E Djelë, 12.08.2024, 03:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Huanita Kastro: Kam bashkëpunuar me CIA-n
E Hënë, 10.26.2009, 07:07pm

Kështu ka deklaruar motra e vogël e liderit suprem

 

 

Voal-online-Juanita Castro, motra e vogël e liderëve kubanë Fidel e Raul, ka bashkëpunuar me Central Intelligence Agency (CIA) amerikane para se të largohej vullnetarisht në mërgim në Maiemi në vitin 1964. E ka bërë të ditur vetë ajo dje.

 

“Kam filluar të bëhem esëll kur kam parë tërë atë padrejtësi,” ka thënë Juanita Castro në një intervistë të dhënë nga televizioni Univision-Noticias 23 me rastin e daljes së librit të saj në gjuhën spanjolle “Fidel e Raul, vëllezërit e mi, historia sekrete,” shkruar bashkë me gazetaren meksikane Martia Antonieta Collins.

 

Juanita, e cila nuk flet me vëllezërit e saj prej 40 vjetësh, ka deklaruar se ka mbetur e zhgënjyer nga mënyra si Fideli i eleminonte kundërshtarët dhe se kishte punuar nga shtëpia e saj në Havana për t’i mbrojtur ata: “Situata në Kubë për mua është bërë delikate për shkak të veprimtarisë sime kundër regjimit.”

 

“Marrëdhënia e gjatë” e saj me CIA-n ka lindur nga një ftesë e bërë prej agjencisë e cila ia kërkoi gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Britani: Hidhet në det hiri i së mbijetuarës së fundit të Titanikut
E Djelë, 10.25.2009, 07:53am

Voal-online -Elizabeth Gladys Dean, e njohur si Millvina, ishte vetëm nëntë javësh kur pavetëdijshëm mori pjesë në njërën prej ngjarjeve më epokale të Shekulli XX.

 

Fundosja e Titanikut në natën midis 14 dhe 15 prillit të vitit 1912 ku u zhdukën 1 517 pasagjerë nga 2 223 gjithësejt.

 

Elizabeth Gladys Dean kishte vdekur 97 vjeçe më 31 maj të këtij viti dhe dje hiri i saj u hodh në det pranë portit Southampton, në jug të Britanisë së Madhe, nga bashkëjetuesi i saj Bruno Normanis, 87 vjeç.

 

Diana: Franca dëmshpërblen Al Fajedin për "drejtësi të mohuar"
E Shtunë, 10.24.2009, 06:32pm

Voal-online –Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes tragjike në tunelin e Almës në Paris të Princeshës Diana dhe Dodi Al-Fayed, gjykata e Parisit ka dënuar shtetin francez t’i paguajë 5 000 euro, babait të këtij të fundit, pronarit të supermerkateve Harrods, egjiptianit Mohamed Al-Fayed. E gjitha pse ka vonuar hetimet për incidentin.

 

 

 

Karmen Elektra: "Çmendem për sms tunduese"
E Enjte, 10.22.2009, 09:51am
Kollaj të jesh sexy kur je Carmen Electra (por edhe Tara Patrick, që është emri i saj i vërtetë, emrin tjetër ia ka vënë Prince kur ajo ishte kërcimtare e tij) dhe ke një fizik të kolmë, plot me erotizëm dhe silikone, sa të mos mbetet burrë pa u trallisur. Megjithatë edhe vdekëtareve të rëndomta të universit femëror iu ka dhënë ca shpresa: hyjnorja Carmen, për t’i ndihmuar vajzat e sotme të bëhen “femme fatale”, kohë më parë ka botuar librin “How To Be Sexy“ (Si të jesh sexy), shkruar me shkrimtaren Sheryl Berk, çmimi $22.95, ku ua mësonte të „fshehtat“ e mjeshtërisë, natyrisht jo ato të një kujdestareje plazhi të serialit Baywatch. Libri është një udhëzues për të zbuluar, trajtuar dhe nxjerrë në pah gruan e shfrenuar që rri fshehur në trupin e çdo femre, pavarësisht se kush është ajo. „Ideja e librit më ka ardhë pasi kisha bërë DVD-në “Aerobic Striptease”- ka thënë ajo. Në video iu mësoja vajzave një mënyrë argëtuese për të qenë sexy e në libër bëj saktësisht të njëjtën gjë, duke dhënë këshilla të bazuara në përvojat e mia personale. Në karrierën time kam pasur fatin të punoj me trukuesit, flokëtarët dhe stilistët më të mirë dhe kështu i kam hedhur në letër këshillat e tyre të çmuara për paraqitje sa më të mirë të pamjes së jashtme.“

