E Djelë, 05.19.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
BEOGRADI KUNDËR IDENTITETIT DEMOKRATIK TË EVROPËS DHE TË KOSOVËS
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Premte, 09.06.2013, 04:03pm (GMT+1)


*** Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës (flamuri, stema, himni), janë me përmbajtje të identitetit evropian-Bashkimit Evropian(BE), jo kombëtare, assesi. Andaj, Beogradi zrytar, as serbët, nuk kanë arsye që të kërkojnë ndryshimin dhe pezullimin e tyre, në asnjë formë mbase simbolizojnë thellësisht identitetin evropian të BE-së, të cilin Serbia e ka përqafuar dhe dëshmuar me "lutjen" e saj, që së më parë, të aderojë në rradhët e saj.

-Prandaj, çdo përpjekje e politikës dhe e diplomacisë imponuese e Beogradit zyrtar për t'i injoruar dhe mënjanuar ato, provon sheshit se Serbia nuk e meriton që të përfshihet në axhendat dhe në iniciativat integruese rajonale dhe ervopinae, as në Bashkimin Evropian (BE) e as në Aleancën e Atlantikut Verior (NATO).

Gjithashtu, heqja e logos së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2013, nuk është vetëm akt antishtetëror dhe vetëmohues, por edhe akt precedent kundër identitetit evropian, që dëshmon se, as Prishtina dhe as Beogradi, ende nuk e kanë kuptuar sa duhet dhe, si duhet se çfarë do të thotë doktrina dhe praktika e përmbajtjes së identitetit evropian dhe e rednit të ri ndërkombëtar. Ndryshe, nuk do të kishin arritur gjuhë të përbashkët për debatimin e heqjes së logos shtetërore evropiane të Republikës së Kosovës.

Ky "cirk" i politizimit të simboleve shtetërore, është atak direkt, jo vetëm kundër subjektivitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe kundër vlerave sublime të IDENTITETIT të Evropës së sotme demokratike dhe paqësore.

Prandaj, asnjë shtetar i Serbisë (qoftë presidenti Tomislav Nikoliq, qoftë kryeministri Ivica Daçiq... etj.) nuk ka të drejtë morale dhe ligjore, që të kërkojë debat (qoftë në shkallë vendore, evropiane a ndërkombëtare) për heqjen apo modifikimin e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, pavarësisht se, duan apo nuk duan minoritarët serbë në veriun e Kosovës, të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.

Nuk ka dyshim se politizimi i simboleve shtetërore të Kosovës, me rastin e heqjes së logos nga fletëveotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013, ka lidhje të thellë dhe të shumëanshme me politikën rajonale dhe globale të BE-së.

Po të mos ishte kështu, rasti i politizuar i heqjes së logos së Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit në Kosovë, nuk do të ishte objekt shqyrtimi i "treshit" Ashton-Daçiq-Thaçi-kreatorë dhe nënshkrues të Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënive Kosovë-Serbi (19 prill 2013).

-Atëherë, pse Beogradi zyrtar me në krye Ivica Daçiq e ka kushtëzuar kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, që të heqë logon e Kosovës nga fletëvotimet e theksuara, po qe se do, që, edhe serbët minoritarë të veriut të dalin në zgjedhjet lokale, të parashikuara më 3 nëntor 2013.

Një kushtëzim i këtillë i papranueshëm, është jo vetëm përzierje direkte në çështje të brendshme të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian(BE), kur, tanimë, botërisht dihet dhe shihet se qe pesë vite (17 shkurt 2008 17 shkurt 2013) simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë karakter të simboleve të identitetit evropian (flamuri, stema, himni), nuk janë simbole kombëtare shqiptare. Gjithashtu, edhe sipas Kushtetutës së 15 qershorit 2008, Kosova nuk është shtet kombëtar, por "është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm."(Neni 1, pika 1, dispozitat themelore).

-Atëherë, shtrohet pyetja serioze, pse Serbia nuk i njeh këto simbole shtetërore të Kosovës me përmbajtje të identitetit evropian (të BE-së), por përmes kryeministrit të saj, Ivica Daçiq, ka urdhëruar që në Bruksel, në takimet me homologun e tij të palës kosovare, Hashim Thaçi dhe të kryeshefës së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, të debatohet për heqjen e logos shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale, që do bëhen më 3 nëntor 2013?!

Pra, jo vetëm kryeministri Hashim Thaçi, por as Catherine Ashton, nuk do të duhej të pranonte një "lojë" të këtillë të politikës dhe të diplomacisë antievropiane të qeverisë së Beogradit, sepse kjo nuk dëmton vetëm interesin e përgjithshëm të Kosovës, por, para së gjithash, rrezikon interesat vitale dhe kompelementare të strategjisë së Bashkimit Evropian (të BE-së) si në planin rajonal evropian, ashtu edhe në atë global ndërkombëtar.

Heqja e logos së Kosovës, është në kundërshtim të plotë me logon e Bashkimit Evropian (BE), si dhe, është një lloj grushtshteti sui generis në kohë paqeje, pa revolucion!!!

-Ky është një "fenomen i ri" i politikës dhe i diplomacisë së ashtuquajtur paqësore të Beogradit ndaj Kosovës së pavarur, që mund të rrezikojë dhe ta destabilizojë, jo vetëm Kosovën, Ballkanin, por edhe mbarë Evropën. Mirëpo, as qeveria e Kosovës e as Evropa demokratike nuk duhet të pranojnë, që të jenë "objekt" i një gracke të tillë"demokratike" dhe "paqësore" të Serbisë, e cila këmbë e krye, është produkt tradicional historik i sferës së influecës së Rusisë në Ballkan.

Pra, dalja apo mosdalja e serbëve në zgjedhjet e theksuara lokale, është vetëm problem i tyre, jo i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Fundja, është e drejtë ligjore e tyre duan apo nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në nivel të vendit. Mirëpo, nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, që të kërkojnë ndryshimin e simboleve shtetërore, as nga ana e qeverisë së Kosovës, as të ushtrojnë trysni ndaj Catherine Ashtone, që ajo të ndërmarrë një hap të tillë kushtëzues ndaj qeverisë së Kosovës, kur dihet se simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë vetëm përmbajtje të identitit të Evropës së sotme integruese, rajonale, globale, pluraliste, demokratike dhe paqësore.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SIRIA NUK ËSHTË KOSOVËNga JAMES RUBIN, New York Times (09.06.2013)
DEBATI MBI NDËRHYRJEN NË SIRINga FRANK SHKRELI (09.04.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E LOGOS - AKT VULLNETAR ANTISHTETËROR DHE VETËMOHUES! - PO BEOGRADI A DO TË PRANONTE HEQJEN E LOGOS SË SERBISË NË PRESHEVË, NË BUJANOC DHE MEDVEGJË?Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.04.2013)
KASOLLET E ROMËVE OSE ATJE KU BËJNË VETËM FOTOGRAFINga MENTOR KIKIA (09.04.2013)
NJË LETËR PËR KRYEMINISTRIN E ARDHSHËMNga RESHAT KRIPA (09.04.2013)
Barometri diplomatik“DIPLOMACIA PROLETARE” KOZMOPOLITE E PASKAL MILOS!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2013)
DREJT FITORES ME KEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (09.03.2013)
ORTODOKSIZMI POLITIK I DIPLOMACISË GREKENga SHABAN MURATI (09.02.2013)
Barometri diplomatikDIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2013)
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]