VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PJETËR ARBNORI I ANASHKALUARNga TONIN GJURAJ

                                                                                      

E Enjte, 11.07.2024, 04:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR

Nga TONIN GJURAJ


E Enjte, 11.17.2011, 07:35am (GMT+1)

 

Natan Sharansky, një ish-i burgosur politik hebre në një burg të KGB-së për nëntë vite, në librin e tij Rasti për Demokraci Fuqia e Lirisë për të Kapërcyer Tiraninë dhe Terrorin, midis të tjerave, flet për konceptin e "Një Shoqëri e Lirë" dhe "Një Shoqëri e Frikës". Sharansky ishte i pari ish-i burgosur politik i liruar prej Mikhail Gorbaçov-it në shkurt të 1986-ës.

Pjetër Arbnori, ish-i burgosur politik në burgjet e komunizmit, vuajti për 28 vite mungesën e lirisë. Ky personalitet i shquar u nderua, së fundi, nga Presidenti i Republikës me urdhrin e lartë "Nderi i Kombit", duke e merituar më shumë se askush tjetër këtë vlerësim, pasi përbën një simbol të sakrificave mbinjerëzore, politikanin paqësor e vizionar, tolerant, ndoshta përfaqësuesin më dinjitoz të Shkodrës së pas viteve '90-të, me një kulturë politike qartësisht të dallueshme prej politikanëve bashkëkohës dhe aktualë. Z. Arbnori nuk bëri kurrë tregti me opinionet e veta, nuk kishte "frikë", por mbeti autentik dhe, mbi të gjitha, njeri.

Të dy përjetuan terrorin e Shoqërisë së Frikës, në Shqipëri dhe ish-Bashkimin Sovjetik, por ndryshe prej Sharansky-t, Arbnori, pas vdekjes, po përjeton, veçanërisht së fundi, edhe harresën. Harresën prej Shkodrës, harresën prej shumë demokratëve, harresën prej ish-bashkëthemeluesve të degës së PD-së në Shkodër, ish-bashkëpunëtorëve të hershëm të tij, Këshillit Bashkiak të Shkodrës, drejtuesve aktualë të kryesisë së Degës së PD-së në Shkodër, deputetëve etj. Shumica prej të lartpërmendurve nuk ishin të pranishëm, në Presidencë, për të nderuar Familjen Arbnori, në atë ceremoni, duke mos kuptuar(!) ndoshta se prania fizike në një institucion të lartë shtetëror për një ceremoni përkujtimore, dhënie titulli, dekorim apo diçka e ngjashme, nuk do të thotë domosdoshmërish mbështetje politike për titullarin e institucionit. Disa treguan mungesë dinjiteti, disa të tjerë "frikë", por më e çuditshme ishte heshtja e pjesës intelektuale të qytetit për atë "harresë" a bojkotim, e artistëve, aktorëve, sportistëve, dramaturgëve, poetëve, e kështu me radhë, që në rastin kur, sipas tyre, u "fye" gegnishtja prej Presidentit shfaqen, me padurim dhe në kor, skena vajtuese, si gaztorë, edhe pse disa prej tyre dështakë, që kanë prodhuar pak ose aspak pas viteve '90-të, për artin, në Shkodër. Po ashtu, nuk munguan ulërimat e panevojshme, thirrjet e çakërdisura deri në "kupë të qiellit", do të thoshin në Shkodër, kinse të dëshpëruar dhe të zemëruar pa kufi, për atë që kishte ndodhur! Përveç kësaj, nuk munguan prononcimet, deklaratat, artikujt në media për hiçgjë, por të orkestruara, deri në servilizëm intelektual të (vetë)imponuar, manifestim egërsie dhe shpirtvogëlsie, duke provuar, në fakt, një predispozitë kulturore, alla shqiptarçe, për t'iu servilosur "më të pushtetshmit".

