E Martë, 04.23.2024, 01:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KIM MEHMETI PËRBALLË GRUEVSKIT DHE AHMETIT
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 07.12.2014, 08:20am (GMT+1)


I dashur Kim! Të përshëndes nga Worcester i Massachusetts, SHBA, i cili është djep i Shqiptarisë që me Shqiptarët e parë që bekonte At Stath Melani, 100 vjet më parë. Nuk jemi takuar bashkë fizikisht, por ju jeni Shqiptari të cilin e thërret përditë ora e Shqiptarisë.

Ju jeni Shqiptari që ju dhëmb kombi Shqiptar me të vërtetë, sepse ju e ndjeni nevojën e kthjellimit e të drejtimit të Shqiptarëve në Maqedoni, që rrojnë të zhgënjyer nga udhëheqja mjerane e partive Shqiptare në pozitë dhe opozitë dhe të nëpërkëmbur 100% nga shteti policor i Sllavit Gruevski.

Dhe ku, në atë Shkup që 102 vjet më parë thërriste emrin e Skënderbeut me flamurin e tij nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, por edhe në atë Manastir që është djepi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe ku ligjëruan Fishta e Rilindasit tanë.
Në Shkup, në atë kryeqëndër të vilajetit të Kosovës që është Pellazge, Ilire, Shqiptare sot qytetari i parë i Ekzekutivit, Gruevski ndihet edhe më i huaj për nga Identiteti ndaj edhe solli Car Dushanin, që të evidentohet më qartë si Sllav siç edhe është. Ndaj edhe me ndarjen e re territoriale dekadën e fundit të shekullit XX, shteti më i dobët në Ballkan sot, Maqedonia ushqen në vazhdimësi një dhunë policoro-huliganistike për të mbajtur Shqiptarët nën thundrën e Sllavëve të frymëzuar edhe Beogradi në mos dhe Moska.

Kori Sllav po meket nga hapërimi kombëtar Shqiptar në Ballkan në këtë katërdekadsh të dy shekujve XX dhe XXI ose më saktë, që nga kryengritja e Shqiptarëve të Kosovës më 1981. Tito bëri të pamundurën ti zbrazte tokat Shqiptare nën administrimin e Jugosllavisë duke lejuar mërgimin e Shqiptarëve në trojet etnike. Titos kurrë nuk i shkonte në mëndje se Shqiptarët nuk do ta harronin kurrë vëndlindjen. Ai mbase besoj dhe e parashikonte edhe vetëvendosjen e Kosovës një ditë, kështu që Iliridën ja bashkëngjiti ish-Republikës së Maqedonisë në kuadrin e Jugosllavisë. Mirësia tjetër që i bëri Beogradit ishte thikërimi i Kosovës Lindore si e vetmja mundësi komunikimi me rrugë tokësore apo lumore e Maqedonisë me Serbinë për të mos e lënë dhe atë Luginë të Preshevës në hartën e Kosovës.

Kështu, e fuqizonte Maqedoninë duke e mbajtur të lidhur me Serbinë dhe mbante nën kontroll Shqiptarët me qeveritarët Sllavë të Shkupit.

Edhe Sllavi Gruevski bëri të pamundurën për ta shpallur Kërçovën Shqiptare si Maqedone, por mori një përgjigje shumë të qartë nga Diaspora që e ktheu në Identitet qeverisjen lokale me flamur Shqiptar me zgjedhjet e fundit lokale.

Nëse Gruveski ka pritur me madhështi kriminelët e luftës dhe vendosur Car Dushanin, ka lejuar që policia e tij të bastisë shtëpitë e Shqiptarëve, të bëjë të pamundurën për ti penguar Shqiptarët të jetojnë normalisht në tokat e tyre këtë  e ka bërë duke afruar më shumë Ali Ahmetin me favore,  që duket sheshit se e ka përdorur dhe ja ka ulur shkëlqimin Ali Ahmetit si komandant të luftës për liri të Shqiptarëve më 2001.

Marrëveshja e Ohrit edhe pas 13 vjetësh është një mashtrim i qartë për të mbajtur më këmbë një shtet-bandë të Gruevskit dhe përsëri Shqiptarët nuk gëzojnë liri e respekt njësoj siç ndodh me etninë Sllave.

