E Enjte, 07.18.2024, 03:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
AMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVË
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 12.23.2014, 09:27am (GMT+1)



*** Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme e provon edhe kjo deklaratë e Ambasadoes së nderuar Tracey Ann Jocobson se "nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK - PDK". Jacobson shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese. Në një intervistë për gazetën "Zëri", ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër "Vetëvendosjes" në Qeveri. "-Asnjëherë nuk kam thënë se "Vetëvendosja" nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjesht nuk është e vërtetë", ka thënë ambasadorja Jacobson. "(Gazeta LAJM - Ambasadorja Jacobson: Koalicionin PDK- LDK s'e bëra unë/22/12/2014)

*** Qeveria e re e Kosovës, është produkt i gatuar dhe i finalizuar politik i Marrëveshjes së koalicionit Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq, i askujt tjetër. Prandaj, kjo qeveri nuk është e zorit, as e imponimit, por shprehje e vullnetit të mirë dhe e interesit politik të koalicionit PDK+LDK+Lista srpska.

*** Mirëpo, pas realizimit të skenarit të këtij "filmi" të paparashikuar me temë politike, lindi një keqkuptim dhe keqinterpretim nga disa, që për llogari të promovimit dhe të përfitimit të tyre politik, incognito "e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën" ( për përfitime personale, grupore dhe partiake), duke propaganduar rrejshëm dhe në mënyrë të pandershme se formimi i koalicionit pdk+ldk+lista srpska, erdhi në shprehje si ndonjë "peshë diktati" i politikës dhe i diplomacisë zyrtare të Uashingtonit, e gënjyen keq opinionin publik vendor, me qëllim që të "justifikonin" dredhinë e tyre gjashtëmujore (qershor-dhjetor 2014) për sabotimin e institucioneve shtetërore, përkatësisht të shkaktimit të krizës institucionale si rrjedhojë e mosfromimit të qeverisë së koaliconit sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014.



Me gjithë përpjekjet e ndryshme për justifikimin pozitiv të kësaj qeverie, ata që sabotuan plot gjashtë muaj Kosovën, duke e lënë pa qeveri dhe pa parlament, u dëshmuan para popullit dhe para botës, se nuk meritojnë ta drejtojnë shtetin ngase ende nuk e kuptojnë se ç'do të thotë qeverisja demokratike dhe përgjegjësia ndaj shtetit dhe ndaj votës së vjelur nga qytetari. Ata nuk janë kurrfarë liderësh politikë të asnjë formati (ata nuk punojnë as për interesat jetike të popullit të Kosovës e as të Amerikës), as nuk janë dashamirë dhe, as miq lojalë as të Amerikës e as të Kosovës, por provokatorë dhe nxitës të konfrontimit politik të popullit të Kosovës me Amerikën.

Mirëpo, pavarësisht nga floskulat dhe nga shantazhet e këtilla propagandistike antiamerikane dhe antishqiptare, populli shqiptar i Kosovës, nuk e ha një karrem të tillë të rrezikshëm, sepse është mirënjohës dhe i pandashëm nga Amerika ngase kjo ishte një nga faktorët kryesorë meritorë, politikë, diplomatikë, ushtarakë, humanitarë dhe demokratikë, që shqiptarët e Kosovës i shpëtoi nga shfarosja e gjenocidit çetniko-fashist serb të makinerisë vrastare të regjimit policor-militar dhe paramiklitar të Slobodoan Milosheviqit (1989-1999).

Prandaj, të gjithë armiqtë qoftë të brendshëm, qoftë të jashtëm, të cilët në forma të ndryshme vepruese po bëjnë përpjekje subversive dhe shantazhuese për t'ia futur zjarrin miqësisë historike shqiptare-amerikane, do të vetëviktimizohen dhe do të digjen në flakën e tij.

As Amerika e as populli shqiptar i Kosovës, (nuk kanë asgjë të përbashkët me kleptokracinë, me korrupsionistët, me terrorizmin politik, me bosët e krimit të organizuar politik, ekonomik dhe të trafikimit të qenieve njerëzore, as me "dizajnerët" e koalicioneve të ndryshme partiake në Kosovë, por, përjetësisht janë të ndërlidhur si mishi me kockën. Janë të vendosur që me përpjekje energjike dhe me luftën e përbashkët, që pa asnjë kompromis, të luftojnë pamëshirshëm çdo devijim të lirisë, të pavarësisë, të drejtësisë, të demokracisë dhe të rendit juridiko-kushtetues dhe politik në Kosovës, jo të mbështesin, në asnjë formë, kriminelët, kleptokratët dhe plutokratët, të cilët janë duke jetuar në luks dhe pasuri si "sheikët" arabë në kurriz të popullit dhe të Kosovës (1999-2014).

