VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MUND TË JETË KRIM LUFTENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 10.11.2024, 01:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MUND TË JETË KRIM LUFTE
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 07.29.2014, 04:33pm (GMT+1)


Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay dënoi të hënën rrëzimin e  aeroplanit të pasagjerëve të linjes ajrore Air Malaysia mbi territorin e Ukrainës që kontrollohet nga forca rebele pro-ruse, e që shkaktoi vdekjen e 283 pasagjerve dhe ekuipazhit prej 15 vetash. Ajo tha se "kur të merren në konsideratë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike që mbizotërojnë tani, kjo shkelje e ligjit ndërkombëtar mund të jetë një krim lufte". 

Ajo paralajmëroi të gjithë, përfshirë edhe simpatizantë të kauzës ruse nga vende të huaja që u janë bashkuar forcave rebele ruse si për shembull nga Serbia (shënim i autorit) -- se do të ndërmirren të gjitha masat e mundura për të siguruar se, "çdonjëri që të kryej shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, përfshirë krime lufte, do të sillen para drejtësisë, pa marrë parasyshë se kush janë ata" dhe nga vijnë, tha zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara. 

Ajo bëri thirrje njëkohësisht për "një hetim sa më të shpejtë, të gjithëanshëm, efikas, të pavarur dhe të pa-anshëm", të rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve civilë.  Zonja Pillay e bëri këtë koment ndërsa OKB-ja botoi raportin e kërkuar më heret mbi konfliktin në Ukrainë në të cilin, ndër të tjera, thuhet se megjithëse është vështirë të konstatohet numëri i vërëtetë i viktimave, ç'prej mesit të muajit prill, nga konflikti në atë vend janë vrarë të pakën 1,129 veta, ndërsa janë plagosur 3, 442 persona, ndërkohë që, sipas raportit të OKB-ës më shumë se 100,000 veta janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, si rrjedhim i konfliktit.  Ajo shtoi se raportet janë tepër alarmuese mbi luftimet në rajonin Donetsk dhe Luhansk, ndërkohë që sipas saj, të dy palët kanë dërguar në atë zona armë të rënda, përfshirë artilerinë, tankse, raketa dhe misile.

Raporti i OKB-ës mbi konfliktin në Ukrainë nënvijon gjithashtu një rritje alarmuese të shkeljeve të të drejtave të njeriut në zonat lindore të Ukrainës që kontrollohen nga rebelët e armatosur pro-rusë.  Në raport theksohet se grupe rebelësh të armatosur që mbështeten nga Rusia, rrëmbejnë njerëz, i burgosin i torturojnë dhe i ekzekutojnë ata, si masa këto që i përdorin me qëllim për të frikësuar dhe për të kontrolluar popullatën e asaj zone.   Në raport thuhet se vihet re një profesionalizëm i dukëshëm  në radhët e grupeve të armatosura ruse, duke akuzuar drejtë për drejtë se ato, "udhëhiqen politikisht dhe ushtarakisht nga shtetas të Federatës Ruse".  Ajo u bëri thirrje të dy palëve në konflikt që të tregojnë kujdesin më të madh, në mënyrë që të parandalojnë vrasjen dhe plagosjen e civilëve.

Konflikti midis rebelëve pro-rus dhe forcave të Ukrainës është diçka për të ardhur keq, por rrëximi i një aeroplani civil me pasagjerë ndërkombëtarë është një krim lufte, siç alludoi edhe Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.  E vërteta është se deri tani bota ka reaguar me një përmbajtje të pashpjegueshme ndaj këtij krimi që shkaktoi vdekjen e qindëra pasagjerve të pafajshëm nga vende të ndryshme të botës, e të cilët nuk kishin aspak të bënin me konfliktin në Ukrainë.  Duke komentuar këtë akt mizor, Presidenti Obama ka thënë se "Ekzistojnë prova se aeroplani civil i Malajzisë u rrëxua nga një raketë tokë-ajër e cila ishte hedhur nga një zonë e cila kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, mbrenda territorit të Ukrainës". 

Ndërsa zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Huf ishte më e përcaktuar duke drejtuar gishtin e akuzës atje ku duhet.  Ajo tha se, "Ndoshta ne nuk e dimë ende me saktësi se kush e rrëzoi aeroplanin, por përgjegjësia për këtë incident pushon mbi krahët e Presidentit rus Putin." 

