VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITËNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.06.2014, 10:45am (GMT+1)


"Korrupsioni është tradhti e lartë." Me këtë fjali të shqiptuar nga kryeministri i ri Mateo Renzi hapin me gërma të mëdha faqet e tyre të para pothuaj të gjitha gazetat e përditshme në Itali. "Po të ishte për mua," e ka plotësuar mendimin e tij Renzi, "politikanët e korruptuar do t'i dënoja për tradhti të lartë."

Pikërisht korrupsioni ka qenë shtylla qendrore e qeverisjes së kryesuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Sidomos në mandatin e saj të dytë, korrupsioni u shndërrua në sistem të kësaj qeverisjeje dhe në ngulfatës të politikës, të ekonomisë, të jetës së përditshme të Kosovës dhe në njollë të rëndë të imazhit të shtetit më të ri të Evropës. Ambasadori gjerman në Kosovë dy ditë më parë e theksonte pikërisht këtë të vërtetë, duke nënvizuar faktin se Kosova u zhyt në vendin e 111-të në renditjen e indeksit të vendeve më të korruptuara të botës.

Në këtë mandat, qeveria e Kosovës nuk u muar pothuajse me asgjë tjetër përveç korrupsionit, të paktën nuk mbahet mend për diçka tjetër. Korrupsioni u shndërrua edhe në mollë sherri brenda vetë Partisë Demokratike, e cila u paralizua nga lufta ndërklanore.

Luftën ndërklanore PDK e shtriu edhe në koalicionin qeveritar. Në asnjë rast, në asnjë vend të botës nuk kishte ndodhur që partia kryesore në qeverisje t'ia merrte ndonjë eksponent të saj të lartë një partie tjetër përbërëse në qeverisje. Nëse kjo ndodhte, atëherë menjëherë qeveria në fjalë binte, sepse edhe morali mbi të cilin ishte ngritur, i shkruar në marrëveshjen e bashkëqeverisjes, ishte shkelur me këmbë në mënyrën më flagrante.

I vetmi akt i përgjegjshëm nga ana e PDK, në kuadrin e zullumeve dhe papërgjegjësive të panumërta ishte vendimi për të dalë në zgjedhje të parakohshme.

Dalja në zgjedhje të parakohshme është pranim de fakto i dështimit të një qeverie. Në mandatin e saj të dytë, qeveria Thaçi në të vërtetë ishte një qeveri tejet koniunkturore. Një qeveri koniunkturore është ajo që mund të rrëzohet në çdo moment në rast të një aksionit të fortë e të vendosur të opozitës. Këto vite qeveria Thaçi mbeti në pushtet vetëm falë durimit të skajshëm dhe pjekurisë së popullit të Kosovës, vetëm falë tolerancës dhe qytetarisë së skajshme të opozitës së Kosovës, vetëm falë konstruktivitetit të admirueshëm të partisë kryesore të opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do të mjaftonte që njëri nga këto tri dimensione të mungonte dhe qeveria Thaçi do të binte në çdo çast.

Qeveria Thaçi, e thotë vetë logjika, është qeveri e rrëzuar. Dhe qeveritë e rrëzuara nuk mund të mëtojnë të votohen që të qeverisin përsëri. Aq më tepër që, për faj të saj, qeveria Thaçi është qeveri e një parlamenti të rrëzuar. Vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet kur kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë kuorumin për të miratuar projektligjet e paraqitura prej saj. Shpesh, për t'i miratuar ligjet i është dashur të përdorë makinacione, të cilat për demokraci serioze do të kishin qenë të turpshme.

"Fajin për korrupsionin nuk e kanë ligjet," ka vijuar në fjalën e tij të mbajtur mbrëmë në Bruksel Mateo Renzi. "Fajin për korrupsionin e kanë hajdutët. Ata nuk i respektojnë ligjet." Kryeministri italian ka këmbëngulur se për të korruptuarit nuk mund të ketë rehabilitim, nuk mund të ketë më vend në administratën publike.

Ky është edhe vendimi logjik që pritet të marrë elektorati i Kosovës me votën e tij të 8 qershorit. PDK meriton të ndëshkohet me votën e elektoratit të Kosovës dyfish, sepse ajo, së pari, shkeli besimin që ia dha vota e tij, ajo, së dyti, harroi idealet në emër të të cilave e ka kërkuar këtë votë dhe në emër të të cilave e ka marrë pushtetin dhe ka qëndruar në pushtet.

PDK, në krye të shtatë viteve të qeverisjes së kryesuar prej saj, vjen në trajtën e një qenieje të rrumbullakosur prej dhjamit, ku nuk ka mbetur më asnjë shenjë shqisore, në trajtën e një qenieje së cilës dhjami ia ka pushtuar çdo ind, çdo nerv, çdo damar dhe nuk ia lejon të ushqejë më me oksigjen trurin. PDK erdhi në pushtet për t'i shërbyer Kosovës, por gjatë gjithë qeverisjes, bëri gjithçka që ta shndërronte Kosovën në shërbyese të saj. PDK u majmërua shtatë vite rresht në tejskaj, ndërsa dhe Kosova u varfërua, u raskapit, u telendis dhe mjerua në tejskaj.

Sonte në orën 24:00, e premte, 6 qershor 2014,  mbyllet fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Nga kjo orë fillon dhe opozita për PDK-në. Në rolin e saj të ri PDK-së i takon të jetë krejt ndryshe nga sa ka qenë ajo para se të vinte në pushtet, pra i takon të bëjë një opozitë ndryshe nga ajo që ka bërë deri në vitin 2007. I takon të mos imitojë as opozitën që është bërë në Shqipërinë e tranzicionit. Për këtë, i takon t'iu japë fund zullumeve, të lejojë votën e lirë të Kosovës, sado ndëshkuese të jetë ajo, të njohë votën e lirë të Kosovës, të bëjë kalim sa më të butë të pushtetit tek qeveria e dalë prej votës së 8 qershorit.

Mjerisht, PDK nuk bëri hajër në qeverisje. Gjithsesi, urojmë të bëjë hajër në opozitë.

--



©

QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am

REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
8 QERSHORI - VOTA PËR ÇLIRIM!LDK-ja, mundësia e vetme - Votojeni LDK-nëNga XHAVIT BEQIRI (06.06.2014)
Zgjedhjet e 8 Qershorit - QYTETARË TË KOSOVËS DILNI NË VOTIME – ABSTENIMI I KRIJON SHANS KEQQEVERISJES, PROFITERËVE DHE MAFIES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.05.2014)
MISIONI I PAKRYER I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË!Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (06.04.2014)
ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VVNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2014)
KANADAJA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.03.2014)
MOS NA FYENI, ZOTËRINJ!Nga RESHAT KRIPA* (06.03.2014)
MINISTRAT E KULTURËS E SHKRETUAN KULTURËNNga GANI MEHMETAJ (06.03.2014)
A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork (06.02.2014)
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]