VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONANga AFRIM KRASNIQI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONA
Nga AFRIM KRASNIQI

E Mërkurë, 08.07.2013, 06:58am (GMT+1)


Kancelarja Merkel, shefe ekzekutive e shtetit më të fuqishëm ekonomik evropian, është me pushime vjetore. Ajo ka zgjedhur një zonë malore, ajër të pastër, qetësinë familjare. Sipas ligjit, ajo udhëton vetëm me bashkëshortin (ai paguan biletën e udhëtimit për veten e tij), pjesa tjetër e familjes nuk është pjesë e bonusit politik qeveritar. Janë pushime private dhe meritojnë pagesa private. Presidenti Obama ishte vjet me pushime dhe në fund të tyre publikoi shifrën e pagesës familjare të bërë nga llogaria e tij për shpenzimet e tyre. Ish kryeministri Toni Bler, aktualisht këshilltar i qeverisë së re shqiptare, është i njohur edhe për faktin se pushimet e tij në Itali paguheshin nga fondi familjar privat dhe se njëherë në Itali zgjodhi një restorant më të lirë për një çift miqsh të ftuar të tij, këta të fundit politikanë të lartë italianë.
Po në Shqipëri, si pushojnë politikanët dhe kush paguan faturat e tyre? Shteti ka disa vila qeveritare dhe tek secila gjendet jo vetëm një nga tre krerët e shtetit, (president, kryeministër, kryetar parlamenti) por edhe familja e tyre e afërt dhe më e gjerë. Aty gjenden fëmijët dhe miqtë e tyre të rinj, mbesa e nipa, nuse e kushërinj, gjyshe e miq personale, madje edhe kandidatë fejese për ndonjë prej fëmijëve të tyre. Për të gjithë paguan shteti, ruan garda, nuk ka pagesë personale dhe secili trajtohet nga shërbimet qeveritare. Madje vetë titullarët, kanë kurajë dhe bëjnë publike foto të tyre pushimesh me pjesëmarrje të tillë tërësisht joligjore dhe abuzive. Sepse kur themi paguan shteti, në fakt i paguajmë ne me taksat tona. Por ne kemi zgjedhur direkt ose indirekt tre individë president, kryeministër e kryetar parlamenti, - nuk kemi zgjedhur familjen e tyre, as nipër e mbesa, as gjyshër dhe miq, aq të ftuar nga koha e shkollës apo nga shoqëria profesionale. Këta të fundit janë vizitore, dhe faturat e tyre duhet të paguhen nga ai që i ka ftuar. Dhe kjo faturë të bëhet publike. Në gjithën e thjeshtë kjo quhet transparencë publike, koncept ende i panjohur për politikanët tanë të vjetër e të rinj. Të cilët, si Byroja Politike dikur në gjueti apo Drilon, e shohin postin personal si post familjar, fisnor, miqësor dhe feudal, nga i cili burojnë para e privilegje pafund, si në rastin konkret.

Interesant është për të parë edhe ministrat në detyrë dhe ata në pritje: ku po pushojnë dhe kush paguan shpenzimet e tyre, sepse në deklarim pasurie asnjëherë nuk gjendet një zë i tillë. Asnjë nuk i pyet, asnjë nuk flet, media raporton fotot e tyre më pikante si risi të vendeve përrallore dhe në vendin me korrupsionin më të lartë, - reagimi publik është në nivelin më të ulët. Kur të pasurit kursejnë dhe shtetet më të fuqishme kërkojnë llogari deri në centin e fundit, tek ne, ku kriza ekonomike është ulur këmbëkryq, të gjithë tallen me atë që nuk ka para, dhe sa më i pasur të jesh, sidomos politikan, aq më shumë emisione promovuese të bëhen, - mbi hobet, blerjet më të shtrenjta, planet e ardhshme, pa asnjë pyetje bezdisëse mbi burimin e këtyre pasurive!

Tek ne shumica e politikanëve flasin për turizmin vendas por vetë pushojnë jashtë vendit, flasin për spitalet tona por vetë kurohen jashtë vendit, flasin për shkollat tona por vetë dërgojnë fëmijët jashtë shtetit...dhe në çdo rast mungon abc-ja e transparencës publike: burimet e financimit. Në Gjermani një ish ministër kandidat për kancelar u shkarkua kohë më parë sepse shkoi në pushime familjare me automjetin e punës , kurse tek ne tallemi nëse ka pretendime të tilla. Sepse midis punës, publikut dhe privates nuk ka kufi kur bëhet fjalë për pushtetarë! Ata e shohin gjithçka si privilegj privat dhe sillen si me pronën private. Gjë që në botën e qytetëruar nuk mund të pranohet dhe as tolerohet. Por ne, ende jemi në tranzicion, rrugës për në botën e qytetëruar, diku midis Bosforit dhe Ballkanit, me synimin të kalojmë në anën tjetër të Adriatikut, - një rrugë e gjatë, shumë e gjatë, - në mentalitet, në sjellje dhe kulturën demokratike!



AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nisur nga skandalet më të fundit në diplomaciKUTËRBON NEPOTIZËM DIPLOMACIA E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.06.2013)
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA (08.06.2013)
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)
Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit XhaferitNJË LIBËR PËR LULET DHE JETËNNga RESHAT KRIPA (08.04.2013)
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'Nga RAFAEL FLOQI (08.03.2013)
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (08.02.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)
SFIDA E RAMËS DHE NJË FTESË PËR SHOQËRINË CIVILENga MENTOR KIKIA (08.01.2013)
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (07.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]