VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AZEM VLLASI - ATËHERË DHE SOTLiria jonë dhe armiqtë e sajNga DONIKA GËRVALLA

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
AZEM VLLASI - ATËHERË DHE SOT
Liria jonë dhe armiqtë e saj
Nga DONIKA GËRVALLA

E Enjte, 03.19.2015, 07:50am (GMT+1)


Komunisti jugosllav Azem Vllasi jo më falni: ish-kryetari i komunistëve jugosllav të Kosovës është shembulli që marr shpesh, kur fëmijëve të mi përpiqem t'iu shpjegoj se pse duhet të vdiste gjyshi i tyre. Azem Vllasi është personifikimi i "shqiptarit të ndershëm", i cili me shumë privilegje personale, të paarritshme për qytetarët e thjeshtë të Kosovës u bë sekretar i rinisë socialste të Titos (diktator i pamëshirshëm, me një bilanc prej jo më pak se 500.000 viktimash të vrara) dhe dora e djathtë në Kosovë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Njëkohësisht është Azem Vllasi shembulli më i qartë se Sllobodan Millosheviçi e pa të humbur Kosovën që në fund të viteve '80, kur filloi të mos iu besonte më madje as shërbëtorëve të tij më të bindur në Kosovë si Azem Vllasi. Sa herë që e dëgjoj këtë emër më kujtohen pamjet në RTP-në e atëhershme, kur mijëra shqiptarë të dalë në Mitrovicë brohorisnin: "O Azem, o tradhëtar, t' mbrojmë veç se je shqiptar".

Ky komunist jugosllav sot hedh baltë mbi ata qindra dhe mijëra studentë dhe familjet e tyre, që në vitin 1981 dolën në rrugë për të kërkuar Republikën e Kosovës dhe të drejtat e tyre. Ata u përballën me dhunë të paparë dhe me tanke, të dërguara nga bashkëpartiakët e Azem Vllasit në Beograd. Ai përpiqet ta përçudnojë këtë fazë të rëndësishme drejt lirisë së Kosovës, sepse aq turpshëm lidhet me mëkatet e tij. Dhe etiketimet nuk iu kanë munguar kurrë komunistëve jugosllav, të cilët një popull të tërë e quajtën irredentist, separatist dhe ç'mos.

Ky regjim, shërbëtor i bindur i të cilit ishte Azemi, përshkoi Kosovën nga viti 1981 dhe deri në vitin 1999 me një gjurmë brutale të shtypjes, gjakut dhe respresionit shtetëror ndaj shqiptarëve.

Babai im, Jusuf Gërvalla, menjëherë pas fillimit të demostratave e mbështeti kërkesën për Kosovën Republikë dhe së bashku me mijëra të tjerë nuk reshti së punuari për çlirimin e Kosovës edhe nga komunizmi jugosllav. Ndërkohë që disa vriteshin në përpjekjet e tyre për liri, Azem Vllasi e luftonte lirinë.

Çfarë cinizmi nga goja e tij të thotë pas kaq vitesh se lirinë e kishim në letër, të garantuar me kushtetutë. Mijëra familje në Kosovë këtë "liri" të Azem Vllasit e paguan shtrenjë.

Azem Vllasi do të duhej t'iu kërkojë falje viktimave të diktaturës komuniste jugosllave dhe të manifestojë në praktikë pendimin e tij për krimet e kryera në kohën e tij si komunist jugosllav. Ne nuk vrasim, nuk rrahim, nuk pështyjmë, por as nuk harrojmë!
Edhe për shkak se në mesin tonë pati figura si Azem Vllasi u desh të vritej babai im dhe shumë të tjerë. Ata u vranë për lirinë e Kosovës, në atë kohë të manifestuar në kërkesën "Kosova Republikë", e cila nuk ishte kërkesë ideologjike, por përpjekje për të arritur lirinë hap pas hapi. Sot e kemi Republikën e Kosovës, ndërsa shteti komunist jugosllav me të cilin identifikohet Azem Vllasi në kujtesën kolektivë të shqiptarëve nuk ekziston më, përveç se në kokat e të privilegjuarve të tij. Dhe këtë Republikë, me gjthë të metat që ka shteti ynë i ri, nuk do të mund të na gërditin as Vllasi dhe as miqtë e tij, komunistët e vjetër jugosllav.

Dhe nëse ka gazetarë, të cilëve rreth demostratave të vitit 1981 iu intereson mendimi pikërisht i atyre që qëndruan në anën e xhelatëve të dirigjuar nga Beogradi, punë e tyre. Mua jo!


DONIKA GËRVALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA TA NDIHMOJË DIASPORËN - QË DIASPORA TA NDIHMOJË MË SHUMË KOSOVËN Me shkas nga fjalimi i presidentes në takimin me biznesmenët shqiptarë në WinterthurNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.18.2015)
SHËNIM ME RASTIN E 24-VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE Ã¢â‚¬â€œ NJË SHIKIM PRAPA NË HISTORINga FRANK SHKRELI (03.17.2015)
FAN NOLI DHE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (03.15.2015)
QYTETARËT E KOSOVËS DUHET TË LËVIZIN LIRSHËM SI TË GJITHË EUROPIANËTLetër Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker (shqip dhe anglisht)Nga UK LUSHI (03.13.2015)
PËRSE I MBANI LARG GAZETARËT, ZOTI ILIR GJONI, AMBASADOR I RSH NË ZVICËRNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2015)
TELLALLI I SHOVINIZMIT RUSOSERBOMADH NË PARLAMENTIN EVROPIANNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.13.2015)
PËRPJEKJET RUSE PËR TË PËRÇARË PERËNDIMINNga FRANK SHKRELI (03.12.2015)
DEKONSPIRATORËT E RESPUBLICASSh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, TiranëNga ROMEO GURAKUQI (03.11.2015)
MARSHIMI QË NDRYSHOI AMERIKËNNga FRANK SHKRELI (03.09.2015)
KOMANDANTI ADEM JASHARI I PËRKET KRAHUT INSTITUCIONALIST TË LUFTËSNga JUSUF BUXHOVI (03.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]