Zëra nga Tirana këto ditë sikur kërkojnë që Fishta 'të përshtatet në shqipen e sotme'. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë deri sot një propozim kësisoj për Naim Frashërin, pararendësin e tij, as për Andon Zako Çajupin, bashkëkohësin e tij.
Po bëhen 25 vjet nga vendosja e pluralizmit dhe ende Fishta realisht nuk është rehabilituar. Me kërkesën për ta përshtatur në gjuhën e sotme, sikur po ia lënë fajin gjuhës së Fishtës pse ata nuk e kanë rehabilituar dhe pse nuk e kanë ndërmend këtë as në të ardhmen.
Nga padija ose edhe nga keqdashja e tyre, zërat për një nevojë të përshtatjes së poetit kombëtar 'në shqipen e sotme' i kam dëgjuar qysh në vitin 1990. Kjo mua më shtrohej në formën e pyetjes: A nuk do të ishte mirë që krijimtaria e Gjergj Fishtës të përshtatej si krijimtaria e Jeronim De Radës?
I kam hedhur kategorikisht poshtë këto mundësi. Kam kërkuar, që, për t'i shmangur dhe për t'i tejkaluar këto paragjykime të dëmshme, vepra e Fishtës të botohej sa më shpejt, pa humbur kohë. Lexuesit, duke e pasur në duar këtë vepër, pas rreth një gjysmë shekulli, do të kenë mundësinë disa të rifillojnë, disa të tjerë të fillojnë komunikimin e ndërprerë apo komunikimin e munguar me një kolos të madh të fjalës shqipe, i cili bëri revolucionin më të madh në lëvrimin e saj, duke sjellë me këtë gjuhë një kryevepër të epikës si "Lahuta e Malcis", të cilën shumëkush e ka krahasuar me "Iliadën", ndërsa unë e kam krahasuar në atë kohë me romanin "Lufta dhe Paqja"; duke sjellë me këtë gjuhë satira të paarritshme nga poezia jonë; duke sjellë me këtë gjuhë lirika të mrekullueshme; duke filluar me këtë gjuhë traditën e përkthimeve të letërsisë antike, nëpërmjet sjelljes në shqip të këngës V të Iliadës; duke sjellë me këtë gjuhë një publicistikë brilante, oratori, polemika dhe eseistikë të pashoqe.
Duke e konsideruar domosdoshmëri urgjente të kohës sjelljen e Fishtës në duart e lexuesve, kam paraqitur, bashkë me dy kolegë në Shtëpinë Botuese 'Naim Frashëri', projektin për botimin e veprës. Meqë unë kisha kohë që shfletoja dhe studioja në Arkivin e Shtetit veprën e tij, u ngarkova me përgatitjen e saj, si dhe me parathënien paraprirëse të të gjithë kolanës. Ndërsa dy kolegët e mi do të ishin redaktorë të saj dhe do të përgatitnin parathëniet për vëllime të ndryshme të kolanës. Një redaktor i brendshëm u caktua, ndërkaq, për ta ndjekur nga afër procesin e botimit.
Iu vura një pune tejet të vështirë, delikate, të lodhshme dhe përgatita parathënien e kolanës, përgatita veprën e parë "Epika", ku përfshihej vetëm "Lahuta e Malcis". Vëllimi i parë u bë gati plotësisht për të shkuar në shtyp. Ndërkohë dërgova në shtëpinë botuese Vëllimin II, ku përfshihej lirika dhe poema epike "Moisi Golemi e Deli Cena", dhe po përgatisja me sukses Vëllimin III, satirat. Isha vënë në komunikim me botuesin e Fishtës jashtë vendit, At Daniel Gjeçajn, i cili jetonte në Romë. Kisha filluar edhe lidhjet me At Viktor Volajn, botuesin skrupuloz të krijimtarisë së Fishtës dhe mendoja se duhej përfituar sa më shpejt ngaqë ai ishte ende në jetë.