Në Maqedoni ka Shqiptarë të konvertuar në Sllavë edhe pse janë joshur që nga Tito e Millosheviçi e kështu në vazhdimësi. Kjo tregon se numri i vërtetë i qytetarëve të Maqedonisë me rrënjë Shqiptare është më i madh seç është në të vërtetë. Kësaj të vërtete i trëmbet sot Gruevski, sepse robërimi dhe dhuna sistematike nuk e kanë të gjatë.

Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë drejtësi dhe harmoni të plotë, në radhë të parë të rrojnë me dinjitet e të lirë në trojet e tyre etnike, e pastaj me etninë e Sllavëve të Gruevskit, që u ka hyrë në pjesë me ndarjen territoriale, me shfrytëzimin e tjetërsimin e Dibrës së Madhe, apo edhe pas tërmetit të Shkupit, me vendosjen e kolonëve Sllavë shekullin e kaluar.

Gruevski e ka ndjerë fare mirë zgjimin e Korrikut të tanishëm të Shqiptarëve, se atë të 2001-shit e vuri në gjumë edhe pasi rehatoi partinë pozitare të Shqiptarëve me drejtues Ali Ahmetin që i mban ison.

Kaq kombëtarë janë edhe drejtuesit politikë Shqiptarë, se harrojnë shpejt që Sllavët e kanë mirëpërdorur shtetin edhe me ta për të mbajtur me dhunë popullin e tyre Shqiptar që i ka dhënë më shumë Maqedonisë, edhe pse Identiteti i tyre herë-herë është i mohuar njësoj sikur të ishte regjimi i Millosheviçit.

Ndaj Maqedoninë po e shkatërron vetë Gruevski, sepse i ka lënë në mëshirë të fatit Shqiptarët në Maqedoni edhe me miratimin direkt dhe indirekt të Ali Ahmetit apo Menduh Thaçit. Heshtja e tyre këtë Korrik 2014 lë të kuptosh se populli nuk i do, sepse nuk po i shërbejnë atij, por vetes së tyre.

Gruevski e ndjek më mirë situatën se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, jo se ai ka shtetin në dorë dhe në komandë, por ai nuk fle siç fle Ahmeti me Thaçin.
Gruevski u nxitua ti paraqesë Shqiptarët e Maqedonisë si prishës të rendit a si përqafues ekstremistë të rrymave fetare të Lindjes, me një fjalë Gruevski edhe përgatit apo sponsorizon skenarë që të na prishë miqësinë kombëtare të Shqiptarëve me Perëndimin, të na mbajë larg nga Europa dhe nga bashkimi e hapërimi kombëtar. Ai nuk e do ardhmërinë e Maqedonisë! Sepse ai me kaq vite nuk e ndërtoi dot miqësinë me Shqiptarët! Ai vetëm se e largoi edhe më shumë atë besë që Shqiptarët i dhanë pas luftës më 2001 me shpresë se Marrëveshja e Ohrit do të bëhej 100%. Atë, Gruveskin nuk e besojnë më as BE-ja, as NATO, as fqinjët Bullgarë dhe Grekë!

Gruevski nuk është jetëgjatë, edhe këtë ai e di, por ai do që të jetë para Sllavëve i larë, se kaq ka mundësi të bëjë me policinë e tij. Të paktën u solli Car Dushanin edhe me miratim në heshtje nga Ali Ahmeti.

Prandaj, koha e artë thirri në skenë këtë Korrik Kim Mehmetin. Në fakt, ai doli vetë, sepse nuk mund të bëjë sehirxhiun, as si Aliu dhe as si Menduhi. Doli me zërin dhe zemrën e tij, që ti themi ndal Gruevskit me gjithë policinë e tij që e ka dorën e gjatë për të qëlluar e gjakosur Shqiptarë të pafajshëm, që pranon në rreshtat e saj gjatë protestave spiunë apo provokatorë të çfarëdo lloj kombësie, por që nuk i shpëtojnë dot syrit të Shqiptarëve dhe Perëndimorëve!

Të paktën gjakun e pafaj nuk e lan dot Gruevski! Ndaj Gruevski dhe ky lloj regjimi i tij policor dhe me ta vetë Maqedonia është në hall, në mos është në tatëpjetën e keqsjelljes.

Nuk është halli vetëm tek gjykimi me drejtësi i çështjes "Monstra", është gjithë ai kalvar i keqtrajtimit publik nga ligji i shteit të Gruevsit, që është kaq diskriminues për Shqiptarët dhe kaq favorizues për Sllavët. Maqedonia e sotme nuk është në paqe, sepse Gruevski për kaq vite, sikundër vëllezrit e tij Sllavë Daçiç e Gjukanoviç kanë një mënyrë regjimi diktatorial. Ti mbajnë zap Shqiptarët sa të mundin. Por fatkeqësisht, jo!

