- 25 pergjigje nga 5 të Nelaj, të ardhur nga Kollovozi i Topojanit të Kukësit
në NJ, USA, në bisedë me bashkpunëtorin e revistes ZemraShqiptare zotin Besmir
Vatoci dhe redaktorin tonë atje, Zeqir Lushaj-
1.Hamit Nela
1.-Zotri Hamit: -Ju jeni i madhi Nelajve. Kur keni ardhur në USA dhe si e nisët
at'here jeten në këtë vend?
Pergjigje: - Kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14 nëntor 1968,
dmth, para 45 vjetesh e sot që po flasim bashk, nga gjaku ynë Nela të
Kollovozit të Kuksit janë këtu rreth 50 anetarë. Jeta ime këtu, si e të gjithë
emigranteve, në hapat e para ka patur jo pak veshtirësi. Në fillim kur erdha
punova në New York per pak kohë. Pastaj kam punuar per 21 vjet në një fabrikë
edhe 4 vjet punova në një spital. Mandej, erdhi mosha dhe dola në pension me gjithë bashkshorten time dhe
tani bejmë jeten si pensionistë. Kemi lindur, rritur, shkolluar e martuar (me
shqiptarë) tre femij, dy djem dhe një vajzë, per çka ndjehemi të qetë por edhe
krenarë si prinder dhe gjyshër që jemi. E unë, per gjithëçka e gjithëherë them:
-Faleminderës Zotit!
2. Perveç izolimit komunist, në atë kohë edhe mundësitë e komunikimit kanë qenë
të kufizuara. Si i mbanit lidhjet me atdheun e njerëzit tuaj atje?
Pergjigje:
- Kur erdha në USA kisha rrallë komunikim me familjen. Por, letrat shkonin në Shqiperi si dhe na vinin ne
këtu. Por, veshtërsit që ti merrnin letrat njerzit tonë atje ishin të medhaja.
Këto gjana tashma dihen. Kam derguar edhe do ilaçe per motren që e kisha të
sëmur dhe ajo i ka marrë ato . U mundova të dergoja para, mirëpo familja nuk ka
mundur ti terheqë. Kuptohet kjo, nga sistemi që ishte në atë kohë. Ata nuk i
kanë marrë, por edhe mua nuk mi kanë kthyer ato para perseri!
3. A të merr malli per vendlindjen dhe kur ke qenë sefundi në Shqipëri?
Pergjigje:
- Sa per mallin hiç mos më pyet. Veç trupin e kam në Amerikë, por mendjen e kam
në Kollovoz! Të gjithë boten mund ta kerkosh dhe vendlindjen nuk mundesh ta
zevendsosh kurrë. As unë nuk mundem ta harroj asnjë ditë Kollovozin dhe e
kujtoj me shumë mall.
Kam qenë në shqipëri vazhdimisht që nga viti 1991 kur u hapen rruget. Por per
herë të fundit kam qenë në 2007. Me mendje jam perditë atje.
4. Cili është ndryshimi në mes emigrantëve të viteve të para dhe të këtyre të
mbas vitit '90?
Pergjigje: - Ka ndryshim. Por është një fjalë popullore që thotë se: "Çdo
bjeshkë e ka boren e vet!"... Perpara kisha mall të degjoja zerin e prindërve.
Tani të gjithë, komunikimin e kanë shumë të lehtë, per ata që duan të flasin me
familjen. Sa per punen besoj, puna këtu është e njejtë per nga kerkesat e
disiplina dhe ata që duan të punojnë e kanë rrugen të hapur.
Por, sido që të jetë, vendi i huaj nuk të behet kurr i joti. Ne, quhemi dhe
jemi emigrantë.
5. A flisni shpesh per kusheririn tuaj deshmorin e demokracisë Havzi Nela, dhe
çfarë u keshilloni brezit të ri të emigrantëve shqiptarë?
