E Premte, 11.01.2024, 12:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VIHET GURTHEMELI I NDËRTESËS SË AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË

E Martë, 05.05.2015, 05:48pm (GMT+1)


Autoritetet e Kosovës thonë se ndërtimi i ambasadës nuk është vetëm përcaktim i adresës së përhershme amerikane por edhe simbol i qëndrueshmërisë së shtetit të ri.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson hodhën gurthemelin e ndërtesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Rreth 700 punëtorë do të angazhohen në ngritjen e kësaj godine që siç u tha, shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë së përhershme të diplomacisë amerikane në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se qytetarët e Kosovës janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që Shtetet e Bashkuara kanë në bërjen e Kosovës shtet.

"Bashkë kemi bërë goxha një udhëtim. Qëndruat përkrah nesh në momentet më sfiduese të shekullit të kaluar, dhe bashkërisht nisëm një kapitull të ri të shpresës dhe optimizmit në fillim të këtij shekulli për të kurorëzuar përpjekjet tona për Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj shtatë vite më parë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët e Kosovës gjetën mbështetjen dhe besimin për realizimin e vizionit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Përkundër shumë vështirësive, vullneti ynë i përbashkët triumfoi ndaj të keqes dhe sot si dy popuj që ndajnë vlerat fundamentale dhe idealet e demokracisë shënojmë edhe një fillim të ri atë të vendosjes së adresës tuaj permanente si simbol i qëndrueshmërisë".

Ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jacobson tha se dita e sotme shënon thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

"Në këto vjet ekipi ynë ka punuar me shumë zell për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik. Prandaj, po e ndjej që sot po e vëmë gurthemelin jo vetëm për ambasadën e re aq të nevojshme, por edhe të simbolit të përkushtimit dhe miqësisë së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me Republikën e Kosovës", tha ambasadorja Jacobson.

Ndërtimi i ambasadës amerikane ndodhë 19 vjet pas hapit të parë të pranisë së përhershme amerikane në Kosovë. Në qershor të vitit 1996 Shtetet e Bashkuara hapën në Prishtinë Zyrën Informative, e cila pas luftës u shndërrua në misionin e Shteteve të Bashkuara për t'u shndërruar në ambasadë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Në Kosovë vazhdon të çmohet shumë roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ky rol shihet i pazëvendësueshëm edhe në proceset e ardhme politike të Kosovës dhe përmbushjen e aspiratave të saj për integrimet euro atlantike. Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. Deri tash mbi 100 vende të botës e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të ri e cila kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Zyrtarët amerikanë kanë përsëritur në vazhdimësi se pavarësia është proces i pakthyeshëm dhe se Kosova është e bashkuar dhe e pa ndarë. Por, njëkohësisht ata kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësitë për ndërtimin e një shteti funksional, ringjalljen ekonomike, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe veçanërisht mbrojtjen e pakicave kombëtare. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJI I RI PËR TURIZMIN - SHQIPËRIA ME TRE AEROPORTE TË REJA (05.05.2015)
MERRET VESH DATA E DHËNIES SË VENDIMIT PËR NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (05.05.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.05.2015)
LULZIM BASHA I PUNËSUAR NË HOLANDË - FITON 26 MIJË EURO (05.05.2015)
TELEVIZIONI PUBLIK ZVICERAN - KORRUPSIONI PARALIZON EKONOMINË KOSOVARE (05.05.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË MAQEDONI (05.05.2015)
PROKURORIA E FIERIT KËRKON DËNIM PËR 8 ZYRTARË TË BASHKISË (05.05.2015)
SHQIPËRI - MBI 2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE (05.04.2015)
AGK - GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË VLERËSOHET TË JETË ALARMANTE (05.04.2015)
KOSOVË - ËSHTË HAPUR RRUGA E DEBATIT PËR GJYKATËN SPECIALE (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]