VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990
NgA RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 04.18.2013, 06:58am (GMT+1)




Pikërisht në ditën e sotme kur lideri historik i shqiptarëve, kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha po merrte pjesë në ceremoninë madhore mortore të përcjelljes së "Zonjës së hekurt", ish-kryeministres britanike për 11 vjet, Margaret Theçer 88 vjeçare, m'u kujtue një fakt: Mbretëria e Bashkuar e të shquares Mbretëresha Elsabeta II (86 vjeçare) në shtetet monarkiste të Komonuelthit Britanik të mbretërimit të Madhërisë së Saj i ka të gjithë guvernatorët e përgjithshëm në moshë madhore. Në shtetet monarkiste ma të mëdha: në Kanada është Jahnston 71 vjeç, në Australi është guvernatori Bryce dhe në Guinea e Re Papua guvernatori Ogio secili prej tyne 70 vjeçar, ndersa në Zelandën e Re është Mateparae 56 vjeç (ma i riu nga të gjiithë guvernatorët). Edhe në shtete ma të vogla monarkiste të Madhërisë së Saj guvernatorët e përgjithshëm janë në moshtë të tretë: në Bahama, Barbados 82 vjeç, Grenada, San Kitis e Nevis 81 vjeç, Belize 80 vjeç, Sant Vinsent e Grenandina 76 vjeç, Grenada, Antigua e Barbuda, Ishujt Solomon 68 vjeç, Tuvalu, Sant Luça 66 vjeç, Xhamajka 62 vjeç. Pra, perandoria ma e fuqishme e globit në shekuj të kaluar, shteti monarkist ma i madh i botës së sotme, "e gjithëpushtetshmja e heshtur" e ka në funksionim përtej shekullor këtë kriter moshe dhe i ka dhanë ato që i ka prit në realitetet e saj madhore historike. E përcolla në këto ravijëzime këtë fakt përballë fjalathanieve të kryerivalit (o)pozitar socialist që në tribuna konferenciale shtypi, në takime konfidiencale, në dialoge e monologe, thirrnon "me e nxjerr Berishën në penison"(!)

Sot, si për koinçidencë, nga dita e 23 qershorit elektoral na ndajnë vetëm 67 ditë, që nga ana numerike përkojnë me 67 vite jetë të kryeministrit Sali Berisha. Përndryshe: çdo ditë që kalon me devizën elektorale "Përpara" po duket sikur e rinon Berishën. Nesër mund të themi se është 66 vjeç, pasnenër 65 vjeç... E në ditën e sovranit, në mesnatën e 23 qershorit 2013, do të ketë një mëngjez të kthjellët fitoreje historike për politikën reale e perspektive të zhvillimit, integrimit e kombëtarizimit. Berisha do të dalin të bajnë "festa-diellin" në Sheshin metropolitan "Skënderbej", rivali i tij politik majtist me "Aradhën" e vet mandathumbun do të zezojnë me "festa-hanë".

Sigurisht për Berishën e demokratët kjo do të jetë një tjetër Rilindje e Vërtetë Kombëtare Shqiptare. Një tjetër Rilindje e rradhës. Vjen pas atyne të 8-12 Dhjetorit '90 apo të 22 marsit '92 të 17 shkurtit 2008 (pavarësia e Kosovës) apo 2 prillit 2009 (antarësimi i Shqipërisë në NATO)...

Kurrkund nuk po di me ia krahasimue ndonjë rilindje të veçantë rivalit të tij politik të së majtës, përveçse faktit se kur humbi si Koalicion për Ndryshim në zgjedhjet e vitit 2009 fitoi mandatin e dytë si kryetar partie me 99 për qind (!) Kësaj here, më 23 qershor 2013, me humbjen e rradhës (2013), pas asaj si kryetar bashkie (2011) nga militantizmi revoltor i strukturake partiake ka me humb edhe si kryetar i PS me 99 për qind...

