NJË SHQIPTAR I KOSOVËS VDES NGA ACARI NË HUNGARI
E Martë, 01.06.2015, 09:36pm (GMT+1)
Një nga qytetarët e shumtë që kanë marrë rrugë për në Hungari, ka ndërruar jetë nga të ftohtit e madh që po mbretëron në këtë vend.
Lajmin e ka transmetuar Index.hu, e cila raporton se me të kaluar kufirin me Hungarinë, personi që është ngrirë nga të ftohtit është nga Kosova.
Index.hu, bazon raportin e tij nga një dëshmitar, i cili i ka thënë portalit se e njihte këtë person dhe se ai është kosovar, transmeton kp.
Ndërkaq edhe në raportin e Policisë hungareze, është shkruar se në orën 14:20 derisa po patrullonin rreth kufirit, 15 metra larg tij kanë gjetur një trup të pajetë.
www.voal-online.ch
|