E Shtunë, 10.05.2024, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ARRESTOHET BANDA NGA SHQIPËRIA QË PASTRONTE PARA NË LONDËR

E Djelë, 01.04.2015, 11:15pm (GMT+1)

 
Katër shqiptarë me banim në Londër janë kapur në flagrancë me 300 mijë sterlina, të cilat i transportonin me makina.

Pas një operacioni të gjerë hetimi nga Agjencia Britanike e Luftës kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike, detektivët kanë kapur shqiptarët rreth të 30-ve, duke transportuar paratë me makina apo në banesat e tyre në qendër dhe veri të Londrës, ku u janë gjetur edhe dokumente false identiteti italiane dhe greke.

Shqiptarët e kanë pranuar fajësinë në Gjykatë dhe janë dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, ndërkohë që dy të tjerë, njëri me shtetësi britanike, janë dënuar me kusht. Të dënuarit do të deportohen në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

Kryedetektivi britanik George Rakowski thotë se "të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar kanë nevojë për shërbimin e pastrimit të parave për t'i bërë paratë e krimit të duken si legjitime dhe këta të dënuar kanë qenë të përfshirë pikërisht në këtë ndërmarrje".

Sipas detektivit, Agjencia Britanike e Luftës kundër Krimit është e vendosur të frustrojë krimin e organizuar dhe planet e tyre dhe do ua sekuestrojë paratë e do i nxjerrë ata përpara drejtësisë.

Vitet e fundit ka pasur një shtim të rasteve kur shqiptarët janë kapur me sasi mjaft të mëdha parash pa qenë në gjendje të justifikojnë origjinën e tyre, madje edhe në raste kur kanë jetuar veçse disa muaj në Britani.

Mendohet se këto sasi të mëdha të sekuestruara janë produkt i veprimtarive kriminale dhe kryesisht të trafikimit të drogës, një krim që ka marrë përmasa të frikshme në mesin e shqiptarëve të Britanisë, ku thuajse çdo muaj shkatërrohet nga një grup syresh.

Krimi shqiptar në Britani ishte në qendër të bisedimeve së fundmi në Londër të ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri dhe drejtuesve më të lartë të Agjencisë Britanike të Luftës kundër Krimit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BORA BLLOKON MAQEDONINË PERËNDIMORE (01.04.2015)
KOLONA AUTOMJETESH NË MERDAR DHE TEK DHEU I BARDHË (01.04.2015)
VUÇIQ EMËRON KRYETARIN E SHTËRPCËS KRYETAR ILEGAL TË SAJ (01.04.2015)
Radio Evropa e Lirë, ARIAN ZEKA - 2014 ISHTE VIT PLOTËSISHT I DËSHTUAR NË ASPEKTIN EKONOMIK DHE TË MIRËQENIES SOCIALE (Intervistë) (01.04.2015)
ARRESTOHET NË BEOGRAD BASHKËPUNËTORI I SERBIT QË U KAP ME MBI 13 KG EKSPLOZIV NË PRISHTINË (01.04.2015)
BELGZIM KAMBERI - 2014 ISHTE VIT I DEGRADIMIT TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS (01.04.2015)
BALLKANI PERËNDIMOR HYN NË VITIN 2015 ME 2,3 MILIONË TË PAPUNËKosova prin me shifrën zyrtare të papunësisë në masën 35,1 për qind (01.04.2015)
Radio Evropa e Lirë, NAIM RASHITI - PRIORITET I PRISHTINËS, NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE KOSOVË-SERBI (01.03.2015)
EKSPERTËT - SERBIA, POS TREGUT NË KOSOVË, PO E DOMINON EDHE ATË NË SHQIPËRI (01.03.2015)
MEDIAT ITALIANE - MES VIKTIMAVE NË 'NORMAN ATLANTIC' ISHTE EDHE NJË 15 VJEÇARE SHQIPTAREMinistria jonë e Jashtme - Nuk figuron në listën tonë (01.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]