TAULANT XHAKA PO JETON ËNDRRËN
E Hënë, 03.09.2015, 10:34am (GMT+1)
Mesfushori i Bazelit Taulant Xhaka është duke shijuar përvojën në Ligën e Kampionëve, në të cilën garë gjithmonë e kishte pasur ëndërr të luante.
"Unë e shikoja këtë garë në TV dhe luaja në PlayStation dhe tash jam pjesë e kësaj gare. Është gjëja më e mirë që një lojtar mund ta imagjinojë", thotë Xhaka për "UEFA.com", transmeton koha.net.
Baseli të martën mbrëma do të luajë në udhëtim ndaj Portos në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të "Championsit".
Ndeshja e parë në Basel përfundoi me shifrat 1:1, kështu që kampionit të Zvicrës i duhet me çdokusht të shënojë një gol.
"Synimi ynë është të fitojmë kundër Portos dhe të arrijmë në çerekfinale e të shkruajmë histori. Jemi mjaft të motivuar për këtë sfidë", ka thënë mes tjerash Xhaka.
www.voal-online.ch
|