SHQIPËRISË I DUHET NJË KRYETAR SHTETI SIPAS PROFILIT TË PRESIDENTIT TË GJERMANISË JOACHIM GAUCK-Nga ELIDA BUÇPAPAJ -
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm (GMT+1)
Në Shqipëri ka kohë që kanë plasur ethet e presidenti të ri, jo si përpjekje për të sjellë në krye të këtij institucioni njeriun e duhur, por si shumësi të interesave të palëve për pushtet, që presidenti i ri të jetë në funksion të pisllikut njëzetëvjeçar të tranzicionit, në funksion të skeletëve dhe hipotekave të klasës politike, ku dëgjojmë tyrli emrash por deri më tani nuk na ka zënë kurrë veshi të dëgjojmë se vendit i duhet një president me integritet, që të mos jetë marionetë apo përfaqësuesi klaneve.
Emrat që qarkullojnë përgjithësisht janë shprehje e qartë e interesave klanore, jo e interesave në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe shqiptarëve. Shqipëria me një demokraci të pakonsoliduar, ku klanet dhe korrupsioni rrezikojnë pluralizmin pasi ka tregues të qartë për një regjim transversal, pra që buron nga një qendër e vetme, ku në këtë qendër bashkohen interesat për pushtet e klaneve më të fuqishme të politikës dhe oligarkëve të rinj të tranzicionit makabër, ku ata si kupolë vendosin për gjithçka dhe ia marrin frymën shtetit ligjor dhe demokracisë shqiptare, duke uzurpuar jetënpolitike, publike, ekonominë, drejtësinë, pushtetit multimedial, një lloj kapje e shtetit, për të cilën ankohej shumë Sali Berisha kur ishte në opozitë. Diçka shumë e frikëshme, aspak fantazi por realitet i prekshëm. Një dramë kombëtare, e shkaktuar nga një klasë politike, e cila fshihet pas imunitetit dhe pas uzurpimit të institucioneve, ku i zgjedh kudo njerëzit e vet, që i ka shërbëtorë të bindur, duke demonstruar një fobi dhe racizëm ndaj personaliteteve me integritet.
Tani zgjedhja e presidentit në Shqipëri është kthyer në një luftë e më të fortit, por jo në përpjekje të përbashkëta për më të mirin. Nuk i duan më të mirët, kanë frikë prej tyre.
Qarkullojnë emra që janë shprehi e qartë e interesave të ngushta politike, por jo interesave të vendit sipas standarteve të një shteti anëtar të NATO-s; qarkullojnë emra, por asnjëherë nuk kërkohet një model sipas standardeve Perëndimore, që të reflektojë Shqipërinë sot dhe të ardhmen e Shqipërisë nesër.
Elitat në Shqipëri në vend që ta qartësojnë realitetin e bëjnë atë edhe më konfuz, sepse nuk janë të pavarura, pasi ekzistojnë vetë në kontekstin e klaneve.
Nuk ekziston vullneti i mirë midis palëve sepse modeli për presidentin e Shqipërisë mund të huazohet vetëm në Perëndim. Pa qenë nevoja të themi se Shqipëria e posadalë nga një regjim totalitarist nuk mund të krahasohet me SHBA apo Francën, atëhere le të marrim një profil që iu afrohet realiteteve të saj që është profili i Presidentit të Gjermanisë Joachim Gauck, jo si prift, por si një njeri me integritet të pastër, antikomunist dhe veprimtar të shquar të të drejtave të njeriut. Ky është profili me dy fjalë i JoachimGauck, ndaj të cilit pothuaj heshtën opinionistët e Tiranës, jo se nuk e dinin, por për arsye pragmatiste të interesit të tyre personal u autocensuruan. U tha vetëm se Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ishte konsensual, se për të në Asamblenë Federale votuan pro 991 nga 1228, ku mungonin 12. JoachimGauck nuk e votuan Die Linke ( e Majta me rrënjë nga partia e Erich Honecker dhe Egon Krenz), aktualisht 11% në Bundestagun gjerman.
Joachim Gauck, një ish pastor luteran, anti-komunist dhe veprimtar i të drejtave të njeriut në Gjermaninë Lindore që gjatë Revolucionit Paqësor, ishte bashkëthemelues i NEW FORUM, lëvizje opozitare në Gjermaninë Lindore, që i kontribuoi rrëzimit të diktaturës së mbështetur nga regjimi sovjetik. Pas bashkimit të Gjermanisë ai është zgjedhur nga Bundestagu dhe me firmën e Helmut Kohl-it, Komisioneri i parë Federal i Arkivave të Stasit, duke e drejtuar këtë agjenci prej 1990-2000. Pra Joachim Gauck ka udhëhequr procesion e hapjes së arkivave të Stas-it, ndërsa në Shqipëri si Dosjet, ashtu edhe Arkivat e diktaturës qëndrojnë të mbyllura për pasojë të presionit që bën kjo klasë politike me ndërgjegje zgjyrë.