Qeveria e re e Kosovës, "Made in" Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq! -U bëftë mirë atyre që me votën e tyre e zgjodhën!

-E merituan, nuk e merituan, Isën dhe Thaçin e sollën në krye të qeverisë së re të Kosovës, votat e zgjedhësëve të tyre nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014. Kjo nuk është e diskutueshme. Si rrjedhim, një votim i tillë demokratik, edhe njëherë dëshmoi se, "çdo gjë është në rregull" me gjendjen e përgjithshme politike, ekonomike, ligjore, sociale dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve (mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse, pikërisht, për shkak të mungesës së liderëve të aftë drejtues politikë, Kosova është e kridhur në kaosin e korrupsionit, të krimit të organizuar, të papunësisë enorme, të vrafërisë ekstreme, të ekzodit të përditshëm, kryesisht të rinisë për në kampet famëkeqe të refugjatëve në Hungari dhe në vendet e tjera të Evropës) , nuk nevojiten ndryshime të thella dhe radikale pozitive për imazhin e Kosovës si shtet të së drejtës, të zhvilluar dhe demokratik, në frymën e reformave dhe të standardeve demokratike të BE-së dhe të strukturave të tjera evro-atlantike.

Se sa e efektshme dhe në ineteresin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës, do të jetë politika e "Anshlusit" pdk+ldk+srpska lista, që pritet të udhëheqë qeverinë e re të Kosovës, flet edhe ky vlerësim objketiv i peshuar politik i Albin Kurtit (deputet i parlamentit të Kosovës dhe Kryelider i Vetëvendosjes): "Republika e Kosovës po bëhet një jo-shtet i cili do ta ketë brenda shtetin e Serbisë ende të pa shpallur republikë. Gati shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës po kthehemi ne gjendjen që e parashihte formula e Serbisë për Kosovën, "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi". (http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/kurti-thaci-e-mustafa-kushtet-e-beogradit-i-pranuan-brenda-nates).

Pra, tani, opinioni publik e ka më se të qartë se, si koalicioni (pdk+ldk+lista serbska), ashtu edhe qeveria e re e Kosovës, janë "produkte" të finalizuara politike dhe partiake vetëm të qejfit dhe të interesit të përbashkët të natyrshëm, JO, kursesi të ZORIT e as të NDIKIMIT të politikës dhe të diplomacisë së Amerikës. Me një fjalë, koalicioni pdk+ldk, është "produkt original politik" i tandemit Thaçi-Mustafa, ndryshe, nuk do të vinte në shprehje ( pas 6 muajsh) formimi i koalicionit hibrid (PDK+LDK+Lista srpska).
Pse po shpifet Amerika nga kolltukofagët korrupsionistë dhe kleptokratë, se ajo "ka gisht" në formimin e koalicionit pdk+ldk+lista srpska?!

Kjo nuk është e vërtetë, kur, tani, të gjithë jemi në dijeni se, Amerika nuk diktoi kurrfarë koalicioni, as kurrfarë formimi të qeverisë së re të Kosovës, por atë (pas 6 muajsh) e bëri Thaçi-Mustafa-Jablanoviq, të prirë nga interesat e tyre karrieriste të luftës për pushtet, si dhe për t'i bërë koncesione të reja politike Serbisë, e cila përmes kërkesave të saj (kinëse në emrër të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, sipas Marrëveshjes Thaçi-Daçiq, bërë në Bruksel, më 19 prill 2014), po bën përpjekje "paqësore" dhe "demokratike", që të rikthejë sundimin e saj kolonial në Kosovë, duke përdorur si instrument të efektshëm para bashkësisë ndërkombëtare, "mohimin" e lirive dhe të drejtave të minoritetit serb në Kosovë.

Prandaj, është gënjeshtër, mashtrim dhe spekulim politiko-propagandistik sui generis i qarqeve të caktuara të këtij koalicioni të NATYRSHËM se, gjoja formimi i kësaj qeverie të koalicionit, është sajesë e "ndërhyrjes" politike të Uashingtonit.