Pergjigje: - Unë flas shumë per martirin e fjalës së lirë Havzi Nela. Shkoj per
pak, në zanafillen e demokracisë! Ka qenë një inelektual i vertetë. Ketë e them
me plot bindje. E kam patur edhe moshatar edhe kushëri. Havziu, bashkë me
vëllain tim Sinanin, i binin çiftelisë në gur të Gjerdanikut tan kohës. Sa herë
që kam shkuar në shqipëri i kam takuar familjen e të ndjerit e të paharruarit
Havzi. Krejt zona e Topojanit dhe e Shishtavicit duhet të flasin edhe më shumë
per mësuesin që i ka shkolluar me dekada ata malësorë të zonave aq të thella.
Brezave të ri i këshilloj që të mos harrojnë varret e të parëve, mos ta
harrojnë kombin, mos ta harrojnë dashurinë per prinderit se ne jemi një vend i
vogel por i paster ku gjithmonë e kemi dashur e nderuar familjen. Të
respektojnë njeri tjetrin se janë larg vendit të tyre dhe mos të shofin kush
është nga Veriu dhe kush nga Jugu, kush nga Shqipëria a nga Kosova e viset e
tjera amtare. Shqiptarë jemi të gjithë, vëllezër jemi te gjithë, të një gjuhe e
të një gjaku.
II. Skender Nela
1. Ju jeni i pari i këtij brezit të sotem të Nelajve që keni zbritur në USA. Si
tu duken këta emigrantët e vjetër kur erdhe sefte këtu?
Pergjigje: - Në përgjithsi të mirë mu duken njerzit dhe jeta ketu. Ato gjera që
mu duken keq, bera sikur nuk i pashë. Bile, gati-gati keshtu veproj edhe tani.
Gjerat që s'më pelqejne bej sikur nuk i shoh.
Per mua ka qene i lehtë fillimi se e kisha xhajen ketu dhe si të thuash ishte
rruga e gatshme.
2. A je bërë, qoftë edhe një moment pishman per emigrimin në Amerikë dhe pse?
Pergjigje: - Nuk jam bërë pishman asnjeherë per zgjedhjen që bëra me emigrimin
këtu. Por kuptohet se
fillimi ka pasur veshtërsit e veta edhe per mua ashtu si per çdo emigrant të
ri. Kur njeriu vendos per një diçka nuk eshte mire të behet pishman.
Pishmanlliku krijon thyerje e thyerja çon në disfatë.
3. Sot Ju, administroni tre restorante në Nj. Si e nisi këtë punë një emigrant
ilegal shqiptar?
Pergjigje: - Po, është e vertetë që administroj tre restorante. Po të punosh,
çdo gjë arrihet dhe kur e sheh që një punë po e bejnë shumë të tjerë, pse të
mos mendosh dhe luftosh që ta bësh edhe ti?
Unë kam një shprehje dhe i besoj asaj: - Atë që ma ka dhenë Zoti, nuk ma merr
askush.
4. A është luhatur në këto vite krize ekonomike biznesi juaj gjithësesi i
suksesshëm?
Pergjigje: - Per ne nuk ka pas krizë ekonomike. Vazhdimisht kemi punuar,
thuajse me një ritem.
Eshtë pak më e veshtirë në ketë kohë se e gjithë bota po ankohen. Por, ishalla
do ndryshojë per mirë jo veç ekonomia amerikane por edhe ajo globale.
5. Pse akoma beqar zotni Skender? Keni frikë nga vajzat apo e don "të pikuar
nga qielli?"
Pergjigje: - Duhet kujdes . Se, me at' që do lidhësh kurorë, do të jetosh
gjithë jeten. Frikë nuk kam. Havzi Nela ka thënë: - Andej nga vij unë, kendon
gjeli dhe jo pula. (Hahahaha. -Po bej shaka me shume per te kujtuar të
paharraurin tonë Havzi...).