"Rrotacioni ideologjik" i mplakun
i të majtës që nuk po rinovohet

Humbja e kryerivalit të së majtës aktuale është e pashmangshme edhe në këtë qershor 2013, sepse ky lideri i sotëm i PS po kryen një "rrotacion ideologjik"skelektik brenda partisë e koalicionit të tij si në fjalathanie (para)elektorale partiake të debatueshme edhe në institucione e mediume; në kandidaturat parlamentare (rishtim i pasardhësve të etërve të shtylltë të enveriadës); në formatimin aktual të koalicionit zgjedhor të opozitës së majtë rebus-realitet pragzgjedhor, etj.

Ky "rritacion ideologjik" keqmanifestohet me aliazh lindor ekstremist komunist si me demonstratën e 21 janarit 2011 sipas "Manifestit Komunsit" (1848) për "t'i marrë karriket politike me dhunë"(!), praktika famëkeqe të "gardistëve të kuq" të PS si në kohën e Revolucionit të Madh Kulturor Kinez (sulmi ndaj liderit të LSI, shkuarja proletare uturimore në tubimet tipike "muzhike kuqe ruse" tek dyert e KQZ për të marrë kërcenueshëm mandatin e humbur të kryebashkiakut (!), tek shtëpia e një ish-deputeti të karierës së lartë në të majten shqiptare, etj.).

Ky "rrotacion ideologjik" është i këtillë pasi nuk merret as me objektiv për ngritjen e një tuneli autostrador si i Kalimashit apo i Qafë Thanës, për votimin e tri ligjeve të fundit për integrim statutor në Bashkimin Europian, për ndërtim të hidrocentraleve kapacitet lartë si në kaskadën e Devollit, etj., po merren vetëm me një kryeemër emblematik, me liderin historik të shqiptareve, prof. dr. Sali Berisha. Këtij "rrotacioni ideologjik" i flakadojnë parullat komuniste "kush nuk është me ne (koalicionin PS-LSI, etj) është me Berishën", ndërkohë që demokracia krijon hapësira parimore për "pole", "blloqe", "fronte" të tjera nga e majta dhe nga e djathta, në qendër, etj.

Ky "rrotacion ieologjik" është i tillë që në platformën elektorale tue nistue nga sllogani "Rilindje", aqsa gjithçka propogandojnë sikur do të nisin nga "zero" (nga viti 2013 si Enveri nga v. 1938), sepse po turrecojnë gjithkund e përditë mohime për arritjet e njoftuna edhe ndërkombëtarisht të qeverisë aktuale pa pohue as vet ndonjë rilindje me objektiva në ekonomi, në politiken e jashtme,etj. Kryeopozitari i PS gjithandej thotë 95 për qind keq kjo e ajo punë në këtë apo atë fushë (!) Absurdi politik shqiptar: (O)pozita LSI po sulmon në rritje Qeverinë e sotme në të cilën ishte"autoritet autonom" dhe hala e ka të"hipotekueme" numerikisht të lartë "ushtrinë" e vet zyrtare që ban thirrje elektorale për rrëzimin e pushtetit të PD (!). Kryerivalët (o)pozitarë PS e LSI po kohë merren me "konflikt politik" otomanik me deklarata e veprime tipike guerrilase lindore lidhun me pushtetin lokal e strukturat zgjedhore të tij, saqë të krijojnë ide në shfaqje publike sikur janë "çlirimtarët e vitit "˜44" që vrapojnë nga Përmeti i 24 maijit për të marrë Tiranën etj. Në veprimtarinë propogandistike në ekrane televizive, etj. dy kryerivalët politik të së majtës (PS dhe LSI) ngjasojnë me kohën e komunizmit enveriadë që nuk flisin për mëkatet e veta në dyert partiake e të pushtetit qëndror e lokal, (prodhojnë armiq politik e elektoral dhe iu turren jo veç fizikisht dhe jo vetëm në parlament), dhe po na dalin e hiqen para sysh me"aradhën" e vet si "ëngjëll"(!)

Ky "rrotacion ideologjik" është i këtillë pasi nuk merret as me objektiv për ngritjen e një tuneli autostrador si i Kalimashit apo i Qafë Thanës, për votimin e tri ligjeve të fundit për integrim statutor në Bashkimin Europian, për ndërtim të hidrocentraleve kapacitet lartë si në kaskadën e Devollit, etj., po merren vetëm me një kryeemër emblematik, me liderin historik të shqiptareve, prof. dr. Sali Berisha.