Kjo kolanë ishte pajisur me një aparat botues tejet skrupuloz, duke përfshirë aparatin e mëparshëm të At Viktor Volajt dhe, nën shembullin e tij, duke e pasuruar atë me të dhëna të reja. Do të ishte kështu një botim që do t'iu drejtohej të gjitha shtresave dhe përkatësive të lexuesve në shqip, si dhe nxënësve, studentëve e dijetarëve filologë.
Fishta, në të gjallë, e kishte menduar kolanën e tij në këto vëllime: Epika, Lirika, Satirika, Dramatika dhe përkthimet, Proza. Në projektin tim parashikohej edhe një vëllim me letërkëmbimin tejet të pasur dhe intervistat e tij. Ato janë në shqip, në italisht, frëngjisht, sllavisht e tjerë. Këto të fundit do të botoheshin nga njëra faqe të përkthyera në shqip, ndërsa në faqen përballë do të ishin në gjuhën nga ishin përkthyer.
Ndërkohë, njëri koleg më vuri në dijeni se shtëpia botuese e kishte hequr nga përparësitë botimin e veprës së Fishtës. Ai më sqaroi se pengesë ishte bërë Kisha Françeskane, sipas së cilës të drejtën ekskluzive për botimin e Fishtës e kishte Vatikani.
Me këtë koleg ne shkuam në Kishën Françeskane. Unë iu tregova se e kisha shfletuar me duart e mia gjithë trashëgiminë e Fishtës dhe se nuk kishte asgjëkundi një dokument ku të thuhej apo të nënkuptohej se këtë të drejtë e kishte Kisha. Madje u përmenda se në shtratin e vdekjes ai ua kishte lënë amanet njerëzve të tij më të afërt: Jo vetëm Kisha, edhe Kombi e ka pjesën e vet në mue. Pra, me këtë amanet, me këtë testament, Fishta i kishte lënë Kombit të drejta të barabarta me Kishën ndaj veprës dhe figurës së tij.
Pashë se pretendimi i Kishës ishte vetëm një pretekst që i përshtatej Shtëpisë Botuese 'Naim Frashëri'. Në një përurim të botimit të "Lahutës së Malcis" nga Salih Kabashi të organizuar së bashku në Lidhjen e Shkrimtarëve, disa të pranishëm ngritën gjoja shqetësimin e tyre pse po vonohej botimi i veprës së Fishtës. Shefi i redaksisë së poezisë pranë kësaj shtëpie botuese i kundërakuzoi ata se ishin vetë që po e pengonin duke e përdorur madje edhe Kishën për këtë qëllim.
Vite më vonë, në Prishtinë, në formë kolane iu bë një ribotim veprës së Fishtës. Ishte një botim i tipit fotografike, pra, pa prekur asgjë. Nuk pashë të protestonte dikush ndaj këtij botimi, i cili, krahasuar me tërësinë e vërtetë të veprës së Fishtës, do të ishte një botim cung. Dhe nuk pashë që ky botim të luante ndonjë rol në rivendosjen e komunikimit mes autorit dhe lexuesve.
Krahas përgatitjes së kolanës së plotë, kryesisht për nxënësit dhe studentët, unë atëbotë përgatita dhe arrita të botoj në Shtëpinë Botuese 'Naim Frashëri' vëllimin me lirika "Mrizi i Zanave", një ndër librat poetikë më të mirë shqip të botuar në Shekullin XX. Në këtë botim, nga satirat përfshiva kryeveprat "Metamorfoza" dhe "Dredha e Djallit". Ia lejova vetes këtë liri botimi, duke pasur parasysh se ato kishin tematikë patriotike të afërt me "Mrizin e Zanave" dhe se vetë autori, kur kishte qenë në jetë, kishte bërë përfshirje të kësaj natyre në ribotimet e librave të tij poetikë.
