VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRIT AWARDS - NËN HIJEN E RRËZIMIT TË KËNGËTARES MADONNA

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 03:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
BRIT AWARDS - NËN HIJEN E RRËZIMIT TË KËNGËTARES MADONNA

E Premte, 02.27.2015, 06:08pm (GMT+1)

   
Londër, 27 shkurt - Ylli pop Madonna është rrëzuar në skenë gjatë performancës në "Brit Awards 2015", në mbrëmje ku Sam Smith dhe Ed Sheeran morën nga dy çmime. Mori krejt vëmendjen e ngjarjes ku nderohen yjet e muzikës. U rrëzua nëpër shkallë dhe ra goxha sikletshëm kur, siç duket, njëri prej valltarëve u përpoq t'ia hiqte pelerinën teksa ajo mbante veshur në fillim. Por ajo e rimori veten dhe u kthye e vazhdoi këngën e saj "Living for Love". Këngëtarja 56-vjeçare më vonë dha një deklaratë duke thënë se "ishte mirë" dhe se pelerina e saj kishte qenë "e lidhur shumë ngushtë".

"Asgjë s'mund të më ndalojë. Dashuria e vërtetë më çoi në këmbë", ka shkruar ajo në "Instagram", teksa i është referuar tekstit të këngës së saj.

Incidenti i dhimbshëm për këngëtaren ndodhi në fund të ceremonisë në të cilën Ed Sheeran dhe Sam Smith ndanë çmimet kryesore. Mesatarisht 5.3 milionë njerëz e kanë shikuar ceremoninë nëpërmjet televizionit. Kjo shifër është më e madhe sesa e vitit të kaluar, që kishte qenë 4,6 milionë. Mund të keni pyetur veten pse nuk ka pasur shtangie e shok nga turma e "O2", derisa Madonna u rrëzua. Paj duke qenë e ulur në ballkon mes fansave më të mëdhenj të Madonnas - të tipit që rrinë ulur dhe këndojnë me të secilën fjalë të tekstit - është lënë përshtypja se ishte pjesë e koreografisë.

Nëse u referohemi provave - ajo është rrëzuar teksa po këndonte fjalët "I kam hequr rojat e mia, po bie mbi duart tua" dhe u kthye në këmbë kur këndoi: "S'ka përfunduar tani. Unë do të vazhdoj".

E rënia e Madonnas në skenë ka nxitur BBC-në që të bëjë një "hulumtim" për "artin e të rrëzuarit me dinjitet".

"Edhe ju e keni bërë këtë natyrisht. Gjithkujt i ka ndodhur. Ngecja. Shoku dhe më pastaj edhe turpi. Kur e merrni veten dhe thoni: "Jo, është në rregull, sinqerisht, jam mirë". Por duhet pranuar që shumica e njerëzve kur rrëzohen në shpinë nuk shihen nga miliona njerëz në një ceremoni shpërblimesh që transmetohet në televizion. Por Madonna është përgëzuar për mënyrën se si e ka marrë veten, duke e vazhduar performancën dhe dukë bërë shaka më pastaj se "pelerina ishte tepër e ngushtë". Por ajo nuk është e para prej të famshmeve që e ka humbur balancën. I ka ndodhur edhe Helen Mirren, Naomi Campbell, kandidatit për president të ShBA-së të vitit 1996, Bob Dole, Fidel Castros, Michael Gove dhe ish-liderit të partisë laburiste Neil Kinnock.

"E natyrisht se kur rrëzohesh gjëja më e rëndësishme është të mos lëndosh veten. Është më mirë të biesh në pjesët më të buta të trupit," thotë Jon Davison, që ligjëron në "Central Scholl of Speech and Drama". Mbani kokën lart dhe mos lejoni t'ju tensionohet trupi: "Nëse jeni të relaksuar, do të ndiheni më të sigurt", thotë ai. Tutje ai porosit që duhet të provoni të mos dukeni se keni turp. E më pastaj kthejeni gjithë ngjarjen në një shaka, thotë ligjëruesi për artin e trupit dhe performancë, William Hanson.

"Mendoj se keni nevojë ta zotëroni atë', thotë ai. Merrni shembull aktoren Jennifer Lawrence, e cila ishte rrëzuar në "Oscars" më 2013 dhe 2014 dhe vetëm sa e thelloi vendin e saj në simpatinë e publikut duke qeshur me atë që ndodhi ("Çfarë mendoni, çka ndodhi? u kishte thënë ajo reporterëve pas incidentit të parë. "Provova të ngjis shkallët me këtë fustan. Kjo është ajo që ndodhi). E një shembull tjetër është ai i presidentit zimbavian, Robert Mugabe, që urdhëroi që të gjithë fotografët të fshijnë imazhet kur ai ishte rrëzuar në Etiopi, megjithëse fotografitë veçse ishin shpërndarë gjithandej.

