Buzz Aldrin e njohin të gjithë
E Djelë, 08.02.2009, 08:18am
Qe "njeriu i dytë" në Hënë nga Lem-i i Apollo 11, në atë korrik të lodhshëm të vitit 1969. Parashikimi i astronautit të parë, në 2031 shkelim Marsin, Toka e rrezikuar
Historinë e mënyrës se si dhe pse e preku rërën hënore i dyti në vend që të ishte i pari, tashmë të analizuar në detaje minimale, nuk ka arritur ta përtypë ndonjëherë. Duhej të kishte dalë ai, për të lënë në bord komandantin e misionit, Neil Armstrong, dhe sidomos do të kishte dashur shumë të kishte qenë ai protagonisti i arritjes së madhe. Kurse NASA, në mënyrë të ngutshme, vendosi që Neil shkonte më mirë si imazh i "all-American boy", edhe pse iu deshën shumë vite për ta pranuar. Për disa kohë thanë se kishte ndodhur një gjë e tillë pasi në atë moment Armstrong ishte civil dhe jo ushtarak si Aldrin; pastaj provuan që të justifikohen me portën e daljes, më komode për Neil sesa për Buzz. Të gjitha shfajësime. Në realitet, e mendonin Neil më të përshtatshëm si imazh, por edhe më të aftë që të duronte stresin e popullaritetit të pafundëm.
|
|
|
Shkathtësi diplomatike dhe forcë drejtuese Anders Fog Rasmusen
E Shtunë, 08.01.2009, 09:30am
Ndërrim stafete në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i tanishëm i NATO-s Jap de Hop Skefer largohet. Pasardhësi i tij është Anders Fog Rasmusen. Politikani profesionist ka dëshmuar shkathtësi diplomatike dhe forcë drejtuese
Kundërshtimet e botës islame ndaj Rasmusenit për shkak të karikaturave janë absurde
Ish-kryeministri danez Anders Fog Rasmusen (Anders Fogh Rasmusen) mund të akuzohet për shumë gjëra, por me siguri jo që të ketë fyer fenë islame apo myslimanët ose që të ketë mbajtur qëndrim të gabuar ndaj së ashtuquajturës grindje për karikaturat në vitin 2005. Kundërshtimet e botës islame në këtë drejtim janë absurde. Atëherë Rasmuseni vetëm i dha prioritet të lartë lirisë së shtypit. Ai nuk mundej dhe nuk donte ta ndalonte botimin e karikaturave kritike ndaj fesë islame në gazetat daneze, sepse nuk e kishte të drejtën për ta bërë këtë dhe sepse si kryetar i qeverisë nuk mund të ndërhynte në lirinë e mendimit dhe në atë të shtypit.
|
|
|
A ka vdekur Pol Mekartni? Kërkimet ende vazhdojnë
E Enjte, 07.30.2009, 08:32am
5 prova do të demonstronin se nga viti 1966 MekKartni është një sozi dhe se Poli na vë në lojë prej 40 vjetësh. Dyshimet janë shumë të forta dhe mospërputhjet e shumta, por nuk mund të shprehesh akoma me siguri absolute. Sidomos, sepse flasim për një personazh kaq të njohur dhe, për më tepër, të gjallë. Është koha të dimë të vërtetën.
Për të shkruar një këngë si "Yesterday" është mirë të kesh një kafkë të rrumbullakët. Por nëqoftëse do të donim një copë më rrok, të themi Get Back, është e preferueshme që kafka të jetë më e ngushtë dhe më e gjatë. Fakti që të dyja këngët kanë të njëjtin autor të çon drejt e në zemrën e kokëçarjes, e cila prej 40 vjetësh ka një emër, bile një sigël: P.I.D. (Paul Is Dead). Poli në fjalë natyrisht që është MekKartni, i cili përveç "Yesterday" dhe "Get Back", ka shkruar dhjetëra këngë pop-rroku të suksesshme.