Pikaso, piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja


E Djelë, 10.18.2009, 11:52am

Më i famshëm se çdo artist tjetër i të gjitha kohërave, ai ka qenë një pionier, një mjeshtër dhe gjithashtu, një njeri i paqendrueshëm. Dora e tij ka shkundur lëvizjen botërore të artit të Shekullit XX

Të thuash se Pablo Pikaso i ka falur Shekullit XX, art perëndimor është deri tani gjëja më e natyrshme. Para 50-vjetorit të tij, spanjolli i vogël nga Malaga ishte bërë prototipi kryesor i artistëve modernë si figurë publike. Asnjë piktor para tij nuk ka patur kurrë atë masë audience gjatë gjithë jetës së tij. I gjithë publiku i Titianit në shek XVI apo Valazquez në shek XVII, është i përbërë nga jo më shumë se disa mijëra njerëz, edhe pse bëhej fjalë për njerëz me pozitë dhe më inteligjentët e Europës. Audienca e Pikasos, d.m.th. njerëzit që kanë dëgjuar për të apo kanë parë punën e tij, së paku riprodhimet nëse jo ato origjinalet, përbëhej nga dhjetëra, ndoshta qindra miliona njerëz. Ai dhe puna e tij kanë qenë tema e analizave të pafundme, thashethemeve, urrejtjes, adhurimit dhe zhurmës.

Ai ishte një njeri supersticioz dhe sarkastik, baba i keq për fëmijët dhe shpesh një kafshë për gruan e tij. Ai kishte përbuzje të neveritshme për artistet femra. Komentet e tij të famshme për gratë, nëse ishin "perëndesha apo këmbësore", e kanë bërë atë të urryer nga feministet, edhe pse gratë kishin tendencën t'i luanin për të, të dyja rolet, pasi sharmi dhe joshja e tij ka qenë legjendare. Industri të tëra kulturore u derivuan nga viriliteti i tij mitologjik. Ai ishte minatori i labirinteve të ndërtuara nga vetë ai.

Aishuaria Rai, perëndesha absolute e Bollivudit
E Premte, 10.16.2009, 12:32pm

Aishwarya Rai, e thirrur shkurt Aishe, është aktorja më e dashur e kinematografisë së Bollywood (Bollivudit), emrit që ka marrë kinematografia e Indisë, me qendër në qytetin Bombei (Mumbai), në shëmbëllim të emrit Hollywood (Hollivud). Aishwarya Rai ka lindur në Mangalore, Karnataka, të Indisë më 1 nëntor 1973. Është një aktore që luan filma në gjuhët indiane, tamile, bengale dhe angleze. Ajo e arriti famën më 1994 kur u bë Miss World.

 

Aktorja është bijë e Krishnaraj dhe Vrinda Rai. Është praktikuese e besimit Hindu. Rai e ka përshkruar veten duke thënë “kam besim të pafund në Zotin dhe në miqtë e mi”. Njohësit e saj thonë se ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes. Ajo jeton në Bombei (Mumbai) me prindërit e saj.

 

Fillimisht ajo ishte e fejuar me Salman Khan, aktorin me të cilin luajnë rolet kryesore në filmin “Hum Dil De Chuke Sanam”. Ata u ndanë pak vite më vonë, duke tërhequr pa masë vemendjen e mediave indiane. Aishwarya tha Salman e kishte keqtrajtuar atë fizikisht, çka bëri që rrugët e tyre të ndahen. Pak kohë më pas, më 2004, ajo u fejua me aktorin Vivek Oberoi. Ata u ndanë më 2006, kur ajo e kuptoi se i fejuari po përdorte emrin e saj për të rritur popullaritetin e tij.

Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale
E Mërkurë, 10.14.2009, 11:28am
Në këtë shtëpi banon dikush që ka frikë nga vetmia. Dikush që nuk flak tutje asgjë, as kujtimet më të dhimbshme. Kush mund të kishte përfytyruar Jane Birkin të gjallë në një shtëpi plot me objekte, me ndarje të brendshme prej kremi damasku, me një palosje që varet nga tavani i dhomës së ndenjes si një çadër orientale e me dhjetëra pamje ë korniza të varura nëpër mure ose të vendosura mbi tavolinë.
Janë foto, shumë të populluara dhe tejet të vjetra, dhe skicime disi fëminore. Janë e kaluara po edhe e tashmja, pranë e pranë, bashkuar. E pabesueshme të shohësh Jane Birkin tek lëviz në këtë skenografi paksa dekadente, ajo që ka qenë simbol i femrës së çliruar, një angleze e Swinging London e njëherësh një pariziene chic. Prej kur më 1969 dihatjet e saj me Serge Gainsbourg në Je t’aime moi non plus trallisën botën, por edhe kur Antonioni e zhveshi në filmin Blow Up (më 1966), Birkin ka të ngjitur me tutkall në trup etiketën e lirisë, të cilën, në të vërtetë, për çka ajo nuk qahet.

Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"


Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere

E Djelë, 10.11.2009, 01:08pm

Për një moment në sallonin e shtëpisë së Marina Berluskonit mbretëroi heshtja. Në një tavolinë aty ngjitur fotografia e kryeministrit. Ajo vazhdon: «Nuk besoja që zemërimi i atëhershëm mund të rritej edhe më. Gabova. E si mund të pranohet një situatë e tillë, e ngjashme me një gjueti shtrigash kundër njeriut ? Është një pjesë e Italisë, e vogël, por e rrezikshme, që nuk arrin të dorëzohet, dhe të pranojë faktin se shumica e italianëve dëshiron të jetë e qeverisur nga Silvio Berluskoni ».Marina Berluskoni, presidente e Grupit Finninvest, sipas Forbes, për vitin 2009, në listën e grave më të fuqishme të planetit zë vendin e 33-të. Kjo listë kryesohet nga Angela Merkel. Michele Obama ka vendin e 40-të. Melinda Gates, gruaja e Bill Gates ka vend të 36-të, Nancy Pelosi, që kryeson Kongresin Amerikan, zë vendin e 35-të, Hillary Clinton e 36-ta, e famshmja Oprah Winfrey vendin e 41-të, Mbretëresha e Anglisë vendin e 42-të.
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri

E Shtunë, 10.10.2009, 03:41pm
Voal-online - I biri i presidentit  të Francës, Jean Sarkozy, është kandidati i vetëm për të drejtuar entin që administron Défense, - Manhatenin parizian - distriktin e rrokaqiejve, me zyra, banesa dhe qendra tregtare, në pjesën perëndimore të Parisit. Défense e mori emrin nga statuja  "La Défense de Paris" ("Mbrojtja e Parisit"), që u ndërtua më 1883 për të kujtuar ushtarët që e mbrojtën Parisin gjatë luftës franko-prisiane. Ky emër shpesh është provokues për të huajt, që e lidhin sikur të ketë të bëjë me ushtrinë
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë
E Premte, 10.09.2009, 09:42am

Voal-online –Sharon Ston (51 vjeçe) më në fund e hap zemrën për publikun. Aktorja yll e filmit „Basic Instinct“ ka pasur dy dështime të fëmijëve brenda një viti. Asaj i është dashur shumë kohë ër ta marrë guximin të flasë rreth këtij përjetimit traumatik.

„Kam qenë dy herë shtatzënë dhe i kam humbur të dy fëmijët në muajin e pestë,“ tregon Sharon Stone në në intervistë me „Prestige“. „Ishte tejet e tmerrshme, sepse në të dyja rastet isha e detyruar të bëj dështim. Kjo është një traum e papërballueshme.“

Ajo gjithsesi është nënë: Fëmijët e saj Roan, Laird dhe Quinn janë adoptuar. Trauma e përjetuar ka bërë që aktorja të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve kudo në botë.

  » Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë
  » Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria
  » Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi
  » Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë
  » Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja
  » Polanski të qëndrojë në shaletin e tij?
  » Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA
  » In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar
  » Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa
  » Rashida Dati, ish ministrja e Drejtësisë të Francës, e kritikuar rëndë në një libër shkruar nga i vëllai



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]