VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 10.11.2024, 12:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-të

TIRANA E MADHE, EVROPIANE

Nga MUJË BUÇPAPAJ


E Martë, 09.13.2011, 09:18am (GMT+1)

Ndërsa makineritë e rënda kanë filluar t'i japin formë Unazës së Madhe të kryeqytetit, e bashkë me të edhe premtimeve të kryebashkiakut të sapozgjedhur Lulzim Basha, pamja e verës së stërzgjatur të Tiranës duket si një mundësi që sfidon një vapë shtërnguese dhe pluhurin që ngjitet nga Sheshi "Skënderbej" në rikonstruksion.

Cikërrimat e ngjyrave dhe fasadave të pallateve që lyheshin vetëm nga tre anë, si dhe e barit të gjelbër të bregut të Lanës, të reklamuara dikur si legjenda urbane e ish-kryebashkiakut të larguar duket se po lihen mënjanë, duke sjellë në rend të ditës arkitekturën europiane të një qyteti që ka pak kujtime të lumtura nga e kaluara e afërt dhe shumë ëndrra për të ardhmen.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mblodhi të enjten ekspertë të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanizimit për të debatuar lidhur me hartimin e planit të ri urbanistik. Ekspertë të njohur të urbanistikës, kryesisht nga jeta akademike, hodhën mjaft ide rreth 5 pikave të propozuar mbi të cilat pritet të bazohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit.

Përpjekjet e ish-menaxherëve të Tiranës për të ngushtuar kryeqytetin vetëm në zonën e ish-Bllokut ka shkuar ndesh me aspiratën e zhvillimit përpjestimor të qytetit dhe të ardhmes europiane të tij. Ky koncept refuzues ndaj tërësisë, i frymëzuar edhe idelogjikisht, duke anashkaluar këto lagje të reja nga investimet dhe përfshirjen në projekte zhvillimi afagjatë, ka rezultuar disa herë i dështuar.

Hartimi i disa planeve rregulluese, që merrnin emrin e shteteve prej nga thuhej se vinin studiot urbanistike, u shërbeu me shumë klaneve financiare përreth kryetarit të larguar Rama se sa zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të qytetit. Njollat e mbimbuluara të hartave të projekteve për çudi përkonin me emrat e bosëve të ndërtimit, të cilët figuronin njëri pas tjetrit në kryesinë e PS-së dhe në grupin parlamentar, duke dhënë një produkt monopolist, të thellimit të egër të diferencave zhvillimore mes qendrës dhe periferisë, si dhe dështimit të industrisë së ndërtimit.

Të ardhmes së një metropoli të vërtetë si Tirana i ka kushtuar shumë koncepti për ta rrudhur atë brenda zonës së ish-Bllokut, brenda pak firmave ndërtuese dhe akoma më pak emrave. Mundësia e zgjerimit të Tiranës, duke futur brenda administrimit të saj disa zona periferike, do t'i jepte asaj frymëmarrje, zhvillim dhe resurse të reja. Është koha për të hedhur themelet e Tiranës së shekullit të 21-të.

Zgjerimi i Tiranës në periferi ka qenë spontan, por i fuqishëm, biles rrezatues për shkak të fuqisë së energjisë që kanë mbartur lagjet dhe njerëzit që jetojnë atje. Jo vetëm vilat e stilit perëndimor, kopshtet me dizajne befasuese dhe talentet konkurruese në metropol, por edhe mënyra se si këto rajone sfidojnë kryeqytetin në lirshmërinë e tregut dhe shpirtin krijues të sipërmarrjes, e kanë bërë të domosdoshme përfshirjen e këtyre rajoneve nën administrimin e Bashkisë së madhe të Tiranës. Disa vite më parë "plani amerikan", apo njujorkez i Tiranës pati dhënë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e kryeqytetit. Ai, siç u tha atëherë, përfshinte mes të tjerash zgjatimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardit "Zog I", nga Stacioni i Trenit deri përtej Bregut të Lumit në Paskuqan. Ky zgjerim, i cili do të hidhte themelet e një Tirane të re qe injoruar apo lënë me dashje në harresë.

Zoti Basha ka folur "për një harmonizim më të mirë me komunat dhe bashkitë përreth Tiranës, si dhe arritjen e një konsensusi më të gjerë me banorët". Ky vizion së bashku me projektin e Unazës së Madhe, tramvajit, infrastrukturës tjetër të brendshme etj., përbëjnë atë që thirret si koncepti i një Tirane të madhe, europiane, i cili do të prodhojë jo vetëm modernitet për qytetin, por edhe begati ekonomike, impulse të reja të sipërmarrjes dhe mirëqenie për mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët i besuan Bashës më 8 maj 2011.

Vetëm pak ditë pas vënies në krye të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka filluar projektin e tij të modernizimit të kryeqytetit. Rrugët e ngushta, të cilat bëhen edhe më të pabindura nga trafiku i tmerrshëm, pluhuri që krijon hartat e imagjinatës së fëmijëve sipër dritareve të pallateve të ngushta të koncepteve të arkitekturës komuniste, duket se po u afron fundi i historisë së tyre. Klasat e plota, shkollat e mjaftueshme dhe me ngrohje, terminalet e udhëtarëve, parqet për ata që kërkojnë të gjejnë qytetin edhe tek dhimbja dhe dashuria janë duke u projektuar nga ky staf i ri njerëzish, të cilët natyrisht do t'i lënë brezit tjetër një Tiranë më të dashur, më të lirë dhe tërësisht perëndimore.

MUJË BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRJETIMET E NJË SHQIPTARI PËR 11 SHTATORIN 2011 Me rastin e 10-vjetorit e njërës prej tragjedive më të mëdha në botë në këtë fillim shekulli Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston (09.12.2011)
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.10.2011)
DITA E ZEZË E 11 SHTATORIT Nga FRANK SHKRELI (09.10.2011)
E VËRTETA E TËRË DHE ASGJË TJETËRNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.08.2011)
KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISËNga XHELAL ZEJNELI (09.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKTUTORE E DOBËT E LEKSIONEVE TË DREJTËSISË DHE TË DEMOKRACISËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.07.2011)
11 SHTATOR, DITA QË KURRË NUK MBARONNga RICHARD COHEN, Washington Post (09.07.2011)
"OXHAQET" E (PA)TYMOSURA RINORE POLITIKE NË SHQIPËRINga REDAN BUSHATI (09.07.2011)
LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIMNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]