|
|
|
Jackson, ja projekti tjetër i lënë përgjysmë
E Mërkurë, 07.29.2009, 07:31am
Tre muaj para vdekjes së tij, Michael Jackson kishte planifikuar dhe financuar një film, një dramë prekëse rreth fëmijëve të adoptuar dhe dëshironte ta fillonte atë menjëherë pas koncerteve të tij në Londër
Los Angeles (Reporteri i Hollywood) - Tre muaj para vdekjes së tij, Michael Jackson kishte planifikuar dhe financuar një film, një dramë prekëse rreth fëmijëve të adoptuar dhe dëshironte ta fillonte atë menjëherë pas koncerteve të tij në Londër.
Ky është një nga lajmet e fundit i nxjerrë nga spekullimet dhe deklaratat e shumta që po ndihmojnë në zbardhjen e projekteve dhe pasioneve të yllit të popit, ndërkohë që investigimet rreth abuzimeve me recetat e ilaçeve të përshkruara për të dhe lufta për kujdestarinë e fëmijëve janë ende të hapura dhe po ngjallin interesin e të gjitha mediave.
|
|
|
Zhaklinë Kenedi sot do t'i mbushtet tetëdhjetë vjet
E Martë, 07.28.2009, 11:43am
Modat ndryshojnë, Jackie (Xheki) mbetet. Homazh fotografik me rastin e jubileut.
Voal-online – Xheki dinte si jetohet. Prandaj dinte si duhej veshur. Po të ishte gjallë, ajo sot do të kishte mbushur tetëdhjetë vjet. Për atë mjafton emri, aspak nuk lind nevoja për t’ia kujtuar mbiemrat. Lee Bouvier, Kennedy, Onassis... Çfarë rëndësia ka kjo? Mbiemrat i ndërron me lehtësinë që i ndërron veshjet. Bashkëshortët kalojnë njëri pas tjetrit. Ja pamjet (looket) që e bëjnë atë të paharrueshme. Prej fëmijërisë së artë deri tek jeta si First Lady (Zonjë e Parë). Nga martesa pas asaj me Presidentin e Amerikës tek vitet e fundit të jetës së saj. Disa nga këto fotografi ne i sjellim në këtë rast të homazhit kushtuar Zhaklinës së pavdekëshme me rastin e tetëdhjetëvjetorit të saj.
|
|
|
Uilliam Gregori astronauti i famshëm shqiptar
E Hënë, 07.20.2009, 01:01pm
William
George „Borneo“ Gregory, lindur më 14 maj 1957, është një ish astronaut i
Agjencisë Amerikane Ndërhapësinore (NASA). Uilliam
Gregori ka prejardhje shqiptare.
Uilliam Gregori ka lindur në Lokport (Lockport) të Nju
Jorkut dhe ka mbaruar shkollën e mesme të Lokportit në vitin 1975. Pastaj ai u
regjistrua në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(United States Air Force Academy), ku u diplomua si inxhinier shkencash në vitin
1979.
|
|
|
Majkëll Xhekson 1958-2009
E Shtunë, 06.27.2009, 10:17am
Në Los Anxhelos të Kalifornisë vdiq ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson pas një pushimi të zemrës.
Një zëdhënës konfirmoi se Xhekson ishte sjellë në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos me arrest të plotë kardiak dhe më pas u konstatua se kishte vdekur.
Ai tha se është planifikuar një autopsi, ndoshta sot, për të përcaktuar se çfarë shkaqesh mund të kenë çuar në vdekjen e këngëtarit.
Sipas gazetës Los Angeles Times, Departamenti i Policisë në Los Anxhelos ka hapur hetime rreth vdekjes së Xheksonit megjithëse gazeta citon burime që thonë se nuk ka prova që të flasin për ndonjë akt kriminal.
