E Shtunë, 04.27.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Intervistë e Presidentit Topi në emisionin "5 pyetje nga Babaramo"
E Enjte, 09.24.2009, 05:24pm
Ilir Babaramo: Mirëmbrëma të gjithëve! Studion e “Pesë pyetjeve” e kemi zhvendosur sot në zyrën e Kryetarit të Shtetit, në zyrën e Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi. Kjo është intervista e parë që Kryetari i Shtetit jep pas zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Zoti President! Si e konsideroni procesin e fundit zgjedhor?

Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri

E Enjte, 09.24.2009, 01:09pm
Ftesa është bërë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së OKB-së. ”Te Shqipëria- iu drejtua Berisha Obamës- do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,”- u shpreh Kryeministri Berisha. Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Edhe zonja Mishel Obama u shpreh e kenaqur për këtë ftesë.
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit
E Enjte, 09.24.2009, 07:09am

Kryeministri Berisha i kërkoi Presidentit maqedonas ndërhyrjen e autoriteteve për tërheqjen e dokumentit që falsifikon historinë

Kryeministri Berisha deklaroi dje se publikimi së fundmi nga Akademia e Maqedonisë e një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Kreu i qeverisë i bëri këto komente gjatë një takimi që zhvilloi me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm
E Mërkurë, 09.23.2009, 04:55pm
Akademikët maqedonas do të korrigjojnë enciklopedinë. Vendimi u mor sot nga anëtarët e stafit të "Enciklopedisë së Maqedonisë", në një takim të zgjeruar në Akademinë e Shkencave. Në takim u vendos të korigjohen disa përcaktime në publikimin e botimit të parë dhe të vazhdohet të punohet me botimin e dytë, të ndryshuar dhe të plotësuar.
Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet ndëretnike
E Mërkurë, 09.23.2009, 10:10am
Intelektualët, subjektet politike shqiptare, që kundërshtojnë ashpër enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve maqedonase, thonë se ky botim, përveç se fyen shqiptarët në aspektin etnik, tensionon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Por, përderisa kryeministri Nikolla Gruevski nuk distancohet nga përmbajtja e saj, opozita maqedonase ka alarmuar se enciklopedia dukshëm ndikon në ftohjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Edhe një tjetër pamflet i Blazhe Ristevskit

Nga Alush Kamberi


E Mërkurë, 09.23.2009, 06:35am

Marrëzirat e një “shkencëtari” partizan

Bllazhe Ristevskin, këtë “kreshnik” të nëntokës antishqiptare në Maqedoni, e njohin mirë shqiptarët. E njohin që nga periudha më e egër antishqiptare pas vitit 1981, kur ai, së bashku me shërbëtorin e tij, Nijazi Limanovskin ,do hartonte skenarët më ogurzinj kundër popullatës shqiptare, të cilat do t’i harmonizonte me projektet fashistoide që dilnin nga laboratori famëkeq i ,”Francuska” 7, ne Beograd, me në krye Dobrica Qosiqin, si dhe me ,,historianë,, të tjerë serbë, të specializuar për përbaltjen e historisë, kulturës dhe dinjitetit shqiptar! I njohin mirë skenarët e tij për ndryshimin e toponimeve shqiptare në tekstet shkollore dhe në mediume, për mbylljen e shkollave të mesme shqipe, përkatësisht për hapjen e të ashtuquajturave “paralele të përziera", ku shqiptarët do të mësonin maqedonisht, për masat rigoroze që do të merreshin ndaj prindërve që pagëzonin fëmijët e tyre me emra që ia “vritnin” veshin, si p.sh: Lirim, Shqipe, Kushtrim, Vlorë, Liridon, Valbona, Berat, Vjosa etj, duke shkuar deri atje saqë, këto emra i fshinin edhe nga regjistri i ofiqarit!

Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit
E Martë, 09.22.2009, 04:52pm

Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni në një intervistë për NEWS24 i indinjuar thotë se shqiptarët duhej të mos komentonin shumë, por ti merrnin ato ekzemplarë të enciklopedisë ti djegnin në qendër të Shkupit. Kim Mehmeti: Enciklopedia, trillim, lejuam të tallen me historinë tonë. Diplomacia shqiptare inferiore. "

Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhej të kishin mbledhur të gjitha kopjet e të kishin djegur në qendër të Shkupit Enciklopedinë maqedonase. Mehmeti: Enciklopedia trillium. Lejuam të tallen me historinë tonë.

