E Djelë, 04.28.2024, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuar

Nga Agron SEJAMINI


E Mërkurë, 09.09.2009, 02:47pm
Ende nuk po braktiset një praktikë e vjetër. Duhet të largohesh nga kjo jetë që të nderohesh maksimalisht me një... fjalë të mirë, dekoratë, emër rruge apo institucioni. Mirë do të ishte që ta ndjente këtë nder të shoqërisë edhe vetë i nderuari. Këtë fat, e ka vetëm personaliteti i shquar i mjekësisë, Prof. Dr. Elez Selimi. Prej shtatë vjetësh, spitali i qytetit të Pukës mban emrin e tij. Me sy të përlotur nga emocioni, kujton atë çast të paharruar, kur u telefonua nga Puka.
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:43pm
Astrit Larinasi ne librin "Në valët e jetës" të Vedat Kokonës, prof. Tomori në "Hasta la Vista" të Petro Markos, Prof. Luarasi në veprën "Burgu" të Haki Stërmillit, profesori  i letërsisë në filmin "Qortimet e Vjeshtës"...
Të gjitha këto personazhe kane vetëm një emër, Skender Luarasi, i cili njihet si veprimtar demokrat, pedagog,  shkrimtar, historian, publiçist, shqipërues.
Krijuesi i monografive të njohura kushtuar I.Qemalit, I.Boletinit, kolonel Thomson etj, shqipëruesi i kryeveprave të Shilerit dhe Shekspirit, i Faustit të Gëtes, Çajld Harold të Bajronit, Skënder Luarasi njihet edhe si antifashisti i parë shqiptar dhe transmetuesi i emisioneve të para radiofonike në gjuhën shqipe në botë.
Ndërsa veprimtaria e tij si publicist dhe dramaturg, linguist- poliglot përmblidhet në mbi 150 artikuj e studime në mbi 50 organe e dhjetra konferenca, si historian ai dallohet për papajtueshmerinë ndaj tezave reaksionare dhe të ideologjizuara që kërkoheshin t'i imponoheshin historiografisë shqiptare.

Letërsia e gjuhë së ndaluar

Nga Ismail KADARE


E Martë, 09.08.2009, 10:59am

Për një shkrimtar që vjen të marrë titullin “Doctor honoris causa”, gjëja e parë që i vjen ndër mend është se, në qoftë se është i detyrueshëm një fjalim, ai duhet të përshkohet nga filli i një argumenti shkencor. Nuk besoj se them ndonjë gjë të re, po të theksoj këtu se një gjë e tillë është jo fort e lakmueshme për mjeshtërinë tonë.

Kam vënë re se sivëllezërit e mi nga ish-perandoria e përmbysur komuniste, në raste të tilla kanë folur për shtypjen ndaj letërsisë. Thënë ndryshe, një temë që duhej t’i përkiste publicistikës, madje do të shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrë statusin e argumentit shkencor.

Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe

Nga Prof Dr Avzi Mustafa


E Hënë, 09.07.2009, 04:38pm

100-vjet nga Kongresi i Elbasanit

Kongresi i Elbasanit hapi rrugën e shkollimit laik, shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, beri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës me drejtor e pleqësi dhe bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine. Me një fjalë, me këtë Kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu ky kongres hapi edhe rrugën për një shqipe të shkruar e të njësuar dhe për herë të parë në të u hodh ideja e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ideja për bashkimin e dy dialekteve me zgjedhjen e elbasanishtes si model të shqipes së shkruar.
Populli shqiptar gjatë periudhave të ndryshme, duke qenë i okupuar nga të huajt, kur bëhej fjalë për shkrim e lexim në gjuhën amtare ishte në nivel shumë të ulët. Prandaj, menjëherë pas Kongresin të Manastirit ose siç e quanin Kongresit të Abesë, u shtua edhe më shumë etja e shkrimit dhe arsimit në gjuhën amtare shqipe, një ndjenjë e fuqishme që patriotët shqiptarë e kishin mbjellë në popull.

Studimet e Koço Tashkos në universitetin e Harvardit

Nga Efthim Dodona


E Hënë, 09.07.2009, 09:15am
Universiteti i Harvardit është i pari dhe më i njohuri, i themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 24 tetor 1636. Fama e tij lidhet dhe me mbarimin në këtë universitet të shtatë presidentëve të Amerikës, si edhe i përgatitjes së shumë personaliteteve të njohura në fushën e drejtësisë, letërsisë, ekonomisë, të artit të qeverisjes, të shkencës dhe fushave të tjera. I themeluar nga pelegrinët anglezë, që vinin pareshtur në këtë Tokë të Re të begatë dhe të virgjër, në traditën e saj dhe në strukturën mësimore ka si bazë përvojën e universiteteve angleze, e cila ruhet edhe sot. Pikërisht në këtë universitet të njohur kanë ndjekur studimet edhe disa shqiptarë, dosjet e të cilëve janë në arkivat e tij dhe për t’i hapur ato, sipas rregullit të shkollës, duhet të kalojnë 80 vjet!

Tish Daija i veçanti...!

Nga Skifter Këlliçi


E Shtunë, 09.05.2009, 02:04pm

-Mbresa nga libri “Tish Daija, i veçanti”, me autor Marash Hajatin

Kur mora të lexoja librin “Tish Daija, i veçanti” solla ndërmend autorin Marash Hajati, emrin e të cilit e kisha parë për herë të parë nga fundi i viteve ’50 kur isha student, në faqet e gazetës “Puna”, në të cilën kishte nisur të punonte pas studimeve të larta për gazetari në Bashkimin Sovjetik.

Durrës-Kukës me kapacitet të plotë brenda datës 10 shtator
E Premte, 09.04.2009, 06:55am
Nëndrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ylli Gjoni, u shpreh gjatë një interviste televizive se autostrada, Rrëshen-Kalimash do të mund të përshkohet me katër korsi brenda datës 10 shtator. Gjoni theksoi se, prej dy ditësh ka filluar shfrytëzimi me kapacitet të plotë i segmentit Rreps-Thirrë dhe Thirrë-Kalimash.
Intervistë me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
E Enjte, 09.03.2009, 09:01am

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, tha sot në një bisedë për Zërin e Amerikës se që nga paslufta ka pasur përpjekje për ndërhyrje të elementeve të skajshëm fetar që nuk kanë të bëjnë fare me besimin islam.

100 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit
E Mërkurë, 09.02.2009, 07:39am

I njohur si Kongresi i shkollave shqipe

100 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si "Kongresi i Elbasanit" apo "Kongresi i shkollave shqipe", ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.

Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009 Marigona Dragusha u prit nga kryetari i Prishtinës Isa Mustafa
E Hënë, 08.31.2009, 03:01pm

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustaf, priti sot një takim me Marigona Dragusha, nga Prishtina, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009. 
 

  » Petro Cani kirurgu shqiptar që kreu transplantin e veshkës më 1954Nga Prof Dr Lluka Heqimi
  » Shiroka-Pula: Gjermania është shtet strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën
  » Prona te i zoti jo vetëm për zonën turistike të bregdetit, por kudo ku është shkelurNga Rrapo Hajredin Danushi
  » Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së
  » Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti
  » Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI
  » Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe
  » Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane
  » Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë
  » Zjarret në Greqi, Shqipëria ofron ndihmë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]