E Djelë, 04.28.2024, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Turpi akademik, të japin dorëheqje
E Premte, 09.18.2009, 05:33pm

Ka dalë në sipërfaqe pjesëmarrja e akademikëve shqiptarë, por edhe shkencëtarëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e skenarit të redaktimit të “Enciklopedisë Maqedonase”. Derisa disa mohojnë se kanë gisht në këtë skenarë të turpshëm për shqiptarët, një pjesë e tyre pohon se ka marrë përgjegjësi dhe honorare për punën e bërë.
 
Të bëmat e akademikëve shqiptarë kanë dalur në shesh nga akademiku Bllazhe Ristevski, i cili ka theksuar emra të involvuar në këtë projekt si akademikët dhe shkencëtarët shqiptarë: Shukri Rahimi, Agim Poloska, Alajdin Abazi, Ali Aliu dhe Luan Starova. Disa prej tyre kanë heshtur, ndërsa pjesa tjetër ka folur, duke tentuar të shmangë përgjegjësitë.

Në mesin e këtyre emrave të akademikëve akoma nuk janë rrëfyer Ali Aliu dhe Luan Starova, dy veteranët, që kohëve të fundit janë shmangur larg opinionit publik, pas gjithë atyre zhvillimeve diskriminuese shqiptare në arsim, kulturë dhe shkencë.

Enciklopedia maqedonase, fyese për shqiptarët

Nga Isuf Kadriu


E Premte, 09.18.2009, 04:03pm
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë fyen shqiptarët dhe shtrembëron historinë e tyre. Kështu e vlerësuan shoqatat shqiptare përmbajtjen e Enciklopedisë së re maqedonase, ku shkruan se, "shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe me dhunë i kanë dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”.
“Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”.

“Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...”.

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni.
Vetëvendosje: Thirrjet e Karl Bild po shërbejnë për valë të padrejta arrestimesh
E Premte, 09.18.2009, 08:06am

Përveç 21 aktivistëve të cilët u arrestuan dhe po mbahen në burg, edhe 6 të tjerëve u ka ardhur ftesa për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Publike Komunale të Prishtinës, si të pandehur për aksionin e rrokullisjes së veturave.

Nisur nga ky fakt, Lëvizja Vetëvendosje tha sot se ajo beson që mendimet e shprehura të ministrit të jashtëm të Suedisë Carl Bildt, por edhe të zëdhënëses së Solanës, Cristina Gallach, janë urdhër për prokurorinë e policinë e Kosovës.

Bildt e Galach dënuan ashpër aksionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër EULEX-it. Ata madje kërkuan shprehimisht që të arrestohen dhe dënohen aktivistët e Lëvizjes. 

Dhe pikërisht këtë po e bën prokuroria dhe policia e Kosovës, konsideron Lëvizja.

Gjashtë aktivistët e akuzuar tashmë i janë shtuar listës së të akuzuarve pas aksionit. Pra, pasi që është marrë vendimi politik për mbajtjen në burg të 21 aktivistëve të arrestuar atë ditë.

Dell: Amerika do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën
E Enjte, 09.17.2009, 05:08pm

Në dhjetëvjetorin e bashkëpunimit të USAID-it me komunat e Kosovës, sot në Gjakovë ka qëndruar për një vizitë ambasadori amerikan Cristofer Dell i shoqëruar nga drejtoresha e misionit të USAID-it për Kosovë, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës Pal Lekaj dhe bashkëpunëtorët e tij.Ambasadori Dell vizitoi edhe qendrën e qytetit ku ishte hapur ekspozita fotografike me projektet e USAID-it në rajonin e Gjakovës.

 

Dell me këtë rast tha se sot nuk kemi ardhur vetëm për përurimin e këtyre qendrave të regjistrimit por për të marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të punës sonë në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të punojnë në të gjitha fushat të cilat janë të rëndësishme për Kosovën, forcimin e institucioneve , krijimin e mundësisë për të gjithë qytetarët për të kontribuar për të ardhmen e shtetit, do të punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe dëshirojmë të krijojmë një ekonomi të fuqishme të bazuar në tregun e lire, të gjithë këto bazuar në forcën sundimit të ligjit,” tha Dell.