Joachim Gauck, i cili në Dosjet e Stas-it përshkruhet "si një anti-komunist i pakorigjueshëm" ("unverbesserlicher Antikommunist") është një figurë konseguente dhe një veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut që kërkon dënimin e krimeve të komunizmit si krime kundër njerëzimit. Në qershorin e vitit 2008 së bashku me Vaclav Havel do të inicionin dhe nënshkruanin Deklaratën e Pragës për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin, si dhe më 25 shkurt 2010 do të ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Krimeve të Komunizmit, dy Dokumente të rëndësishme në vazhdim të Rezolutës 1481 të Këshillit të Europës për "Nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste",n jë detyrim që Shqipëria edhe sot e kësaj dite, vendi me një nga diktaturat memizore, nuk e ka përmbushur. Këtu qëndron edhe shkaku se përse opinionistët eTiranës nuk e zbulojnë të plotë profilin e Joachim Gauck.
Se kush ishte Joachim Gauck gjatë kohës të DDR e zbulon vetë ai në kujtimet e tij menjë fjali të vetme, kur shkruan: "Fati i babait tonë ishte si një dajak edukues për ne. Kjo çoi në një ndjenjë të besnikërisë së pakushtëzuar ndaj familjes, duke përjashtuar çdo lloj të idesë së vëllazërimit me sistemin." Pra JoachimGauck nuk kishte asnjë lloj hije apo lidhje me sistemin diktatorial, nuk ishte as pjesë e institucioneve të superstrukturës apo strukturave të policisë sekrete, pra ai e ka të pastër si drita e diellit të shkuarën dhe ndërgjegjen e tij.
Ky duhet të jetë edhe profili i personalitetit të presidentit të ardhëm të Shqipërisë. Së pari, të mos jetë nga klasa politike aktuale, as nga PD dhe as nga PS apo partiçkat e vogla, të cilat janë pa elektorat; të mos ketë qenë nëpunës i lartë i institucioneve të diktaturës apo i institucioneve të superstrukturës diktatoriale; të mos ketë asnjë lidhje familjare me ish-nomenklaturën e kuqe; të mos jetë ish-anëtar i PPSH; të ketë certifikatën e pastërtisë të figurës morale që do të konfirmonte se nuk ka qenë pjestar i ish-Sigurimit, apo i asnjëlloj shërbimi të huaj, kësisoj të jetë një personalitet me që të dëshmojë qartë se në një mënyrë apo tjetrën e ka luftuar diktaturën; të jetë njeri me integritet të pacënueshëm si shprehje e unitetit kombëtar dhe në mbrojtje të pacënueshmërisë të institucioneve për të mbështetur një reformë në drejtësi dhe të jetë në mbështetje të iniciativave që do t'i shërbejnë konsolidimit të demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Pra, të mos jetë shërbyes i partive, puthador i politikës dhe të jetë në shërbim tëinteresave kombëtare të shtetit.
Ky duhet të jetë profili i presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, i cili nëse i plotëson këto kritere, dhe brenda këtyre standardeve do të duhet të votohet me shumicë të qartë nga Parlamenti i Shqipërisë.
"Do t'i them "po" me të gjithë forcën e zemrës përgjegjësive që do të marr. Sigurisht nuk do të mund të plotësoj gjithçka në pesë vjet, por do të dëshmoj qartë angazhimin tim ndaj zhgënjimit të njerëzve nga politika e do të jam kontributin tim për të afruar më shumë udhëheqësit me popullin". Këto janë fjalët gjithë emocion të Joachim Gauck, pas votimit. Merreni me mend kur gjermanët janë të zhgënjyer nga politika e një vendi si Gjermania, me ekonomi më të zhvilluar në BE e dhe njëra nga më të fuqishmet në botë, merreni me mend çfarë zhgënjimi kanë njerëzit në Shqipëri nga një klasë politike mizerabël që ka 20 vjet që imashtron dhe që objektivin e ka vetëm të uzurpojë pushtet për interesa të ngushta.
Një president i Shqipërisë sipas modelit të Joachim Gauck do të jetë hapi i parë drejt reformimit të politikës të Shqipërisë, reformim i nevojshëm dhe i domosdoshëm që vendi të mos kthehet prapa, por të vazhdojë rrugën drejt integrimeve europane dhe drejt konsolidimit të sistemit demokratik, që demokracia të hedhë rrënjë në Shqipëri, është njëjtas ashtu si thotë njëri prej baballarëve të SHBA George Washington "se kur hedh rrënjë liria, pema e saj rritet shpejt".
©
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Premte, 05.11.2012, 01:33pm
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin" BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|