VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI VARRMIHËS I SERBISËNga FRANK SHKRELI 

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PRESIDENTI VARRMIHËS I SERBISË

Nga FRANK SHKRELI 


E Martë, 06.05.2012, 07:39pm (GMT+1)



Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për marrëdhënjet rajonale dhe as për vetë Serbinë. Deklaratat e tija si president i ri i Serbisë, kanë shkaktuar shqetsime serioze në kryeqytetet perëndimore si edhe në media, ne lidhje me drejtimin që do të marrë Serbia nën udhëheqjen e presidentit të ri. Po tu hidhet një sy deklaratave të tija vetëm në periudhën pasi është zgjedhur president i Serbisë dy javë më parë, ka mjaft arsye për shqetsim sidomos për marrëdhënjet e ardhëshme të Serbisë me vendet e rajonit si edhe me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën gjermane Franakfurter Allgemeine Zeitung, presidenti i ri serb madje edhe pas krimeve kundër njerzimit dhe gjenocidit që Serbia ka bërë gjatë dekadës së 90-ave kundër popujve të Ballkanit, përfshirë edhe shqiptarët, ai gjithnjë insiston se "˜'Serbia e Mdhe'' është një ëndërrë e pa-realizuar e tij dhe ofendoi Kroacinë duke thënë, në të njëjtën intervistë, se qyteti i Vukovarit është një qytet serb dhe se kroatët nuk kanë ndonjë arsye që të kthehen atje. Ministrja e Jashtme e Kroacisë Vesna Pushiq e cilësoi deklaratën e udhëheqsit serb si "˜'shokuese dhe absolutisht të papranueshme'', ndërsa Presidenti kroat Ivo Josipoviq iu përgjigj Nikoliqit duke thenë se nëqoftse deklarata e tij do të thotë këthim tek idetë serbe të viteve 1990, atëherë "unë mund të them, në emër të popullit kroat, se këto ide nuk do të realizohen.''

Kohët e fundit, siç duket më shumë në një përpjekje pragmatizmi politik se sa ndryshim parimor qendrimi, nacionalisti ekstrem serb Nikoliq është shprehur në favor të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, megjithëse partia e tij vazhdimisht ka kundërshtuar antarësimin serb në Bashkimin Evropian dhe ka hedhur poshtë thirrjet e vendeve perëndimore që Serbia të pranojë realititetin e ri në Kosovë dhe në Ballkan. Në parlamentin e fundit, partia e tij nuk votoi në favor të rezolutës historike më 2010 që dënonte masakrën e boshnjakëve nga forcat serbe në Srebrenicë, krim i paparë në Evropë ç'prej Luftës së Dytë Botërore. Këtë javë, Bashkimi Evropian i tërhoqi vërejtjen presidentit të ri serb se Evropa nuk do të tolerojë përpjekjet e tija për të mohuar gjenocidin ndaj boshnjakëve gjatë luftës në Bosnje, që është cilësuar si një krim kundër tërë njerëzimit. Ky reagim erdhi nga Brukseli pasi Nikoliqi tha se masakra e kryer nga forcat ushtarake e policore serbe në Srebrenicë më 1995 nuk ishte gjenocid.

Se cilat janë qëndrimet e tia morale ndaj krimeve të luftërave në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, dhe se ku qendron besnikëria e tij në marrëdhënjet ndërkombëtare, ai e tregoi me vizitën e pare simbolike që bëri jashtë vendit pasi u zgjodh president i Serbisë, duke udhëtuar në Moskë për tu takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Ky takim ishte gjithashtu i pari edhe për presidentin Putin me një udhëheqës të huaj ç'prej kur ai rifilloi detyrën e presidentit të Rusisë me 7 Maj. Gjatë takimit të tyre, që media ruse e cilësoi si të ''përzemërt'', presidenti Putin i karakterizoi rusët dhe serbët si ''vëllëzër shpirtërorë'' dhe shtoi se për Moskën, ''Serbia është një aleate tradicionale dhe shumë e rëndësishme e Rusisë në Ballkan'', duke i premtuar Beogradit një hua prej 800-milion dollarësh. Edhe ndjenjat pro-ruse të z. Nikoliq si mbrojtës i interesave ruse në Ballkan janë të njohura mirë. Më 2007 ai pat thënë se do të preferonte që Serbia të ishte një krahinë ruse se sa të bëhej anëtare e Komunitetit Evropian.