Turma fansash të majkëll Xheksonit si dhe ekipe të shumta të televizioneve u mblodhën pranë Qendrës Mjeksore.
|
|
|
Bijonsë fillon një turnè në ndihmë të të varfërve
E Enjte, 06.25.2009, 08:07am
Është bërë tashmë diçka e zakonshme që, një pjesë e madhe e yjeve të artit amerikan merren me aktivitet
Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur amerikane Bjonce, e cila i është bashkuar organizatës "Feeding America and General Mills" në përpjekjet kundër varfërisë.
Këngëtarja 27-vjeçare ka filluar këtë javë një turne të ri në SHBA dhe tha me këtë rast se të ardhurat nga turneu do t’i dhurojë për rreth 3 ,5 milionë racione ushqimesh për të varfërit. Bjonse, fituese e Çmimit "Grammy" i ftoi edhe tifozët e saj ta mbështesin në fushatën e saj për të ndihmuar të varfërit./ZA
|
|
|
Gjashtëdhjetë vitet e Lionel Riçit, apogjetë dhe perigjetë e tij, kulmet dhe rëniet
E Shtunë, 06.20.2009, 08:48am
Ka ndodhur që disi prania e tij nganjëherë në skenat e koncerteve muzikore të jetë zbehur dhe pakkush të jetë kujtuar për Lionel Riçin e kulmeve të karrierës së tij, një superstar i vërtetë. Lionel Riçi (Lionel Richie ) ishte nga ata që i shiste albumet aq lehtësisht dhe aq me shumicë sa i shet dikush kokrrat e arrave apo të lajthive. Dhe këngët e tij nuk kishte hap që të mos kumbonin në të gjitha programet muzikore të radiove. Është pikërisht Lionel Riçi me albumin e tij single “All Night Long†(Gjithë natën e natës ) që, midis të tjerash, ka nxjerrë në dritë videoklipin e parë në gjithë përvojën e muzikës botërore.
Lionel Riçi ka lindur më 20 qershor 1949, pra gjashtëdhjetë vjet më parë. Ai lindi në Tuskegee (Alabama).
|
|
|
Portreti i gazetares Emi Gudman
E Enjte, 06.18.2009, 09:37am
Emi Gudman (Amy Goodman), drejtuese e programit "Demokracia Tani", një me lajme dhe zhvillime aktuale. Përmes këtij emisioni, Emi Gudman mundohet t'u japë zë të gjithë atyre që nuk gjejnë mundësi të shprehin mendimin e tyre në mediat e tjera në Amerikës apo kudo tjetër nëpër botë. Çdo mbrëmje të javës, Emi Gudman si bashkëdrejtuese e programit "Demokracia Tani" i përcjell një larmi ngjarjesh publikut të gjerë të radios dhe të internetit.
"Unë i shoh mediat si një tryezë e madhe që shtrihet në gjithë globin, e ku ne të gjithë ulemi dhe diskutojmë e debatojmë për çështjet më të rëndësishme të ditës si lufta dhe paqja, jeta dhe vdekja, duke përcjellur zërat e personave që janë më afër ngjarjes, aty ku buron ajo, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nëpër botë. Çdo gjë më pak se kaq, do të ishte në dëm të një shoqërie demokratike."
Pasioni i zonjës Gudman për të debatuar filloi që në femijërinë e saj në New York. Ajo lindi në vitin 1957. Mamaja e saj, e cila ishte pedagoge e letërsisë dhe historisë së grave, ishte gjithashtu një aktiviste paqeje. Ndërsa babai ishte mjek dhe anëtar i bordit të bibliotekës lokale, si dhe drejtues i një grupi pune që përpiqej për intergrimin e plotë racial në shkollat lokale. Sigurisht jo te gjithë ishin dakort në shumë çështje, e në fakt Gudman kujton që shpesh rreth tryezës së familjes së saj, zhvilloheshin shumë debate të lira.
|
|
|
Faqe 112/115: « :: ... 109 110 111 112 113 114 115 »
|