E Premte, 11.01.2024, 01:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA SHPËRNDAU ME DHUNË PROTESTËN E OPOZITËS NË SHKUP
Morën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar

E Mërkurë, 05.06.2015, 07:01am (GMT+1)



Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës dhe "topat e ujit" për të shpërndarë rreth dy mijë protestues në Shkup që po kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Ministria e Brendshme tha se të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë janë lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit që ndezën zjarre dhe hodhën gurë dhe vezë mbi ndërtesën e qeverisë në Shkup. Tash për tash nuk ka të dhëna për numrin e protestuesve të lënduar dhe të arrestuar.

Protestat shpërthyen të martën në mbrëmje para selisë së qeverisë, pas publikimit nga opozita të bisedave të përgjuara të zyrtarëve qeveritarë lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas, para katër vjetësh.

Të martën opozita e drejtuar nga Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska me drejtorin e Shërbimit Sekret, me shefin e kabinetit të kryeministrit si dhe me vetë kryeministrin Nikolla Gruevski, për mbulimin e gjurmëve të vrasjes së të riut Martin Neshkovski nga një ish-truprojë e kryeministrit, gjatë një tubimi të partisë VMRO-DPMNE në Shkup.

Rasti në atë kohë pat nxitur mjaft protesta, ndërkohë që autoritetet dhe mjetet e informimit të afërta me pushtetin nuk raportonin ose njoftonin fare pak mbi mënyrën se si kishte humbur jetën 21 vjeçari maqedonas.

Pretendimet e udhëheqësit të opozitës janë kundërshtuar nga partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE, e cila sërish e akuzoi zotin Zaev për destabilizim të vendit.

Në protestën e së martës mbrëma morën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHTU E MBROJTI DIOGUARDI KOSOVËN NË WASHINGTON PARA SERBIT VEJVODA (05.05.2015)
KUKËS - SHTYP ME DHUNË PROTESTËN, PEZULLOHET SHEFI I KRIMEVEShefi i Krimeve Albion Xhitoni nxorri armën dhe kërcënoi protestuesit me fjalë fyese (05.05.2015)
KQZ - TË NDËRPRITET FUSHATA E PARAKOHSHME, FUSHATA HAPET ZYRTARISHT MË 22 MAJ (05.05.2015)
VIHET GURTHEMELI I NDËRTESËS SË AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË (05.05.2015)
LIGJI I RI PËR TURIZMIN - SHQIPËRIA ME TRE AEROPORTE TË REJA (05.05.2015)
MERRET VESH DATA E DHËNIES SË VENDIMIT PËR NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (05.05.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.05.2015)
LULZIM BASHA I PUNËSUAR NË HOLANDË - FITON 26 MIJË EURO (05.05.2015)
TELEVIZIONI PUBLIK ZVICERAN - KORRUPSIONI PARALIZON EKONOMINË KOSOVARE (05.05.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË MAQEDONI (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]