Megjithëse Serbia ka marrë statusin e kandidatit nga Komuniteti Evropian dhe ndonëse Komuniteti Evropian ngulë këmbë që Serbia të shënojë përparim në marrëdhënjet me Kosovën para se të konsiderohet seriozisht për antarësim, presidenti i ri i Serbisë është shprehur se Beogradi nuk do të ndryshojë qendrimin e tij ndaj Kosovës për hir të antarësimit në Bashkimin Evropian. Nikoliqi e shprehu hipokrizinë e tij në lidhje me Kosovën në komentet që bëri për Zërin e Rusisë, duke shkaktuar shqetsime edhe në Gjorgji, pasi deklaroi se Beogradi "mund ti bashkohet Rusisë, Nikaraguas dhe Venezuelës dhe të njohë pavarësinë e rajoneve Abkhazia dhe Osetisë Jugore të Gjorgjisë, duke thënë se "˜'Kosova duhet të jetë nën kontrollin e Beogradit ndërsa dy rajonet separatiste në Gjorgji meritojnë pavarësinë.''

Zgjedhja e Tomislav Nikoliqit si president i ri i Serbisë është komentuar në median amerikane kryesisht si një ngjarje negative për paqën dhe stabilitetin në Ballkan. Z. Morton Abramovitz i Fondacionit Century dhe njohës i Ballkanit, shkruan se "zyrtarët amerikanë dhe evropianë shpresonin për zgjedhjen e një udhëheqsi serb që do të çonte përpara çështjen e Kosovës.... Është një pikëpyetje nëse në Beograd mund të gjëndet një politikan i tillë.....por Nikoliqi nuk është personi i favorizuar i Përendimit.''

Ish-Diplomati amerikan Ambramovitz shkruan se "para se të merret me ekonominë, qeveria e re e Sërbisë duhet të merret me Kosovën.'' Ai thotë në artikullin e tij botuar në revistën Nashional Interest, se "më në fund duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare (nga ana e Serbisë) të problemit të Kosovës, para se Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian.'' Zoti Abramovitz paralajmëron se përveç kësaj çështjeje të pazgjidhur, Përendimi përballet me një gjëndje të vështirë në Ballkan. Ai përmendë mostabilitetin në Maqedoni, sistemin e brishtë politik në Bosnje si edhe keqësimin e gjëndjes ekonomike në mbarë rajonin.

Xhefri Kuhner, komentator i gazetës Uashington Tajms dhe president i Institutit Edmund Burke, në jë kryeartikull të kohëve të fundit me titull, "A Votoi Serbia për Luftë?'' thekson se "˜'fitorja e presidentit Nikoliq do të thotë se Ballkani mund të ndizet përsëri nga dhuna etnike,"˜' sepse "ish-varrmihësi 60-vjeçar është një neo-fashist, i cili dëshiron të rikthejë "˜'Serbinë e Madhe''. Fakti se z. Nikoliq ishte anëtar i njësive vullnetare paraushtarake serbe që kryen krime të paimagjinueshme në Kroaci dhe në Bosnje, si dhe mburrja që vet z. Nikoliq shpreh për pjesmarrjen e tij në ato krime kundër grave e fëmijve si dhe krijimit të kampeve të vdekjes si ai në kampin Ovçara, sipas komentatorit amerikan Xhefri Kuhner, "duhet të jetë një turp për popullin serb'', zgjedhja e tij president. "Politika e tij, vazhdon ai, "ka vetëm një qëllim: luftën. Ai po sfidon sovranitetin dhe integritetin tokësor të fqinjve të Serbisë. Z. Nikoliq është një vrasës politik me deluzione madhështie. Serbia, në një mënyrë të frikshme i përngjanë Gjermanisë naziste, e mundur, e poshtëruar dhe duke shkuar drejtë një katastrofe ekonomike, votuesit serbë kanë zgjedhur një neonazist. Ai nuk është shpëtimtari i tyre. Përkundrazi, ai po i udhëheqë serbët -- përsër -- drejtë një katastrofe dhe një të ardhme pa shpresë'', përfundon komentatori i gazetës Uashington Tajms, Zhefri Kuhner.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
In MemoriamBEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2012)
A DO TË DALË GREQIA NGA NATO?Nga SHABAN MURATI (06.04.2012)
Veta e parëLETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) (06.03.2012)
RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANEPRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITORENNga FRANK SHKRELI (06.01.2012)
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL: GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]