Ajo u tha përfaqsuesve të medias ndërkombëtare të akredituar pranë Departmentit Amerikan të Shtetit se, "Këta separatistë rusë, të cilët ne besojmë se ishin ata që rrëzuan me raketë aeroplanin e vijës ajrore të Malajzisë, nuk do të vepronin atje pa mbështetjen e Presidentit Putin dhe të qeverisë ruse, dhe se ata nuk do të armatoseshin po mos të kishin mbështetjen e Presidentit Putin dhe të qeverisë ruse." Si rrjedhim, shtoi zëdhënsja e Departmentit të Shtetit, "ne jemi zotuar që të zbulojmë se çka ndodhi atje, me qëllim që të ata të cilët e kryen këtë akt të shëmtuar të mbahen përgjegjës dhe se vendet, të cilat mbështesin këta separatistë ashtu siç bën Rusia", shtoi ajo,  "duhet të mbahen gjithashtu përgjegjëse".  

Ndërsa zevëndës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz pohoi para përfaqsuesve të medias se, "Ne e dimë se Rusia ka furnizuar me armë dhe stërvitje këta separatistë."Këto ishin reagimet më të ashpëra megjitëse të përmbajtura, të zyrtarëve më të lartë amerikanë me përjashtim të ndonjë anëtari të Kongresit, të cilët ishin shumë më kritikë ndaj rolit të Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën. Ndërkohë, vendet europiane, nepërmjet deklaratave të zyrtarëve të tyre, janë shprehur ditët e fundit,  se në bashkrendim me Shtetet e Bashkuara, ato janë gati t'i imponojnë Rusisë së Putinit sanksione të tjera në sektorët financiar, energjetik dhe të industrisë së armëve.

Një numër analistësh kanë vërejtur ditët e fundit se reagimet e vendeve perëndimore ndaj rrëximit të aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë mbi Ukrainë, duhej të ishin më të forta dhe më të vendosura.  Shumë prej tyre kanë krahasuar rrëximin e këtij aeroplani nga ata që mendohet se ishin rebelët pro rusë në Ukrainë, të mbështetur dhe të financuar nga Rusia -- me rrëximin e aeroplanit të vijës ajrore të Koresë së Jugut nga një aeroplan luftarak sovjetik 30-vjetë, pikërisht në shtator të vitit 1983, sulm ky nga i cili asokohe mbetën të vrarë 269 persona të pafajshëm.  Natyrisht se atëherë ishte kulmi i luftës së ftohtë, por kjo nuk e bënte më të lehtë as më të justifikueshëm sulmin barbar të regjimit komunist sovjetik kundër një aeroplani civil, me justifikimin se kishte hyrë në hapësirën e tij ajrore.  Në krahasim me reagimet e sotëme,  reagimi i Presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reagan ishte i ashpër dhe i vendosur, duke e quajtur masakër sulmin e Bashkimit Sovjetik kundër aeroplanit të vijes ajrore koreane ku si përfundim gjetën vdeljen 269 viktima të pafajshme, përfshirë edhe një numër të madh amerikanësh.
                        

Ky krim kundër njerëzimit, pat thënë Presidenti Reagan nuk duhej harruar kurrë këtu në Amerikë dhe as anë e mbanë botës.  Presidenti Reagan, duke i folur kombit dhe botës mbi rrëzimin e aeroplanit korean nga sovjetikët në vitin 1983, e pat cilësuar atë sulm të ngjashëm me sulmin mbi Ukrainë, duke thënë se ai, "ishte një sulm i Bashkimit Sovjetik kundër botës dhe kundër ndjenjave morale të cilat drejtojnë marrëdhënjet njerëzore kudo".   "Ky", ka thënë Presidenti Reagan, "ishte një akt barbarizmi i  kryer nga një shoqëri që nuk respekton të drejtat e individit dhe që nuk tregon respekt për vlerën e jetës së njeriut", duke e cilësuar atë edhe si "akt i  një vendi i cili gjithmonë përpiqet të zgjerojë me forcë influencën e tij në përpjekje për të dominuar  kombet e tjera."  Do të ishte tepër lehtë, tha ish-presidenti amerikan "që në raste të tilla të mendohej për hakmarrje, por kjo nuk është përgjigjëja e duhur.   Ne duam drejtësi dhe veprim për të siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më", ka thënë Presidenti Reagan.

