VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 12:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.10.2010, 08:47am (GMT+1)


Këto ditë kemi takuar plot shqiptarë të Kosovës me banim në Zvicër të cilët me entusiazëm tregojnë se si gjatë pushimeve të verës kanë përshkuar me familjet e tyre Udhën e Kombit, ku për dy orë e pak kanë fluturuar nga Durrësi në Prizren dhe anasjelltas. Ndërtimi i këtij arteri edhe sikur të kushtonte 100 miliardë Euro do t'ia vlente pasi ka arritur të lidhë fizikisht gjymtyrët e prera të kombit.  

Po ashtu nga shqiptarët e Kosovës kemi dëgjuar shpesh vlerësime për kryeministrin e Shqipërisë, për të cilin thonë rëndom se nëse Sali Berisha do të kandidonte në Kosovë, do të fitonte pa problem shumicën pa iu dashur krijimi i aleancave jashtë spektrit partiak.

Rruga e Kombit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO janë dy arritje të pakundërshtueshme, të pakthyeshme dhe të patjetërsueshme të Sali Berishës, po të bëja një përkufizim paralel ashtu si definohet sot pavarësia e Kosovës, integrimi i së cilës në OKB, NATO dhe BE është i rëndësisë jetike për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe Europës, pasi nuk mund të ketë kurrë një Europë të Bashkuar, kur pjesë të trupit të saj të jenë të ndara.

SHBA, prej viteve 1947-1951, për të rimëkëmbur Evropën e dalë nga lufta, ndërmorën Planin Marshall. Arkitekti i këtij plani që u nderua edhe me çmimin Nobel  ishte Sekretari i Shtetit i asaj kohe George Marshall, i cili për rehabilitimin ekonomik  të Evropës të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, që në një sens ndoshta paksa të hiperbolizuar, mund të krahasohej me Shqipërinë e dalë nga diktatura apo Kosovën e dalë nga lufta, i bëri thirrje popullit amerikan, paçka që po ashtu sapo kishte dalë nga lufta,  të sakrifikonte për t'i ardhur në ndihmë të Evropës Perëndimore.

E solla këtë shembull, për të kujtuar se interesat kombëtare të detyrojnë të bësh sakrifica. Nuk do të ishte asfare hiperbolike po të kërkohej përshembull që Rrugën e Kombit ta kishin ndërtuar shqiptarët me sakrificat e tyre personale.  

Rimëkombja e shtetit amë në funksion të rimëkëmbjes të kombit shqiptar kërkon sakrifica nga çdo shqiptar, aq më tepër nga klasa politike, e cila për shqiptarët tingëllon se është më e privilegjuara.

I referohem shtetit amë, prej të cilit burojnë si të këqijat ashtu edhe të mirat për pjesën tjetër të kombit, veçanërisht për Kosovën, e cila e kërkon ta ketë Shqipërinë në funksion të rimëkëmbjes dhe integrimit të saj.

Në këto kushte, Kosova e kërkon që klasa politike e Shqipërisë  të jetë e armatosur me unitet politik, i cili duhet të lindë jo si një kompromis për të mbuluar defektet e palëve, por si rrjedhojë e një kompromis që vjen si emërues i përbashkët i vlerave të përbashkëta të secilës palë në të mirë interesave të kombit, ku kombi shqiptar shihet si pjesë integrale e kombit evropian.

Klasa polititke e Shqipërisë, veçanërisht opozita, me një prejardhje ende të errtët nga e kaluara, duhet të reflektojë vlerat e një kombi të etur për liri, që nuk ka rreshtur kurrë së rëni në dashuri me lirinë, edhe në ditët e veta më kritike, aq më tepër kur sot Kosova është më pranë se kurrë realizimeve të saj evropiane.  

Klasa politike e Shqipërisë, veçanërisht opozita, e një vendi anëtar të NATO-s, duke qenë më pranë se kurrë edhe integrimit në BE, nuk mund të jetë zëdhënëse e sentencës makiaveliste se "politikanët nuk kanë kurrë farë lidhje me moralin", kur morali i tyre politik duhet të jetë i lidhur ngushtë me interesat evropiane të kombit të tyre.

Unifikimi i faktorit politik në Shqipëri sot është më i rëndësishëm se kurrë ndërsa qëndrimi bipartizan i maxhorancës e opozitës në emër të realizimit të ëndërrës shekullore të shqiptarëve është obligim për politikanët e Shqipërisë.

Unifikimi i klasës politike të Shqipërisë, sot për të qenë në shërbim të ardhmërisë evropaine të Kosovës dhe nesër e gjithnjë duke thelluar origjinën evropiane të saj në funksion të shtetit amë, është detyrim kombëtar. Unifikimi i klasës politike në një Shqipëri demokratike, shtet anëtar i NATO-s është detyrim kushtetues, pasi kjo klasë ka ardhur në pushtet prej sakrificave të popullit shqiptar, që rrëzoi diktaturën.

Hapja e botës dhe zhvillimi informatik e ka fshirë nocionin kohë dhe largësi. Kjo ka bërë që klasa politike në shtetin amë është në dritën e diellit, çka kërkon që të përmbushë detyrimet që kërkon funksionimi i një shteti modern demokratik, duke qenë konkuruese me qytetarët e vet, tre milionë prej të cilëve sot jetojnë në Perëndim, çka do të thotë se kanë përqafuar të parët vlerat e qytetërimit Evropian.

Staturën e politikanit dhe qytetarit modern të një shteti dhe shoqërie demokratike e përcakton Franklin D. Roosevelt që thotë: "Në ambiciat tona personale jemi individualistë, por kur është fjala për progresin ekonomik dhe politik si komb, ne bëhemi  një". Kush është shqiptar, aq më tepër ata që bëjnë politikë me taksat e popullit shqiptar duhet të respektojnë këtë kredo.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN Nga ILIR HYSA, New York (08.10.2010)
A ËSHTË MË E LEHTË TË FITOJMË BETEJËN PËR NJOHJE APO ATË PËR ZHVILLIM ? NGA FATON BISLIM (08.09.2010)
KUÇEDRA SHMANGET VETËM NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.08.2010)
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ"Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë"Nga FRANK SHKRELI (08.07.2010)
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2010)
SIGURIA E QIELLIT MBETET ENDE NJË PRIORITET I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANENga JANET NAPOLITANO, Foreign Affairs (08.07.2010)
SERBIA NUK MUND TË KETË FAT MË TË MIRË SE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.05.2010)
KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKANNGA FRANK SHKRELI (08.04.2010)
BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.04.2010)
SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORENga GREGORY FEIFER (08.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]