Gjergj Fishta kishte një vetëdijë gjeniu ndaj gjuhës. Pasuria e fjalori të tij krahasohet me pasurinë e fjalorit të Shekspirit. Duke mos pasur formim të mirëfilltë filologjik vetë, intuitën e tij ia nënshtronte edhe këshillimeve me gjuhëtarë të mirëfilltë si Justin Rrota. Më vonë ai do të kishte botues të tijin një filolog të mrekullueshëm si At Viktor Volaj. Fishta, gjithashtu, kishte pranë vetes sekretarë të shkolluar jashtë vendit në linguistikë. Dhe versionet përfundimtare të krijimtarisë së tij janë të gjitha në bukurshkrim nga dora e këtyre sekretarëve.
Gjatë shfletimit të trashëgimisë së tij në Arkivin e Shtetit, unë kisha vënë re se ai iu bënte përmirësime të vazhdueshme gjuhësore veprave të tij, duke u nisur nga drejtshkrimi i kohës si dhe nga ecuria e lëvirimit të shqipes në çastin e dhënë. Pra, supozohej se, po të kishte pasur ribotime të tij, nisur nga e njëjta logjikë, atëherë vepra e Fishtës do të kishte pasur përmirësime të tjera gjatë atij gjysmë shekulli që iu mungonte botimeve shqipe, natyrisht në atë nivel dhe masë që iu janë bërë pararendësve apo bashkëkohësve të tij të letërsisë shqipe. Edhe në botimin që ia bënte në Romë më 1958 "Lahutës së Malcis", At Daniel Gjeçaj i bënte asaj përmirësime të reja gjuhësore.
Nisur nga ky parim, unë pa prekur dhe pa cënuar tekstin, i hoqa të gjitha apostrofet e panevojshme në trajtat e bashkuara të peremrave dhe apostrofet e vëna brenda fjalëve për hir të ruajtjes së numrit të rrokjeve apo vendit të theksave në vargje. Gjithashtu e lehtësova veprën nga një pjesë e shenjave të shumta diaktritike që diktoheshin nga veçoritë dialektore, sidomos të natyrës së të folmeve veriperëndimore të shqipes, posaçërisht të shkodranishtes.
Nga fundi i vitit 1992 apo nga fillimi i vitit 1993, shtëpia botues "Naim Frashëri" shpalli falimentimin. Nuk u muar vesh më fati i rreth 2 000 faqeve, të përgatitura nga unë, të veprës së Fishtës.
Gjatë këtyre 25 viteve kam dëgjuar gjithandej ankesa pse Fishta nuk zë vendin e merituar në botimet, në kulturën shqiptare, në programet shkollore e tjerë. Por nuk kam dëgjuar asnjëherë se u bë ndonjë përpjekje apo u ndërmuar ndonjë nismë për këtë, ndonëse me Fishtën e kanë gojën plot që nga politikanët e deri tek më të rëndomtit.
Tash dilet me tezën e përshtatjes apo ripërshtatjes së gjuhës në veprën e Fishtës. Kjo iu është bërë autorëve arbëreshë, për shkak se arbërishtja është një dialekt i shqipes i cili i ka shkëputur pothuajse krejtësisht prej shumë shekujsh me dialektet e tjera. Vepra e arbëreshëve është përshtatur në një toskërishte që do të ruante gjithsesi ngjyrimet e arbërishtes. Dhe nuk mund të përfytyrohej që vepra e tyre të përshtatej në gegnishte. Ndonëse gegnishtja i ruan disa forma lakonike të shprehjes që kishte edhe toskërishtja në kohën kur arbëreshët filluan eksodin masiv për në Apenine. Nuk është e rastit që këtë e bën pjesë të stilit të vet në poezinë e tij një autor si Martin Camaj, i cili vjen nga të folmet veriperëndimore të shqipes.