III. Ismet Nela
1. A je i qeshur edhe me klientet keshtu si me ne vizitorët?
Pergjigje:
- Qeshja është pa para..., (se ne tregtaret shpesh e kemi mendjen më shumë tek
parat!). Mundohem ti bëj klientet të ndihen rehat kur vijnë tek restorantet
tona me kenaqesi ndaj edhe perpiqem të jem gjithnjë i qeshur me ta. E meritojnë
buzëqeshjen, sjelljen e fjalën e mirë. Ne, jemi në sherbim të atyre.
Ndersa vizitorët, pra shokët, miqët e dashamirët, më bejnë gjithmonë edhe më të
qeshur edhe më të lumtur. Shyqyr që na vijnë dhe na vizitojnë dhe dëshiroj e
uroj të na vijnë sa më shumë. Perfitoj nga rasti i fotos që zgjodhet per botim
ju zoti Lushaj, dhe i ftoj edhe lexuesit e ZSH-së në restorantin tim, ja këtu,
në ball të qendres tregtare, taste of Tuscany. Ini të mirëpritur në çdo kohë.
Dhe ju siguroj per një gjë: -Cilido klient shqiptar që të hyjë në restorantin
tim dhe të më thotë se "jam lexues i rregullt i revistes ZemraShqiptare", do ta
ketë sherbimin tim krejtësisht gratis-falas.
2. Edhe në Tiranë ju keni jetuar mirë. Si e sheh ndryshimin e jetës këtu me
atje?
Pergjigje:
- Në Tiranë kam jetuar mirë, kjo është e vertetë. Por të mirat e Tiranes, me
shtëpi e me gjithçka, i kisha të gjitha nga babai. Atje unë nuk kam punuar
shumë. Kohen e kalojshim me shoqëri dhe shoqerinë e kam patur shumë të mirë.
Ndryshimi këtu me atje, është shumë i madh, mendoj unë.
Këtu njerzit nuk kanë shumë kohë per kafe, bile siç i keni parë edhe ju, keta
kafen e pijnë në makinë, duke ecur per punë. Ne të ardhurit, gjithë emigrantet
pra, them se duhet të mesojnë nga banoret e këtushem se si të shofin punen e
tyre dhe si të ndertojnë më mirë jetën e tyre. Amerikanët, janë një shembull
shumë i mirë edhe në ketë drejtim.
3. Çfarë është per Ju pasaporta e shtetesisë amerikane që e ke marrë para pak
muajsh?
Pergjigje: - Është e vertetë që e kam marrë para disa muajsh pashaporten e
shtetësisë amerikane. Por e kam edhe pasaporten shqiptare dhe e ruaj me shumë
dashuri.
Me gjithë zemer e uroj çdo shqiptar që jeton në ketë vend që ta marrë
pashaporten amerikane. Por
ama, të mos harrojme se nuk të jep me hangër pashaporta! Unë punoj njelloj si
ata që nuk e kanë pashaporten, por duhet thenë se e kanë jo pak zili gjithë
bota pashaporten Amerikane, e kan enderr të jenë qytetarë të vendit më të
fuqishem të botes. Eshtë nderë e krenari por edhe pergjegjesi kjo pasaportë.
4. Shtëpinë të re, pasaporten të re, Nusen të re, makina të reja...:- a ka të
ndaluar Ismet Nela?
Pergjgije: - Po është e vertetë. Të gjitha të reja i kam. Po mundohemi ta
ndertojmë jeten në një vend të huaj por që të jep edhe mundesi të mëdha. Sa të
mundemi do të hecim dhe jam i kenaqur per gjithçka që kemi arritur deri tani
bashk me vëllezërit e kushërinjtë e mi.
5. Jeni në prag të dasmes me vajzen dibrane studenten - juriste të ardhshme
Inesa Shahu. Si po ecin pergatitjet? (Në dasmen e një biznesmeni, njerzit i
"hapin sytë" më shumë...! Apo Jo?)
Pergjigje: - Pergatitjet po shkojnë mirë. I kemi afruar punet dhe them se është
gati gjithçka. Unë ndihem shumë mirë dhe i lumtur per martesen që kam lidhur me
Inesa Shahun.
