E Mërkurë, 10.23.2024, 04:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve
E Djelë, 09.27.2009, 05:13pm
Lindur në Belleville të Ontarios, Kanada, rritur në qytezën Napanee, më 27 shtator 1984, Avril Ramona Lavigne është tani një prej rokstareve më të adhuruara nga publiku i adoleshentëve për karakterin e pavarur, ndoshta paksa kryengritës, por në të njëjtën kohë mjaftueshëm të përmbajtur.

Asgjë e zakonshme tek ajo. Kjo është karakteristika që duhet mbajtur në mendje kur portretizon Avril Lavigne-n. Një shpirt i lirë, një vajzë e pagdhendur, Avril është një prej atyre krijesave të rralla që bëjnë zërin e tyre dhe personalitetin e tyre të dëgjohet brenda jo më shumë se dy vjetësh. Një vajzë e thjeshtë e një qendre të vogël banimi që në klasë është gati e padurueshme, e vendosur deri në pikë të fundit që të dalë në pah, madje me vetë forcat e saj, niset për në Qytetin e Nju Jorkut dhe për në Los Anxhelos që të provojë talentin e saj muzikor. Një shtatëmbëdhjetëvjeçare luftarake e armatosur me plot dhunti për të arritur suksesin.
Roman Polanski ndalohet sot në Zürich nga policia për dënimin e vjetër në SHBA

E Djelë, 09.27.2009, 12:07pm

Voal-online – Zürich - Roman Polanski është ndaluar në Zvicër nga policia, sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet e SHBA-ës. Regjizori do të duhej të merrte mbrëmjen e sotme një çmim nga Festivali i Kinemasë të  Zürich-ut, por ceremonia u shty. Regjizori që prej vitesh jeton në Paris, është dënuar në vitin 1978 nga SHBA-ës pasi kishte pasur marrëdhënie seksuale me një trembëdhtejtë vjeçare. Dhe prej asaj kohe ai nuk shkel më në tokën Amerikane. Por kësaj here problemet me drejtësinë Amerikane e kanë ndjekur dhe gjetur deri në territorin zviceran.

 


Redgrejv në Kosovë
E Enjte, 09.24.2009, 05:04pm
Aktorja e njohur, Vanesa Redgrejv, u largua nga Kosova, duke thënë se ndihet me fat për vizitën që mundi t’i bëjë Kosovës. Ajo premtoi se vitin e ardhshëm do të jetë sërish e pranishme në kuadër të festivalit të filmit “Prishtina Interneshënell Film Festival”.


Konferenca e fundit për media në Kosovë e aktores së njohur britanike, Vanesa Redgrejv, duket se u shndërrua në një moment mjaft emocional për 72-vjeçaren, e cila erdhi në Kosovë në kuadër të festivalit të filmit “Prishtina Interneshënell Film Festival”.

Skulptori kosovar, Luan Mulliqi, ia dorëzoi fitueses së çmimit Oskar një dhuratë - një skulpturë, e cila simbolizon nënat shqiptare, të cilat vazhdojnë t’i kenë të zhdukur familjarët e tyre.

Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv


E Mërkurë, 09.23.2009, 05:02pm
Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti aktoren e shquar britanike, Vanesa Redgrev, e cila, në cilësinë e Presidentes së Bordit, po merr pjesë në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "PriFilmFest". Me këtë rast, Ministri Beqiri, pasi i uroi mirëseardhje dhe e falenderoi për angazhimin e saj humanitar dhe artistik gjatë dhe pas luftës në Kosovë, i ndau zonjës Redgrev një Mirënjohje me këtë motivacion: "Për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në opinionin botëror, për humanizmin ndaj fëmijëve dhe refugjatëve kosovarë, për mbështetjen dhe miqësinë e madhe në ditët e vështira të Golgotës Shqiptare dhe për inkurajimin e vazhdueshëm të artistëve kosovarë".
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës
E Martë, 09.22.2009, 12:43pm

Me afrimin e përvjetorit të shembjes së Murit të Berlinit është koha që ish-udhëheqësit të reflektojnë për rolin e tyre në një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të 20-të - rënies së komunizmit në Evropën Lindore.