Prishtina: 98 për qind e demarkacionit ka përfunduar
E Enjte, 09.17.2009, 12:45pm

Anëtarët e komisionit qeveritar të Kosovës për demarkacionin e kufirit, kanë deklaruar se 98 % e vijës kufitare me Maqedoninë deri më tani është përfunduar, por nuk shprehen optimistë që ky proces të përfundoj brenda këtij viti.

Prof. Murat Meha, anëtarë i këtij komisioni, është shprehur se po punohet në aspektin teknik që të përfundoj edhe 2 % të vijës së papërcaktuar në vendin e quajtur Kodra e Furrës, vend ky i cili është vlerësuar si pikë më delikate gjatë tërë këtij procesi.

“Nuk ka asnjë ndryshim të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe i gjithë procesi i demarkacionit vlerësohet i suksesshëm”, kanë deklaruar anëtarët e komisionit të Qeverisë së Kosovës për demarkacionin gjatë një vizite sot në Viti. Prof. Murat Meha ka deklaruar se 98 % e vijës kufitare me shtetin e Maqedonisë është përfunduar dhe se ky përkufizim nënkupton se interesi i shtetit është ruajtur, sikur se edhe interesi individual i banorëve të fshatrave kufitare. Ai tha se interes i yni kombëtar është që procesi i demarkacionit të përfundoj me të gjitha shtetet që i kemi përreth.

Ivanov: Pas vendosjes së gurëve kufitarë Shkupi dërgon ambasadorin në Prishtinë
E Enjte, 09.17.2009, 12:28pm
Këln, 17 shtator - Duke folur për vonesën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka deklaruar se "problemi i vetëm për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike varet nga pala kosovare". Sipas tij, "çdo gjë që ka të bëjë me kufirin nga ana e Maqedonisë është e kryer". "Mbetet që tani komisioni kosovar të gjejë zgjidhje për vendosjen e gurëve kufitare në gjatësinë prej 1200 metrash, që të dërgojmë ambasadorin tonë në Prishtinë", tha kreu i shtetit maqedonas për "Dojçe velen". Ivanovit thotë se Maqedonia duke njohur pavarësinë e Kosovës prishi marrëdhëniet me Serbinë. "Me marrjen e postit prej meje shfrytëzuam rastin për të rivendosur marrëdhëniet me Serbinë dhe ia arritëm qëllimit". Ndërkaq në lidhje me keqkuptimet dhe mosmarrëveshjete mëhershme me Kosovën, Ivanov tha se ato janë tejkaluar me vizitën e Presidentit të Kosovës në Maqedoni, me të u cilin është takuar dy herë, një herë në Vlorë dhe njëherë në Ohër. Presidenti maqedonas bisedat në këto takime i ka vlerësuar të "hapura dhe të sinqerta për të gjitha temat".
Strasburgu "zbarkon" në Shkup, dënimi i shqiptarëve nën lupën ndërkombëtare
E Mërkurë, 09.16.2009, 05:59pm

Së shpejti, përfaqësues të Gjykatës së Strasburgu do të vijnë në Maqedoni. Në mesin e tyre është edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Ata kanë njoftuar se do të kërkojnë të dhëna, fakte, dhe informacione shtese për rastet në fjalë, për të zbardhur të vërtetën për fatet e njerëzve që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.

 

Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Kjo organizatë kohë më parë i ka dërguar pranë Gjykatës së Strasburgut rastet e njohura të dënimit me qindra vite burg të shqiptarëve në Maqedoni.

