AFORIZMA NGA DIEGO ARMANDO MARADONA (Lindur më 30 tetor 1960)
E Martë, 06.10.2014, 08:08am (GMT+1)
Voal-online.ch -10 QERSHOR- Gjithkush në Argjentinë mund të kujtojë tani 'dorën e Zotit' në ndeshjen me Anglinë për Kupën e Fotbollit 1986. Tani në vendin tim 'dora e Zotit' na solli ne një papë argjentinas.
Ta shikoj topin, të vrapoj pas tij, kjo më bën mua njeriun më të lumtur të botës.
Unë jam i zi ose i bardhë, unë kurrë nuk do të jem gri në jetën time.
Kur ti fiton, kjo nuk të mban gjatë. Por kur shkon hap pas hapi, me besim, ti mund të shkosh larg.
Nëna ime mendon se unë jam më i miri. Dhe unë jam rritur duke besuar gjithmonë në ato që më thotë nëna ime.
Nëse unë do të kërkoja falje dhe të ndryshoja historinë, do ta bëja këtë gjë. Por goli prapë mbetet gol, Argjentina u bë kampione e botës dhe unë isha lojtari më i mirë në botë.
Zoti më bën mua të luaj mirë. Prandaj unë bëj gjithnjë shenjën e kryqit kur dal në fushë. Më duket sikur e tradhtoj atë nëse nuk e bëj.
Nëse ti nuk do që të lusah futboll të pastër, atëherë ngjitu në shkallët e stadiumit.
Unë e pëlqej futbollin anglez, gjithmonë e kam dashur. Kjo është arsyeja pse kur njerëzit merren me Kupën e Botës të vitit 1986 mua më duket vetja si djalë i keq.
Kur unë e veshi fanellën e kombëtares, vetëm prekja e saj me lëkurën time më bën të fluturoj.
Nuk mund të ketë debat se kush është futbollisti më i mirë në botë në gjithë historinë - secili nga ne do të thotë - unë.
Unë jam Maradona që bën gola, që bën gabime. Unë i mbart me vete këto, i kam shpatullat të mëdha për gjithçka.
Të shikoj vendin time të humbë një ndeshje futbolli, kjo është shumë e rëndë për gjithkënd që vesh fanellën.
Ka me qindra Bekamë që luajnë futboll në botë.
Të gjithë ata që më kritikuan, duhet t'i kapërdijnë fjalët e tyre.
Bekam është burrë i bukur dhe jam i sigurtë që do të arrijë 100 pjesëmarrje për kombëtaren e Anglisë. Por ai është vetëm një lojtar i mirë, asgjë më shumë.
Në moment janë disa lojtarë të mirë të Anglisë, të cilët janë yje në klubet e tyre, por jo për vendin e tyre. Është e vështirë të shpjegohet.
Unë kam pasur vërtet përparësi ndaj të tjerëve, sepse unë kam përjetuar aq shumë nga Kupat e Botës ku kam luajtur.
Unë dhashë gjithçka që kisha. Tani dua të gëzoj familjen time.
Unë do të jepja jetën time, që të jem trainer i kombëtares.
Unë jam gjallë dhe dua të jetoj jetën.
Gjërat nuk janë aspak të pastra në botën e futbollit sot, dhe këtë të gjithë e dinë.
Ju mund të thoni gjithçka për mua, por ju kurrë nuk mund të thoni se unë iu shmangem rreziqeve.
Kur trajneri ka për të kremtuar fitoren e ekipit, ka mënyra që ta bëjë këtë pa e rënduar kundërshtarin.
Në fund, është Zoti ai që dëshiron se kush do të jetë në finale, por unë e di se çfarë dëshiron Zoti. Kësaj here nuk do të kemi nevojë për Dorën e Zotit, sepse kjo është dëshira e Zotit.
Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra - dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
Other Articles: |
|
AFORIZMA NGA JOHAN CRUIJFF (Johan Krujf, 25 prill 1947) (06.05.2014) |
|
AFORIZMA NGA TRUMAN CAPOTE (Truman Kapot, 1924-1984) (05.30.2014) |
|
AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI (Çarls Bukovski, 1920-1994) (05.20.2014) |
|
AFORIZMA NGA THOMAS AQUINAS (Tomas Akuini, 1225-1274) (03.13.2014) |
|
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA) (02.22.2014) |
|
AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË (02.14.2014) |
|
AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942) (10.01.2013) |
|
AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1933-) (09.23.2013) |
|
AFORIZMA NGA XENOPHON (Ksenofoni, 430-357 para Krishtit) (09.09.2013) |
|
AFORIZMA NGA DENG XIAOPING (Ten Hsiaopin, 1904-1997) (09.01.2013) |
|