E Shtunë, 06.22.2024, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
30 VJET NË MBËSHTETJE TË DEMOKRACISË
E Mërkurë, 12.18.2013, 08:22am (GMT+1)



30-vjet më parë, më 16 Dhjetor 1983, Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan inauguroi Entin Kombëtar për Promovimin e Demokracisë (National Endowment for Democracy) NED. Kjo është një organizatë private, një fondacion jo fitimprurës që mbështetet nga të dy partitë kryesore të Amerikës, dhe misjoni i të cilës është rritja dhe forcimi i institucioneve demokratike në mbarë botën. Veprimtaria e NED-it financohet kryesisht me fonde publike nga Kongresi amerikan dhe sipas vetë kësaj organizate, çdo vit ajo mbështet mbi 1000 projekte grupesh jo-qeveritare që
punojnë për realizimin e objektivave demokratike në më shumë se 90 vende, anembanë botës.

Krijimi i këtij enti e ka zanafillen në fjalimin e famshëm që Presidenti Reagan pat mbajtur në Qershor të vitit 1982 para anëtarve të parlamentit britanik në pallatin Uestminster, gjatë të cilit ai shpalosi vizionin e tij, "për të mbështetur infrastrukturën e demokracisë e të një sistemi të lirisë së shtypit dhe sindikatave, të veprimtarisë së lirë të partive politike dhe lirisë në universitete, dhe për të bërë të mundur që çdo popull të zgjedhë vetë rrugën e zhvillimit dhe të mundësojë që
ndryshimet në pikpamjet e tyre të zgjidhen me mënyra paqësore." Duke folur për vizionin e tij në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë anembanë botës, Presidenti Reagan ka thënë 30-vjet më parë se, "Kjo detyrë e ngutshme që i caktojmë vetes, do të mbijetojë edhe përtej brezit tonë. Për hir të paqës dhe të drejtësisë, le të shkojmë drejtë një bote, në të cilën të gjithë popujt, më në fund, do të jenë të lirë të vendosin vet fatin e tyre."   

Ky vizion i Presidentit Reagan ishte baza e themelimit të NED-it dhe e dy instituteve brenda tij, që për lexuesin njihen më së miri si Instituti Kombëtar Demokrat dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan, të cilët gjatë dy dekadave të fundit kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkan. Themelimi i Entit Kombëtar Amerikan për Promovimin e Demokracisë nxiti rritjen e ndihmave amerikane në mbështetje të zhvillimeve demokratike në botë, duke krijuar njëkohësisht edhe një fushë të re të bashkpunimit ndërkombëtar. Por, në të vërtetë ky ent, për nga natyra e tij, është një institucion unik edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, pasi aty si askund tjetër, së bashku punojnë demokratët, republikanët si edhe përfaqsues të puntorëve dhe biznesit amerikan, për të avancuar vlerat universale të lirisë, të demokracisë dhe të drejtave bazë të njeriut, në mbarë botën -- si një prioritet ky i interesave
kombëtare. 

Historia e botës, e sidomos historia e Europës, ka ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit, ç'prej themelimit të "Entit Kombëtar Amerikna për Promovimin e Demokracisë" (NED), por misioni thelbësor i këtij enti, sipas presidentit të
tanishëm të tij, Karl Gershman nuk ka ndryshuar, duke thënë se, "Misioni i NED-it mbetet i njëjtë, për të mbështetur Demokracinë.... kjo veprimtari është përhapur tani anembanë botës dhe është kënaqësi për të parë që aq shumë vende tani janë në këtë rrugë të zhvillimit të demokracisë." Duke folur me rastin e 30-vjetorit themelimit të organizatës që ai kryeson, Karl Gershman shtoi se, "Demokracia është një proces, dhe se si i tillë, demokracia mund të realizohet vetëm duke e praktikuar atë si sistem funksional. Mund të jetë një gjë e vështirë për tu kuptuar, por ama është themelore për veprimtarinë tonë anë e mbanë botës", tha ai. Ai shtoi gjithashtu se "ne mund të ndihmojmë, por në të vërtetë janë individët dhe organizatat mbrenda një vendi, ato që janë forcat kryesore shtytëse për ndryshime positive në shoqëritë e tyre". 