Mehmeti thotë se diplomacia shqiptare e Tiranës nuk mbron interesat e shqiptarëve të kudo ndodhur dhe shqiptarët e maqedonisë ndihen “të harruar”

Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni reagon ashpër ndaj botimit të enciklopedisë maqedonase. I pranishëm në edicionin e 5-të të poetekës që po zhvillohet në Durrës, Kim Mehmeti shprehet mjaft i indinjuar ndaj këtij botimi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë por edhe ndaj “heshtjes” së shqiptarëve të Maqedonisë.

Arbër Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes
E Martë, 09.22.2009, 02:37pm
“Duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është e hidhur”. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri. Një nga njerëzit që ka luftuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisë Maqedonase, si përpjekje për të ndërtuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Ai e krahason këtë politikë me qyqen, e cila kurrë nuk ngre folenë e vet, por shfrytëzon foletë e të tjerëve.
 

Z. Xhaferri, cili do të ishte komenti juaj në lidhje me Enciklopedinë e botuar këto ditë nga Akademia e Shkencave maqedonase, ku qartazi shtrembërohet historia e shqiptarëve?

Popovski: Enciklopedia fyen shqiptarët
E Martë, 09.22.2009, 07:37am
Përmbajtja e enciklopedisë së parë maqedonase, në të cilën fyhen shqiptarët, ka filluar të kundërshtohet edhe nga intelektualët dhe profesorët maqedonas. I pari që ka ngritur zërin kundër përcaktimeve denigruese të encikplopedisë për shqiptarët është Vllado Popovski, profesor në Universitetin e Shkupit. Ai ende nuk e ka lexuar përmbajtjen e këtij botimi, por thotë se është i zemëruar me kualifikimet që japen për shqiptarët.
 
“Mendoj se reagimet janë të arsyeshme nëse shqiptarët janë quajtur 'shqiptari' dhe e dyta nëse për ta është thënë se janë “njerëz mali”. Nëse kështu qëndron në enciklopedi, mendoj se është bërë një gabim i madh nga këshilli redaktues, pasi, shikuar në prizmin e historisë, shqiptarët në kontinuitet për të gjithë popujt tjerë njihen si 'albanci' kurse shteti i tyre amë Albania”, thotë profesori Vllado Popovski në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk ka dilema kur thotë se shqiptarët janë fyer rëndë në këtë enciklopedi, pasi kualifikimet dhe përmbajtja tjetër aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën historike të shqiptarëve.
Akademikët shqiptarë kërcënojnë me dorëheqje, nëse nuk tërhiqet enciklopedia skandaloze
E Hënë, 09.21.2009, 05:46pm

Akademikët shqiptarë kërcënojnë me dorëheqje, nëse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë nuk e tërheq Enciklopedinë skandaloze ...

Akademikët shqiptarë kanë kërcënuar sot me dorëheqje, nëse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë nuk e tërheq Enciklopedinë skandaloze, në të cilën fyhet dhe shtrembërohet historia shqiptare. Këtë për RTK-në e ka konfirmuar njëri prej tre anëtareve shqiptarë, të kësaj Akademie, Akademiku Alajdin Abazi.

Ndërkohë sot në Shkup Lëvizja qytetare “Zgjohu” dhe partitë politike kanë paralajmëruar proteste masive, nëse enciklopedia nuk tërhiqet.

  » ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë
  » ZGJOHU! mban konferencë për media para selisë së ASHA të Maqedonisë
  » "Enciklopedia maqedonase" dhe ekzistenca e MaqedonisëNga Prof Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë
  » Enciklopedia: reagon Shkupi
  » Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
  » Qendra e studimeve albanologjike: E vërteta e fqinjit që pretendon se quhet Maqedoni
  » "Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni"
  » AKADEMIKËT MAQEDONAS, SERBË TË VONUARSHQIPTARËT DUHET TA PADISIN SHTETIN MAQEDONAS PËR FYERJE TË DINJITETIT KOMBËTARNga Kim MEHMETI
  » Botim që shkakton debat dhe indinjatëNga Nazim Rashidi, BBC, Shkup
  » Reagimi nga SHBA dhe Britania e Madhe: Enciklopedia maqedonase është false



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]