disa copa metali, të bakrit e hekurit që shifej se kan qenë
stoli apo pjesë të armve.
PRRONI I DRAGIQIT
Asht ky nji përrue gjigand që me shekuj ka ba nji kanjon të thellë dhe ka nda
në mes dy vendbanimet Lubozhdë dhe Cerrcë. Pra ky prrue u krijue nga vërshimet
dhe erozioni i ujnave të mbledhuna nga largësitë e bjeshkës tue fillue që nga
fshati Dragë në kufi të sotshem me Serbinë e deri në vetë fshatin Lubozhdë.
Padyshim se per faktin që fillimi i grumbullimit apo akumulimit të ujnave në
këte prrue fillon në afersi të Dragës edhe e ka marr emnin Prroni i Dragës.
Mirpo ma vonë me ardhjen e kolonistve sllav hiqet fjala prroni dhe mbetet vetem
Dragës që e rregulluen serbet e malazezet per ta shqiptue në menyren sllave dhe
i thanë Dragiq. To ky popull ka edhe emen mashkulli Dragiq, pra jo pa qellim ju
ndrrue emni këti prroni.
KRONI I FANËS
Në Lubozhdë deri në vitin 1860 ka pas shqiptarë të besimit katolik. Ma të
vjetrit tregojnë se edhe dy lokalitetet e fshatit Rrafshi dhe Kodra që të dyjat
të banueme me shekuj nga shqiptarë të fisit Shalë diku deri në mes të viteve
1800 kan qenë katolik dhe falë kësaj edhe këto lokalitete ndryshe quhen Shala e
Kodrës per lokalitetin Kodër dhe Pepaj per lokalitetin e Rrafshit.
Në Lubozhdë ka shumë kroje me ujë të pishem mirpo që të gjithë janë rranx
bjeshkve dhe larg nga toka e bukes, nga toka pjellore dhe per këte shkak disa
familje kan pas vendbanimet e veta në rrafsh me qellimin e vetem që të jen ma
afer tokes së bukes. Nji nga këto familje ishte familja Palushi shqiptarë të
besimit katolik. Sipas të gjitha gjasave familja Palushi kishin pas shtëpijat
diku nen rrugen e sotshme kryesore që vjen nga Istogu e lidh fshatnat e rranxes
deri në Radafc të burimi i Drinit të Bardhë. Dhe per ta pas ma lehtë dhe ma
praktike jetesen ata hapin nji pus ku del uji i pijshem i ftohet akull në
fushat e fshatit dhe e rregullojnë per ta perdor si burim per ujin si nga
shtëpijat e tyne si në kohen kur janë në ara e livadhe tue punue fushen.
Mendimi im asht se ma vonë, shumë vite ma vonë shqiptaret e konvertuem në fenë
islame të Lubozhdës, pasi familja Palushi nuk u konvertue dhe u detyrue me ik
nga fshati, shalnjanet filluen ti thonë Kronit të Palushve, Kroni i Fanës. Ka
qen dhe edhe sot asht kjo shprehje per shqiptaret e besimit katolik që ju
thuhet me qellim ofendues nga ata të besimit musliman. Pra katolikve ju thojnë
Fanë. Dhe ky asht spjegimi per mikrotoponimin Kroni i Fanës.
BJESHKA E OSHLAKUT
Asht nji hapsinë me kullosa në bjeshket mbi fshat dhe ajo tokë asht vetvetiu
disi si e ujitun dhe mendoj se i ka mbet emni nga fjalet shqipe; asht e lagun,
asht lag, etj.
BJESHKA E SHYMEKUT
Poashtu nji hapsinë per kullosa të bagtive e cila ka nji krue të njoftun per
ujin e bollshem dhe të ftohët akull, por per rreth kronit asht paksa ma
thatsinë, ka kullosa të mekuna, pa bari me bollak dhe mendoj se emni i ka met
nga fjala shqipe shumë i mekun që serbet e kan transformue në Shumek per të ja
pershtat fjales apo emnit shuma ( mal ) të gjuhes serbe.
GRADINA
Emertim ky per vendet ku dikur ka pas vendbanime, kështjella apo kala dhe ky
emertim asht i perhapun gjithandej trojeve iliro-dardane. Mendoj se nga kjo
fjalë-emertim shqip serbet formuen emertimin grad per qytetin.
BATALLINAT
Toka djerrinë, të thata, që nuk janë të pershtatshme per kultivimin e të
mbjellave, nuk di nga vjen fjala batallinë, sepse edhe serbet e perdorin.
Mendoj se asht emertim i mbetun nga turqishtja.
RRAHIJET
Fusha të rrafshta, të pleshme me perplot florë e faunë. Duhet të vjen nga fjala
shqipe Rrah.
KRONI i MBRETNESHËS
Diku nja një kilometer nga rruga kryesore Istog - Vrellë , sokakut të lagjes
Januzaj në të majtë asht nji pus -krue që ka ujë të perhershem dhe të pishem
dhe quhet Kroni i Mretneshës. Serbët e paten perkthye në Korni i Krajlicës dhe
ashtu edhe shqiptaret i thonë sot e kësaj dite. Mendoj se diku në lashtësi në
kohnat e ilirve ka gjasë të ket kalue nëper këto troje far ekspedite me far
mbretneshe ilire dhe ose kroni ka qen aty e ajo me suiten e saj kan perdor ujin
, ose ajo ka urdhnue të hapet e rregullohet në krue ai vend ku asht pa se buron
uji.
Pra me ni logjikë të thjeshtë me shembuj konkret e të besueshem spjegova disa
nga mikrotoponimet e fshatit tim të lindjes Lubozhdës që bukur po i rrin edhe
emni Nëngurra.
-Borgenhaugen: prill, 2013-