VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJENga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 05:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Enjte, 06.03.2010, 03:56pm (GMT+1)

Në një studim ndëryjor nga më të fundit, nisur nga të dhëna të nxjerra prej teleskopëve në yllësinë e Udhës së Qumështit, përshkruhej një dukuri e panjohur më parë: satelitët përpijnë planetet e tyre.

Ky zbulim fare i freskët shkencor nuk mund të mos e shoqëronte përfytyrimin për raportet mes Ballkanit dhe Evropës në kontekstin e një takimi të organizuar në Sarajevë nga Bashkimi Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ishin përballë dy projekte të ndryshme, njëri me rrënjë e prirje në të kaluarën dhe tjetri me shtrirje në të ardhmen. Ballkani Perëndimor, me fat aq herë të mëdyshur gjatë historisë, pjesa më e ndjeshme e gadishullit përkatës, është rajoni që e ka çuar në zgripe disa herë në shekullin e kaluar kontinentin dhe gati krejt planetin.

Takimi kishte kohë që parapërgatitej, vinte edhe nëpërmjet një forme eksperimentale të mëparshme, por që dështoi për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Beogradit. Rrethana e kryesimit të radhës të Bashkimit Evropian nga Spanja ia vinte në njëfarë mënyrë vulën mbajtjes së realizuar të takimit dhe përmbajtjes (substancës, lëndës) së munguar.

Pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës në një takim rajonal, në prani edhe të fqinjes së saj veriore, Serbisë, ishte përcaktuesja e fizionomisë, e identitetit të këtij takimi me ambalazh simbolik, çka ia jepte Sarajeva, ngarkesa e saj si qytet i atentateve, i rrethimeve dhe i veçorive të tjera të pashembullta dhe aq me pasoja në zemër të Evropës, si edhe si kryeqytet i Bosnjës dejtoniane të sfidave sot po aq të paparashikueshme.

Mentalitetet ballkanike, të detyruara nga Serbia, nuk e kishin lejuar Kosovën të ulej në tryeza me fqinjët e saj dhe vendet e rajonit perëndimor të gadishullit të vet. Thyerjen e kësaj tabuje i takonte ta merrte përsipër Bashkimit Evropian, natyrisht edhe me dorëzaninë e faktorëve të tjerë konkretisht dhe tradicionalisht të interesuar për këtë pjesë të kontinentit evropian dhe të botës, siç ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Turqia e tjerë. Një pjesëmarrje aq e gjerë, prej 48 delegacionesh, një zotim aq progresiv i deklaruar prej të gjithëve në qëndrimet e shprehura gjatë dhe pas takimit, sado që ai mbante etiketën e veprimtarisë jorformale (pra jozyrtare) krijonte një precedent tejet të domosdoshëm për zhvillimet e sotme dhe të ardhme të rajonit dhe për raportet, simbolikisht të dhëna nga emri i Sarajevës, midis vetë vendeve të rajonit, si dhe mes këtyre e kontinentit dhe më gjerë.

Një nga përparësitë e shtetit të Kosovës, sidomos në cilësinë e shtetit më të ri të botës, është patjetër përfshirja e saj gjithnjë më me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht me pikënisje nga rajoni ku ndodhet gjeografikisht.

Në fillim të viteve 1990 një ndër porositë kryesore që na e jepnin bashkëbiseduesit tanë perëndimorë ishte që të bënim çmos për të mos munguar në asnjë tryezë ndërkombëtare, pavarësisht nëse aty flitej apo nuk flitej për Shqipërinë apo për çështjen shqiptare. Një prani e tillë e zellshme dhe sistematike do të krijonte mundësira gjithnjë e më të reja dhe më të shumta për krijime e zgjerime partneritetesh dhe për inkuadrim më të mirë dhe më të kohës në rrjedhat ndërkombëtare. Kjo porosi do të vlente shumëfish sot për Kosovën. Dhe realizimin e saj duhet ta ketë parasysh jo vetëm Kosova, por të gjithë faktorët e interesuar për Kosovën, shqiptarët, për rajonin tonë.