Ndaj autorëve që vijnë nga kjo e folme ka pasur gjithnjë tundime për t'i përshtatur në letrarishte. Kësaj s'i ka shpëtuar as Migjeni, më i botuari dhe më i studiuari i autorëve të kësaj përkatësie. Kjo ia humbte atij pa masë koloritin gjuhësor.
Unë kam parë si veprohet në Perëndim ndaj autorëve të para disa shekujve, si Dante Aligieri, për shembull, apo Shekspiri. Për nxënësit, studentët dhe dijetarët ata botohen në origjinal, siç janë botuar kur ishin gjallë, pa asnjë ndryshim, por të shoqëruar me aparate të gjera e të hollësishme, tejet eksperte, ku shpjegohen fjalët e panjohura, si dhe trajtat e të folurit që nuk janë më në përdorim, po ashtu figurativiteti që nuk është më aktual. Për lexuesin e gjerë botohen me përmirësime të kujdesshme, të cilat pothuaj nuk bien fare në sy. Ndërsa autorët latinë botohen me origjinalin majtas dhe me përshtatjen në italishten e sotme djathtas.
Tek ne me përmirësime të ndjeshme e kompetente mund të ribotohen Buzuku, Budi, Bogdani. Gjithnjë duke pasur përballë orijginalin. Natyrisht, duke i sjellë në gjendjen e sotme të lëvruar të të folmeve përkatëse.
Gjergj Fishta sivjet ka 75 vjetorin e vdekjes. Ndërsa vitin e ardhshëm ka 145 vjetorin e lindjes. Kjo, mendoj unë, duhet të bëhet shkak që qeveria e Shqipërisë të ndërmarrë botimin e plotë të veprës së Fishtës, duke përfshirë krijimtarinë e botuar kur ai ishte gjallë, atë të botuar pas vdekjes së tij, si dhe krijimtarinë e tij që nuk është botuar asnjëherë deri sot. Po ashtu Fishta të ndriçohet në të gjitha anët e tij, si politikan, si veprimtar kombëtar, si klerik e tjerë. Askush nuk ka pse t'iu trembet kundërthënieve që e karakterizojnë figurën e tij, sepse asnjë figurë ndonjëherë nuk iu ka shpëtuar kundërthënieve. Madje, sa më të mëdha kanë qenë ato vetë, aq më të mëdha kanë qenë kundërthëniet e tyre.
Letërsia jonë kombëtare, kultura jonë kombëtare tejet e pasur me relieve, ato janë një natyrë me plot relieve të larta apo shumë të larta. Duke e mbajtur në hije apo gjysmëhije Fishtën, ne i shërbejmë vetëm varfërimit të dhunshën të letërsisë sonë, kulturës sonë, konstitucionit tonë kombëtar.
Dhe, le ta dimë: Fishta nuk është nga ata që mund ta mësosh si të flasë, Fishta është nga ata që na mëson ne si të flasim.
--
©
Ribotim
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.24.2015, 06:55pm
Ribotim
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.24.2015, 06:55pmShkruar më 21 janar 2006 (Ribotim)
IBRAHIM RUGOVA - EMRI I SHTETIT TË PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.21.2015, 09:02am
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 01.04.2015, 10:55am2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.26.2014, 10:49am
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 12.13.2014, 11:55am7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVE
T'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.01.2014, 10:32am
VITI I RUGOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.26.2014, 09:11am
VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËS - TËRMET QË VAZHDON TË TRANDË KOSOVËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ*
E Djelë, 11.23.2014, 12:34pmNË ALTAR PËR HERË TË DYTË ME GJARPRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 11.21.2014, 11:52amShkrim i pabotuar
SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 11.14.2014, 02:03pmRAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am
AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm
JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 11.06.2014, 09:26am
A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21amSERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 09.22.2014, 08:47am
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am
REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm
KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.01.2014, 04:58pm
Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.21.2014, 09:06am
ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.26.2014, 08:57am
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm
SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am
FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©