-Jo, jo, kjo nuk është fare e vërtetë, sepse Amerika nuk ka pasur kurrfarë interesi të vetin, t'i "mbështeste për muri" as Thaçin e as Isën, që të hynin në një koalicion të tillë, por kjo është "pjellë" gjashtëmujore e filozofisë politike taktizuese dhe sabotuese e Thaçit dhe e Mustafës ndaj votuesve të tyre dhe ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilët plot gjashtë muaj "flirtuan" me rivalët politikë të partive të tjera, se gjoja, "ishin shumë të interesuar" të bënin koalicion me ta kinëse për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

Përkundrazi, kjo ishte vetëm një taktikë për t'i mashtruar votuesit dhe bashkëpartiakët e tyre, sepse nuk kishin guximin që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare (8 qershor 2014), të krijonin një KOALICION të tillë PDK+LDK, të cilin, gjashtë muaj më vonë, pas shumë manipulimeve dhe improvizimeve në emër të së drejtës së shtetit, të demokracisë dhe të interesave jetike të të gjithë qytetarëve të Kosovës, atë e kurorëzuan me sukses, jo për shkak të trysnisë së faktorëve ndërkombëtarë ndaj tyre, JO për shkak të "ZORIT", siç e cilësuan shumë analistë, komentatorë etj., por vetëm për "pikë të qejfit" dhe të interesave të tyre të përbashkëta sektariste, nepotiste, oligrakike dhe kleptokratike, ashtu si u dëshmuan, edhe herave të mëparshme, gjatë sundimit të tyre të përbashkët pushtetor të Kosovës(2000-2014).
Koalicioni PDK+LDK+Srpska lista, i qjefit, jo i "zorit"!

Prandaj, të gjithë ata që mendojnë dhe pohojnë se "ANSHLUSI" pdk+ldk+lista serbska, "është i zorit" dhe i "panatyrshëm", janë në gabim, sepse zori dhe panatyrshmëria, ndodhin vetëm atëherë, kur dikush me forcë të imponon ose të detyron të bësh ndonjë akt apo veprim qoftë politik apo mafioz të gabuar. Mirëpo, në rastin konkret të formimit të koalcionit pdk+ldk+lista serbska, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë force, as me kurrfarë zori, as me kurrfarë imponimi nga Amerika ose nga faktorët e tjerë ndërkombëtarët të pranishëm në Kosovë, POR, vetëm me QEJFIN, me DASHURINË, me INTERESIN, me MEGALOMANINË dhe me ETJEN E PASHUAR të përbashkët për pushtet. Kjo është natyrshmëria e aleancës dhe e qeverisë së tyre të re.

Mirëpo, në këtë rast, nuk ka fituar as Kosova, as partnerët e saj ndërkombëtarë, as qytetarët e saj, por kleptokracia, padrejtësia dhe antidemokracia.

Duke qenë se ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i sapozgjedhur Isa Mustafa, nuk kanë treguar mirëkuptim dhe kurrfarë sensi politik (sy, zemër, as vesh për interesin e përgjithshëm të Kosovës), që të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe kompromis me kryeliderët shqiptarë, që të hynin në aleancë me partitë e tyre politike (AAK, Nisma dhe Vetëvendosja), kurse me "Lista srpska" të jabllanoviqëve, PO!?

Kjo, sheshit provon se, asnjëri e as tjetri nuk meritojnë të jenë në ballë të qeverisë së re të Kosovës, edhe pse kanë fituar votën e popullit, kur gjithë bota e di se, jabllanoviqët serbë kanë bërë gjenocid në Kosovë (1989-1999), e sot, (gjoja se asgjë nuk ka ndodhur para dy dekadave në Kosovë) prapë në ballë të qeverisë (ministra dhe zëvendësministra) dhe të Kuvendit të Kosovës (deputet), si dhe kanë parashtruar 12 kushte të tjera politike sipas Marrëveshjes PDK+LDK+Lista serbska, të nënshkruar nga Treshi: Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq, në bazë të së cilës parashikohet përmbushja e këtyre kërkesave: "


