LIRIKA EROTIKE Nga QERIM SKËNDERAJ
E Enjte, 04.23.2015, 11:09am (GMT+1)
BLIC
Nga blic i syve të zjarrtë Një shkrepje të vetme më fal, Të ndizem i tëri në flakë, Mëkatit t'i dal ballpërballë!
DY VJOLLCA
Mbi kuporet binjake bulonin aromë dy gonxhe ngjyrë vjolë. I djegur nga etja i thitha...U deha dhe dola në oborr...
MËKAT TOKËSOR
Kur shmang zjarrin e një zemre, Që me sy të ka bërë mat, Sfidon buzët e një femre, Me dashje ke bërë mëkat.
MBETE BIONDE
Pse moj zemër nuk më bindesh? Vitet, thinjat m'i kanë vjelë. Ndërsa ti vallëzon e hidhesh, Mbete bionde si njëherë...
QERIM SKËNDERAJ
|