“Lëndët janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut dhe se së shpejti përfaqësues të këtij institucioni të drejtësisë do ta vizitojnë Maqedoninë, për të grumbulluar fakte dhe informacione shtesë për këto lëndë, saktësisht për Rastin e Sopotit, Brodecit, dhe Manastirit”, ka theksuar Idriz Sinani, nga përfaqësia e IGFM-së në Maqedoni.

Rasti i Brodecit dhe Sopotit janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.

Ende në morg mbetjet mortore të identifikuara


E Mërkurë, 09.16.2009, 05:43pm
Në morgun e Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në Prishtinë ekzistojnë mbi 150 mbetje mortore të identifikuara të personave të zhdukur, të cilat nuk janë marrë nga familjarët e tyre.
Mbi 150 mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, janë të identifikuara shkencërisht, por ato po vazhdojnë të qëndrojnë ende në morgun e Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në Prishtinë, pavarësisht faktit se familjarët e tyre janë të njoftuar për gjetjet që janë bërë.

Kështu i tha “Radios Evropa e Lirë”, dr.Arsim Gërxhaliu, drejtor i kësaj zyre, duke sqaruar se këto mbetje mortore nuk hyjnë në numrin e 405 mbetjeve mortore, identifikimin e të cilave e kanë kërkuar gjashtë gratë e Shoqatës “Thirrjet e nënave” nga Gjakova, të cilat mbajtën grevë për 16 ditë.

Dr.Gërxhaliu ka bërë të ditur se për faktin që janë të identifikuara 150 mbetje mortore, kanë qenë në dijeni edhe institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, por kjo çështje nuk është përfolur për shkak të, siç tha ai, ndjeshmërisë së saj.

Pse na shohin si një bandë masive që duhet disiplinuar

Nga Albin Kurti


E Martë, 09.15.2009, 08:52am

Edhe EULEX-i sikurse UNMIK-u nuk e pranon Kosovën si të pavarur, nuk ka afat se deri kur do të qëndrojë në Kosovë, dhe nuk i jep llogari asnjë institucioni kosovar anipse ka fuqi ekzekutive mbi ta

 

Përderisa ne demonstrojmë këtu, 21 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s mbahen në burg dhe merren në pyetje nga prokurorët. Ata i përmbysën 25 xhipa të EULEX-it, ia bënë një dëm të vogël një dëmtuesi të madh. Për këtë ata u rrahën kur u arrestuan, u rrahën kur u dërguan në stacion të policisë dhe u rrahën edhe në stacion. Policinë e Kosovës e urdhëruan kundër VETËVENDOSJE!-s ashtu siç urdhërohet ajo që të mos i prek strukturat e Serbisë në veri, e sot t’ia ruajë EULEX-it ndërtesën nga VETËVENDOSJE!

Ata po rrejnë

Nga Avni Zogiani


E Martë, 09.15.2009, 08:48am

Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Ata nuk janë duke e bërë shtetin e Kosovës. ATA PO RREJNË!

Sot, një vit pas gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon, jemi mbledhur për të rikonfirmuar se liderët kosovarë po na rrejnë.

Para një viti liderët kosovar than se Gjashtë pikëshi ka vdekur, por protokollet EULEX-Serbi janë rezultat i gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon. Pra, ATA PO RREJNË!

Ata than se, edhe Protokolli EULEX- Serbi është i vdekur, por protokolli u nënshkrua. Ata thonë se nuk e njohin Protokollin, por do të bashkëpunojnë me EULEX-in, që është nënshkrues i Protokollit. Pra, ata nuk e kanë kundërshtuar Protokollin EULEX-Serbi, ATA PO RREJNË!

  » NOA: Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, kundër protokolleve dhe hipokrizisë
  » Reportazh nga greva e urisë
  » Nënat e të pagjeturve prej sot kanë hyrë në grevë urie
  » Nënat e të zhdukruve paralajmërojnë grevë urie
  » OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi
  » OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit
  » A duhet t'ia shesim shpirtin Evropës?Nga Milazim Mustafa
  » Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës
  » Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan
  » Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]