"" 1. Të formohet bashkësia e komunave serbe në aft prej 3 deri 5 muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje;
2. Trajtimin e veçantë gjatë procesit të privatizimit në valët e ardhshme në komunat me shumicë serbe;
3. Kthimin e të zhvendosurve serbë dhe jo shqiptarë me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit;
4.Kthimi dhe mbrojtja e pronës së uzurpuar;
5. Zëvendëskryeministër,Branimir Stojanoviq;
6. Ministër për Qeverisje Lokale, Lubimir Mariq;
7. Ministër për Kthim, Aca Jablanoviq;
8. Gjashtë(6) zëvendësministra;
9. Zyrën e bashkësisë së komunave në kuadrin kryeminsitrisë së Kosovës;
10. Nisja e fluturimeve ajrore Prishtinë Beograd dhe rivendosjen e linjës hekurudhore;
11. Emërimi i pjesëtareve te komunitetit serb në vende të zëvendësshefave dhe pozita tjera të rëndësishme në Policinë e Kosovës," (Burimi: www.zeri.info/09/12/2014).


Përmbajtjen e këtyre kërkesave sipas emëruesit të përbashkët të matematikës politike serbe, në favorin e interesave kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, më së miri, e ka zbërthyer Ilir Deda, deputet i "Lëvizjes Vetëvendosje" në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke i demistifikuar një për një, se janë në dëm të interesit nacional, shtetëror, të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Sipas analizës plastike të Ilir Dedës, bërë këtyre kërkesave të minortitet serb në Veriun e Kosovës, dele se, qeveria e re me në krye Thaçin dhe Mustafën, është e detyrar që të sigurojë: "Funksionalizimin e Bashkësisë së Komunave Serbe më së largu deri në maj 2015; Status special të komunave serbe në privatizim; Obligohen që ta bëjnë kthimin e të shpërngulurve serbë sipas dëshirës së Beogradit, ndërsa nuk e kanë marrë asnjë obligim për reciprocitet kthim të zhvendosurve shqiptarë në veri të Kosovës, dhe kthim të shpërngulurve shqiptarë ne Luginën e Presheves; Obligohen të ndajnë minimum 10 pozita në qeveri për përfaqësues të Beogradit; I japin të drejtë vetoje Serbisë në emërim të zyrtarëve në Agjensionet (kushtimisht të pavarura) të themeluara nga Kuvendi dhe Qeveria; Obligohen për tema të reja ne dialog me Beogradin; Emërime në Policinë e Kosovës.Me sot, fillon bashkëqeverisja me Serbinë në Kosovë. Dhe kjo marrëveshje e bën gati të pavlerë shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt, 2008".(// http://www.zeri.info/aktuale/10362/deda-marreveshja-me-beogradin-e-ben-gati-te-pavlere-pavaresine-e-kosoves/).
Pse jo Vjosa Osmani kryeministre e qeverisë së Kosovës?

Ne, deklarativisht (me plot gojën e politikës retorike) po e gënjejmë si Amerikën dhe Evropën demokratike, se jemi për reforma të thella të demokratizimit dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë sonë, ku fjalën kryesore, duhet ta kenë kuadrat e reja të ditura dhe të kualifikuara nga fusha dhe profile të ndryshme të shkencës. Mirëpo, praktikisht, pa i "fusim" me koncepte të vjetra të njëmendësisë dhe të provincializmit, duke i "mbajtur me zor" në pushtet liderët e ndryshëm politikë, të cilëve , tanimë, u ka skaduar "afati i përdorimit" në politikë dhe në qeverisjen e shtetit.

Mirëpo, kjo nuk është vetëm çështje e thejshtë individuale, as vetëm çështje e partisë së ldk-së, por edhe e mbarë elektoratit, që ka votuar Vjosa Osmanin, si dhe e të gjithë qytetarëve të tjerë, që duan ndryshime pozitive dhe, që ia duan të mirën Kosovës.
Një pyetje e logjikës parimore dhe racionale:
- Si mund të jetë një person i mirë për të gjitha regjimet dhe pushtetet e ndryshme, në kohë dhe në rrethana të ndryshme historiko-politike? Ku është logjika jusitifkuese e kësaj fenomenologjie absurde?

Nga kjo pyetje e imponuar nga logjika racionale, mund t'i ketë "kërcyer kanari" kryesministrit të sapozgjedhur të qeverisë së Kosovës, mirëpo, edhe ai di mirë, se deri më sot, në historinë moderne të rendeve të ndryshme shtetërore të bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka ndodhur një fenomen i tillë ( sikurse Isa Mustafa), që një person (pavarësisht nga aftësitë, meritat dhe kontributi i tij politik, ekonomik, shkencor, ushtarak a diplomatik etj. në shkallë kombëtare apo ndërkombëtare), të jetë i përshtatshëm dhe i dobshëm për të gjitha sistemet e ndryshme të një shoqërie.

