Ky shkrim nisi si një status në facebook, duke përshëndetur ardhjen e Eliza Dushkut në Tiranë dhe duke marrë në mbrojtje shtetësinë hollandeze të gruas së Lulzim Bashës.
Eliza Dushku është një aktore amerikane hollivudiane, shumë e njohur, e cila nuk i harron rrënjët e degët e veta shqiptare dhe krenohet me to. Mjafton nami i saj i mirë për të ndikuar për përtëritjen e namit tonë të katandisur nga 50 vite mizorie diktaturë dhe 20 vite çmendurie tranzicion. Ndërsa, sa për gruan e Lulzim Bashës, historia e saj, është e mijëra në mos me thënë qindramijëra shqiptarëve, të cilët sot janë natyralizuar, dhe e kanë bërë këtë jo sepse kanë dashur, por sepse duke qenë një qytetar europian apo amerikan ke plot lehtësira. Zgjedhja e zonjës Basha nuk është e jashtëzakonshme, kur ke parasysh se 3 milionë shqiptarë sot jetojnë jashtë shtetit amë, shumica e të cilëve si shtetas të atyre vendeve që u bënë për ta atdhe i dytë. Eliza Dushku e viziton Shqipërinë e ftuar nga kanali televiziv amerikan Travel Channel dhe Lonely Planet, guida më e famshme e udhëtimit në botë për të promovuar vlerat e turizmit shqiptar. Doni më për Elizën?
E ndryshova titullin e statusit që vendosa në Facebook duke u ndikuar nga disa vërejtje të miqve. Në fillim shkruaja se nami ynë është i nxirë dhe fakti që Eliza Dushku do te jetë në qendrën e një dokumentari ku do të promovohen vlerat e turizmit shqiptar ndikon shumë për të mirë, por pati reagime ku u konstatua se ne shqiptarët e kemi kaluar atë fazën e namit të nxirë dhe kemi filluar përtëritjen si komb. Pastaj vendosa që ta përdor statusin si temë për kolumnë.
Në fakt, ashtu do të duhet të jetë. Nami i shqiptarëve është shumë i pëmirësuar, por nuk është në proporcion të drejtë me dhimbjet, privimet dhe izolimin nga diktatura. Dhe këtë e them me bindje, sepse përpara syve më dalin ngjarjet dramatike të 21 Janarit 2011, ku vetëm me ndërhyrjen energjike të ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA, u shmang një katrahurë e re; para syve më del ngërçi midis dy partive kryesore, me pasoja vonesën e Shqipërisë për t'u integruar në BE.
Dikush mund të thotë se shqiptarët si komb e kanë fytyrën e bardhë, ndërsa politika e tyre ka zgjyrë të zezë, kur kemi parasysh ecjen që kanë bërë vendet e ish-Europës Lindore, të cilat tashmë janë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Dhe kur themi politika, theksi vihet tek domosdoshmëria e reformimit të së majtës, pa harruar pastrimin e dollapëve nga skeletët e së shkuarës, që do të thotë hapjen e Dosjeve, ligjin e Lustrimit për pastrimin e politikës nga ai grusht njerëzish, të cilët e kanë marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.
Kur vjen puna për Sali Berishën nuk është pa kritika, por mjafton integrimi i Shqipërisë në NATO, Rruga e Kombit dhe Liberalizimi i Vizave për ta bërë që peshorja të anojë e të rëndojë nga ana e tij në krahasim me Ed Ramën, lidërshipi i të cilit prej 2009 ka qenë destruktiv për shqiptarët dhe autodestruktiv për vetë Ed Ramën.
E majta gjatë rikthimit të vet më 1997 dhe po ashtu gjatë qeverisjes së saj 8 vjeçare ishte shumë problematike, mjafton të kujtojmë se atyre kohëve Shqipëria u fut në të gjitha listat e zeza, prej të cilave uroj që të kemi dalë një herë e mirë. Ajo që kujtoj për të mirë gjatë asaj periudhe është pranimi i humbjes së zgjedhjeve të 2005 nga Fatos Nano, si një hap reformator, i cili duke patur parasysh kontestimin e votave të dy palë zgjedhjeve të tjera, ka mbetur si një gjest personal i Fatos Nanos, jo i partisë së tij.
E kam shkruar dikur se, sikur gjatë qeverisjes 8 vjeçare të PS të ishte arritur një objektiv strategjik nga ata që ka arritur Berisha, kjo arritje do të numërohej si kthesë e kësaj partie drejt reformimit dhe europianizimit të saj, me ndikim edhe në pastrimin e politikës, ku morali dhe integriteti njihen pak ose aspak.
Nga ana e tij, prej 2005, Ed Rama e uli opozitën vetëm një herë në tavolinën e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë kur ishte puna për të vendosur për Reformën Zgjedhore. Sikur Ed Rama të kishte vazhduar me këtë stil të qendrimeve bipartizane, kjo do të ishte një erë e re për të majtën dhe për demokracinë shqiptare, në vend të bojkotit dhe obstruksionizmit, të cilat i zgjodhi Ed Rama deri tani që çelësat e Bashkisë të Tiranës i mori Lulzim Basha.
Zgjedhja e Lulzim Bashës përbën një zhvillim të ri në politikën ekonomike të Tiranës si metropol, (sepse nuk ka dyshim që Basha do të arrijë ta ndryshojë Tiranën) por edhe në politikën shqiptare në përgjithësi. Lulzim Basha ka hapur menjëherë dyert e bashkisë, të cilën Ed Rama e kishte kthyer në bunker, veprime që i japin popullaritet dhe e mbajnë të lidhur me hallet e popullit të Tiranës. Por çdo aksion ka një reaksion, duke pritur si reaksion një zhvillim të ri nga krahu i opozitës larg reminishencave të cilat për sa kohë do të aplikohen nga ana e PS do të flasin për mungesën e dekomunistizimit të partisë e cila ka në themelet e saj partinë e diktaturës të proletariatit.
Sa për editorialet e Ed Ramës, botuar në shtypin e Tiranës, pas shpalljes të raportit të OSBE-së ODIHR, ku përmendet guerrilja famëkeqe e Londrës, aq e diskretituar sot në Britaninë e Madhe, ky editorial nuk mund të quhet fillimi që i duhet liderit të opozitës, ky editorial ka të bëjë me reminishenca dhe inerci të kohës të bunkerizimit edhe të bashkisë, edhe të partisë, pra së pari dëmton vetë autorin e tij.
Ndërsa editoriali për minatorët e Bulqizës në ditën e përfundimit të grevës hipokrizi e rradhës.
©
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