VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE

E Martë, 04.16.2013, 08:25am (GMT+1)



Tiranë, 15 prill - Këshilli Ndërakademik i Gjuhës ka në përbërjen e tij 22 anëtarë, akademikë nga fusha e gjuhësisë, profesionistë me karrierë të gjatë. Në kryesinë e tij janë profesor Jani Thomai dhe profesor Rexhep Smajli. Burime pranë tij bëjnë me dije për "GSH" se jo të gjithë do të jenë të pranishëm në mbledhjen e së martës. Disa për shkak të angazhimeve të tjera e disa për arsye shëndetësore, si për shembull prof. Shaban Demiraj apo prof. Idriz Ajeti. Tematikën e mbledhjes që bëhet të martën e ka konfirmuar edhe profesor Ethem Likaj. "Në mbledhjen e së martës do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e zanores ë të patheksuar dhe togjet zanore", - deklaroi ai. Ndërkaq, kërkesës sonë për të na dhënë shembuj konkretë të fjalëve që i përmbajnë këto shkronja, ai iu përgjigj negativisht. "Në fund ne do të dalim me përfundime që do të jenë publike për të gjithë. Çdo gjë që ne mund të themi tani, mund të çojë në keqkuptime të paarsyeshme", - e përfundoi bisedën, Prof. Likaj. Nga ana tjetër, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë një listë fjalësh, drejtshkrimi i të cilave do të rishihet dhe mbase do të ndryshohet, si edhe një listë të çështjeve që do debatohen. Deri më tani, mund të thuhet se kjo listë iu është dorëzuar më herët anëtarëve të këtij këshilli dhe të martën do të diskutohet e ardhmja e formës së tyre të shkruar. Mbledhja

Të martën do të rishihen këto çështje, së paku sipas asaj që është parashikuar vitin e kaluar.

1. Heqja apo ruajtja e zanores -ë- në fjalët e përbëra që përmbajnë si element të parë përemrin vetvetor vetë (vetvendosje, vetvrasje, vetveprim etj.), për të cilin vitin që shkoi nuk është arritur në një përfundim të përgjithshëm.

2. Drejtshkrimi i zanores -ë- në rastet e padiskutuara në mbledhjen e muajit qershor 2012.

3. Zanoret e tjera dhe bashkëtingëlloret: a) Togjet zanore -ua- / -ue- dhe -ye-; b) Zanorja -i- dhe sonantja -j-; c) Sonantet -nj-, -j-; d) Sonantet -r-, -rr-, -n-, -l-, -ll-; e) Bashkëtingëllore të shurdhëta e të zëshme dhe ë) Bashkëtingëlloret dyshe (dh, th, sh, xh, zh, nj, gj).

4. Drejtshkrimi i toponimeve: shqiptare, të huaja dhe etnikat.

Fjalët

Nga 42.205 fjalë që ka "Fjalori i gjuhës shqipe" (2006), ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalëve, ose i 12,55% të fjalëve. Kështu, tronditen shprehitë drejtshkrimore në 1844 fjalë, ose në 4,37% të fjalësit, pasi ka raste fjalësh në shkrimin e të cilave folësi e ka të vështirë të bëjë dallimin midis një prapashtese dhe një teme të shkurtër, si p.sh. anëtar është vendosur të shkruhet antar, por folësi fare lehtë edhe kompozitën anëdet mund ta shkruajë andet etj.

Në takimet t+h, d+h etj., këto janë rastet ku do ketë ndryshime: shtathedhur - shtat'hedhur; Ethem, Mithat-Et'hem, Mit'hat; meshollë- mes'hollë; gazhedhëse bëhet gaz'hedhëse.

Shkrimi i mbaresës së shumësit nj-së j, i rr-së r, lëvizja e ë-së në prapashtesën -ët dhe -të, duke i shkruar të gjitha fjalët ose me -ët, ose me -të, i: Shkruhen me nj, do të shkruhen me j, 392 fjalë, si rasti barinj, ullinj, që do të shkruhen barij dhe ullij. Fjalët me -ët (i, e) (i cekët) ndryshojnë 169 të tilla, duke u bërë me -të sipas shembullit i cekët në i cektë.

Do shkruhen jo me i si deri tani, po me j, fjalët me grupet ia, ie, io, iu, me prejardhje kryesisht nga gjuhët neolatine, si: ia/iá, 520 fjalë, sipas modelit nga amiant, italian në amjant, italjan; me ie/ié, 177 fjalë, sipas modelit, janë materie, stallier bëhen materje, stalljer; me io/ió, 493 fjalë, janë dioqezë, aksion bëhen djoqezë, aksjon dhe me iu/iú, 53 fjalë, nga spiunazh, akuarium bëhen spjunazh, akuarjum. Nuk do të shkruhet ë-ja në 3786 fjalë, për një pjesë të të cilave është vendosur në rregullat e miratuara në qershor 2012 dhe një pjesë janë propozuar për miratim në mbledhjet e kësaj jave.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)
JO MË TEPËR, EDHE NËSE BEOGRADI NA E NJEH SOT PAVARËSINËNga ADRIATIK KELMENDI (04.13.2013)
ALBINOT MALOKU - 'DEBATI' I JEREMIQIT ËSHTË CIRKUS (04.12.2013)
VLLAZNIA LAVIRJA E RADHËS NË DUART E POLITIKËSKoment nga REDAN BUSHATI (04.12.2013)
MASKARALLEKU… SI TRASHËGIM?Nga SELIM M. NËNGURRA (04.11.2013)
RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…Nga MURAT GECAJ (04.10.2013)
NDARJA E HASITNga ZEQIR LUSHAJ (04.09.2013)
DISA NJOHURI PËR DEPUTETIN E AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPANga ARBEN LLALLA, historian i pavarur (04.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]