Ky "rrotacion ideologjik" i vrellon edhe parullat komuniste "kush nuk është me ne (koalicionin PS-LSI, etj) është me Berishën", ndërkohë që demokracia krijon hapësira parimore për "pole", "blloqe", "fronte" të tjera nga e majta dhe nga e djathta, në qendër, etj.

Ky "rrotacion ideologjik" i së majtës të ditës i përnget asaj devizës internacionaliste"Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!" ku koalicioni (o)pozitar i thërret të gjithë "bashkohuni" në një farë koalicioni të këtillë si ky "ec e merre vesh"(!) me vetëm një synim "ta rrëzojmë Berishën" dhe pastaj pas 23 qershorit 2013 9sipas andrressë vet) "të ndajmë trofetë" dhe tevona të merren me ata që"i kanë proletarë të vet' dhe "ata që do t'i proletarizojnë" me platformat e veta(!), etj. etj.

"Edhe në paç jetën e Isuf Rexhës "

Qyshse nga rinia ime mbajamend një thanie popullore të trevës së vendlindjes time: ndokujt në oda malësore, në "rrugë të madhe" apo kur ndokush ndërmerrte ndonjë mision të vështirë e të gjatë, iu thuhej ballëpërballë: nuk kie me mujt me e bă apo me pas kohë me e krye këtë apo atë punë "edhe në rrnofsh sa Isuf Rexha i Berishës".

E kush ishte ky njeri emblematik popullor? Pa mëdyshje, një nga atdhetarët e njohur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i lindun në kullën e berishajve në Rrafshin e Tropojës (së Vjetër), i lindun në vitin 1793, para katër shekujve kalendarik dhe vdek 120 vjeç në fill të nëntorit 1913 kur Malësia e Gjakovës u muhaxhir në Shkodër, pasi 7 divizione me 12.000 forca serbo-malazeze të primë nga gjenerali sllav Vashoviq e oficer si Savo Lazaraviç (Savë Batarja) mësynë përgjakshëm dhe i dogjën kulla, stane, pemë.
Kombëtari Isuf Rexha kur ishte 52 vjeç iu prini berishasve të vet të Rrafshit të Tropojës (Ast) ashtu si Sylejman Abaz Lushaj i Gegajt (derë e parë e fisit shipshan) etj. të inkuadruem në flamurin e bajrakut të Shipshanit me Din Bajram Bajraktarin, përkrah 8.000 luftëtarëve të Malësisë së Gjakovës e të Rekës, të primë edhe nga Haxhi Brahim Bajraktari i Gashit, Binak Alia nga Krasniqja etj. mori pjesë në Kryengritjen kundër Reformave të Tanzimatit dhe i thyen në Qafë të Morinës (edhe në Qafë të Prushit, etj.) mijëra forca otomane të Reshit Pashës duke i largue edhe nga qyteti historik i Gjakovës, i hapën burgjet e i liruan të burgosurit, etj. Kjo kryengritje malësore nuk i lejoi Portës së Lartë t'ia cënonte autonominë Malësisë së Gjakovës, etj.

Luftëtari aktiv Isuf Rexha (i Rexhë Ali Isufit të Mark Vatë Deskut) me berishasit e vet në territorin e bajrakut të Shipshanit, me Din Bajram Bajraktarin, përkrah mijëra forcave të Malësisë së Gjakovës etj. mori pjesë edhe në disa luftna të viteve 1852-1854 dhe 1872-1875 në mbrojtje të Plavë-Gucisë deri në Moraç kundër forcave pushtuese serbe e malazeze, që sulmonin toka etnike e popullsinë vitale shqiptare të saj me bekimin e ndihmën e gjithanshme të Perandorisë së Rusisë, si dhe në kryengritjet e Malësisë (1867-1870) kundër otomanëve. Ndonëse në moshë të thyeme, i hipun në kali shale, i fortarmatosun, bashkë me dy djemtë e tij, me Colin e Muslinë, mori pjesë me bajrakun e Shipshanit, të Gashit, etj. në Aksionin e Gjakovës në shtator 1878, ku u vra edhe Maxharr Pasha (Sharl Detua ose Mehmet Ali Pasha) pjesmarrës në Kongresin e Berlinit. Në "Luftën e Nokshiqit",e vlerësueme si "Parathania e Pavarësisë" në Vlorë (1912) mori pjesë edhe Halil Isuf Rexha (gjyshi i Sali Berishës) bashkë me berishasit e vet në Rrafshin e Tropojës, etj. Një emën të nderuar lanë edhe Zeqir Halil Isufi, "Qytetar Nderi"i komunës së Tropojës, pjesmarrës në Kuvendin e Junikut (1912) dhe në Kryengritjen e Përgjithshme deri në Shkup (12 gusht 1912), kryengritje që çoi në Shpalljen e Pavarësisë.