Veprimtaria e NED-it në Europë, aty ku edhe ka filluar 30 vjet më parë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, vitet e fundit është përqendruar në mbështetjen e organizatave dhe grupeve vendase të shoqërisë civile me qëllim për të promovuar
llogari-dhënien nga ana e qeverisë dhe për të inkurajuar bërjen e reformave të nevojshme për integrimin euro-atlantik, duke inkurajuar dialogun politik midis partive politike, midis autoriteteve dhe grupeve të ndryshme si dhe për të ndihmuar
rininë të angazhohet më shumë në procesin politik të vendeve të ndryshme. NED thotë se vendet që ende nuk janë integruar plotësisht në organizmat euro-atlantike -- megjithëse integrimin e kanë përcaktuar si prioritet të lartë -- shumica e tyre duket se nuk kanë vullnetin e duhur për të ndërmarrë masat e nevojshme për plotësimin e këtij procesi.

 

Por megjithkëtë, Presidenti Ronald Reagan do ishte krenar sot për zhvillimet  demokratike në Europë dhe anembanë botës, 30-vjetë pas fjalimit të tij në Londër, që çoi në themelimin e entit NED, për promovimin dhe inkurajimin e demokracisë në mbarë botën. Ai do ishte krenar gjithashtu edhe për përkrahjen që të dy partitë kryesore politike të Amerikës si dhe të gjitha administratat republikane dhe demokrate të këtij vendi, i kanë dhënë këtij enti, në përkrahje të të
gjithë aktivistëve të guximshëm demokratë dhe të lëvizjeve paqësore kudo nepër botë, të cilët sipas NED-it, gjithmonë kanë qenë dakort mbi rëndësinë e avancimit të lirive universale dhe të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Gjatë 30 viteve të kaluar ishte ky një angazhim i mbarë politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj zhvillimeve paqësore demokratike, të vlerave universale dhe lirive bazë të njeriut në mbarë botën. Kjo trashëgimi e presidentit Ronald Reagan vazhdon
edhe sot, ndërkohë që Enti Kombëtar Amerikan për Promovimin e Demokracisë" (NED) angazhohet në këtë 30-vjetor se do të vazhdojë gjithnjë të mbështesë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Rusi, në Kinë dhe kudo tjetër nepër botë.

Fjalimi i Presidentit Reagan në Pallatin Uestminster para parlamentarëve britanikë më 1982, fjalim i cili çoi në
themelimin e entit NED, më 15 dhjetor, 1983



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË (12.17.2013)
EDI RAMA MOS LUAJ ME ZJARRIN - PENSIONISTËT PRESIN T’UA PAGUASH GJELIN E VITIT TË RI!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2013)
PËRPLASJE RUMANI-BULLGARI PËR KUFIRIN DETARNga SHABAN MURATI (12.16.2013)
CAR DUSHANI VJEN NË SHKUP SI PAJË KALITROJE E PANSLLAVIZMIT NË BALLKANIN PERËNDIMORNga RAMIZ LUSHAJ (12.16.2013)
MANDELA - NJI LEGJENDË E PAQES DHE PAJTIMITNga SAMI REPISHTI (12.14.2013)
PËR NJË REPUBLIKË TË PESTË TË SHQIPËRISËNga ROMEO GURAKUQI, Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkëkohore (12.13.2013)
FILMI 'WALESA - NJERIU I SHPRESËS' "Pa Zërin e Amerikës unë nuk do të isha njeriu që jam sot" (Lek Valesa)Nga FRANK SHKRELI (12.13.2013)
RUGOVËS I DOLI NË KRAH AKADEMIK MARK KRASNIQI SI SHENJTORI I GJALLË - RUGOVËS ADEM DEMAÇI T'I KËRKOJË NDJESË!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.12.2013)
AS NOSTRADAMUS NUK DINTE ASGJË PËR 17 DHJETORIN E TRETË TË SHQIPTARËVENga RAMIZ LUSHAJ (12.12.2013)
NELSON MANDELA - GJIGANT I HISTORISËNga FRANK SHKRELI (12.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2024  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]