Stabiliteti i Shqipërisë është i rrezikuar për shkak të marrëdhënieve shumë të ndera midis mazhorancës dhe liderit të opozitës shqiptare me rrethin e tij të ngushtë, ku dallohet Gramoz Ruçi, ish-ministri i Brendshëm i qeverisë të fundit komuniste të Shqipërisë dhe disa figura pa kredibilitet dhe pa mandat deputeti, por të gatshme për ta çuar vendin në konflikt.
Zakonisht shkak për acarim të marrëdhënieve midis pozitës dhe opzitës së një vendi demokratik dhe anëtar të NATO-s janë krizat ekonomike, si kjo që ka kaluar pjesa më e madhe e vendeve Perëndimore, por Shqipëria ka bërë një përjashtim,pasi jo vetëm që nuk është përfshirë në krizë, por ka patur një zhvillim ekonomik pozitiv.
Shkak për kriza në marrëdhëniet midis opozitës dhe mazhorancës shërbejnë periudhat e stanjacionit, por një muaj më parë BE, duke u nisur nga reformat e përmbushura të qeverisë, liberalizoi vizat për shqiptarët dhe i ka hapur dyert Shqipërisë për anëtarësim edhe në BE.
Duke mos pasur asnjë argument të vërtetë, lideri i opozitës i ka përdorur kapriçiot e motit dhe katastrofat natyrore për t'i kthyer në armë kundër qeverisë së Tiranës. Prej qershorit 2009 kreu i PS ka ushqyer krizën permanenete opozitë-pozitë dhe obsesioni i Ed Ramës e rrethit të tij vicioz është çuarja e vendit me çdo kusht në zgjedhje të jashtëzakonshme,
Tensioni politik midis pozitës dhe opozitës që kulmoi me 21 Janarin 2011, kur u sulmuan objektet kushtetuese merr shpjegim po të nisemi nga analiza e trazirave të vitit 1997 dhe nga historia pesëdhjetë vjeçare e diktaturës nga i ka rrënjët PS.
PS është një parti me prejardhje nga partia komuniste e Shqipërisë, e cila ka udhëhequr vendin për gjysmë shekulli me grushtin e hekurt të diktaturës së proletariatit, dmth me gjak, me eleminime, me dhunë e genocid.
Më 1991, Partia e Punës u shndërrua në PS të Shqipërisë, por asnjëherë nuk u distancua nga veprimtaria kriminale e diktaturës komuniste, përkundrazi kur u rikthye me dhunë më 1997 i rehabilitoi dhe e dëmshpërbleu Ramiz Alinë dhe ish-anëtarët e Byrosë Politike e prokurorët e shtetit komunist, ndërsa u dallua për riciklimin e figurave të përdorura nga regjimi komunist, si dhe riciklimin e trashëgimtarëve biologjikë të eksponentëve të diktaturës, pa distancimin e tyre prej etërve apo gjyshërve.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se edhe PD nuk i kushtoi rëndësi integritetit dhe pastërtisë së figurave, dhe sot shohim se si ato figura të cilave u dha pushtet, si avokat Ngjela e tjerë, sot i ngrihen kundër si çakej.
Por ndërsa për trazirat e 1997, të cilat rikthyen përmes dhunës në pushtet PS, u përdorën si pretekst piramidat, për krizën konstante midis opozitës dhe mazhorancës, që prodhoi 21 janarin 2011 dhe rrezikon destabilizimin e vendit nuk ka asnjë argument apo pretekst të tillë. Përkundrazi në kohën që Rama përgatit demonstratat, shqiptarët shijojnë lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen.
As dalja nga shtrati i lumenjëve, as përmbytjet e Shkodrës dhe as zgjedhjet e 2009 nuk përbëjnë pretekst për të destabilizuar Shqipërinë dhe për ta mbajtur vendin nën një tension politik, që prodhon bojkot në Parlamentit, greva urie dhe tash së fundi përdorimin e guerriljes kundër institucioneve legjitime të vendit, me qëllim rrëzimin e qeverisë me dhunë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohëshme, të cilat duhet të sjellin me çdo kusht si fitimtar liderin e opozitës. Kjo logjikë është e papranushme.