Nuk i kemi parë apo dëgjuar këta artistë, shkrimtarë, sportistë, dramaturgë a poetë të zemërohen për "harresën" e Pjetër Arbnorit, apo të protestojnë publikisht për gjendjen ku është katandisur shtëpia-muze e Luigj Gurakuqit, apo varret e Migjenit, Pashko Vasës, fakte dëshpëruese këto të denoncuara me kurajë prej Ardian Ndrecës, në një artikull të tij të ditëve të fundit në MAPO. Ai shkruan se shtëpia e Luigj Gurakuqit "asht shembë dhe shkatrrue me themel nën shikimin e pafuqishëm të atyne që kanë ba gjoja se po qeverisin Shkodrën për vite me radhë". Dhe, më tej, vazhdon: "... sado pallate të reja të ndërtojnë ata që kanë në dorë politikën e sotme, sado çimento e beton të derdhin tue shpërfytyrue qytetin asnji prej tyne nuk do të jetë moralisht ma i madh sesa shtëpia me çardak ku pat lindë Luigj Gurakuqi".

Në asnjë shoqëri liritë nuk janë absolute, por, si rregull, shoqëritë e lira asociohen me ruajtjen e lirive themelore. Por, shpeshherë, ndërsa diskutohet rreth kufijve të përshtatshëm të lirive të ndryshme, mund të dështojmë në dallimin thelbësor midis shoqërive që bazohen në Liri dhe ato të cilat bazohen në Frikë. Formula që propozon Sharansky ndan botën në vetëm dy kategori: Shoqëri të Lira dhe Shoqëri të Frikës, asgjë tjetër në mes. Duke vazhduar më tej argumentin, Sharansky ndan shoqërinë në tre grupe: besnikët apo besimtarët e vërtetë, të cilët mbesin të përkushtuar ndaj rendit mbizotërues dhe bien dakord me të; disidentët, të cilët sfidojnë rendin mbizotërues, pavarësisht riskut të dënimit; si dhe të dyzuarit, grup i cili, ndryshe prej dy të parëve, përbëhet prej njerëzve që nuk besojnë më në ideologjinë mbizotëruese, por që kanë frikë të pranojnë rreziqet që shoqërojnë disidencën e tyre. Ata jetojnë në një tension konstant, si rezultat i dallimit midis mendimeve dhe fjalëve të tyre. Ata gjithnjë shmangin të thonë çfarë nuk lejohet, por gjithashtu përpiqen të shmangin edhe atë që ata nuk besojnë, pra, sipas tij: "duhet të bëjnë papagallin e ideologjisë së regjimit dhe të fshehin bindjet e tyre të vërteta".

"Të flasësh me mendjen e tjetrit" në media, para ekranit të TV-së, apo gjetkë, përbën një gafë marrëdhëniesh publike, sepse konfirmon mjaft stereotipe që përhapen në popull. Demokracia na mëson se, për të përcaktuar nëse të drejtat njerëzore mbrohen fort në një vend normal demokratik, mund të ngrihet një pyetje fare e thjeshtë: a mundet që njerëzit të flasin me mendjen e tyre? Brenda këtij konteksti, duket disi e vështirë sot që dikush të mbijetojë ose të bëjë karrierë politike a profesionale, pa treguar besnikëri ndaj regjimit. Shpesh jemi kuriozë të dimë sesi mbahen "të lidhur" disa individë pas pushtetit dhe sesi kthehen ta "kafshojnë" atë që mendon ndryshe. Të gjitha shoqëritë e frikës bazohen në një masë të caktuar në larje truri, glorifikim të veprimeve të liderëve dhe shtyrjen e besnikëve të vërtetë kundër atyre që mendojnë ndryshe. Por, këtë nuk e pranoi kurrë Arbnori, prandaj nuk do të harrohet, se njerëzit e mençur dhe racionalë dinë të dallojnë vlerat nga polemikat shterpë, apo përplasjet politike për qëllime personale, që në fund të fundit janë një manovër e pritshme e realpolitikës sonë. Në një vend normal demokratik, ai/ajo përfaqësues i elitës politike që fillon dhe beson hiperbolën e krijuar nga lajkatarët që ka përreth, nuk garanton të ardhme. Kjo duhet të jetë e "frikshme" për cilindo intelektual a politikan.

(http://www.mapo.al)

TONIN GJURAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPJEKJE PATETIKE PËR TË DENIGRUAR AT GJERGJ FISHTËNNga FRANK SHKRELI (11.15.2011)
HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (11.15.2011)
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJNga XHELAL ZEJNELI (11.14.2011)
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]