Andaj, si ka qenë e mundur që Isa Mustafa, të zgjedhej kryeminister i qeverisë së re të Kosovës, kur ai paraprakisht në kohë të shkuara të ndryshme të historisë politike të Kosovës, së pari, ishte minister në kohën e regjimit socialist- komunist titist, pasataj, minister në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit të Republikës së Kosovës dhe, ja, sot, sërish kryeministër i qeverisë së Republikës së pavarur dhe demokratike të Kosovës (17 shkurt 2008)?

Vërtet, kjo është pyetje parimore, por votat pro të elektoratit , nuk e kanë problematizuar, as vënë në pikëpyetje përtatshmërinë e plotë politike të kryeministrit të sapozgjedhur të qeverisë së Kosovës. Vota e fituar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës(8 qershor 2014), pozitivisht e ka mbyllur përshtatshmërinë politike të Isa Mustafës, edhe pse ne kemi të drejtë, të mos pajtohemi me një zgjedhje të tillë.

Pyetja tjetër është kjo, a nuk ka pasur ndonjë kandidat tjetër të moshës më të re nga radhat e LDK-së, që të propozohej për kryeministër të qeverisë së koalicionit, si për shembull Prof. Dr. Vjosa Osmani ( pedagoge e dalluar e shkencave juridike në Universitetin Publik "Hasan Prishtina" të Kosovës dhe deputete e kuvendit të Kosovës)?
- Pse nuk iu dha rasti, që kjo femër e re, e ditur dhe me perspektivë, të zgjedhej kryeministre, zgjedhja e së cilës, pa dyshim se, do të ishte argumenti më i justifikueshëm dhe më konkret i reformimit dhe i novelimit demokratik të LDK-së, si dhe i përmirësimit të imazhit të pozitës së femrës së emancipuar dhe të aftë shqiptare në rolin udhëheqës të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Vërtet, kështu, do të duhej të ishte sikur të zotëronte realizmi, pjekuria politike dhe parimi demokratik, jo interesat meskine dhe primitivizmi i grupeve dhe i klaneve brendapartiake, që janë arma dhe armiku më i rrezikshëm për veprimtarinë dhe afirmimin e një partie politike, cilado qoftë ajo, e djathë, e majtë apo liberale etj.
-Deri kur do të veprohet me grupe dhe me klane brendapartiake sipas "kodit" provincialist diktues, duke bërë politikë nominuese "me gishta", jo sipas meritave?!
Derisa, interesi personal, grupor dhe partiak, të vihet mbi interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës sipas interesave të garës së ethshme për pushtet të pakufizuar kleptokratik. Deri atëherë, reformat dhe ndryshimet demokratike, do të jenë vetëm premtime boshe, të shkruara vetëm në letër, dhe të deklaruara sa për t'i hedhur "pluhur syve" opinionit publik, Amerikës dhe Evropës demokratike.
 
Kjo është strategjia dhe taktika politike e "ujqërve të vjetër", që postet e tyre në parti dhe në pushtet, të mos ua lirojnë kuadrove të reja të afta dhe të merituara, siç është rasti konkret i deputetes Vojsa Osmani, e cila, në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 9 dhjetor 2014 me plot të drejtë votoi kundër zgjedhjes së Isa Mustafës për kryeministër të qeverisë së Kosovës. Kjo është e drejtë demokratike, pavarësisht se cilës parti i takon qoftë asaj të Isës apo të Thaçit.

Kjo votë ndryshe nga vasalët e tjerë bashkëpartiakë, tërësisht e pavarur dhe demokratike, paralajmëron se, ka ardhur koha që përfundimisht, të braktiset politika e diktatit dhe e ushtrimit të trysnisë së "ujqërve të vjetër" të luftës për pushtet me çdo kusht, sipas interesave të "kruzhokëve" dhe të "nahijeve" të tyre. Ka ardhur koha që postet e tyre partiake dhe shtetërore, t'ia cedojnë brezit të ri të ndërgjegjshëm, të pajisur me edukatë, me dije, me përgjegjësi, me vizion evroperëndimor, me integritet etik, profesional, kombëtar dhe atdhetar, pa kurrfarë hipoteke. Ka ardhur koha, që të rinjtë tanë të arsimuar brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, të marrin në dorë fatin e kombit dhe të atdheut.
 