Gjatë debatit me Presidentin Obama në fushatën e vitit 2012 për president, kandidati republikan Mitt Romni me të drejtë pat deklaruar se ishte Rusia ajo që përbënte kërcënimin kryesor ndaj sigurisë dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë të cilët besojnë në liri, dhe jo Al Qaeda siç pretendonte Presdienti Obama.  Këtë e kishte pohuar 30-vjet më parë edhe ish-Senatori demokrat Henry Jackson, i cili kishte deklaruar se Bashkimi Sovjetik përbënte kërcënimin më të madh ndaj Amerikës dhe botës.  Andaj, ka thënë Senatori demokrat, nëqoftse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vazhdojnë të luajnë rolin udhëheqës në përpjekjet për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme midis kombeve, atëherë Amerika duhet të jetë e fortë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, përfshirë edhe gatishmërinë ushtarake, për t'u përballur me të këqiat e kësaj bote që kërcënojnë lirinë dhe të drejtat e nejrëiut të popujve anë e mbanë botës.

Analistë të ndryshëm kanë shprehur dyshimet e tyre nëse administrata e Presidentit Barak Obama është me të vërtetë serioze mbi rolin, që sipas ish senatorit demokrat Henry Jackson dhe ish-presdientit Reagan, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në botë në përgjithësi, dhe në raste si rrëximi i aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë, në veçanti.  Ky, sipas Presidentit Ronald Reagan, nuk është një rol që e kërkojnë Shtetet e Bashkuara.  Por sipas tij, ashtu si edhe roli që luajtën amerikanët e dikurshëm që themeluan këtë vend si "shpresën e fundit dhe shpresën më të mirë për njerëzimin", historia është shprehur ai, kërkon shumë nga çdo brez i amerikanëve.  Sipas Presidentit Reagan, gjatë historisë, "Amerika ka dhënë shumë për botën, por duhet të jemi kurdoherë gati të japim edhe më shumë." Kurdoherë, veprat janë më bindëse se fjalët.

Prandaj, në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk e luajnë këtë rol udhëheqës në botë si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë konfliktesh -- siç rekomandonte një president republikan dhe një senator demokrat 30-vjetë më parë, atëherë kush do e luajë një rol të tillë? Ndërsa, përsa i përket rrëzimit të aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë mbi Ukrainë -- kur të merret parasysh mbështetja e Presidentit rus Putin për rebelët pro-rusë si dhe agresioni rus ndaj Ukrainës gjatë vitit të kaluar -- provat dhe hetimet mbi këtë "tragjedi botërore", siç e cilësoi edhe Presidenti Obama -- eventualisht mund të vërtetojnë se Moska ishte përgjegjëse në mënyrë direkte ose indirekte për masakrimin e pasagjerve të pafajshëm.  Si e tillë, Rusia dhe Presidenti i saj Vladimir Putin duhet të mbahen përgjegjës nga opinioni botëror dhe nga ligjet ndërkombëtare për këtë akt barbar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MATRAPAZËT S'MUND TË JENË FAKTORË OPOZITENga MENTOR KIKIA (07.29.2014)
CIVILITETI I SHQIPTARËVENga UK LUSHI (07.29.2014)
PËR HIR TË SË VËRTETËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.28.2014)
ROMAN I KRIJUAR ME DASHURI DHE DHIMBJE - DËSHMI E NJË PLAGE SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE Nga ARTUR VREKAJ (07.27.2014)
EVROPA DUHET TË PËRBALLET ME RUSINËBE nuk mund ta lejojë Rusinë të vazhdojë me vrasjetNga ARTIS PABRIKS*, New York Times (07.26.2014)
MAZHORANCA DHE OPOZITA NË UNISONNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.25.2014)
SANKSIONET MË NË FUND E KANË GJETUR THEMBRËN E AKILIT TË RUSISËNga WILLIAM E POMERANZ, Reuters (07.24.2014)
VAJTONI NANA, VAJTONI E MOS PUSHONI...!Nga SAMI REPISHTI (07.24.2014)
Shënimi ditor8 QERSHORI I TRYSNUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.23.2014)
NËNË TEREZA NË BANJA LUKËUrat janë më të dobishme dhe më të rëndësishme se kufijtëNga UK LUSHI (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]