AKUZA NDAJ KËNGËTARIT JUSTIN BIEBER NË KANADA
E Enjte, 01.30.2014, 05:35pm (GMT+1)
Këngëtari adoleshent i muzikës pop Justin Bieber po përballet me akuza kriminale në vendin e tij, Kanada. Ai u akuzua dje për sulm ndaj një shoferi limonzine në Toronto, që i shtohet problemeve të tjera ligjore për këngëtarin e ri. 19 vjeçari nga Kanadaja shkoi vetë në një stacion policie në Toronto të mërkurën. Avokati i Bieberit u tha më pas gazetarëve se klienti i tij do të pranojë fajësinë për incidentin kur të paraqitet në një gjykatë të Torontos më 10 mars. Bieber akuzohet se ka goditur një shofer limonzine në kokë disa here në dhjetor kur aid he disa të tjerë po dilnin nga një klub nate në Toronto. Po dje, Bieber deklaroi se ishte i pafajshëm nën akuzat e shtetit të Floridas se kishte ngarë makinën nën influencën e alkoolit dhe të ilaçeve, i rezistoi arrestimit dhe kishte një patentë të skaduar. Bieber u arrestua përsëri këtë muaj pasi një polic e kapi duke ecur me shpejtësi në një zonë banimi në Majemi të Floridas.
www.voal-online.ch
|