Mendoj që ata njerëz që do të vijnë per ta kaluar kete ngjarje të shenuar per
çdo njeri qe martohet, mirë do të kalojnë me patjeter. Ne do të mundohemi t'ua
plotsojmë deshirat të gjithëve se ata janë njerzitë tanë që na rrethojnë dhe që
duam të jenë të pranishem në dasmen tonë. Edhe ju do jeni pjesmarrës ne dasmen
tonë dhe do presim edhe vlersimet tuaja miq të dashur.
IV. Inesa Shahu
1. Si vajzë e vetme e një profesori e tregtari dibran, duket të ka ndjekur
fati: -po shkollohesh në Nju Jork, po martohesh me një biznesmen?
Pergjigje: -Është shumë e vërtetë që jam me fat. Të paktën mua gjithmonë kështu
më duket vetja kur mendoj për jetën që kam bërë deri tani. Kam dy prindër te
cilët mi kan plotësuar të gjitha kushtet dhe më kan dhënë dhuratën me të mirë,
edukimin dhe mbështetjen e tyre në ç'do hap të jetës time.
2.
Kemi degjuar se dasmen do e besh në korrik, në Shqipëri. Nese është e vertetë,
-pse atje?
Pergjigje: - Edhe pse kam ik shumë e vogël nga Shqipëria, në shtëpi gjithmonë
jemi përpjekur ti mbajmë e ruajmë traditat tona. E gjithë familja ime (perveç
prinderve), ende gjindet në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja kryesore për të
cilën dhe dasmën vendosëm ta bejmë atje.
3. A të ka marrë malli per qytetin e Peshkopise ku ke lindur dhe çfarë i kujton
më shumë atdheut?
Pergjigje: - Shqipëria për mua gjithmonë ka qenë një pikë e dobet në zemer. Malli
më merr shumë për vendlindjen. Nuk është e mundur të mendoj Peshkopinë pa
kujtuar rrugët e saj plot pemë, turizmin ku shumë herë shkonim për akullore në
verë, si dhe rrugët e vogla të bëra me gurë. Në Shqipëri këto gjëra mbase janë
pak, njerëzit ëndërojnë për dritat e natës të Nju Jorkut. Për mua, këto gjëra
janë ato që e bëjnë Peshkopinë të veçantë dhe të pa harrueshme.
4. Me pak fjalë, ku e sheh thelbin e ndryshimit midis arsimit në Tiranë dhe
ketu në NY?
Pergjigje: - Nuk besoj të jem e kualifikuar ti pergjigjem kësaj pyetje në
saktësi sepse kam ikur nëntë (9) vjeçe nga Peshkopia, dhe nuk kam jetuar në
Tiranë.
Kam pasur fatin të kem një edukim shkollor në dy kontinente dhe tre shtete.
Shkollën 8-vjeçare e kam filluar në Peshkopi dhe në klasë të pestë u
transferova në një shkollë private në Santo Domingo, në Republikën Dominikane,
ku përfundova edhe gjimnazin. Vitet universitare i kam kaluar ne Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Kërkesa ndaj nxënësve në vitet e para të arsimit shqipëtar më duket shumë më strikte
dhe e angazhuar se kjo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbaj mënd që lëndët
e matematikës, historisë, si dhe literatura kan qenë shumë më të plota. Me sa
po shoh në arsimin e ShBA-së, niveli i studentëve në klasat fillore është shumë
i dobët. Nxënësit kan më pak detyra si dhe më pak kërkesë në klasë.
Por besoj se dhe tipi i jetesës ka shumë të bëj. Jetesa në Shqipëri, të paktën
kur unë isha në Peshkopi, ka qenë shumë ndryshe. Prindërit e mi nuk punonin
deri në orë të vona dhe kishin më shumë kohë të më dedikoheshin mua. Edhe pse
babi ishte trainier futbolli dhe mamit si doktoreshë i duhej te ausentohej
shumë herë mbasditeve, mësimet dhe detyrat i bëja vet, por gjithmonë mami ose
babi mi kontrollonin detyrat edhe më pyesnin për mësimet e bëra. Në ShBA,
prinderit nuk kan kohë ti ndjekin fëmijtë e tyre në të njejtën menyrë që
tregova. Ato duhet të punojnë deri vonë, madje mund që të kenë edhe dy punë.