Dhe asnjë tjetër nuk është më i përshtatshëm për të folur për këtë sa udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, konceptet e të cilit për Glasnost-in (Hapje) dhe Perestroika-n (Ristrukturim), bënë aq shumë, megjithëse pa dashje, për t'i rënë këmbanave të vdekjes për sistemin komunist.

Ai mbron politikat e tij që i dhanë fund Luftës së Ftohtë dhe thotë gjithashtu se udhëheqësit perëndimorë ishin përpjekur që ta bënin atë të bllokonte ribashkimin e Gjermanisë. Duke folur në një intervistë për BBC-në zoti Gorbaçov flet për atë se çfarë ka pasur të gabuar në mënyrën se si është udhëhequr Rusia atëhere - dhe tani.

Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë
E Hënë, 09.21.2009, 05:32pm
Ish presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisari, do t’i bashkangjitet grupit të “Të urtëve”, i cili merret me zgjidhjen e konflikteve në botë, njoftoi kreu i këtij grupi Desmond Tutu.

“Jemi të gëzuar që po na bashkohet Ahtisari, prania e të cilit do të konmtribuojë për punën tonë”, tha Tutu, i cili gjithashtu është fitues i Çmimit Nobel për Paqe.

Ahtisari e fitoi Çmimin Nobel për përpjekjet e tij në zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe ndërmjetësimin në konfliktet në Indonezi, Namibi dhe Irlandën Veriore.

Në grupin bëjnë pjesë dhe ish lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, dhe ish presidenti amerikan Xhimi Karter.
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë
E Djelë, 09.20.2009, 01:10pm
Voal-online -Zbulimet e trupit dhe kërcimet e egra mund ta trallisin publikun, por arti i vërtetë i sensualitetit është në sytë e femrës, thotë aktorja e famës së bujshme të Bollivudit (Bollywood), ish Miss World, Priyanka Chopra. Në një industri ku udhëheqin zonjat më së shumti ka rol interesi për heroin sexy romantik, Chopra, 26 vjeçe, ka luajtur personazhe tejet tunduese dhe ka pasur role kryesore në hitet më të mëdha të dy viteve të fundit- në filmin me superhero “Krrish” trillerin krim “Don”.
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë
E Premte, 09.18.2009, 09:03am
Alejandro Finisterre (1919-2007), poet, filozof, editor, balerin i tip tap dhe kundërshtar i hapur i regjimit të Francisco Franco. Njëri ndër pilotët e parë në historinëe  aviacionit. Edhe pse emri i tij nuk do të mbetet në histori për këtë, por pse ka shpikut  futbolìn, pra futbollin e vogël, futbollin në tavolinë bilardoje, në versionin më modern, table football, Kickertisch, calcio balilla. Një ide për të cilën ka folur gjithmonë pak, sepse nuk krenohej aq shumë për të. Më rëndësi kishin për të angazhimet politike dhe poezia. Por edhe metegol, siç e quajnë në Argjentinë, bordfodbold siç shkruhet në danisht apo langirt në turqisht – pa dashur ta bëjmë këtu listën e gjatë të termave që përdoren në të gjitha gjuhërt e botës ku, pa përjashtim, është përhapur kjo lojë. Nga shpirti krijues i një djaloshi shtatëmbëdhjetëvjeçar që mbeti i palgosur nga njëra prej bombave që përgjakën vendin e tij gjatë luftës civile spanjolle. Shtruar në spital, Alejandro e çoi në mendje se pjesa më e madhe e shokëve të tij të luftës ishin adoleshentë si ai, por ishin më të pafat, sepse, për shkak të plagëve kishin pësuar këputje të gjymtarëve. Kurrë më nuk do të vraponin nëpër livadhe, kurrë më nuk do të rendnin pas një topi futbolli. Një horizont i turbullt, ngjyra e të cilit duhej të ndërronte menjëherë. I pasionuar pas ping pongut, Finisterre mendoi se mund të luhet një lloj minitennisi me raketa në tavolina jeshile, e njëjta gjë mund të bëhej edhe me futbollin. Dhe ja që falë një karpentieri i cili punonte në spital, lojtarë të vegjë prej druri do të rreshtoheshon në koridore të gjatë horizontalë. Pastaj dy hapësira të vogla përpara portave, pastaj portat që përfundonin me nga një rrjetë të vogël, pra gjithçka si në një futboll të vërtetë.
Norman Bolog njeriu që njihet si "Babai i Revolucionit të Gjelbër" në bujqësi
E Enjte, 09.17.2009, 10:31am