Në ceremoninë "Brit..." Sheeram mori çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për albumin më të mirë me "X"- që ka thyer rekorde të shitjes në Britani të Madhe më 2014.

"Kam qenë vërtet i brengosur për këtë album", ka thënë ai, teksa e ka pranuar trofeun nga aktori Russell Crowe. "Është dashur kohë e gjatë për ta realizuar".

Ylli po ashtu ka shtuar se ka qenë një vit vërtet shumë i mirë për muzikën britanike në përgjithësi.

"Nuk mendoj se një trofe justifikon suksesin e njerëzve",
ka vazhduar ai. Sheeran po ashtu ka fituar çmimin për këngëtarin më të mirë britanik, derisa Sam Smith ka marrë çmimin për artistin më të mirë të ri çmimin për sukses global, duke iu referuar shitjeve të albumit të tij jashtë Britanisë së Madhe.

Këngëtari, i cili ka fituar katër "Grammy" në fillim të këtij muaji, ka falënderuar fansat e tij nëpërmjet një fjalimi shumë emocionues.

"Qëkur kam qenë fëmijë, kam ëndërruar që njerëzit nga e gjithë bota të këndonin këngë të mia dhe kam menduar se më duhet të bëj një rrugë të gjatë, e kjo tregon se jam në rrugën e duhur", ka thënë ai.

Taylor Swift ka interpretuar hitin e saj "Blank Space", e rrethuar nga valltarët në kostume të bardha dhe me kapele. Ajo ka fituar çmimin për këngëtaren më të mirë ndërkombëtare, duke marrë çmimin e parë pas tetë vjetësh incizime në Britaninë e Madhe. Ylli ia ka dedikuar çmimin Sheeran, që është mik i ngushtë i saj.

"Kam ardhur në Angli dhe kam dhënë spektakle për tetë vjet dhe kjo është hera e parë që marr "˜Brit Award'. Jam shumë e lumtur", ka thënë ajo.

Paloma Faith ka marrë çmimin për këngëtaren më të mirë britanike dhe po ashtu ka folur për karrierën e saj që e ka ndërtuar hap pas hapi. Albumi i tretë i Faith, "A Perfect Contradiction", ka qenë albumi më i shitur i një femre gjatë vitit të kaluar, me më shumë se 725 mijë kopje të shitura. Gjatë ceremonisë ajo e ka kënduar hitin e saj "Only Love Can Hurt Like This". Mark Ronson ka fituar çmimin për "singlin" në të mirë, me "Uptown Funk", derisa dyshja e rockerëve "Royal Blood" mori çmimin "grupi më i mirë britanik".

E si duket është krijuar traditë që "Brit Awards" të mos i shpërblejë artistët inovativë. Për shembull, "Radiohead" dhe PJ Harvey asnjëherë nuk kanë fituar. Por kritikët e kanë humbur perspektivën: artistët që shpërblehen me "Brits" janë zakonisht ata me të cilët është dashuruar publiku, për të mirë a për të keq. "Stay with Me" e Sam Smith tashmë është një standard, derisa "Thinking Out Loud" e Ed Sheeran do të jetë kolona zanore e dasmave për vitet që do të vijnë. Siç ka thënë Lionel Richie në tepihun e kuq, "këto këngë do të zgjasin sa pjesa e mbetur e jetës suaj". Pra, është e vërtetë që "Brits" janë më të popullarizuara sesa "Mercury Prize", ose "NME Awards", por meqë është një prej ceremonive kryesore të industrisë muzikore, duket sikur komercializmi është njësia matëse.kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA FITUESIT KRYESORË TË ÇMIMEVE OSKAR 2015 (02.23.2015)
ÇMIMET OSKAR - FILMI POLAK 'IDA', FILMI MË I MIRË I HUAJ (02.23.2015)
JEPEN ÇMIMET RAZZIE - CAMERON DIAZ, AKTORJA MË E KEQE E VITIT (02.22.2015)
U DHANË ÇMIMET 'SPIRIT' PËR FILMAT E PAVARUR (02.22.2015)
'VAJZA IME ANNE FRANK' (02.22.2015)
LOS ANXHELOS - SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR (02.22.2015)
ELIZA DUSHKU - KRENARE ME BABAIN E SAJ SHQIPTAR (02.19.2015)
'THE GRAND BUDAPEST HOTEL' - FILMI MË I MIRË (02.15.2015)
JON STEWART LARGOHET NGA 'THE DAILY SHOW' (02.11.2015)
CEREMONIA E ÇMIMEVE GRAMMY (02.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lartë]