-Duhet kuptuar dhe pajtuar me fatin dhe me realitetin se, çdo kohë ka protagonistët e saj të rinj, sepse këta janë forca centrifugale dhe shpresa e ardhmërisë së ndritshme të kombit dhe të atdhet, jo konceptet e vjetëruara të kohëve dhe rendeve të perënduara politike dhe shoqërore.

Në këtë kontekst, ia vlen të vëmë në dukje këtë maksimë të filozofisë politike dhe pragmatike të Charles de Gaulle-it, kur thotë se: "politikan i urtë dhe i ndërgjegjshëm, është ai, nëse ka aftësi politike, që të vlerësojë momentin se, kur duhet ikur nga posti i pushtetit, jo të presë fshesën e hekurt, të impnuar nga të tjerët".

Mirëpo, politikanë, as shterarë të këtij lloji nuk ka pasur kurrë Ballkani në historinë e tij të derisotme. Ndoshta, të tillë, do të lindin në shekullin XXII, pas evropianizimit dhe amerikazimit të Gadishullit Ballkanik.

Isa Mustafa fitues, kurse Hashim Thaçi, disfatist i koalicionit. Postin e presidenit të Kosovës, të premtuar nga Isa, vetëm mund ta ëndërrojë, asgjë më shumë.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, më 8 qershor 2014, Hashim Thaçi fitoi votat e mjaftueshme për postin e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, për shkak të ambicieve të tij të pakufizuara për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, duke bërë "llogari pa hanxhiun" se, gjoja në vitin 2016, do t'i "hipë kalit" si president i Kosovës, ai pranoi të hynte në koalicion me ldk-në, që të formojë qeverinë e re të Kosovës. Kështu, ia bëri "teslim" postin e kryeministrit, Isa Mustafës, me shpresë se, pas dy vitesh, ai me ldk-në e tij, do ta mbështeste si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës (2016).

Një "kombinatorikë" e tillë kontraktuese me Isën, pritet të shihet sesa do të jetë e suksesshme dhe frytdhënëse, sepse Thaçi nuk do ta ketë as mbështetjen e pdk-së, as të ldk-së e as të elektoratit, sepse ka humbur besimin, për shkak të humbjes së postit të kryeministrit, të dalë nga vota demokratike e popullit, më 8 qershor 2014. Në këtë rast, Hashim Thaçi është humbës i shumëfishtë, pavarësisht nga postet e tij të tanishme (zëndeskryeministër dhe minister i Jashtëm) në qeverinë e re të kryeministrit Isa Mustafa.

Sikur kompromisi politik Thaçi-Mustafa, të ishte bërë menjëherë pas mbjatjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 Qershorit 2014, do të jipte për të kuptuar dhe besuar se, ai është bërë për hir të respektimit të votës dhe të interesave të qytetarëve dhe të Kosovës.

Mirëpo, "fizkultura akrobatike" gjashtëmujore (qershor dhjetor 2014) e këtyre dy partive më të mëdha politike, fituese të zgjedhjeve të theksuara, është shkaku kryesor, pse erdhi deri te aleanca e natyrshme pdk+ldk+lista srpska, jo assesi spektri politik i bllokut (aak+nisma dhe vetëvendosja), i cili "brenda nate" u tradhtua nga Isa Mustafa, edhe pse publikisht sipas një marrëveshje të nënshkruar, ai pothuajse gjashtë muaj, ishte në "lidhje telefonike" me "VLANIN".

Politika është vetëm interes, nuk njeh dashuri, as besënikëri e as "VLAN" !

Këtë e vërtetoi edhe praktika politike e suksesshme shumëvjeçare e Isa Musta, cili i lë me "gishta në gojë" partnerët politikë "negociues""VLAN-it", për shkak të kolltukut të kryeministrit në qeverinë e koalicionit me Hashim Thaçin. Ky potez i kryeministrit të ri të Kosovës, provon se në politikë nuk ka dashuri, as besë, as rivalë, as miq e as armiq të përhershëm, por vetëm interes, pavarësisht se si interpretohet dhe, në favor të kujt kapitalizohet ai qoftë në kuptimin individual të ngushtë apo të gjerë kolektiv. Pra, politika është vetëm interes, kush e kupton ndryshe, mund të vritet nga ky realitet.

Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë koalicioni të imponuar dhe të diktuar as nga Amerika e as nga Evropa, por vetëm me diktatin e ineteresave komplementare të koalicionit pdk+ldk me përmbajtje të sistemit të kleptokracisë, tanimë, të dëshmuar, këtu e 15 vjet më parë, që nga çlirimi i Kosovës nga Serbia kolonialiste gjneocidale pushtuese (qershor 1999 2014).
 
Kjo është simetria e strategjisë dhe e taktikës së tyre të përbashkët, që solli formimin e qeverisë së re me në krye Isa Mustafa (kryeministër), bërë më 9 dhjetor 2014.
Me një fjalë, kjo do të thotë, "si mileti, edhe pushteti", i keni votuar (me ose pa meritë, s'ka rëndësi), ua "pafshi hajrin"!

Mirëpo, në këtë rast, humbësi më i madh, është Kosova, sepse kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje, që të bëjë kurrfarë ndryshimesh pozitive qoftë politike, ekonomike, zhvillimore, sociale (zhdukjen e varfërisë, të papunësisë dhe të ekzodit sistematik të qindra e mijëra të rinjve, që po e brakitisin Kosovën për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe të papunësisë) qoftë në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Nolens volens, duhet pranuar të vërtetën e pakundërshtueshme se për këtë qeveri hibridie me në krye Jabllanoviqët, e cila ka marrë përsipër që "doshlakëve" kolonë serbë, t'ua plotësojë jo më pak se 12 kërkesa të tyre, që janë në funksion të copëtimit dhe të kantonizimit të territorit të Republikës së Kosovës, nuk kanë luftuar Heroi legjendar Adem Jashari dhe UÇk-ja e as populli shqiptar i Kosovës, por për një Kosovë të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike ( pa hajna, pa kriminelë, pa terroristë, pa shfrytëzues të egër, pa korrupcionistë, pa varfëri, dhe pa piromanë serbë, të cilët nuk e njohin e njohin Kosovën, por Serbinë).

Me shpresë se kjo qeveri e re, do të luftojë krimin, si dhe çdo formë të shfaqjes së terrorizmit në Kosovë, këtë koment, po e përmbyll me këtë poezi të Fan S. Nolit ( i cili së bashku me demokratët dhe me patriotë e tjerë shqiptarë: Avni Rrustemi, Hasan Prishtina, Bajram Curri Luigj Gurakuqi...etj. ishin viktima të terrorizmit politik të regjimit reaksionar dhe antidemokratik të Ahmet Zogut):

Fan S.Noli:
(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.


Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.


Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.


Nëno moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.


Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator."


Të gjithë ata, që e kuptojnë drejt mesazhin e dhembjes së kësaj elegjie antologjike patriotike atdhetare të Fan S. Nolit, kushtuar patriotit të shquar shqiptar. Luigj Gurakuqi (viktimë e terrorizmit politik shqiptar), nuk kanë gjasë, që të përsërisin të njëjtat gabime politike të së kaluarës së zezë dhe të hidhur shqiptare.

Së fundi, ( u pajtuam apo jo me këtë "edicion të ri" të koalicionit pdk+ldk+lista srspka, duhet pranuar se ky koalicion është i qejfit, jo i "zorit", i dizajnuar sipas Marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Jabllanoviq, jo kursesi nga Amerika, as nga BE-ja, të cilat e kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës me në krye Isa Mustafa, duke shpresuar se ky së bashku me ministrat e tij, do ta luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar, papunësinë dhe varfërinë e skajshme, si dhe do t'i zbardhin të gjtiha krimet e terrorizmit politik si gjatë, ashtu edhe pas luftës në Kosovë.

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË IDENTIFIKOHET DËMI NJERËZOR, MË PAS DËMSHPËRBLIMI MORALNga SULEJMAN GJANA (12.19.2014)
VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITITE Drejta e pronës është e drejtë e njeriutNga FRANK SHKRELI (12.18.2014)
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE (12.17.2014)
ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2014)
NDËRROI JETË SHKRIMTARJA ROZI THEOHARINga FRANK SHKRELI (12.14.2014)
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.13.2014)
STOP KORRUPSIONIT!Nga FRANK SHKRELI (12.11.2014)
TË DREJTAT E NJERIUT, 365 DITË NË VITNga FRANK SHKRELI (12.09.2014)
NEOKOZMALLINJTË E AMERIKËS JANË NË NJË LINJË ME DULEN DHE JANULLATOSINNga ARTUR VREKAJ (12.09.2014)
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!Nga RESHAT KRIPA (12.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]