VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Premte, 10.11.2024, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?

Nga Elida Buçpapaj

E Martë, 12.22.2009, 08:03pm (GMT+1)


NATO dhe BE në borxh ndaj Kosovës? Është një pyetje retorike, dhe si të gjitha pyetjet retorike nuk ka nevojë për përgjigje, sepse përgjigja nënkuptohet, bashkë me pyetjen. Një përgjigje e cila do të shprehej me një fjalë të vetme pohuese apo mohuese, me një "jo" apo me një "po".

Kjo pyetje retorike përmban në vetvete dy sosh, që të ndara, do të ishin: "NATO borxhlie ndaj Kosovës "? dhe "BE borxhlie ndaj Kosovës ?"

Autorja e këtij shkrimi është një ithtare e thekur e NATO-s dhe përsëri do të thoshte se sot në prag të vitit 2010 Organizata e Paktit të Atlantikut Verior është borxhlie ndaj popullit të Kosovës, po aq sa populli i Kosovës është borxhli ndaj kësaj Organizate.

Nuk ka vend për retorikë kur themi se populli i Kosovës prej 1999 ia dedikon mbijetesën dhe gjithçka NATO-s. Ishte NATO, me në krye SHBA, që arriti të ndalë me sukses fushatën barbarike të një spastrimi etnik dhe genocidi që regjimi mizor i Milosheviçit kishte ndërmarrë kundër shqiptarëve të Kosovës. Prej 1999, forcat e NATO-s nën emblemën e KFOR-it janë dislokuar në Kosovë duke ndërmarrë mbrojtjen e sovranitetit tokësor të Kosovës nga një rrezik eminent.

Populli i Kosovës ishte viktima, NATO shpëtimtarja. Kosovë-NATO, ky është një binom jetik për Kosovën.

Hapin vendimtar drejt anëtarësimit në NATO Kosova e bëri me shkrirjen e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimin e tyre, duke e lënë në duart e NATO-s krijimin dhe konsolidimin e ushtrisë së re të Kosovës dhe forcave të reja të armatosura të Kosovës.

Pas një dekade të pranisë së KFOR-it në Kosovë, do të ishte krejt e natyrshme dhe e ligjshme që Kosova e pavarur dhe sovrane të pranohej anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Vetëm atëherë kur Kosova do të jetë anëtare e NATO-s mund të flitet për largim të KFOR-it nga Kosova, kur nga ana tjetër Kosova e ka legjitimitetin për të qenë vendi për një bazë të përherëshme të Organizatës të Paktit të Atlantikut Verior.

Sa i përket pyetjes të dytë retorike: "BE borxhlie ndaj Kosovës ?" Dihet se përgjigja do të ishte "Po" është borxhlie. Sidomos kur sot BE i ka hapur dyert për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Nuk jam kundër vendimit të tyre, por jam kundër lënies jashtë këtij vendimi të Kosovës dhe Bosnjes, dy vende me shumicë myslimane. Bosnja e përbërë me tre etni, ku serbët dhe kroatët kanë përfituar prej Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa boshnjakët me religjion mysliman janë të ekskluduar, ashtu si edhe shqiptarët e Kosovës.

Çdo kush ka të drejtë të mendojë se, Kosova që vazhdon të mbetet një shtet gjysmë kolonial me varësi nga EULEX-i, një organizëm i BE-së, vazhdon të jetë e diskriminuar nga BE-ja, për arsye të qarta fetare. Pasi Kosova me një territor 11 mijë kilometra katrore është total nën kontrollin e EULEX-it dhe KFOR-it. 

Fakti që nga liberalizimi i vizave ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi përfitojnë shqiptarët që ndodhen në hapësirat e veta kombëtare në ato formacione shtetërore, sado poziv, është mirëfilli i papërfillshëm, kur përjashtohen 6 milionë shqiptarë, të Kosovës dhe Shqipërisë, së cilës i është premtuar se liberalizimi i lëvizjes do t'i realizohet nga mesi i 2010-ës.

Nga liberalizimi i vizave për Serbinë përfiton edhe pakica serbe në Kosovë, ndërvarësia e të cilës me Beogradin tani tingëllon se shpërblehet edhe nga BE-ja.

Nuk duhet të harrojmë se shtetet kryesore të BE-së kanë qenë ato që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk duhet të na bëjë që të mos kemi guxim e të mos e kritikojmë BE-në, kur e përjashton Kosovën tani nga liberalizimi i vizave, pasi ky veprim diskriminues do të përdoret me qëllime manipuluese nga Serbia, duke u thënë shqiptarëve të Kosovës, se nëse Kosova do të ishte nën Serbi, ajo sot do të udhëtonte lirisht në Europë. Dhe për një vend të pasur por paradoksalisht me popullsi të varfër, ku papunësia shkon mbi 60%, hapja e dyerve të Europës, përbën një ëndërr, aq më tepër kur dihet se Kosovës edhe sot e kësaj dite ia mban frymën diaspora e saj në BE dhe SHBA.

Populli i Kosovës e ka shprehur verdiktin e vet dhe rrota e historisë nuk kthehet mbrapa, prandaj, në mënyrë që BE-ja t'i largohet hijes së dyshimit se është duke i diskriminuar shqiptarët, ashtu si dikur diskriminoheshin hebrejtë, duhet të liberalizojë vizat menjëherë edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi shqiptarët e Kosovës janë po aq evropianë sa të gjitha ata që sot kanë të drejtën për të qarkulluar të lirë nga njëri shtet apo qytet i Evropës tek tjetri.
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (3)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ben Bernanki, arkitekti i parandalimit të një Depresioni të Madh tjetër (12.18.2009)
Rrugëdalja nga ekstremizmiNga Angelo Panebianco (12.17.2009)
Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në ShqipëriNga Elida Buçpapaj (12.15.2009)
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN (12.15.2009)
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTËNga Elida Buçpapaj (12.12.2009)
NJË E VËRTETË E ARRITSHMENga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.07.2009)
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në LozanëNga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj (11.27.2009)
Financial Times: OBAMA NË KOPENHAGË ME QËLLIM TË QARTË (11.26.2009)
PRIORITETET E BARONESHËS ASHTONNga QUENTIN PEEL, Financial Times (11.25.2009)
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI (11.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]