
Ditën e punës e nis herët dhe kafenë e mëngjezit e pi duke ndjekur shtypin e Shqipërisë në disa kanale të televizioneve të Tiranës. Isha ndalur tek NEWS 24 në kohën e telefonatave të qytetarëve me gazetarin dhe publicistin e njohur Bashkim Hoxha. Gjatë këtyre minutave mund të dëgjosh komente nga më të ndryshmet për nga spektri politik, për nga niveli intelektual, për nga niveli i kulturës demokratike, por një pjesë e konsiderushme e atyre që dalin në telefon shprehin shqetësime reale.
Për kohën që ndoqa, disa minuta, më bënë përshtypje tri bashkëbiseduese:
1. Një grua që bënte thirrje për vrasjen e kryeministrit, e cila ndërkohë i kërkonte Ed Ramës të vendoste në pikat kyçe njerëzit e tij më të afërt, kushërinj e me rradhë. Nuk po flas për nivelin arsimor të folëses, se sa klasë shkollë kishte, se mund të ishte fare analfabete, se mund të kishte prapavijë politike, dmth që për ta bërë këtë telefonatë - për ato që tha ishte paguar me disa Euro - por ajo qe më bën përshtypje është se si në dritën e diellit bëhet thirrje për vrasjen e shefit të qeverisë dhe kjo në Tiranë duket diçka normale. Sepse nëse diçka e tillë do të ndodhte në një vend demokratik Perëndimor, që dikush të bënte thirrje me qëllim cënimin e rendit kushtetues do të kishte një reagim adekuat. Ajo që më duket shqetësuese është fakti se në Shqipëri ekziston gjuha e kërcënimit me pasoja prishjen e rendit kushtetues apo vrasjen, skenarë që Shqipëria dhe shqiptarët i përjetuan nga trazirat e 1997 apo edhe të 21 janarit 2011dhe që vazhdojnë të jenë të frymëzuara nga radikalizmi politik.
Nuk kam asgjë ndaj Bashkim Hoxhës, sepse ai është në rolin e moderatorit, justifikoj shpesh herë edhe tolerimin e këtyre telefonatave, sepse në fund të fundit kështu dekonspirohen segmentet radikaliste në Shqipëri, që zakonisht kur ka ardhur momenti për arritjen e qëllimeve të tyre kanë përdorur kriminelët e burgjeve ose njerëz të varfër, të cilët për shkak të varfërisë janë të gatshëm të bëhen mish për top.
2.Bashkëbiseduesja tjetër shprehte një pakënaqësi të madhe nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë, pa marrë parasysh se ishin të majtë apo të djathtë, dhe iu bënte thirrje shqiptarëve që të mos votonin nëse më parë midis zgjedhësve dhe kandidatit të zonës për ligjvënës nuk do të kishte një kontratë, ku deputeti kandidat para se të votohej të premtonte arritjet gjatë mandatit. Me fjalët e saj zonja kritikonte votimin me lista, pra sistemin proporcional të pastër në rrang kombëtar, kur votat shkojnë për partitë dhe jo për personin. Në këtë rast kryetari i partisë bëhej Zot dhe garës së lirë e të ndershme i zihej fryma. Në fakt, mendoj se zonja ka të drejtë, dhe se sistemi zgjedhor në Shqipëri meriton të korigjohet, pasi, në një sistem të pastër proporcional humbet nocioni i garës dhe konkurencës dhe forcohen klanet, ndërsa një sistem maxhoritar i korigjuar do t'i krijonte mundësi zgjedhësve të votonin për kandidatin.
3.Telefonata e tretë që kam veçuar vinte edhe kjo nga një zonjë e cila i tregonte Bashkim Hoxhës dhe shikuesve të News24 se si gjyshin e saj në Korçë e kishte pushkatuar diktatura, e cila pastaj ia kishte konfiskuar të gjitha pronat dhe se sot e kësaj dite, megjithëse kishte vendim gjykate, trashëgimtarët e ligjshëm vazhdonin të endeshin lart e poshtë pa gëzuar të drejtën e pronës.
Historia e kësaj gruaje m'u duk rrëqethëse kur mendoj se kanë kaluar njëzet vjet nga rrëzimi i regjimit komunist dhe ndaj ish-pronarëve, pronat e të cilave janë konfiskuar dhe shtetëzuar nga ish-shteti kriminal vazhdojnë të mos jenë në duart e të zotërve legjitimë, përjashto një grusht të vogël njerëzish të lidhur me politikën. Këta njëzet vjet kanë në vetvete vlerën ekonomike dhe vlerën morale, pasi pronarët legjitimë kanë pësuar humbje ekonomike që ka kosto materiale reale. Por vlera më e madhe është ajo morale, sepse gjatë këtyre 20 viteve brezat e dytë të pronarëve përgjithësisht nuk jetojnë më, ndërsa brezat e tretë kanë hyrë në moshën e tretë dhe janë tejet të lodhur nga kjo zvarritje kriminale. Pra, lind pyetja e kush do t'i gëzojë këto prona që ende nuk kanë shkuar në duart e pronarëve? Brezat e katërt?
Por këtu problemi i pronës lidhet me kapitalizmin në Shqipëri. Sepse pronësia e njohur si e drejtë civile që në antikitetin romak është një e drejtë themelore në shtetin e së drejtës dhe qëndron në themel të shoqërisë moderne.
E drejta e pronësisë është kushtetuese. Pronësia është çelësi për zhvillimin shoqëror-ekonomik të sistemit kapitalist. Se si do të jetë ky kapitalizëm? I standarteve europaine apo mafioze.
Dhe asnjë politikan në Shqipëri nuk mund të justifikojë historinë e kësaj gruaje, gjyshin e së cilës e pushkatoi diktatura rreth 70 vjet më parë dhe ndërsa në Shqipëri thuhet se ka 20 vjet që diktatura është përmbysur, për pronarët legjitimë vazhdon të mbetet në fuqi ligji kriminal i regjimit komunist që, pasi i burgosi, vari apo ekzekutoi pronarët legjitimë, i shpronësoi dhe ua konfiskoi pronat.
©
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