Personi që vlerësohet si shpëtimtari i miliona vetëve nga uria në vitet ’60 dhe ’70, vdiq këtë muaj në moshën 95 vjeçare. Norman Borlaug fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1970 për punën e tij novatore në krijimin e varieteteve të reja të grurit që i rezistojnë sëmundjeve. Reportazhi në vazhdim na njeh me kontributin e këtij amerikani të madh që njihet si babai i Revolucionit të Gjelbërt në bujqësinë globale:

Në Afganistan preokupimi kryesor i zyrtarëve të bujqësisë aktualisht është mbrojtja e grurit nga një kërcënim i ri, një sëmundje që njihet me kodin U-G 99, e cila ka shkatërruar grurin në Afrikë dhe po përhapet në Azinë qendrore.

Edhe në të 90-at, Norman Borlaug i përgjigjej thirrjes për ndihmë. Ai kryesonte një institut që punonte kundër sëmundjeve të kulturave bujqësore:

“Ky është një lloj i ri i ndryshkut të kërcellit dhe ka fuqinë të shkatërrojë varietete gruri në të gjithë botën".

Zotin Borlaug, kjo punë e kthen në profesionin e tij. Ai e filloi punën në vitet ’40 në Meksikë, duke krijuar varietete gruri që kishin imunitet ndaj një ndryshku që kishte shkatërruar kulturat bujqësore në atë vend.

Xhenifer Grei: E mbaj mend veten në krahët e Patrik Sueizit
E Martë, 09.15.2009, 11:10am

Voal-online -Patrick Swayze premtoi se nuk do ta zinte ngushtë Baby-n. Kjo fjali e nënvizuar dhe hapat e hatashëm të kërcimit, kimia e përkryer midis tij dhe partneres Jennifer Grey I çoi fluturim të dy aktorët e rinj në sferën e lartë të yjeve me filmin Dirty Dancing.

"Kur mendoj për të, mbaj mend veten në krahët e tij, kur ne ishim të njomë, tek kërcënim, tek praktikonim piruetat në liqenin e ngrirë, tek përjetonim kënaqësinë e këtij filmi të vogël që ne mendonim se askush nuk do ta shikonte ndonjëherë,” thotë Grey duke kujtuar Swayze.

 

Grey, 49 vjeçe, thotë se Swayze ishte një “kauboj i vërtetë me një zemër të butë”, i cili nuk ndjente frikë tek bënte figurantin e vetvetes “prandaj nuk habimet me trimërinë dhe dinjitetin që tregoi përballë kancerit”.

 

“Patrick ishte një ndërthurje e rrallë dhe e bukur e burrërisë së vrazhdë dhe hireve magjepsëse,” shton ajo. “Zemra ime është tani me gruan e tij dhe të fejuarën e rinisë së tij Lisa Niemi, me nënën e tij Patsy dhe pjesën tjetër të familjes.”

  » Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh
  » Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjikeNga Peter Gay
  » Paris Hilton në Fjalorin e Oksfordit të Citateve
  » Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit
  » MAJK BONXHORNO, A mos je me origjinë shqiptare?Nga Ylli Polovina
  » Princi Harri 9 milionë paund nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana
  » Artur Klark: Do të arrijmë pavdekësinë elektronike
  » Miti dhe njeriu, keqkuptimi Beethoven
  » Rupert Murdoh perandor global mediash
  » Riçard Gir ose tunduesi përherë i papërballueshëm



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]