Takimi i Sarajevës doli të paktën me një vendim konkret: të ketë një të dërguar të përhershëm të Brukselit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që Brukseli dhe faktorët e tjerë të interesuar për rajonin të merren praktikisht me të gjithë hapat e rajonit drejt integrimeve perëndimore. Kjo do të thotë që Kosova të mos mungojë më në asnjë takim rajonal, të mos lejohet më krijimi i zbrazëtirave në hartat funksionuese dhe integruese të rajonit.

Liberalizimi i vizave në disa etapa në Ballkanin Perëndimor, duket se është parë më në fund si një përvojë jokonstruktive dhe jodobiprurëse për rrjedhat e rajonit. Prandaj kjo duket të ketë qenë edhe një nxjerrje mësimi që të mos vazhdohet me këtë skemë përgjatë integrimeve të mëtejshme të rajonit. Del, pra, domosdoshmëria që Ballkani Perëndimor të ketë një integrim të njëhershëm (njëkohshëm) në Bashkimin Evropian. Kështu dhe vetëm kështu do të përmbyllej me sukses kapitulli më jetik i integrimeve evropiane.

Stonatura ndoshta e vetme e takimit ishte prania e zyrtarit të UNMIK-ut në takim. Kjo prani dëshmoi edhe sa rudimentar është shndërruar ky institucion dhe sa i pavend është ai në kontekstin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Në çdo takim tjetër, sado të ngushtë, të rajonit është e domosdoshme që kjo prani përfundimisht të shmanget. Le të ketë qenë ky edhe mësimi tjetër i rëndësishëm i nxjerrë nga takimi i Sarajevës, pesha specifike e të cilit përcaktohej pikërisht nga ulja e Kosovës në tryezën ndërkombëtare si e barabartë mes të barabartëve.

Takimi i Sarajevës ishte nga ato ngjarje që pritet të paraprijnë dhe të përaktojnë zhvillime. Ishte nga ato ngjarje që peshën dhe rëndësinë ua jep pikërisht përmasa protokollare. Le të jetë kështu takimi i Sarajevës edhe starti zyrtar i një roli të ri, të plotë e ndoshta të paparë të Bashkimit Evropian në gadishull, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, natyrisht, për të mos i përsëritur më gabimet së kaluarës, por për t'iu dalë zot vendeve të rajonit absolutisht pa paragjykimet e së kaluarës. Vetëm ashtu Ballkani i shekullit të 21-të nuk do të ishte më një kërcënim i përsëritur në radhë të parë ndaj vetë Evropës dhe nuk do të na e kujtonte me asgjë Ballkanin e shekullit të 20-të.

Vetëm ashtu Ballkani nuk do të ishte më një antimetaforë tragjike e vetvetes, kontinentit dhe të tjerëve.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR MIQTË PRISHENNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.02.2010)
DËSHTIMI I FLOTËSEditoriali i Washington Post (06.01.2010)
MË PAK SHTET MË SHUMË SHOQËRINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.31.2010)
KUTELI - MJESHTËR I FJALËS SHQIPEKujtime dhe kritikë letrare nga NAUM PRIFTI (05.30.2010)
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.29.2010)
TEORIA DHE PRAKTIKANga PATRICK MOORE (05.28.2010)
EsseNAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.25.2010)
GËNJESHTRAT SI DËSHIRANga MAUREEN DOWD, New York Times (05.23.2010)
DUHET "MARRËVESHJE OHRI" MIDIS VETË FAKTORIT SHQIPTAR NË MAQEDONINga ELIDA BUÇPAPAJ (05.22.2010)
KUJTIME: LASGUSHI - POET I BUKURISË MAGJIKENga NAUM PRIFTI (05.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]