Po ky atdhetari Isuf Rexhë Berisha, babagjyshi i Sali Berishës, u bă mjaft i njoftun edhe për jetëgjatësinë e tij. 120 vjet jetë. Mbi një shekull. Dhe, si i thonë asaj shprehjes së mirë "pa iu bă nevojtar kurrkujt". Edhe në vitfundin e jetës së vet, teksa ecte mbi kali, e mbante trupin drejt dhe prej larg i shihte njerëzit dhe iu thirrke në emën. Pati një jetë aktive. Po edhe dy nipat e tij kanë jetue gjatë: Zeqir Halil Isufi 97 vjeç dhe Ram Halil Isufi 94 vjeç. Janë gen jetë gjatë.

Iu ka ngjarë në gjak e prag, në jetë e në veprimtari, edhe lideri historik i shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, që ecë në kambë si lis dhe sy-sheh si shqiponjë, që punon me vitalitet të lartë si një i ri dhe nuk njeh moshë të tretë, me një memorie të admirueshme, me aftësi përkushtuese për njerëzit e të ardhmen, për kombin shqiptar.

Ky lider jetëgjatë e punëmadh kombëtar, lideri historik i shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, teksa iu përngjan brezave të vet paraadhës jetëgjatë e atdhetar si Isuf Rexha (babagjyshi), Halil Isufit (gjyshi), Zeqir Halilit (mixha), Ram Halili (baba).
Si lideri kombëtar shqiptar, Sali Berisha, ka mjaft shembuj në kohën e sotme që janë jetëgjatë në politikë si presidenti amerikan, Xhorxh Bush që u zgjodh në këtë detyrë 65 vjeçar (1989), zëvendës/presidenti amerikan aktual, Xhon Biden 71 vjeçar, India e largët e ka kryeminstrin 80 vjeçar, ndërsa fqinjët e afërt: Italia 70 vjeçarin Monti dhe Greqia 61 vjeçarin Samaras.

Nisun nga të gjitha këto fakte të jetës së tij e të personaliteve botërore, paska pasë të drejtë kryeministri Berisha që në janar 2011 në emisionin "Opinion" në TV Klan, deklaroi se do të jemi si koalicion deri në vitin 2023. Anipse iku LSI. Berisha do të jetë në politikë e në pozitë si deri më sot, se ka moshajetën e Isuf Rexhës, brezave të vet paraardhës. Se asokohe do të jetë 79 vjeç. Se lideri Berisha po rinohet bashkë me Shqipërinë e rilindur qyshse në dhjetor 1990, me demokracinë, me ardhërinë e kombit shqiptar.
 


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)
JO MË TEPËR, EDHE NËSE BEOGRADI NA E NJEH SOT PAVARËSINËNga ADRIATIK KELMENDI (04.13.2013)
ALBINOT MALOKU - 'DEBATI' I JEREMIQIT ËSHTË CIRKUS (04.12.2013)
VLLAZNIA LAVIRJA E RADHËS NË DUART E POLITIKËSKoment nga REDAN BUSHATI (04.12.2013)
MASKARALLEKU… SI TRASHËGIM?Nga SELIM M. NËNGURRA (04.11.2013)
RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…Nga MURAT GECAJ (04.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]