Koha punon për Shqiptarët! Ja që punon! Dhe Shqiptarët janë bashkë si në Ballkan dhe në Diasporë. Ne sa ja dhamë më 8 Prill 2014 një leksion demokracie Gjukanoviçit para Shtëpisë së Bardhë apo edhe ambasadës së Malit të Zi në Uashington, në tre gjuhë, që faktori ndërkombëtar të kuptojë dramën Shqiptare të Shqiptarëve të Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë.

O zoti Gruevski, ja që doli vetëm një Shqiptar si Kim Mehmeti dhe lumi i Shqiptarëve u kthjellua e u shtua me gjak të ri Shqiptar që mendon për fatin e kombit në trojet e tyre.  Sepse nuk është e lirë Maqedonia!

Sepse, Ju zoti Gruevski nuk kini lënë hapësirë në shtetin tuaj të punësohen e flasin Shqip më shumë Shqiptarë, që të hapërojë çdo vëndbanim Shqiptar që ka një histori ku mëson edhe Europa rrënjët e saj, sepse kur Çliruam Shkupin nga Turqia në Gusht 1912 nuk patëm ndërmënd t'ja dhuronim Sllavëve të tu, por të rronim të lirë në Shqipërinë tonë, që fatkeëqsisht nuk e pati fatin të shpallte pavarësinë e Shqipërisë aty në Shkup që kjo protestë të mos bëhej a vazhdonte sot me siguri.

Pra, një Kim Mehmeti përballë me Gruveskin dhe Ahmetin. Por me një ndryshim të madh. Përkrah Kim Mehmeti është rinia Shqiptare, por mos të harrojmë se shpirtërisht janë edhe ata Shqiptarë të konvertuar në Sllavë apo edhe vetë Sllavët e Maqedonisë që janë lodhur nga kjo lloj shtetbërje policore si e  Gruveskit. Nuk mund të mbash në shterrethim Shkupin se protestojnë të jenë të barabarët Shqiptarët si çdo Sllav, si çdo Europian!

Këtë kërkon edhe Kim Mehmeti, edhe Sela, edhe Seferi etj po në veçanti rinia Shqiptare, që është bashkë me ta si opozita e vërtetë e shtetit policor të Maqedonisë që nuk e ka të gjatë me këtë lloj dhune.

Le më të ecë përpara për integrimin e saj në BE apo në NATO. Pa i respektuar Shqiptarët me të gjithë të Drejtat Humane Maqedonia është në hall për të nesërmen e saj. Shqiptarët e Maqedonisë tashmë janë të kthjellët e më të mbështetur në Prishtinë, Tiranë, Bruksel e New York kudo ku ka Shqiptarë. Sepse Çështjen Shqiptare Kim Mehmeti si dhe ne Shqiptarët e Diasporës nuk e shohim të ndarë siç e shikon e praktikon shtetin e Maqedonisë Gruevski.

Ndaj në këtë përballje të pabarabartë Kim Mehmeti me veprimtarë të tjerë është një hap më përpara. Se Kim Mehmeti kërkon drejtësi kombëtarisht, jo instalim të dikaturës neoSllave për Shqiptarët! Kim Mehmeti nuk është vetëm. Dhe Gruevski kësaj i trëmbet më shumë, se lumi i Shqiptarisë sa është futur në rrjedhë. Dhe do të lumërojë për liri e drejtësi, vetëm e vetëm Shqiptarisht!

12 Korrrik 2014







ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2014)
Në gjurmët e një shkrimi  me tingëllim aktualALI AHMETI, KY MERCENAR NË SHËRBIM TË SLLAVIZMITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.11.2014)
RRETH LETRËS SË HAPUR TË DONIKA GËRVALLËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2014)
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.09.2014)
UDHËHEQJA GLOBALE E SHTETEVE TË BASHKUARA ËSHTË GËRRYERNga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (07.08.2014)
ASIMETRIA E PADURUESHMENga UK LUSHI (07.07.2014)
SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR Nga ARTUR VREKAJ (07.07.2014)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga RESHAT KRIPA (07.04.2014)
TOKA E SHENJTË PA LIGJE - CIKLET E HAKMARRJES NË IZRAEL DHE PALESTINËNga ROGER COHEN, New York Times (07.04.2014)
KUJTESË PËR HASHIM THAÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]