E Hënë, 02.26.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTON

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 03.22.2012, 05:12pm (GMT+1)

 

Marrëdhëniet amerikano-shqiptare, duke u bazuar në rrjedhën e tyre gjatë 20 vjetëve të fundit si dhe në deklaratat e shpeshta nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe shqiptarë janë në një nivel të shkëlqyeshëm. Midis dy vendeve ka bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat dhe nuk ekziston ndonje çështje që të vejë në dyshim ecjen e tyre në drejtim të duhur në të ardhmen. I vetmi përjashtim që mund të vihet re është shqetësimi amerikan në lidhje me mirëvajtjen politike në Shqipëri, dhe sidomos marrëdhëniet, shpesh të acaruara, midis forcave të ndryshme politike të vendit.

Kohët e fundit, zyrtarë dhe përfaqësues të rrymave të ndryshme politike nga Shqipëria kanë vizituar Uashingtonin dhe janë takuar edhe me segmente të ndryshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, pasi edhe ky komunitet, fatkeqësisht, shpesh duket se pasqyron atmosferën politike në Shqipëri, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Edi Rama i Socialistëve, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi dhe Lulzim Basha i Demokratëve ishin ndër zytarët shqiptarë që kanë vizituar kohët e fundit Shtetet e Bashkuara. Të gjithë këta, siç ka ndodhur edhe me vizita të tilla të udhëheqësve shqiptarë më përpara, edhe ata zhvilluan takime të ndryshme në Kongresin amerikan, në Departmentin e Shtetit, si edhe takime të tjera në nivel vendor, siç ishte takimi i Lulzim Bashës me kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit, gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA.

Vizita të tilla zyrtare e jo-zyrtare midis dy vendeve mike siç janë Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë shumë të nevojshme dhe krejt normale -- pasi kishim pritur 50 vjet për shkëmbime vizitash të tilla midis dy popujve miq. Por është e nevojshme që për lexuesin shqiptar të zbardhen disa gjëra në lidhje me këto vizita, pasi nga vet zyrtarët dhe nga media zëdhënëse dhe përkrahëse, të mos them partizane të tyre, na del sikur këta politikanë kthehen nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri mbretër të "kurorëzuar'' nga Uashingtoni zyrtar, ose si njerëz që nuk u përfillën fare nga Uashingtoni zyrtar dhe vizitat e tyre dështuan, ashtu siç i paraqet media kundërshtare. Asnjëra nuk është e vërtetë. Unë përmenda personat që bënë vizitat e fundit në Amerikë, por fakti është se të gjithë politikanët shqiptarë gjatë 20 vjetëve të fundit, si dhe media që i përfaqëson ata, janë fajtorë për këtë manipulim dhe keq-interpretim të fakteve.

Siç mund të jenë në dijeni të gjithë ata që lexojnë median shqiptare përkrahëse dhe zëdhënëse të politikanëve ose të partive të ndryshme, gjatë ose pas një vizite të tillë nga një zyrtar shqiptar në Uashington -- duket sikurë politikanët shqiptarë kanë ardhur ose janë ftuar në Uashington për qëllime të caktuara politike. Deklaratat nga vet politikanët mbi vizitën dhe takimet si dhe përshkrimet e tyre në median përkrahëse të Tiranës të takimeve të tilla, paraqitet me aq seriozitet sa duket që bind jo vetëm politikanët shqiptarë por edhe mediat që i përkrahin ata -- se me të vërtetë Uashingtoni zyrtar po i përkrahka këta, duke ofruar mbështetje të padiskutueshme politike për ta. Po të bazohesh në këto interpretime, del sikur nga një vizitë e vetme në kryeqytetin amerikan, një politikan shqiptar kthehet në atdhe si i ''zgjedhuri'' dhe i ''bekuari'' i Uashingtonit. Mendimi ose interpretimi i këtyre vizitave nga media shqiptare dhe nga vet këta vizitorë se Uashingtoni --në një mënyrë ose në një tjetër-- bën ose prish karrierën e ndonjë politikani, ose që zyrtarët dhe kongresistët amerikanë përkrahin programe politike të ndonjë individi ose partie është jo vetëm i gabuar, por për më tepër nuk është i ndershëm as nuk është i sinqertë. Bile bile, nganjëherë shkohet më tej duke interpretuar kështu rëndësinë e këtyre vizitave edhe si ndonjë ndryshim të mundshëm të politikës amerikane ndaj Shqipërisë. Për këtë janë fajtorë të gjithë pa dallim, përfaqësues të pozitës dhe të opozitës dhe të gjithë ndërmjet.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë tepër të rëndësishme dhe nuk guxohet të luhet me to ose të manipulohen ato në këtë mënyrë për qëllime të ngushta për hir të ndonjë karriere politike ose interesash partiake. Gjatë karrierës sime, në periudhën post-komuniste, unë kam patur fatin të marrë pjesë në dyzina takime e mbledhje midis zyrtarëve amerikanë e shqiptarë, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Shqipëri. Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kam qenë dëshmitar që ndonjë anëtar i Kongresit ose zyrtar amerikan i çfarëdo niveli qoftë, gjatë takimeve të tilla, të jetë shprehur kategorikisht në përkrahje të një individi ose partie politike shqiptare, e lere më të mbështesë programin politik të tyre. Në përkrahje të Shqipërisë, po, por kurrë në përkrahje të një individi ose grupi politik kundër një tjetër individi ose grupi politik, siç paraqitet shpesh në median shqiptare.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, siç ndodh edhe me çdo vend tjetër të botës, janë me popullin shqiptar dhe jo me ndonjë politikan individual, parti ose grupim politik. Ato janë të interesuara në procesin politik të vendit, ashtuqë ai proces të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës. Si një vend që ia do të mirën Shqipërisë dhe kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara, mbi të gjitha, dëshirojnë uljen e tensioneve politike në vend, në interes të fateve madhore të kombit. Shtetet e Bashkuara, megjithë propagandën komuniste anti-amerikane për pothuaj 50 vjet -- janë të vetëdijshme dhe mirënjohëse ndaj ndjenjave pro-amerikane të kombit shqiptar. Edhe Shqipëria, megjithë problemet e saj, ka përkrahur pa mëdyshje politikën amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe merr pjesë në luftën në Afganistan, në kuadër të NATO-s.


Politikanët shqiptarë, si përfaqësues të popullit të vet, nuk duhet të abuzojnë me këtë nder dhe privilegj që u ka akorduar atyre votuesi shqiptar. Kur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara takohen me politikanë shqiptarë, ata takohen me ta si përfaqësues të popullit shqiptar dhe jo si individë ose përfaqësues të ndonjë grupimi politik ose partie politike. Ka ardhur koha që edhe politikanët shqiptarë në takimet e tyre zyrtare me autoritetet e qeverisë dhe të Kongresit Amerikan -- por edhe në takime zyrtare në vende të tjera -- mbi të gjitha, të paraqiten dhe të sillen si përfaqësues të denjë të interesave të popullit dhe të kombit shqiptar dhe jo të interesave politike personale ose partiake.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA (03.17.2012)
KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSINJanullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!Nga ARTUR VREKAJ (03.16.2012)
Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.16.2012)
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2024  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]