Gjithashtu, besoj se dhe teknologjia është një pjesë indikative në humbjen e
nivelit shkollor.
Është shumë e vështirë për nxënësit amerikan të përballojnë shkollën
universitare pasi nuk janë të përgatitur prej në themele. Në shumicën e rasteve
atyre ju duhet të marin klasa para-universitare për të qenë në nivel per më
lart.
5. Si vajzë me shkollë të madhe, si dhe ku e sheh karrjeren tende në të
ardhshmen?
Pergjigje: - Do të më pëlqente shumë të kisha zyrën time private mbasi të
mbaroj shkollën e drejtesisë. Gjithashtu, kam një dobësi të madhe për
organizatat ndër-kombëtare. Çështjet internacionale dhe diplomacia gjithmonë
kan bërë pjesë në idealet e jetës time. Të shohim. Jeten e kemi perpara dhe per
realizimin e ëndërrave po punojmë me perkushtim.
V. Dëfrim Nela
1. Emrin e ke Dëfrim, por ama shofim se je shumë me i lidhur me punën se me
dëfrimin!
Pergjigje: - Siç e dini koha këtu është e kufizuar por mundohemi të gjejmë
hapsira per të dalë edhe me dëfrye. Puna sigurisht zë pjesen me të madhe të
kohes sepse per punë kemi ardhur më së shumti në ketë vend.
2. A keni punetorë shumë në restorantin tuaj dhe si delni me xhiron, dmth, si
varion ajo nga muaji në muaji?
Pergjgje: - Kemi puntorë mjaftueshem per të perballuar punen. Si në çdo biznes
tjeter, edhe ne restorante, xhiroja varion nga muaji në muaj dhe gjithçka varet
shumë me ecurine e ekonomisë në pergjithësi.
3. Kryesisht, nga i keni klientet dhe si i ndertoni mardhëniet me ta?
Pergjigje: - Kryesisht janë amerikanë vendas, por ka edhe nacionaliteteve të
ndryshme pasi Amerika njihet per shumëkombësinë e perberjes së saj. Persa i
perket mardhenieve me klientin mundohemi të kemi një sherbim sa më cilësor dhe
korrekt që klientela te jetë sa më e kënaqur me sherbimin. Qendrimi ndaj
klienteve dhe mardheniet tona me ta janë në plan të parë.
4 .Megjithese tani e sheh nga larg, por a të duket ekonomia shqiptare në rrugë
të mbarë?
Pergjigje: -Ne që jemi shkeputur per shumë kohë nga Shqipëria i shohim edhe më
mirë ndryshimet që janë bërë në Shqiperi nder vite. Ekonomia padyshim ka
avancuar dhe po behen hapa të rendësishem. Por kjo kerkon kohë dhe perkushtim
per të zgjidhur jo pak problem, e do thoja, një nder to është edhe ai i
papunësisë.
5. Na thuaj të verteten: - a të merr malli per Shqiperinë, per Kukesin, per
Kollovozin ku ke lindur dhe per çfarë më shumë?
Pergjigje: - Po patjeter na merr malli per Shqiperinë pasi atje kemi
vendlindjen dhe familjet tona, të afermit, shoket , miqët, por sot fatmirësisht
i kemi të gjitha mundesit që të komunikojmë shpesh falë edhe teknologjisë
bashk-kohore. Kemi mundesi gjithashtu të shkojme atje, ti shohim e vizitojmë
por të mbajmë parasyshë se Amerika eshte goxha larg dhe ngarkesat e punes ketu
jane jo të vogla. Biznesi don që t'i rrish mbi kokë.
Zeqir Lushaj, mik ne familjen Nela. NJ, Vjeshtë 2012
Hamit Nela
(Per VOAL, 18 Prill 2013)