Skenari i 21 Janarit nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh në jetën politike të një vendi demokratik dhe anëtari të NATO-s. Kulminacioni brutal i 21 Janarit, si fragment i skenarit që po përdor lideri i opozitës prej 2009 mund të ndodhë në Tunizi, si një vend që për 30 vjet është udhëhequr nga një regjim rogue, mund të ndodhë në ato vende që njihen si republika bananesh, por jo në Shqipëri.
Veprimi politik i liderit të opozitës dhe rrethit të tij vicioz i kulmuar më 21 janar dhe i paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta dhe bojkot, ka prodhuar kuazi antagonizëm në marrëdhëniet midis opozitës dhe mazhorancës, ka prodhuar konfliktualitet dhe krijuar një skenar sureal duke vënë përballë të ashtuquajturin populli opozitar sipas Edi Ramës me popullin e mazhorancës, të Sali Berishës.
Lideri i mazhorancës, pavarësisht se është lideri i PD, është kryeministër i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Lideri i opozitës, pavarësisht se është lideri i PS, është lideri i opozitës të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk ka antagonizërm midis dy kahjeve të kundërta, ka bashkëveprim dhe bashkekzistencë. Lideri i maxhorancës dhe lideri i opozitës kanë legjitimitet, ata përfaqësojnë pluralizmin politik, i cili është sanksionuar në Shqipëri që kur është rrëzuar diktatura.
Lideri i opozitës Ed Rama ka obligim të respektojë institucionet legjitme të vendit, të ardhura me votë të lirë përmes një procesi zgjedhor të ndershëm ndaj të cilit kryetari i opozitës nuk ka denoncuar asnjë ankesë dhe parregullsi, proces i pranuar nga 20 mijë komisionerë partiakë të dy krahëve, i votuar me unanimitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe i njohur nga faktori Ndërkombëtar si më i miri gjatë këtyre 20 viteve tranzicion.
Ed Rama ka për obligim të garantojë me veprimet politike të PS dhe opozitës që drejton stabilitetin e vendit, dhe jo të prodhojë dhunë, 21 Janar dhe destabilitet, i cili është i papranueshëm dhe i patolerueshëm për interesat kombëtare të Shqipërisë, për interesat kombëtare të shqiptarëve dhe për Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s, Aleancës Verio-Atlantike që nuk e toleron dhunë ndaj institucioneve demokratike.
Ed Rama duhet të udhëheqë një oponencë që garanton rendin dhe është në mbrojtje të pastërtisë së institucioneve demokratike. Lufta kundër korrupsionit është një betejë legale pa cënuar institucionet. Lufta kundër korrupsionit nuk është pretekst për të përmbysur qeverinë dhe për të ardhur me çdo kusht në pushtet, kur dihet se e majta e përfaqësuar nga PS sa ishte në qeverisje, prej 1997-2005 ishte modeli më i shëmtuar i qeverisjes së korruptuar dhe lulëzimit të krimit të organizuar
Klasa politike në Shqipëri e ka për obligim moral dhe institucional të eleminojë nga fjalori i saj zhargonin e luftës, konfliktualitetit dhe vulgaritetit, duke u respektuar etika qytetare e sovranit.
Të mos tolerohet në parimet demokratike që karakterizojnë shtetin e së drejtës dhe votën e lirë, por të respektohet e drejta e opozitës, si faktor legjitim dhe i domosdoshëm i funksionimit të shtetit të së drejtës.
Ed Rama nuk është armik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, por lideri legjitim i opozitës deri sa respekton institucionet e demokracisë. Sali Berisha nuk është armik i opozitës, por lider i maxhorancës dhe kryeministër i shqiptarëve, që ka për obligim qeverisjen e Shqipërisë në shinat e demokarcisë drejt integrimeve europiane, stabiliteti dhe mirëqënies.
Një sistem demokratik nuk ushqen diktatorë, por prodhon liderë dhe përmes konkurencës dhe riciklimit të procesit të votimit. Diktatorët krijohen kur përdorin të gjitha mjetet për ta marrë pushtetin me çdo kusht.
(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 31 Janar)
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJPDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